Mendime
Kabil Bushati: Kush i zhduku letrat e Milotit?
E marte, 15.01.2013, 08:55 PM
Kush
Nga Kabil Bushati
(vijon)
Siç e
kishim parashikuar ne shkrimin e kaluar, per Harap (Sejdi) Milotin ka pasur me
dhjetra telefonata e e-maile në adrese të gazetes tone. Kishim nxjerre ne drite
te diellit nje figure deri at'here te panjohur.Diçka e zakonshme kur botohen
shkrime te tilla. Shumica janë nga qyteti i Fierit dhe nga Tirana. Janë kojshi
të kësaj familje dhe ish kuadro të ministrisë së brendshme të cilët mundohen të
hedhin dritë mbi këtë vrasje të dyfishtë. Kam marrë me dhjetra përgëzime nga
qytetarë të ndryshëm shkodran që mora guximin të trajtonim personazhin tabu
Harap Miloti. Duke i falenderuar të gjithë me sinqeritet unë përzgjodha disa
fakte të cilat mund të na shërbejnë si pikënisje dhe indicie për t'u futur në
labirintet e errëta të kësaj ngjarje, që shteti i at'hershëm u mundua me te
gjitha format ta fshehë me seriozitetin dhe fanatizmin më të madh dhe ta ruajë
me nga publiku si mollë të ndaluar.Dhe kish si ndodhte ndryshe, duhej ruajte
sekreti se ne kete menyre do te behej e besueshme fabula qe do te thurej me aq
mjeshtri dhe sofistikim nga ish-sigurimi i shtetit...
Ngjarja
tragjike ndodhi kështu. Në orën 6.30 të mëngjesit,kur Qemal Hysenaj zbriti
shkallët dhe po kalonte para derës së Milotvet, se jetonin në një ndërtesë,
Harapi duke i bërtitur e sharë, e qellon me pistoletën gjysëm-automatike Mauzer
dhe i shpraz 20 fishekë në gjoks. Pastaj nxjerr dhe Makarovin dhe e godet me 5
fishekë kokës. Kur sigurohet se eprori i tij ka vdekur Harapi futet përsëri në
dhomen e vet, në qetësi të plotë, vendos mbi tavolinë 2 letra, njëra u
drejtohej 4 femijëvet të tij qe kish vendosur t'i linte jetim dhe tjetra
Sekretarit të Parë të KQPPSH-së, Enver Hoxhës. I perkiste atyre kuadrove qe
kishte besim te plote dhe te verber tek udheheqsi, sepse e gjykonte ate si
perendi.
Të
befason fakti, se akoma dhe sot e kësaj dite, dy letrat e Harap Milotit nuk
janë zbardhur asnjëherë. Përse? Sepse sipas të gjitha gjasavet në ato letra
fshihet një e vërtetë e frikshme. Harapi kishte pasë kohë që t'u linte amanetin
fëmijëvet dhe t'u tregonte realtetin për aktin që po kryente. Gjithashtu ai po
vinte në dijeni për këtë të vërtetë, Enver Hoxhën, të parin e vendit të asaj
kohe, perandorin e kuq qe e besonte verberisht. Pra vrasja po kryhej e
paramenduar gjatë dhe me një refleksion për realtetin që nuk e dijmë as sot. Të
intrigon fakti se akoma nuk dihet fati i këtyre letravet. Sipas të gjitha
gjasavet, këto letra janë zhdukur pa mberritë në destinacion nga kryeministri
Mehmet Shehu dhe ministri Kadri Hazbiu, të cilët mbërritën urgjentisht në
qytetin e Fierit dhe drejtuan vetë hetimet. Kjo vrasje e dyfishte, ju kishte ra
si rrufe ne qiell te paster te dy funksionareve te larte te shtetit te
at'hereshem komunist. Pse ishin kaq të interesuar këto dy figura të larta
shtetrore për këtë vrasje të dyfiishtë? Fakti i lidhjeve familjare me viktimën
e parë, Qemal Hysenajn, nuk përligj gjithë këtë prekupacion të kryeminstrit dhe
ministrit të brendshëm.
Lexuesit
duhet të dijnë se Harap Miloti, si nënëkryetar i degës së p.brëndshme të Fierit,
ishte njëherit edhe shef i sigurimit të shtetit të at'hershëm për atë rreth,
funksion ky që ishte organik në të gjitha degët e vendit tonë. Pra çfarë kishte
zbuluar Harapi dhe çfarë dinte ai për këta dy drejtues të lartë të shtetit të
cilët u shqetësuan gjer në palcë nga kjo ngjarje dhe nga këto dy letra? Cfare
po vlonte në sigurimin e shtetit. Sepse 7 muaj më parë,pikërisht me 26 prill
1960 edhe kryetari i degës së brendshme
të Shkodrës Gjeneral Major Hilmi Seiti, me origjine çame, kishte vdekur ne rrethana
mjaft të dyshimta e misterioze, ndofta edhe i helmuar. Nersa Hilmiu ishte
varrose me nderime te medha, Harapi po varrosej ne nje varr sekret qe akoma
edhe sot e kesaj dite mbetet i pa zbuluar.Harapi dhe Hilmiu ishin shokë.
Shihni
çfarë spektaklit të dobtë performuan Mehmeti dhe Kadriu.Shihni se çfarë
deklaratash të ndryshme artikulonin të dy në qytete të ndryshme, ne asimetri të
plotë me njeri tjetrin. Në Fier, ne mbledhje kryeministri Shehu deklaronte se
Harap Miloti ishte njeri i pabese dhe kishte vrarë eprorin në shtepi të vet.
Ndërsa ministri i brëndshëm Hazbiu në Shkodër deklaronte se Harapi e kishte
vrarë kryetarin e degës për aresye se e shoqja e Harapit kishte dale difiçit
dhe Qemal Hyseni ia kishte përmëndur ne mbledhjen e organizatës së partisë, pra
njëri i binte gozhdes e tjetri patkonit. Dhe të dy genjenin, ndonëse edhe
rrenën nuk e kishin të njejtë. E çuditeshme, nuk kombinonin as ne genjeshtra
ish ministri dhe ish kryeministri. Ishin komplet ne diskordancë me njeri
tjetrin. Ndofta nga frika e diçkaje? Të dyja deklaratat përjashtonin njera
tjetrën.
Harapi
nuk e kishte vrare në shtëpi të vet, por në kthesën e shkallës së përbashkët.
Nuk e kishte qëlluar pas shpinet, por ballë për ballë. Ndërsa për dificitin e
bashkëshortes së Harapit edhe Kadriu genjente, pasi kishte mbi 6 muaj që edhe
dificiti ishte sqaruar, pasi e shoqja e Harapit me vendim gjykate ishte
rikthyer në punën e mëparshme si shitëse solidare në Mapon Ushqimore dhe kishte
marrë edhe pagat e pa paguara. Fajtorja e vërtetë kishte muaj që ishte dënuar
me burg me vendim të formës së prerë. Lirshëm lind pyetja, përse genjenin dy
kuadrot kryesore të shtetit, përse dezinformonin opinionin publik duke
deklaruar kodra mbas bregut. Logjika e thjeshtë të çon ne versionin se Shehu
dhe Hazbiu ishin ne panik për diçka. Ndofta ata po thurnin ndonji konspiracion
kundër shtetit të at'hershëm dhe i ndruheshin dekonspirimit. Vite me vone Everi
akuzonte dhe denonte me pushkatim, Feçorrin,Hazbiun dhe Mehemtin.(?!). U
ndruheshin dhe kuadrove të veta mvartëse, në këtë rast kuadrove të sigurimit të
shtetit, pra të sherbimeve sekrete nëse do t'i quajmë me gjuhën e sotme dhe
dyshonin se mos kishin pikasur gjë.
Patjetër
që Harap Miloti, si shef sigurimi në rrethin e Fierit përbënte rrezik potencial
për kupolën e ministrisë së brëndshme. Pra Harapi duhej zhdukë sepse dyshohej
se dinte diçka. Për këtë u përdor si koke
Gjithsesi koha do të vërtetojë gjithçka. Sado që diktatura u mundua me fanatizmin më të madh që të fshehë gjurmët e veta të përgjakura, prapseprapë ajo nuk ka arritë të fshehë gjithçka. Dita ditës po dalin të dhëna të panjohura për shumë personazhe që patën pushtet gjatë atyre vitevet dhe e pësuan nga vetë shokët e tyre...Gjithesi Harap Miloti e meriton nje varr...ndoshta toka do ta nxjerre pa pritun amanetin.