Mendime
Dibran Demaku: ''Ulu se s'të hanë qentë?!''
E hene, 21.01.2013, 09:04 PM
''ULU SE
S`TË HANË QENTË ?!''
Nga Dibran Demaku
Diku në
fund të verës apo në fillim të vjeshtës të vitit 1980, drejtori i një shkolle
në një fshat të Drenicës me emrin e heroines së kombit-Shote Galicës, kishte
urdhëruar pontorin teknik të shkollës në fjalë që të skaliste emrin e heroines
me shkronja çeliku në dyer të rrethojës së oborrit të hkollës në fjalë.Nuk
kishte kaluarshumë koh? dhe në pranverën e vitit tjetër,
pra të vitit 1981, në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës kishin
ndodhur demonstratat e njhura të studentëve dhe të rinisë shklollore të
shqiptarëve të Kosovës. Demonstratat e asaj pranveri kishin dridhur themelet e
Jugosllavisë së atëherëshme në të cilën bënte pjesë edhe Kosova.
Drejtori
i njëjtë , pas demonstrative, e kishe urdhëruar punëtorin teknik të shkollës që
të largonte emrin e heroines-Shote Galica nga dyert e rrethojës së oborrit të
shkollës.Fshatarët ishin indinjuar nga veprimet e drejtorit dhe kishin menduar
të reagonin,por meqë pas atyre demonstrative të njohura organet Serbisë dhe të
Jugosllavisë së atëherëshme kishin shtuar dhunën dhe presionet mbi kombin
shqiptar të Kosovës,veprimi i drejtorit sikur ishte harruar!
Në fillim
të korrikut të vitit 1990, atëherë kur shqiptarët e Kosovës të drejtuar nga
Lidhja demokratike e Kosovës ishin shkurorëzuar juridikisht dhe politikisht nga
Serbia,për të mbetur sit ë barabartë me të tjerët në Federatën e atëherëshme
Jugosllave, i njëjti drejtor i shkollës në fjalë në një nga mbledhjet e Lidhjes
demokratike të fshatit do të kërkonte që në oborr të shkollës të ngritej
shtatorja e Heroinës?!Propozimi i drejtorit tek të pranishmit kishte gjetur
mbështetje dhe ishte duartrokitur!Dhe mbase drejtori i shkollës në fjalë me propozimin
që kishte bërë do të shpallej edhe hero i fshatit sikur most ë ngriste zërin
njëri nga të rinjtë e fshatit duke bërë me gisht nga drejtori dhe duke i thënë
atij se ai nuk kishte të drejtë as morale e as njerëzore të bënte një propozim
të tillë duke pasur parasyshë të kaluarën e tij.Dhe drejtorit në fjalë nuk i
kishte mbetur tjetër vetëm siç thuhet “të fuste bishtin
nën shale” dhe të largohej nga tubimi.
Ndërkaq
me 5 korrik të vitit 1990,Serbia me polici dhe ushtri kishte pushtuar
Parlamentin e Kosovës dhe po atë ditë po me polici dhe ushtri kishte pushtuar
edhe Radiotelevizionin e atëherëshëm të Prishtinës.Ditë më pas kësaj ngjarjeje,
në ndeja të ndryshme, simboli i rrezistencës sonë kombëtare Adem Demaçi kishte
thënë se punëtorët e Radiotelevizionit të Prishtinës nuk ishte dashur që të
lëshonin objektet e tji pa rezistencë.Sipas fjalëve që atëherë dëgjoheshin
nëpër kuloare thuhej se Baca Adem kishte thënë se do të duhej që së paku
njëzetë punëtor të Radiotelevizionit në fjalë të binin dëshmorë në mbrojtje të
tij!
Ngritjes
dhe përurimit të permendorës kushtuar dëshmorëve të kombit të Ushtrisë
çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, në prag të 100-vjetorit të
Pavarëssë së Shqipërisë, ju gëzua çdo shqiptar kudo ku ndodhej.Me këtë akt,
sado simbolik, sikur u paguhej haku atyre që kishin rënë për këtë tokë të
etnikumit shqiptar.
Ata më
optimistët kishin ngritur gotat dhe kishin uruar ngritjen e permendorës.Ndërkaq
pesimistët, edhepse me zë fare të ulët, kishin pyetur se si ishte ngritur
permendorja në fjalë dhe a do të pajtohej Serbia me një permendore të tillë në
të cilën ishin skalitur emrat e atyre që kishin luftuar dhe kishin rënë në
përballje me këtë Serbi?! Ata, pra, pesimistët kishin shfaqur edhe frikën se
Serbia do të reagonte, vetëm se nuk e dinin se çfarë do të ishte reagimi i
saj.Ndërkaq optimistët sikur ishin tallur me skepticizmin dhe frikën e
pesimistëve për fatin e permendorës duke rrahur gjoks dhe duke deklaruar se
permendorja e ngritur dhe e përuruar do të qëndronte aty për jetë të jetëve dhe
se nuk do të kishte force që do ta lëvizte nga aty?!
Dhe nuk
kishte kaluar shumë kohë dhe kishte ardhur reagimi i Serbisë.Ajo, pra Serbia
kishte reaguar me ultimatum duke kërkuar që ata që e kishin ngritur atë
permendore duhej ta largonin, përndryshe largimin e saj do ta bënte ajo vetë,
pra Serbia!Në ultimatumet e saj Serbia kishte caktuar edhe afate për largimin e
permendorës së fjalë.Optimistët do të deklaronin se nuk u frikësoheshin
ultimatumeve të Serbisë,sepse sipas tyre ajo, pra Serbia nuk do të guxonte të
mirrte një hap të tillë duke thënë se Serbia ishte nën monitorimin
Europian?!Dhe kur shumë nga qendrat monitoruese europiane do të deklaronin se
Lugina e Preshevës dhe të gjitha problemet në të janë çështje e brendshme e
Serbisë,ato, pra, optimistët sërish do të deklaronin se Permendorja nuk do të
lëkundej nga vendi ku ishte vendosur?!
Dhe nuk
kaloi shumë kohë dhe Serbia e bëri të vetën ashtu siç kishte kërcënuar në
ultimatumet e saj.Në mëngjesin e hershëm të 20 Janarit ajo e shkuli nga vendi
ku ishte vendosur permendorja në fjalë dhe e mori me vete?!Shqiptarët si në
Luginë të Preshevës ashtu edhe në vise të tjera të etnikumit zhvendosjen e
permendorës e panë vetëm në ekranet televizive,sepse në kohën kur Serbia
vepronte ata ishin në gjumë!Bie ndonjëri nga ta do të deklaronte se Serbia
gjithmonë vepron në fundjavë dhe para agimit, atëherë kur shqiptarët janë në
gjumë dhe duke shijuar pushimin e fundjavës?!
Serbia,pra,
e bëri punën e vetë ashtu siç ishte kërcënuar, ndërkaq shqiptarëve u mbetët të
merren me pasojat që krijoi ky rast.Derisa me time shoqe po e përcillnim në
television zhvendosjen dhje marrjen me vete të permendorës nga policia serbe,
ime shoqe e dëshpëruar nga ajo që shihte do të deklaronte:-Mbase më mire do të
ishte sikur permendotja në fjalë të mos ngritej fare se sa të përfundonte ashtu
siç përfundoi?!
I ndodhur
fizikisht dymijë kilometre larg vendit të ngjarjes nuk do të kisha të drejtë as
morale e as njerëzore që në këtë moment të thoja se në mbrojtje të permendorës
së dëshmorëve të UÇPMB-së do të duhej të binin njëzetë dëshmorë të tinj, ashtu
siç kishte thënë dikur Baca Adem për mbrojtjen e Radiotelevizionit të
Kosovës.Por, mendoj se së paku emrat e atyre që ishin skalitur në permendoren
në fjalë, do të duhej të ishin stërpikur nga një pike e vetme gjaku e ndonjë të
riu në përleshje me policinë serbe në mbrojtje të saj.Sepse ata, emrat e të
cilëve ishin skalitur në permendore kishin dhënë gjakun dhe jetën e tyre për
token e vetë.Një pike gjaku në permendore do të ishte një satisfaksion për ta
dhe do të ishte ruajtur dinjiteti kombëtar.Por?!...Siç u tha edhe më lartë
derisa Serbia bënte punën e vetë shqiptarët ishin në gjumë dhe duke ëndërruar!
Ndonjëri që ishte ngritur më herët kishte shkuar t
ë falte
sabahuun,sepse për të ishite më e rëndësishme falja e sabahut se sa mbrojtja e
permendorës?!
E tëra
kjo ngjanë me atë fjalën e urtë popullore:“Ulu se s`të hanë qentë”?! Qentë dhe
ujqërit kanë dale në gjah dhe mjerë për qingjat që ua turbullojnë ujin qoftë
edhe nga ana e poshtme e rrjedhës!...