E diele, 28.04.2024, 12:14 AM (GMT+1)

Mendime

Glauk Konjufca: Kur shqiptarët bënin abetare

E shtune, 19.01.2013, 08:00 PM


Shqiptarët bënin abetare, kur serbët e grekët bënin plane për spastrime etnike

Nga Glauk Konjufca

Dallimi më i saktë mes shqiptarëve dhe i dy fqinjëve tanë problematikë – serbëve dhe grekëve më duket se është viti 1844. Përderisa shqiptarët më 1844 botuan Abetaren e parë, Evetarin e Naum Veqilharxhit, serbët nxorën po atë vit Naçertanien, kurse grekët Megali Idenë. Kur serbët dhe grekët po nxirrnin plane nacionale për krijimin dhe konsolidimin e shteteve të tyre në kurriz të tokave shqiptare, shqiptarët merreshin me problemin se si t’i edukonin fëmijët në gjuhën amtare. Shqiptarët bënin abetare, kur serbët e grekët bënin plane për spastrime etnike në Ballkan. Ndonëse anë kaluar shumë vite që prej atëherë, kohët nuk po ndryshojnë. Sot kur shqiptarët e unifikuan abetaren e Kosovës me atë të Shqipërisë, serbët prodhojnë platformë për Kosovën, kurse grekët synojnë ujërat tona të Jonit.

Për fqinjët me të cilët jemi kufizuar gjithmonë ka ekzistuar ai që ata e quajnë ‘problemi shqiptar’. Për Serbinë shqiptarët pra prej fillimit janë perceptuar si një masë njerëzish apo, më saktë, ende-jo-njerëzish, të cilëve duhej t’iu gjendej zgjidhje. Një lloj ‘zgjidhje përfundimtare’ që na e kujton Endlösung-un nazist.

Shqiptarët gjenden në mes të serbëve dhe grekëve, në kuptimin gjeografik të fjalës. Por planet nacionale hegjemoniste mbi të cilat janë themeluar dhe krijuar Serbia dhe Greqia, kërkojnë që këto dyja të kufizohen me njëra-tjetrën. Me fjalë të tjera, shqiptarët perceptohen si pengesë, si diçka që duhet të çrrënjoset, ashtu që Serbia dhe Greqia të përqafohen fizikisht.

Ballkani imagjinar paqësor i fqinjëve tanë është një i tillë pa shqiptarë. Edhe atëherë kur Shqipëria e Londrës u krijua si një kompromis mes interesave sllave dhe austro-hungareze, Serbia udhëhiqej nga motoja e Pashiqit – “Ne jemi për një Shqipëri të pavarur, por të dobët dhe me grindje të përhershme brendapërbrenda’. Sot pas 100 vitesh Serbia udhëhiqet nga po kjo moto e Pashiqit. Atëherë kur Serbia i ka pasur mundësinë e spastrimit etnik të shqiptarëve, asnjëherë nuk e ka humbur rastin. Atëherë kur ajo nuk i ka këto mundësi, siç është rasti sot me Kosovën, e synon dobësimin, shkatërrimin e funksionimit të shteteve shqiptare, ashtu që sërish të mund ta kthejë kontrollin e dikurshëm. E kthimi i kontrollit për Serbinë gjithnjë ka nënkuptuar edhe një mundësi të re për dëbim, spastrim, shpërngulje e rikolonizim.

Kurse perceptimi i shqiptarëve për këta dy fqinj është krejtësisht i kundërti – shqiptarët fqinjët i perceptojnë si një rrezik potencial, si një traumë, si një ortek që mund të vijë në çdo moment dhe ndaj të cilit vetë ne jemi të brishtë, të pambrojtur, të kërcënuar.

Nuk ka komb më tragjik sesa shqiptarët. Ne jemi ndër kombet më të vjetër të Evropës dhe kemi një gjuhë të vjetër po aq sa të veçantë. Ne kemi qenë këtu ku jemi, siç e thotë shumë bukur nëpërmjet vargjeve Mitrush Kuteli – ‘kur s’kish kufi dhe fqinjëri’. Por, dhe kjo është ironia, kombi ndër më të vjetrit të Evropës, ka qenë më i pafiksueshmi. Një komb autokton i shndërruar në nomad nga nomadët e ardhur.

Shpërnguljet e shqiptarëve nuk përbëjnë kurrfarë aksidenti historik, por janë pjesë konstitutive e shtetndërtimit serb dhe atij grek. Thelbi i identitetit dhe shtetformimit serb dhe atij grek është zhbërja e shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë problem të jetojnë në fqinjëri me këta dy popuj, mjafton që ata të na lënë të qetë. Por serbët dhe grekët, siç duket, nuk mund të jenë të qetë me fqinjëri. Ata e kanë problem ekzistencën tonë. Këtë e tregon gjuha e perceptimit historik. Jo rastësisht na definojnë si ‘mbeturinë osmane’, ‘njerëz me bisht’, ‘grumbull anarkik fisesh primitive’. Një lloj teprice joracionale të cilës duhet t’i bëhet çarja. Shqiptarët kurrë nuk janë pranuar as si komb. P.sh. Konventa Turko Jugosllave për dëbimin e shqiptarëve për në Turqi në preambulën e saj thotë kështu:

“Kjo popullatë i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi”.

Të gjitha krimet mbi të cilat është ngritur Serbia si shtet kanë të bëjnë drejtpërdrejt me atë që do ta quaja etnopsikologjia politike serbe e cila për qindra vjet është formësuar nga pushteti, kisha dhe akademia duke e helmuar popullin e e tyre ne dogma raciste në mënyrë pothuajse të pakthyeshme. Këto tri shtylla të qenies serbe e kanë formësuar një perceptim të caktuar për shqiptarin. Sipas këtij perceptimi shqiptari është një ardhacak zaptues, mysliman primitiv, një kafshë seksuale gjithnjë e rrezikshme dhe e gatshme për dhunim. Për shkak të këtij përfytyrimi dhe në përputhje me të janë bërë edhe planet si dhe janë zgjedhë mjetet. Plani e ka këtë logjikë: meqë shqiptarët janë ‘uzurpues’ dhe ‘ardhacakë’ në ‘tokat e Serbisë’, ata spastrohen dhe vriten. Ata të cilët nuk i spastrojnë i ‘civilizojnë’ duke i asimiluar. Tokat të cilat u merren shqiptarëve të dëbuar, kolonizohen me ardhacakë.

Ne elaboratin voluminoz te Vasa Çubrilloviqit, me titull “Shperngulja e Shqiptareve” i 7 marsit 1937, veçojmë: “Shqiptarët nuk është e mundur t’i thyesh vetem me kolonizim gradual; ky është i vetmi popull që arriti në këto një mijë vjetët e fundit... të mbijetojë drejt bërthamës se shteti tonë... Pse nuk patëm sukses nga viti 1912, ky është faj i yni mbasi pushtetin nuk e shfrytëzuam si duhet. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm, është dhuna brutale e një shteti të organizuar, në ç‘drejtim në prore ishim përpara tyre”. “Përpos njerëzve të besueshëm këtë konflikt duhet përgatitur mirë; konflikti duhet të masivizohet, që të jetë më lehtë të shpjegohet se shqiptaret kanë ngritur krye, ndërsa gjithë gjendjen duhet paraqitur si një konflikt vëllazerie a fisi dhe sipas rastit t’i jepet edhe dimensioni ekonomik. Në shkallë të fundit, mund të shkaktohet edhe kryengritje lokale, te cilat do te shuheshin me gjak dhe me mjete efikase, por jo gjithaq me ushtri, sa më koloniste, fise malazeze dhe çetnike. Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia në mënyrë shumë praktike e kishte përdorur pas vitit 1878: djegia e fshehtë e fshatrave shqiptare dhe të lagjeve të qyteteve...”. “Deri në fund të shfrytezohen ligjet për t’ua bëre shqiptareve jetën sa më të hidhur: gjobat, arrestimet, zbatimit të pakufishëm i gjithë ndjekjeve policore, dënimi i kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja për lëshimin e qenve, detyrimi me angari dhe të gjitha mjetet tjera, që mund t’i ketë në dorë një polici..”. “Me rastin e krijimit të psikozës për shpërngulje, duhet bërë gjitheë ç‘është e mundshme të largohen fshatra të tëra, ose së paku familje të tera. Duhet përdorur të gjitha mjetet për të penguar mbetjen e një pjese të familjes këtu...”. “Me rastin e krijimit të kolonive të reja, sa herë që i kërkon nevoja, duhet përdorur forca ushtarake...”. “.... duke ditur çfarë dëshirohet dhe duke mos kursyer as para as gjak, shteti ynë do të mund të bëjë që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit të shndërrohen në Toplicë të re”. Nga harta e bashkëngjitur del e qartë se cilat rajone duhet të pastrohen. Ato janë: Dibra e Epërme, Pologu i Poshtëm, Pologu i Epërm, Malet e Sharrit, Drenica, Peja, Istogu, Vuçiterni, Stavica, Llapi, Graçanica, Nerodimja, Dalovia, Podgori, Gora, Podrimja, Gjilani dhe Kaçaniku. Midis këtyre rajoneve, që përbëjnë të gjithë bashkë pykën shqiptare, më të rëndësishmit për ne tani janë: Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgori, Sharri, Istogu dhe Drenica në veri të Maleve të Sharrit, sikundër dhe Dibra e Epërme dhe dy Pologët në jug të Sharrit. Këto janë zona kufitare që duhet të pastrohen nga shqiptarët me çdo çmim”.

"Midis Dy Luftërave Botërore qeveria e krajlit në emër të Reformës Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur 13. 482 familje me rreth 67. 410 anëtarë në 594 vendbanime. ( AJ B. MAR,96 - 21 - 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).

Nuk është se këto plane serbe nuk janë përcjellë dhe nuk janë ditur nga të huajt. P. sh. ne nje dokument proteste nga Vjena me 15.III.1927 drejtuar Lidhjes se Kombeve thuhet:

“Afër një milion shqiptarë, që jetojnë në Kosovë e Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë në gjuhën e tyre amtare. Po kështu, atyre u është ndaluar të hapin shkolla me mjetet e tyre private; Qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë përdorë të gjitha mënyrat e mundshme për t’i shfarosur shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë është fakt, është e njohur dhe e qartë që masakrat dhe zhdukja e fshatrave të tëra, vrasjet e shqiptarëve dhe plaçktija e shtëpive të tyre, janë bërë dhe po bëhen sipas urdhrave të agjentëve dhe të autoriteteve më të larta; Si pasojë e konfiskimit pa zhdëmtim të pasurisë së bujqëve shqiptare, e cila u është dhënë serbëve dhe malazezëve, shqiptarët janë shtrënguar të braktisin në mase vendin e tyre, truallin e të parëve të tyre. Shqiptarët myslimanë e katolikë duhet të paguajnë taksa 60% më të larta, masë kjo e marrë për t’i rrënuar ekonomikisht, e me këtë mënyrë, për t’i detyruar të emigrojnë.[96] Si pasojë e kësaj është se popullata serbe e qarkut të Gjakovës, e cila para 10 vjetësh, nuk kapte 1% të popullsisë, sot arrijnë 20% të popullsisë, kurse 20% të popullsisë autoktone u larguan nga toka e saj.[97]

Bota Sot



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora