| E shtune, 19.01.2013, 08:00 PM |
Shqiptarët bënin abetare, kur
serbët e grekët bënin plane për spastrime etnike
Nga Glauk Konjufca
Dallimi
më i saktë mes shqiptarëve dhe i dy fqinjëve tanë problematikë – serbëve dhe
grekëve më duket se është viti 1844. Përderisa shqiptarët më 1844 botuan
Abetaren e parë, Evetarin e Naum Veqilharxhit, serbët nxorën po atë vit
Naçertanien, kurse grekët Megali Idenë. Kur serbët dhe grekët po nxirrnin plane
nacionale për krijimin dhe konsolidimin e shteteve të tyre në kurriz të tokave
shqiptare, shqiptarët merreshin me problemin se si t’i edukonin fëmijët në
gjuhën amtare. Shqiptarët bënin abetare, kur serbët e grekët bënin plane për
spastrime etnike në Ballkan. Ndonëse anë kaluar shumë vite që prej atëherë,
kohët nuk po ndryshojnë. Sot kur shqiptarët e unifikuan abetaren e Kosovës me
atë të Shqipërisë, serbët prodhojnë platformë për Kosovën, kurse grekët synojnë
ujërat tona të Jonit.
Për
fqinjët me të cilët jemi kufizuar gjithmonë ka ekzistuar ai që ata e quajnë
‘problemi shqiptar’. Për Serbinë shqiptarët pra prej fillimit janë perceptuar
si një masë njerëzish apo, më saktë, ende-jo-njerëzish, të cilëve duhej t’iu
gjendej zgjidhje. Një lloj ‘zgjidhje përfundimtare’ që na e kujton Endlösung-un
nazist.
Shqiptarët
gjenden në mes të serbëve dhe grekëve, në kuptimin gjeografik të fjalës. Por
planet nacionale hegjemoniste mbi të cilat janë themeluar dhe krijuar
Ballkani
imagjinar paqësor i fqinjëve tanë është një i tillë pa shqiptarë. Edhe atëherë
kur Shqipëria e Londrës u krijua si një kompromis mes interesave sllave dhe
austro-hungareze,
Kurse
perceptimi i shqiptarëve për këta dy fqinj është krejtësisht i kundërti –
shqiptarët fqinjët i perceptojnë si një rrezik potencial, si një traumë, si një
ortek që mund të vijë në çdo moment dhe ndaj të cilit vetë ne jemi të brishtë,
të pambrojtur, të kërcënuar.
Nuk ka
komb më tragjik sesa shqiptarët. Ne jemi ndër kombet më të vjetër të Evropës
dhe kemi një gjuhë të vjetër po aq sa të veçantë. Ne kemi qenë këtu ku jemi,
siç e thotë shumë bukur nëpërmjet vargjeve Mitrush Kuteli – ‘kur s’kish kufi
dhe fqinjëri’. Por, dhe kjo është ironia, kombi ndër më të vjetrit të Evropës,
ka qenë më i pafiksueshmi. Një komb autokton i shndërruar në nomad nga nomadët
e ardhur.
Shpërnguljet
e shqiptarëve nuk përbëjnë kurrfarë aksidenti historik, por janë pjesë
konstitutive e shtetndërtimit serb dhe atij grek. Thelbi i identitetit dhe
shtetformimit serb dhe atij grek është zhbërja e shqiptarëve. Shqiptarët nuk
kanë problem të jetojnë në fqinjëri me këta dy popuj, mjafton që ata të na lënë
të qetë. Por serbët dhe grekët, siç duket, nuk mund të jenë të qetë me
fqinjëri. Ata e kanë problem ekzistencën tonë. Këtë e tregon gjuha e perceptimit
historik. Jo rastësisht na definojnë si ‘mbeturinë osmane’, ‘njerëz me bisht’,
‘grumbull anarkik fisesh primitive’. Një lloj teprice joracionale të cilës
duhet t’i bëhet çarja. Shqiptarët kurrë nuk janë pranuar as si komb. P.sh.
Konventa Turko Jugosllave për dëbimin e shqiptarëve për në Turqi në preambulën
e saj thotë kështu:
“Kjo
popullatë i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së
bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre
legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi”.
Të gjitha
krimet mbi të cilat është ngritur Serbia si shtet kanë të bëjnë drejtpërdrejt
me atë që do ta quaja etnopsikologjia politike serbe e cila për qindra vjet
është formësuar nga pushteti, kisha dhe akademia duke e helmuar popullin e e
tyre ne dogma raciste në mënyrë pothuajse të pakthyeshme. Këto tri shtylla të
qenies serbe e kanë formësuar një perceptim të caktuar për shqiptarin. Sipas
këtij perceptimi shqiptari është një ardhacak zaptues, mysliman primitiv, një
kafshë seksuale gjithnjë e rrezikshme dhe e gatshme për dhunim. Për shkak të
këtij përfytyrimi dhe në përputhje me të janë bërë edhe planet si dhe janë
zgjedhë mjetet. Plani e ka këtë logjikë: meqë shqiptarët janë ‘uzurpues’ dhe
‘ardhacakë’ në ‘tokat e Serbisë’, ata spastrohen dhe vriten. Ata të cilët nuk i
spastrojnë i ‘civilizojnë’ duke i asimiluar. Tokat të cilat u merren
shqiptarëve të dëbuar, kolonizohen me ardhacakë.
Ne
elaboratin voluminoz te Vasa Çubrilloviqit, me titull “Shperngulja e
Shqiptareve” i 7 marsit 1937, veçojmë: “Shqiptarët nuk është e mundur t’i
thyesh vetem me kolonizim gradual; ky është i vetmi popull që arriti në këto
një mijë vjetët e fundit... të mbijetojë drejt bërthamës se shteti tonë... Pse
nuk patëm sukses nga viti 1912, ky është faj i yni mbasi pushtetin nuk e
shfrytëzuam si duhet. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm, është dhuna brutale e
një shteti të organizuar, në ç‘drejtim në prore ishim përpara tyre”. “Përpos
njerëzve të besueshëm këtë konflikt duhet përgatitur mirë; konflikti duhet të
masivizohet, që të jetë më lehtë të shpjegohet se shqiptaret kanë ngritur krye,
ndërsa gjithë gjendjen duhet paraqitur si një konflikt vëllazerie a fisi dhe
sipas rastit t’i jepet edhe dimensioni ekonomik. Në shkallë të fundit, mund të
shkaktohet edhe kryengritje lokale, te cilat do te shuheshin me gjak dhe me
mjete efikase, por jo gjithaq me ushtri, sa më koloniste, fise malazeze dhe
çetnike. Mbetet edhe një mjet, të cilin
"Midis
Dy Luftërave Botërore qeveria e krajlit në emër të Reformës Agrare nacionalizoi
129.212. 94 hektar tokë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur
13. 482 familje me rreth 67. 410 anëtarë në 594 vendbanime. ( AJ B. MAR,96 - 21
- 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).
Nuk është
se këto plane serbe nuk janë përcjellë dhe nuk janë ditur nga të huajt. P. sh.
ne nje dokument proteste nga Vjena me 15.III.1927 drejtuar Lidhjes se Kombeve
thuhet:
“Afër një
milion shqiptarë, që jetojnë në Kosovë e Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë në
gjuhën e tyre amtare. Po kështu, atyre u është ndaluar të hapin shkolla me
mjetet e tyre private; Qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë përdorë të gjitha
mënyrat e mundshme për t’i shfarosur shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë
është fakt, është e njohur dhe e qartë që masakrat dhe zhdukja e fshatrave të
tëra, vrasjet e shqiptarëve dhe plaçktija e shtëpive të tyre, janë bërë dhe po
bëhen sipas urdhrave të agjentëve dhe të autoriteteve më të larta; Si pasojë e
konfiskimit pa zhdëmtim të pasurisë së bujqëve shqiptare, e cila u është dhënë
serbëve dhe malazezëve, shqiptarët janë shtrënguar të braktisin në mase vendin
e tyre, truallin e të parëve të tyre. Shqiptarët myslimanë e katolikë duhet të
paguajnë taksa 60% më të larta, masë kjo e marrë për t’i rrënuar ekonomikisht,
e me këtë mënyrë, për t’i detyruar të emigrojnë.[96] Si pasojë e kësaj është se
popullata serbe e qarkut të Gjakovës, e cila para 10 vjetësh, nuk kapte 1% të
popullsisë, sot arrijnë 20% të popullsisë, kurse 20% të popullsisë autoktone u
larguan nga toka e saj.[97]
Bota Sot