Mendime
Leon Duhanaj: Tradhti kombëtare!
E merkure, 23.01.2013, 08:59 PM
Ndryshimi
i historisë, tradhti kombëtare!
Nga Leon Duhanaj
Në qoftë
se done ta ndryshojnë historinë , atëherë , se pari ishte dashtë ta heqin
shtatoren e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nga Prishtina
. dhe të shpallet tradhtar i” kombit shqiptare”, me të gjithë ata që
shekuj me radhë luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare. Sepse këtu ose
kanë qenë të gjithë ata që u sakrifikuan dhe derdhen gjak tradhtar ose janë ata
të cilët jua mohojnë këtë histori. nëse
pretendohet ndryshimi ( shtrembërimi ) i historisë pa e bere ketë , nuk do të
jetë i
pranueshëm për aq sa në këto
troje do të rrjedh gjak shqiptari.
Formimi i
komisionit për ndërhyrje në librat shkollore të shollave fillore dhe të mesme ,
duke pas si kriter bazë miratimin e tyre nga ana e shtetit turk, kjo vërtet nuk
do me shumë koment. Si ka mundësi, fytyrë dhe guxim një njeri që veten e quan shqiptar dhe del e
deklaron para opinionit se pushtimi otoman asnjëherë nuk ka operuar përmes
dhunës dhe vrasjeve, madje sipas tyre pushtimi paska qenë paqësor dhe i
dobishëm për kombin Shqiptar.
A janë të
vetishëm ata anëtar të ati komisioni famëkeq i cili po behet instrument i
tradhtisë kombëtare, se ç’far po bëjnë . A kanë pasur rastin në jetën e tyre të
lexojnë ndonjë varg në historinë e lavdishme të popullit shqiptar.
Vet
mënyra tinëzare me anë të së cilës pretendojnë të shtrembërojnë historinë shqiptare
tregon se këtu ka të bëj vetëm me tradhti kombëtare e asgjë tjetër. Por mos të
harroj çdonjëri nga ata pretendues, se kombi shqiptar, nëse diçka ka pas me
bollëk , atëherë ata ka qenë tradhtaret, por në historinë e lavdishme kombëtare
gjithmonë koha iu ka dhënë vendin e merituar atyre.
Disa
njerëz këtu në kohen tonë e posaçërisht politika zyrtare shqiptare ne
përgjithësi, po mendojnë se këtu është
fillimi dhe fundi i historisë, që historia fillon dhe mbaron me ta, dhe po
pretendojnë që ta shkruajnë si ata donë dhe se ashtu edhe do të mbeten, dhje
nuk janë të vetëdijshëm se historia e njerëzimit është një proces shekullore,
dhe se kombi shqiptar ka kaluar kohërat me të errëta të tija por që të gjitha i
ka mbijetuar, dhe do ta mbijetoj edhe këtë sulm qyqar që po i behet përmes
institucioneve të veta.
Me
befason një fakt se si shumë historian po e trajtojnë këtë çështje të
rëndësishme me një indiference të papare. A e dine ata që kanë përgjegjësi
njerëzore , morale, intelektuale dhe kombëtare që të reagojnë në mënyrë të organizuar ndaj çdo dukurie e cila
është në shërbim të tjetërsimit, dhe zhbërjes
kombëtare. Apo mos vallë edhe atyre u ka hyre uji nder këmbë.
Është
vërtet i dhimbshëm dhe i trishtueshëm fakti se, si ne shqiptaret te cilësuar si
popull me një të kaluar të lashtë
asnjëherë, madje edhe sot e kësaj dite, nuk arritëm t’i konsolidojmë
ndjenjat tona të përbashkëta kombëtare, rreth një ideje dhe një qëllimi të
përbashkët për të ardhmen e kombit tonë
. Por gjithmonë dëshmuam, madje edhe kur
nuk kemi armiq direkt atëherë ne e marrim vet, në dorën tonë rolin e armikut,
në mënyrë që ta shkatërrojmë vetveten.
Dua që
përmes këtij shkrimi të apeloj tek të gjithë ata që kanë përgjegjësi
institucionale, në radhë të par, e pastaj ata që kanë përgjegjësi intelektuale
e kombëtare që të reagojnë dhe mos ta tolerojnë një gjë të tillë. Ose nëse
vërtet e kanë bëre mendjen një me heq dorë nga shqiptarizma , atëherë ta bëjnë
këtë njëherë e mire të heqin dorë, dhe ta
rishkruajnë edhe historinë e 100 vjetorit të fundit të pushtimin serb,
sepse edhe ata i kemi fqinj dhe mos po na hidhërohen. Pra ti trajtojmë edhe
këta si pushtues të butë dhe të dashur për kombin shqiptar.