Mendime
Faton Mehmeti: Simpatia që u kthye në antipati
E diele, 27.01.2013, 07:50 PM
BAJRAM
REXHEPI, SIMPATIA QË U KTHYE NË ANTIPATI
NGA FATON MEHMETI
Emri i
Bajram Rexhepit u shfaq në jetën politike, në një periudhë mjaft delikate
dhe të brishtë në skenën poltike të
Kosovës. Antagonizmat e pasluftës në mes të rrymës pacifiste të udhëhequr nga
Presidenti Ibrahim Rugova dhe krahut të luftës të udhëhequr nga Hashim Thaçi,
ishin në pikën ekstreme të saj.në atë periudhë pra në vitin 2001, LDK në
zgjedhjet e përgjithshme kishte fituar mbi 58 %, megjithatë për hir të
stabilitetit të vendit u detyrua të bëjë koalicone të gjërë edhe me PDK. Emri i
Thaçit për kryeminstër ishte i papranushëm për Rugovën dhe ky i fundit thuhet
se propozoi Bajram Rexhepin për postin e
kyeminstrit. Bajrami shihej si urë lidhëse në mes të dy krahëve poltikë, ndërsa
qëdnrimet tij liberalo-evrpoiane bën që simaptia për të të tejakonte limitet
patriarkale. Kjo simpati nuk u zbeh as pas përfundimit të mandate të tij si
krymeinister, dhe kjo ndikoi që ai të fitonte votat elektorale për një mandate
si kryetar i komunës së Mitrovicës. Gajtë ushtrimit të mandatit të tij si
kryetar i Mitrovicës, ndonëse nuk u shquar për efikasitet të punës për të
mbetur në nivelin e medokritetit, megjithatë nuk pati ndonjë ndonjë skandal të
nivelit korruptiv, së paku jo zyrtarisht. Deri këtu mirë i eci puna dhe
simpatia ndaj tij nuk u shqua shumë për rënie, pra Bajrami po vazhdonte të
gëzonte simpati nga qytetarët e Kosovës.
Bajram
Rexhepi u bë minister i Punëve të Brendëshm, këtu edhe filluan të zezat për
qytetarët e Kosovës me që rast edhe simaptia ndaj tij po venitej çdo ditë e më
tepër. Ky më nuk ishet ai Bajrami i prototipit të moderuar, evropian, tolerant
e antikorrptiv. Bajrami shfaqi shenjat dikatatoriale, ndaloi deputete e
“Vetvendosjes” të hynin në ndërtesën e Qeverisë, madje “pushtoi” edhe Kuvendin
e Republikës së Kosovës me polici, Bajrami po krijonte shtetin policor.
Tendencat e tij dikatoriale nga perspëktiva e një pasardhësi drejt fronit të
sundimtarit, hasën në rezistencë nga faktorët opozitar dhe qytetarë, madje edhe
nga vetë partia të cilës i takon . Mirëpo Bajrami përsëri nuk u “dorëzu”,
dorëheqja nuk ekzistonte në fjalorin e tij .
Qëndrimi
i tij prej diktatori “të vogël” dhe sypatremburi, u vu në pah edhe me aferën e
shpërlarjës së 1.4 milion eurove në
Ministrinë e Punëve të Brendëshme, në tenderin për pasaporta, ku Bajrami është
shefi, i pari, i papërsëristshmi. Përsëri karrigia e Bajramit nuk po lëkundet.
Ai as që dëshrion të dëgjojë për dorëheqje edhe sikur të zbres Jezusi nga
qielli. Sikur të mos mjaftoni të gjitha këto skandale, Bajrami doli të ishte
“Bossi” i skandaleve, ai po vazhdon të fshijë çdo gjë që i del para vetës në
veçanti kur është fjala për lekë, tundohet shumë. Shpërlarja e mbi 200 mijë eurove me targat e automjeteve,
që së fundi doli në shesh, natysirisht se s’do e lëkund karrigen e Bajramit. Jo
më kot Bajrami është i paprekëshëm, dhe kur kësaj ia shtojmë mosnjohjen e
dorëzheqjes qoftë si term, por edhe ai akt qyetare s’ka kush që mund ta largojë
nga posti i i ministrit. Bajrami po vazhdon “sfidën e pasurimit” dhe ushtrimit
të postit gjithnjë e më dikatatorial.