Mendime
Asllan Dibrani: Si në mesjetë kundër shqiptarëve!
E premte, 01.02.2013, 07:15 PM
Qëndrimet
e kryeministrave të Serbisë dhe
Maqedonisë si në mesjetë kundër
shqiptarëve!
Shkruan Asllan Dibrani
Vizita e
kryeministri serb Ivica Daçiq me homologun e tij Nikolla Gruevski në Shkup ishte "Marketing politik
i mesjetës" në raport me politiken
antishqiptare që po e zhvillojnë dy shtetet, të mbeturinave sllave nën
petkun e mbisundimit
komunist me ide primitive dhe agresore
ndaj gjenezës dhe kulturës
shqiptare. Ata memorien nuk e futen
në kujtesë duke e harruar se
debati i djeshëm ishte duke u zhvilluar
pikërisht në "Vilajetin e Shkupit" që historikisht ishte djep i
kulturës dhe artit
pa ju ndarë qëndresës heroike mbi virtytet shqiptare,
që rezistoj nën sundimin otoman mbi 500 vjet!. Këta dy kryeministra shkelën
protokollin zyrtar, se për çka
ishte përcaktuar takimi të tyre!?...
Kryeministrit serb në Shkup ju
kushtua kishave të tyre dhe marrëdhënieve e tyre ! Gjithmonë këta dy popuj
e kanë gjeneralizuar politikën
shtetërore të tyre përmes fesë,
gjë qe historikisht vepruan në dëmin
e çështjes shqiptare.
Kryeministri
serb Ivica Daçiq, mes tjerash, theksoi se vendi i tij është për
"paqë" dhe stabilitet në gjithë rajonin, sepse konsideron se me
dialog mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura në rajon!?.
Lind
pyetja a tha ,ai harroj se pak ditë ma parë e përdori forcën ndaj simboleve dhe vlerave të shqiptarëve në Preshevë, me ç’rast u krijua dhunë
ndërqytetorë, si pasojë e mbisundimit racist serbosllav, shekuj me radhë
tek serbët nacionalist ekstrem, po edhe
primitiv qe e treguan egoizmin dhe qëndrimin në
brendësinë e tyre të frymës së re
serbe "për paqë në rajon"!
Daçiq ma tutje
gjatë vizitës në arsyetim për heqjen
e lapidarit të UÇMPB-së u shpreh;
Nëse
mendoni për lapidarin që është hequr, unë mund të them se "
Prapë
ministri serb Daçiq bien ndesh me qëndrimet e veta karshi rrugës demokratike dhe paqësore, qe u shpreh
ma lart kur dihet se në Njujork forcat
e Alkaides, kanë shkuar nga shtetet islamike dhe bënë terror në Amerikë. Ata
nuk ishin
Gruevski ka theksuar edhe mbështetjen e Qeverisë së
Maqedonisë për hulumtim, analizë dhe përpunim të studimeve për projektin
"Danub - Moravë - Vardar - Selanik", edhe ky ka
harron se ekziston një "Nyje e fort strategjike e
vendbanimeve shqiptare nga Presheva
Bujanovci , Kumanova, Shkupi duke përfshirë edhe
Vendbanimet shqiptare në
Çamëri nga Manastiri
i alfabetit shqip që ndanë Maqedoninë me Çamërinë , i cili do ta pengoj
projektin e trekëndëshit
Serbi,Maqedoni dhe Greqi në dëmin
e shqiptarëve përkundër një
politike të plogësht nacionale që bëhet
nga lidershipi i Shqipërisë , Kosovës
, Shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre të Preshevës karshi interesave tona kombëtare!Liderë tanë janë duke shkelur
në gjakun e dëshmoreve që kishin synim të jemi të lirë , të
prosperojmë drejt shteteve demokratike
perëndimore me qëllim që mos të
mbeten shqiptarët të nëpërkëmbur nën politiken
antishqiptare me apetitet të
vjetra serbo-sllave, por edhe nën
një politikë qyqare
e liderëve shqiptarë pa vizion
kombëtar!
Diskriminim
i mediave shqiptare në takimin Gruevski-Daçiq por
edhe në takimet presidenciale të
Maqedonisë!?...
Gazetarët
shqiptarë, si shpesh herë edhe kësaj radhe, janë diskriminuar në takimet e
krerëve të shtetit "maqedonas" me mysafirët e shteteve tjera të cilët
vijnë për vizita zyrtare në Maqedoni.
Kjo u pa gjatë takimit mes kryeministrit
Zëdhënësi
i Qeverisë maqedonase, të drejtën e pyetjeve ua lejoi vetëm gazetarëve të
mediave maqedonase, edhe pas interesimit të madh të mediave shqiptare për të
parashtruar pyetje, ata nuk e morën këtë të drejtë duke i injoruar, por aty,
kishte të bënte ma tepër shmangie nga
realiteti shqiptar që kanë mbetur akoma nën administrimin dhe pushtetin e këtyre dy
shteteve , duke ju frikësuar ballafaqimit me mediat shqiptare. Sipas
ndjekjes së politikës verbale nga këto shtete sllave
ne rrafshin politik ndërkombëtare, duhet të mbesin
duhet të mbesin "shtete
bananesh" ku qe të dyja duhet ta
dinë se ne e fituam luftën në të dy shtetet, por faktorët ndërkombëtar
e stagnuan dhe e penguan shkatërrimin e Maqedonisë.
Politika shterpe dhe provokuese e Maqedonisë artificiale qe e formoi po ashtu Jugosllavia
artificiale e pas "Luftës së dytë botërore në demin e shqiptarëve
duhet ti vijnë fundi kabinetit të
Qeverisë së Gruevskit kur dihet se shqiptaret
do të jenë faktorë vendimmarrës
dhe faktor stabiliteti në rajon ,
për ndryshe Qeveritaret
maqedonas, po i fyejnë zjarrit
verbërisht në dëmin e vet , pa e ditur
se një ditë do të
digjen vet në atë zjarr!