Mendime
Pirro Prifti: Ateisti Dokle dhe Shën Maria
E diele, 27.01.2013, 08:57 PM
Ateisti
Dokle dhe Shën Maria Ortodokse e Beratit
Nga Pirro Prifti
Drama
Shën Maria e Beratit ka shkaktuar polemika në shoqërinë shqiptare sidomos në
përplasjen shumë konfliktuoze: Arti kunër Fesë, dhe se a duhet arti të shajë ,
të kritikojë fenë, shenjtorët e saj, të blasfemojë apo të qesëndisë dhe të
përqeshë sjellje të disa klerikëve që komuniteti përkatës i nderon dhe i
respekton? Pa parë subjektin e dramës me
të cilën mbrohet autori dhe aktorët dalin disa
probleme serioze në shoqërinë shqiptare.
Del
pyetje e mundimëshme: a duhet që një cfaqje teatrale të dhunojë besimin e një
komuniteti aq më tepër kur ky komunitet paguan taksat për të mbajtur teatrin?
Nga
pikpamja e kundërt del pyetja tjetër e mundimëshme:
A quhet
dhunim i lirisë së artit kur një
komunitet nuk e pëlqën dhe indinjohet kur i shahen dhe i përqeshen shënjtorët
apo klerikët e tij të cilët ai komunitet i nderon?
Dhe së
fundmi a qëndron fraza e famëshme se: liria jote përfundon aty ku preket liria
e tjetrit?
Shumëdebatues
në Forumi shqiptar, apo në gazeta të ndryshme
kanë shprehur mendime dhe opinione të ndryshme për këtë ngjarje dhe ata
të cilët e heqin veten patriotë apo atdhetarë kanë përkrahur Doklen dhe kanë
vazhduar avazet sharëse ndaj komuniteti ortodoks, siku të mos mjaftonin problemet
e dhunimit etik dhe ligjor nga censusi, dëmtimet dhe vjedhjet e kishave,
sharjet ndaj klerikëve drejtues ortodoksë.
Unë
këtyre individëve mund t`ju përgjigjem me faktet e dala nga shtypi i SHBA i cili dënoi filmin dhe rregjizorin e këtij
filmi kur u prekën ndjenjat fetare islame nëpërmjet këtij filmi dhe filmi nuk u
dha. Atëhere del pyetja përse kur ngrihen
besimtarët ortodokse për të kundërshtuar
cfaqjen e kësaj drame e cila shan dhe keq përdor një shënjtor ortodoks
si Shën Kozmai apo bën aluzione për piktorët ortodoksë të mesjetës të cilët
kanë qënë shumë të përkushtuar ndaj fesë dhe Zotit?
Përse
këta `atdhetarë të flaktë` kënaqen kur shahen apo dëmtohen klerikë dhe objektet
religioze ortodokse duke bërë aluzione absurde dhe pakuptim me të kaluarën dhe
fqinjët, por nuk bëjnë asnjë koment kur një ish-kalemxhi i PPSH përdor figura
të religjionit ortodoks për të bërë një dramë mediokre vetëm e vetëm për të
lënë nam? Nuk i thonë kot: më mirë syri se nami, por sot kuptimi I kundërt
është bërë motua e Ateizmit dhe Amoralitetit botëror dhe aq më shumë këtu në
Shqipëri në të cilën ateizmi e ka patur zanafillën pikërisht nga diktatura
komunizte dhe përkrahësit e tij disa nga të cilët enden edhe sot e kësaj dotë
në drejtimet e shtetit shqiptar, duke I shkaktuar Shqipërisë një dëm të
pallogaritshëm moral dhe material.
Pavarësisht
talentit Dokle si gazetar dhe shkrimtar në të kaluarën sidomos në tematikën e
letërsisë të realizmit socialist, idea e tij per tu marre me problematikën
fetare me qëllim që të nxjerrë gështenjat pseudo-moralizonjëse nga zjarri i
amoralitetit atesit, apo nëpërmjet nostalgjisë jo-reale ndaj piktorëve të
mesjetës, -mbetet një utopi e rrezikëshme përsa I përket prekjes së ndjenjave
fetare dhe blasfemisë së shënjtorëve ortodoksë të komunitetit ortodoks dhe vetë
historisë së Shqipërisë së mesjetës së hershme e të vonshme e cila ishte
thellësisht fetare si përpara pushtimit turk , ashtu dhe pas e deri në
pavarësinë e Shqipërisë.
Kushdo
mund të bëjë pyetjen naïve se, përse autori ka zgjedhur (me insistim, me sa
duket) një subject nga historia e
Ortodoksisë dhe nuk ka marrë p.sh, një subjekt nga historia e kishës katolike,
apo islame? Mos vallë shkaku qëndron tek pasuria historike dhe artistike e religjionit
ortodoks të Shqipërisë, apo qëndron në fakt se pot ë shahsh ortodoksët nuk të
gjen gjë, por pot ë prekësh dicka nga
ndonjë nga tabu-të të këtyre
religjioneve të nderuara (ose sic thuhet në popull- këta individë janë rrahur
që këlyshë dhe e njohin të zotnë..prandaj nuk e prekin) të gjen belaja?
Mesa
duket, prekja e tabuve kristian-ortodokse nuk përbëka problem që pas shëmbjes
së komunizmit qoftë për shkak të tolerancës fetare por edhe për shkak të
indiferentizmit fetar të disa intelektualëve ortodoksë të joshur deri më sot
nga politika dhe të kthyer në ateistë sepse i shërbyen më së mirë sistemit të
kaluar komunist.
Turp për
ta që harrojnë nga e kanë origjinën. Turp.
Pa hyrë
në hollësi dhe duke respektuar thellësisht ndjenjat fetare të Komuniteteve të
tjera simotra shqiptare, mund të them me
siguri se Drama `Shën Maria e Beratit`përbën
jo vetëm para publikut shqiptar dhe aq më tepër atij korcar por, dhe në
vetë subkoshiencën e të nderuarit N.Dokle- një hallkë tjetër në zinxhirin e
ofendimeve ndaj komunitetit ortodoks të Shqipërisë.
Kjo ndoshta
edhe për shkakun se Komuniteti ortodoks shqiptar ka besimtarët me tolerantë dhe
nga më me kulturë të Shqipërisë, të cilët
janë të vetëdijshëm përsa I përket respektit ndaj të tjerëve dhe sidomos
ndaj komuniteteve fetare, por dhe aspak armiqësorë kur ka kritika ndaj tyre
. Në
rastin në fjalë, kjo dramë, ashtu sikurse dhe filmi i E. Budinës, kap për të
disatën herë temën e prifterinjve, shënjtorëve ortodoksë, të cilët komentohen ,
ofendohen, tallen, shahen sidomos nga qarqe të caktuara ekstremiste politike
shqiptare, por edhe nga mos-njohja mirë e historisë së Ortodoksisë dhe
kontributit të saj themelor si në krijimin e shtetit shqiptar, ashtu dhe në
organizimin dhe forcimin e tij gjatë gjithë kësaj periudhe.
Le të
shpresojmë që z. Namik të jetë ndër individët e këtij grupi, ose në ata
individë që përdorin fjalën e urtë
shqiptare të kthyer në invers: `Më mirë nami se syri`. Sepse si mund të lesh
nam ndryshe, në kohën e sotme?! ose duke
shpikur apo duke bërë vepra të mira (gjë që për politikanët shqiptarë nuk
bën vaki), ose duke sharë dikë më të madh se vehten…(kjo duhet të jetë
arësyea).
Disa
politikanët shqiptarë, disa ekstremistë fetarë, disa shqiptarë të shitur e të
blerë, e kanë më për kollaj që të lënë namin e tyre ose duke vjedhur ikona
ortodokse, ose duke dëmtuar kishat, ose duke sharë hierarkët ortodokse të
vdekur apo të gjallë; e përse kjo? Po pra për të lënë nam. E c`rëndësi ka se
cfarë nami le në kohën e sotmë? Mund të hysh në histori edhe duke bërë mirë
–edhe duke bërë keq….
Sipas
intervistës, vete Dokle eshte shprehur se: ~drama i kushtohet perpjekjeve
shekullore te njerezve te shquar per te garantuar mbijetesen e identitetit
tradites dhe shpirtit te kombit shqiptar Ne qender te vepres eshte jeta e nje
piktori qe pikturon Shen Marine ne nje kishe te Beratit cka asocon personazhin
me jeten e
Onufrit``(http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047329193/titulli/Shen-Maria-e-Beratit).
Sa e
vërtetë është kjo?
Nëse
mesazhi I kësaj drame duhet të ishte ashtu si thotë Dokle, përse e zgjodhi emra shënjtorësh si Shën Maria, Shën Kozmai, piktorët si
Onufri, dhe nuk zgjodhi luftëtarët e asaj kohë të cilët gjithashtu kanë qënë të
shumtë ( p.sh., Karl Topia, apo Ballaban Pashën, ose Ali Pashë Tepelenën, ose
veprën heroike të grave që me në krye Argjiro Kastrën u hodhën nga shkëmbi për
të ruajtur nderin? Puna e tij, por duket
që shkrimtari Dokle e ka patur më të lehtë të marrë nëpër gojë ( dhe duke I
shkruar) shënjtorë të cilët nderohen nga kisha ortodokse dhe automatikisht nga
komuniteti ortodoks dhe duke harruar se mund të preken ndjenjat fetare të këtij
komuniteti sesa të mendohej më shumë nëse duhet ti hynte kësaj pune për të
përcjellur mesazhin që ai pretendon se e ka publikuar nëpërmjet dramës se tij
të përfolur tashmë si një dramë medikcre dhe ofenduese. Ai mund të habitet,
sepse komunizmi na mësoi se si të ofendojmë ndjenjat e të tjerëve dhe të mos
paguajmë asgje e të mos kemi asnjë përgjegjësi morale për ato qe nxjerrim nga
goja apo me të shkruar. Sot është ndryshe I nderuar Dokle. Cdo shkelje e lirisë së tjetrit `paguhet`.
Sipas
spektatoreve ortodokse ne sallen e Teatrit A.Z.Cajupi: (sipas tyre, dramaturgu
ka përqeshur e baltosur shën Kozmain), dhe me rimarrjen e motivit të ringritjes
nga varri të Konstantinit të legjendës së njohur, që sipas besimtarëve,
rivalizon me ngjarjen më të rëndësishme biblike, atë të ringjalljes së Jezu
Krishtit tri ditë pas vdekjes.(
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/01/25/nje-drame-dhe-nje-autodafe/)
Deklarata
e Klerikëve Ortodoksë të LKorces, përkrahja e saj nga Myftinia Islame e po
këtij qyteti është një ogur I mirë se tashmë ka kaluar koha kur mund të shkelen
me këmbë liritë e të tjerëve.
Mjaft më
me ofeza, shkelje të dinjitetit dhe të ndjenjave morale dhe fetare ndaj
komunitetit. Ashtu sikundër një mjek gabon në diagnozë apo në mjekim dhe
dënohet për gabimin që bën qoftë dhe pa dashje, ashtu duhet të dënohe dhe ai që
prek ndjenjat fetare të tjetrit.
Shoqëria
shqiptare tashmë po sensibilizohet dhe po shkon drejt një shoqërie të
emancipuar kur reagon ndaj keqbërësve, qofshin ata mjekë, qofshin ata
politikanë, qofshin dhe artistë apo letrarë, ashtu sikundër reagon edhe ndaj
kriminelëve, hajdutëve, perversëve, të shoqërisë. Kjo shoqëri e dalë nga nga
një system shumë represiv, kjo shoqëri e arsimuar por jo e kulturuar, gradualisht
po emancipohet dhe po afrohet dhe integrohet me BE dhe SHBA, pikërisht edhe kur
pjesë e kësaj shoqërie janë komunitetet fetare të cilat ashtu si u duken
ateistëve si anakronikë, ashtu këto komunitete mbajnë fort traditën , familjen,
moralin, etikën. Atëhere përse duhet ti ngacmojmë dhe ti ofendojmë? Komuniteti
ortodoks ashtu sikundër simotrat e saj Komunitetet islame dhe katolike janë
ajka e një qumështi që ushqen dhe ruan identitetin kombëtar.
Sa për individët që mbrohen duke thënë se përse nuk u dënua Dan Braun me romanin e tij , unë po ju them këtyre individëve se misteret e historisë nuk duhen ngatërruar me besimin fetar.