Mendime
Besnik Lajqi: Përgjigje për Shefqet Strofcin
E diele, 10.02.2013, 09:04 PM
IDEALIZMI
SHQIPTAR DHE MARKSIZMI TALIBANIST
(Përgjigje për Shefqet Jashar Strofcin)
Nga Besnik Lajqi
Pikë së
pari nuk e meritoni të Ju jap asnjë përgjigje për ato që i keni shkruar në
gazetën kombëtare “Bota sot”. Ju aty e keni keqpërdorë sinqeritetin e shkrimeve
të mia, duke më bërë shumë ofendime dhe duke më quajtur herë spekulant, herë
shpifës, herë gënjeshtar, herë ushtar i atij apo këtij grupi. Më duhet t’ua shtroj
disa pyetje të shkurta për hir të respektit ndaj redaksisë dhe lexuesve të
panumërt të kësaj gazete. Ju, zotëri Shefqet, jeni në një moshë të respektuar,
mbi 65 vjeçare. Në këtë moshë të pjekur, njeriu nuk duhet të tallet me fjalën
publike, por duhet të mendojë mirë se çka flet, çka shkruan e çka shpif. Jeni
baba e gjysh dhe disa herë duhet të Ju vijë turp nga nipat e mbesat dhe fëmijët
Tuaj! Duhet të turpëroheni për lansime insinuatash poshtëruese për moshën që
keni! Si nuk Ju vjen turp si fetar dhe Haxhi të dilni në log të mejdanit me
trillime fantasmagorike, me fyerje, etiketime, ofendime dhe shpifje! Por, e
vërteta është se ti ke krijuar një përvojë specifike të pangopshmërisë
ballkanike për të lëpirë pjata, duke ngrënë nga disa kazanë të disa partive
politike dhe konfesioneve fetare, pjata e kazanë që po i lëpini edhe sot!
Më
kujtohet se Ju dikur na mbajshe
ligjërata për Enverin dhe Partinë e Punës. Pastaj e braktise Enverin dhe
partinë e tij dhe u bëre vegël e
ndryshkur e UDB-ës në zemër të Tiranës, ku pate disa përfitime:
udhëtime, fjetje nëpër hotele, lëpirje pjatash nëpër restorante luksoze kur
populli vuante nga uria dhe ishte duke u djegë e duke e masakruar. Ti thua se botoje një revistë ushtarake, kur Kosova ishte duke u djegur në flake, pa e
përmendur faktin se ato fletushkat tua kishin një mision përfitues për t’i
hedhur hi në sy popullatës, dhe atyre që jepeshin kontribut për luftë.
Tani jeni rrasur në një grup tjetër mashtrimi ballkanik, sepse çiftit tënd çdo
gjë që nuk është fetare, i duket antikombëtare. Luje, haxhi, luje! Kam dëgjuar
që jeni bërë Haxhi e fetar me e mjekër e me patollona të shkurtër si çifti i
disa antishqiptarëve tjerë që na turpërojnë në Kosovë. Edhe pse Enveri ishte
ateist, këtu më duket se kemi të bëjmë me kuçka islamiste të stalinizmi
enverist me karakter kriminal dhe talibanist! Kur më dërgoi Sheqet Jashari
në banesën e Ahmet Krasniqit, aty te piramida ishte me veshje ushtarake ky
Fuad Ramiqi me mjekër. Unë desha të flas
me të, por Ahmeti më këshilloi të kem kujdes e mos të flas me të, duke më
thënë: “Hiqu prej tij se nuk din me fol
mirë shqip!”
Duke e
parë se m’i pëshpëriste këto fjalë me një ton të ulët, erdhi Fuad Ramiqi dhe më tha disa fjalë shqipe, por të përgjysmuara
me një dialekt sllav. Isha edhe nja dy
herë tjera aty ku ishte Fuad Ramiqi. Ma merr mendja se ishte si një farë truproje apo ndonjë që e
kontrollonte banesën e Ahmetit, duke u
interesuar se kush po hyn e kush po del. Çdokush prej Jush tashmë e din se Fuad
Ramiqi njihet sot në Kosovë si një
eksponent i radikalizmit islamik.
Të shohim
tani se kush po
Edhe pse
nuk kam aftësitë e Faik Konicës, të Fan Nolit apo Bubullimës së Bukureshtit për
fshikullime satirike dhe polemike, sidoqoftë, mua më duket se ky reagim do të
jetë një befasi për lexuesit e Botës shqiptare, të Zemrës
Shqiptare dhe Gazetës Kritika. Kjo tregon se përveç luftëtarëve të Lirisë, edhe
korbat e kombit janë munduar të bëjnë
luftën në Kosovë, jo për interesat e botës shqiptare, por për interesat
e ndyta të shërbimeve sekrete kolonializmit serb dhe radikalizmit islamik.
Kuçkat e kombit tentonin të zhvillojnë një luftë fetare duke gëlltitur lekët e
diasporës për t’u trashur si derra
mënjanë, dhe duke gëlltitur fondin e luftës për ngritje xhamishë në anën
tjetër. Të shohim tani se kush po
Lexuesit
e mi i përshëndes duke ua dëshiruar gjithë të mirat e kësaj bote, por jo edhe
Ty, sepse ti shkruan baltërisht, ato që
i ke dëgjuar nga tjerët, duke nxjerrë, madje, edhe gënjeshtra nga xhepi. Porsi
ata “gazetarët” që gjatë luftës, pa qenë në vend të ngjarjes, tregonin se çka
po ndodh në Rugovë nga
Idealistët
e Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë
Enver Hoxha përmes Sigurimit të tij famëkeq ishte
njeri i rëndësishëm për aleancën e shteteve sllave, sepse e praktikonte
diktaturën më të egër staliniste në Shqipëri, që nuk kishte asgjë të përbashkët
me komunizmin, por me një diktaturë të
egër sllavo-greko-ortodokse. Këtë e di çdo kush prej Jush. Enveri nuk ishte
kush tjetër veçse një ish agjent i
ortodoksisë sllavo-helene.
Enveristët tanë kishin krijuar celulat e veta në emër të marksizëm-leninizmit
edhe në Kosovë e diasporë dhe trojet tjera etnike. Në kuadrin e këtyre celulave
kishte një numër të madh idealistësh të rinj, studentë, intelektualë dhe
qytetarë të rëndomtë digjeshin për komb e atdhe, dhe që i mbushën burgjet
jugosllave pa e ditur se kanë rënë viktimë e sigurimeve enveristë që
bashkëvepronte me sigurimin titist. Sigurimi i Enverit asokohe ishte ndarë në
dy grupe. Enveri me bandën e vet si
agjent i UDB-ës dhe KGB-së, kurse
Mehmet Shehu në anën e amerikanëve dhe perëndimorëve. Mehmeti kishte rekrutuar
një pjesë të mirë të shqiptarëve në trojet e pushtuara nga ish- Jugosllavia për
çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë.
Në listën
e shqiptarëve që stërviteshin për realizimin e këtij projekti ishin mbi 300
mijë vetë. Kur u vra Mehmet Shehu, kjo listë ra në duart e sigurimit shtetëror
të Enver Hoxhës dhe ata njerëz u atakuan si ithtarë të Mehmet Shehut. Nga viti 1981 filluan të burgosen
njerëz të pafajshëm që ishin në atë listë. Agjitatorët e Enver Hoxhës filluan
gjahun e tyre në Kosovë, duke i spiunuar shqiptarët që ishin në listat e
ambasadave të ndryshme të Shqipërisë. Kështu që mbi 500 mijë shqiptarë qenë
burgosur vetëm në Kosovë. Këtë listë me 300 mijë shqiptarë të trojeve tona e
kishte në dorë edhe banda e SHIK-ut me kriminelë që shkonin çdo ditë të
betohen para Nexhmije Hoxhës dhe varrit të Enverit, duke premtuar se do ta
çojnë amanetin deri në fund. Enver Hoxha e
kishte amanet sëpatën nga shoku ti tij serb Milladin Popoviqi, i cili e
formoi Partinë Komuniste të Shqipërisë,
ku në fakte nuk kishte asgjë me
komunizmin, por ishte parti e aleancës
sllavo-greko-ortodokse që ta përdorte çdo pesë vite për t’ua prerë
kokat patriotëve tanë që donin bashkimin
e Kosovës me Shqipërinë. Enver Hoxha
ashtu veproj duke likuiduar mijëra demokratë shqiptarë. Sopatën e ruajti mirë disa vite
gruaja e ish diktatorit Hoxha. Ku kjo
sopatë e serbit Miladin Popoviqit, e cila iu dorëzua marksistëve
sllavo-greko-ortodoksë SHIK-ut në Kosovë për të vrarë ata shqiptar qe ju kishin
mbetur pa i burgos e pa i vra gjatë jetës së tij sa ishte gjallë diktatori Hoxha. Fundamentalistët
islamikë të Shefqet Krasniqit e të Shefqet Jashar Strofcit, ishin në gjendje të vrasin 1 milionë
shqiptarë nëse nuk shkonin sipas urdhërave
të tyre, kurse UDB-a e Bukoshit me
bandën e Isa Mustafës (në vitin 1981
ishte në Kopenhagë të Danimarkës me një
delegacion nga ish-
Jugosllavia për t’i detyruar
mërgimtaret që t’i dënonin demonstratat e viti 1981),
ku ishin në bashkëpunim me bandën marksiste sllavo- greko- ortodokse të
SHIK -ut. Që të shtrohet dhuna ndaj
popullatës shqiptare në Kosovë dhe ta lëshojnë Kosovën
edhe
Neve s’na
mbetet tjetër veçse të falënderojmë Amerikën dhe popullatën hebraike në
Amerikë e në shumë vende te botës,
Gjermaninë dhe vendet tjera të Perëndimit demokratik që përmes NATO-së e
sulmuan Serbinë antishqiptare, duke ia prishur planin aleancës sllavo-ortodokse
dhe radikalizmit islamik, dhe pse jo, edhe sllavo-komunistëve të Kosovës. Fati
ynë që hyri NATO në Kosovë. Po të mos
hynte NATO, stalinistët e enverizmit kosovar kishin në listë t’i vrasin në
mënyra të ndryshme, jo vetëm ata që i vranë, por edhe 300 mijë shqiptarë tjerë
që ishin në anën e z. Rugovës. Në listë figuronin emra nga fshatari i thjeshtë,
bujku, bariu, rojtari, gazetari, mësuesi, profesori, akademiku, ish i burgosuri
politik, mërgimtari, polici
e tjerë, duke i përfshirë edhe të gjithë ata që ishin të punësuar në
institucionet e Kosovës në atë kohë.
Jo çdo
kush e din se gjatë luftës bëheshin disa
aventura, kur njerëz të posaçëm prej nga
dy vetëve, i sulmonin serbët në pikat e tyre dhe ikshin. I sulmonin në
ato fshatra ku ishin mbështetësit e
Ibrahim Rugovës, që të ketë sa më shumë viktima. Dhe, si pasojë e kësaj
aventure djallëzore, serbët bënin ofanzivë dhe i masakronin shqiptarët, duke i
bërë ato fshatra rrafsh me tokën. Kameleonët e antirugovizmit nuk kishin një
strategji kombëtare por një perfiditet shkatërrues dhe jo njerëzor. Kështu
ndodhi edhe në Rugovë. Rugovasit ishin të armatosur dhe Rugova ishte një teren
i përshtatshëm për luftë. Erdhën Naim Maloku, Beslim Zyrapi e tjerë, duke thënë
se duhet të lëshohen 13 fshatra. Këtë e bënë që
Rugova si vend e si emër, të mos
kishte emër, sepse një taktikë e këtillë dinake shkonte
në dëm të Ibrahim Rugovës. Ja pra se
çfarë strategjish pseudopatriotike dhe karrieriste janë bërë kundër popullatës
sonë të mjerë në atë kohë!