Mendime
Faton Mehmeti: Nën maskën e Çlirimtarëve
E diele, 10.02.2013, 06:20 PM
NËN
MASKËN E ÇLIRIMTARËVE
NGA FATON MEHMETI
Ata që
dikur hoqën maskat para Serbisë, për ironi tani kanë vën maskat para qytetarëve
të Kosovës.Si parantezë do theksuar se rruga për liri ishte e gjatë dhe shumë e
mundimshme për qytetarët e Kosovës. Mbase është e tepërt të shkruaj për
vuajtejt dhe gjakun e derdhur për liri, jo pse është a panevojshme, por se liria po na vret më shumë se lufta.
Është ky realitet i hidhur, i cili po na lëndon dhe po na vret ëndrrat tona për
një jetë të dinjitetshme.As pesimistët me të mëdhenj, nuk do ta besonin, se ata
që thirrëshin në emër të UÇK-së, me të marr pushtetin do “pushtonin “ vendin e
çliruar nga të vet ashtuquajtrit ‘’ çlirimtarë ‘’
Duke u
përball çdo ditë me këtë realitet të hidhur, ku më e rënd se vdekja është jeta,
më bën të dyshoj se këtë që sot thirrën
në emër të UÇK-së së lavdishme, kanë të
bëjnë sapo pak me idealet e saj.Nësë kësaj ia shtojmë edhe faktin se ‘dikur të
mëdhenjtë e UÇK-së, ndërsa sot të
paprekshmit e Qeverisë ‘’ nuk u dëshmua të kenë marr pjesë qoftë në një betejë
të vetme në kohën e luftës.Në mungesë të fakteve, këta njerëz kanë zgjedhur
propagandën e përvetsimit të dëshmorëve dhe luftës së tyre çlirimtare, për të
pasuruar egot e tyre maniakiste për pushtet dhe pasuri.
Edhe pas
13 vjetësh në liri, asgjë nuk ka ndryshuar pozitivisht.Dita ditës gjërat vetëm
sa po keqësohen, kjo po ndikon në rritjen e numrit të qytetarëve që çdo ditë
largohen nga vendi përmes formava dhe mënyrave të ndryshme, në të shumtën e
rasteve edhe bizare. Më mungesë të
përspektivës, po na ikin edhe truri i
shoqërisë.Segmendet me të rëndësishme në shoqëria :Ekonomia, Arsimimi, Shëndetësia janë në nivelin më të ulët të
mundshëm.
Niveli i
varfërisë është në shifra alarmante, rreth 37 përqind e popullatës llogaritet se
jetojnë në varfëri sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Ekonomive
Familjare .
Deri më
tani, trendi i ngritjes në Kosovë nuk
është udhëhequr nga ringjallja e sektorit privat zyrtar që do të krijonte vende
më të qëndrueshme zyrtare pune. Ende ekziston një mungesë e përputhjes në të
dhënat për tregun e punës, por të dhënat
nga AFP tregojnë vazhdimisht shkallë të lartë të papunësisë sipas ONP-së në
periudhën e pasluftës: 41.2 përqind në 2001, 47.2 përqind në 2002, dhe 44.4 përqind në 2003. Duke iu referuar
statistikave të organizatave vendor në vend, në raportin e fundit që e kanë
dhënë në vitit 2009, 34 për qind e
popullsisë konsiderohen të jenë të varfër me 1.5 euro në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me
vetëm 1 euro në ditë.Ndërsa raporti i Bankës Botërore jep shifra alarmante, mbi
40 %, të varfërisë, që dëshmon për
dështimin e Qeverisë në këtë drejtim.
Shëndetësia
është në gjendje të mjerueshme, qytetarët në vend se të shërohen më tepër mund
të marrin sëmundej.Kjo shpejgohet tek rastet e lindëve të fëmijëve, ku gjatë
lindjes dhe gjatë vitit të parë të jetës është problem madhor, që shpjegohet me shkallën e lartë të vdekjes
së foshnjeve të posalindura e cila sillet prej 18 deri në 44 në 1, 000 (4 deri
10 herë më e lartë se mesatarje e BE). Të ushqyerit jo adekuat është problem i
veçantë me ndikim në një numër të madh fëmijësh.Arsimi po ashtu është në
gjendje të tmerrshme, kjo dëshmohet edhe më raportet të cilat theksojnë se
Kosova është e para për nga numri i analfabetimit në Evropë.Rezultatet
përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se 55 mijë qytetarë të
Kosovës janë analfabetë të plotë.Cilësia në univeristete e shumëta private (
por dhe në atë publik )është në pikën me të ulët të saj, kemi prodhim të të
diplomuarëve analfabetë.Lere më tani që skemi ngritje në këtë segmend, por edhe
për të ardhëm spo krijojmë baza të shëndosha.Andaj e ardhmja shoqërisë sonë duket të jetë mjaft e zymtë.Si
rezultat i luftës së gjatë psikologjike, dhe vuajtjeve të qytetarëve të Kosovës
është krijuar një apatia.Dhe këtë ‘’ gjumë të Ujkut ‘’ po e shfrytëzojnë këta
matrapazë, të cilëve maska e çlirimtarëve iu ka rënë moti.Fytyrat e tyre dolën
në pah, dielli nuk mbulohet me shoshë…!!!