Mendime
Dibran Demaku: Padronët dhe servilët
E marte, 12.02.2013, 08:59 PM
PADRONËT
DHE SERVILËT
„Qingji i butë i thithë dy nëna, servili gjithë kopenë” - Shqiptare
Nga Dibran Demaku
Servilët
janë kategoria më e urryer e çdo shoqërie dhe në çdo system shoqëror.Ata janë
si rodhet që të ngjiten dhe nuk të shqiten dot.Ata janë të gatshëm që të qeshin
kur qesh padroni,janë të gatshëm të qajnë kur është i pikëlluar padroni, janë
të gatshëm të buzëqeshin kur i shanë padroni. Me një fjalë janë të gatshëm në
çdo lloj situate,mjafton që me veprimet e tyre t`i arrijnë synimet që kanë në
jetë.
Në
sistemin e kaluar komunist Padroni që ishte Një fliste gjithmonë në emër të
popullit dhe të partisë, edhepse ai kurrë nuk e pyeste as popullin e as
partinë,ndërkaq për të bëmat e tij nuk i jepte llogari as popullit e as partisë!
U besua
dhe u shpresua se me rënien e komunizmit iku edhe koha e sistemit njëpartiak,
ku lideri i partisë ishte i pari dhe vendoste për gjithçka.U besua se me
ardhjen e demokracisë dhe sistemit shumë partiak liderët e partive do të ishin
vetëm udhëheqës partiak e kurrësesi lider absolut. Por, ja që në trojet ku
jetojnë shqiptarët, praktika e liderit absolute komunist vazhdon edhe më tutje,
ku lideri tashmë është shndërruar në pardon, ndërkaq anëtarët e partisë,
qofshin ata edhe të veshur me petkun e ministrit apo të deputetit, nuk janë
asgjë tjetër vetëm servile të liderit, të cilët flasin me gjuhën e liderit,
qeshin kur qesh lideri, qajnë kur pikëllohet lideri…, bëjnë gjithçka çfarë
dëshiron lideri apo padroni i tyre.Dhe ky fenomen është present dhe i shprehur
tek të gjitha partite politike shqiptare në të gjitha trojet etnike të tyre.
Në
demokracinë e sotme(demokraci i thënçin!) kemi shumë padronë sepse tash kemi
shumë parti.Dhe secili pardon ka servilët e vet që nëse përkthehen në gjuhën e
sotme shqipe, padronët janë kryetarët e partive politike, ndërkaq servilët janë
anëtarët e partisë!
Kryetari(padroni)
i partisë vendos për gjithçka!Ai është Njëshi dhe do të vendosë për gjithçka,
si në kohën e Titos në Jugosllavi dhe në kohën e Enverit në Shqipëri.Vetëm se
tash kemi shimë Tito dhe shumë Envera! Ndërkaq anëtarët e partisë janë ata
servilët që ulin kokën dhe miraojnë me duartrokitje çdo vendim të liderit apo
padronit të tyre,sepse sipas tyre ai gjithmonë ka të drejtë, ai ësht Njëshi dhe
i gjithëdijshmi?!
Dhe ky
fenomen, siç e cekëm edhe më lart ësht i shprehur tek të gjitha partite
politike shqiptare dhe në të gjitha trojet shqiptare.Por, mbase më i theksuari
ësht tek dy parti politike në Shqipëri(tek Partia demokratike dhe tek partia
socialiste) dhe tek dy parti politike në Kosovë( tek Partia demokratike e
Kosovës dhe tek Aleanca për ardhmërinë e Kosovës).
Nëse një
analistë paanshëm do të analizonte punën e partive të lartëcekura do të vërente
se ato vetëm emrat i kanë të dizajnuara me demokraci ndërkaq veprimet i kanë
edhe më tutje të sistemit komunist!Mjafton që një qytetar i zakonshëm ta
përcjell një kongres të punës së tyre, apo kongres zgjedhor,si të doni, dhe të
vërej ato ngjashmëritë me kongreset e partisë komuniste si në Jugosllavinë e
Titos ashtu edhe në Shqipërinë e Enverit!
Kur
kryetari i partisë (padroni), ciladoqoftë ajo, do të hyjë në sallë të gjithë
anëtarët (servilët) e partisë do të ngriten në këmbë dhe do ta përshëndesin me
duartrokitje të zjarrta! A nuk ishte kështu edhe në kongreset e partisë
komuniste të Titos dhe të Enverit?!
Ndërkaq
për zgjedhjen e kryetarit(padronit) të partisë as mos të flasim.Ai gjithmonë do
të jetë pa kundër kandidat( si Tito dhe Enveri në kohën e tyre) dhe do të
zgjedhet me shumicën absolute të votive!(Ta kujtojmë me këtë rast vetëm
zgjedhjen e kryetarit(padronit) të PDK-së në Kosovë.Ai do të mirrte njëqind e
tetëmbëdhjetë vota nga njëqind e nëntëmbëdhjetë të mundshme?!). Vallë kësaj
mund t`i thuhet zgjedhje demokratike?!
Fenomen(tragjik-komik)
në vete është edhe vizita e liderit (padronit) partiak në ndonjë qytet apo
fshat të vendit! Atëherë anëtarët(servilët) e partisë do të kujdesën që
pjesëmarrja e populates të jetë sa më e madhe e mundshme(duke sjellur në ato
takime edhe nxënësit e shkollave fillore) dhe përveq kësaj duke angazhuar edhe
trupa të ndryshme artistike me mjete të zhurmëshme muzikore(si tupanët dhe
surlat) me të vetmin qëllim që tek lideri(padroni) i partisë të krijohet
përshtypja se ai dhe vetëm ai është i zgjedhuri dhe më i dashuri popullatës së
atij qyteti apo fshati?! Ndërkaq lideri do të përshëndetet me thuajse shumicën
e pjesëmmarrësve të atyre takimeve duke ua shtrënguar duart dhe duke u
buzëqeshur! A nuk vepronte kështu edhe Tito në Jugosllavi dhe Enveri në
Shqipëri?!
Si për
ilustrim të kësaj që u tha le t`i kujtojmë për një çast të shkurtër vizitat e
Titos në Kosovë apo vizitat e Enverit nëpër katunde të ndryshme të shqipërisë!
Kur do të vinte Tito në Kosovë i madh e i vogël do të ishte i detyruar(me
dëshirë apo pa të) të dilte në skaj rruga nga do të kalonin makinat e tij dhe
me lule në dorë ta përshëndesnin duke buzëqeshur e duke kënduar?! Ndërkaq po e
njëjta gjë do të ndodhte në Shqipëri kur Enveri do të vizitonte ndonjë qytet a
fshat të Shqipërisë, për të “ndejtur gju më gju me popullin”?!
Padronët
dhe servilët e trojeve etnike shqiptare duhet ta kuptojnë se këtyre bëmave të
tyre u ka kaluar koha dhe duhet të ndërrojnë pllakën nëse synojnë Europën.Sepse
Europa nuk i pranon në gjirin e tyre ata që gojën e kanë plotë demokraci,
ndërkaq dekorin e punëve të tyre edhe sot e gjithë ditën e kanë të dizajnuar
dhe të mbështjellur me komunizëm!...