Mendime
Zejdush Kastrati: Paradë shpresëdhënëse
E marte, 19.02.2013, 08:55 PM
Paradë
shpresëdhënëse
Shpresa është ushqim i të varfërit. (proverb italian)
Nga Zejdush Kastrati
Emocionet
që vëreheshin,por edhe shpreheshin nga
shumë të pranishëm që përcollën
paradën e parakalimeve të njësive elite
të Forcës së sigurisë por edhe të
Policisë së Kosovës, më 17 shkurt, me
rastin e 5 vjetorit të Pavarsisë, në sheshin “Nëna Terezë”, mund të përshkruhen
si mjaftë mbresëlënëse por edhe
shpresëdhënëse.
Komentet
që ipeshin aty për aty,edhe në
kohën kur kalonin pjesëtarët e këtyre skuadrave,me veshje shumë profesionale ushtarake
sipas modeleve të Nato-së ,me një
moshë poashtu të pranueshme, në veqanti të
ushtarëve të Forcës së sigurisë ,pastaj ,me një radhitje e marshim që vështirë është të shihet, edhe tek shumë ushtri të rajonit, e në
veqanti, ajo që krijoi një ambient shumë
relaksues e emocinal, ishte, prakalimi i tyre, me armatim, edhe pse të lehte,
por me modele që mbajnë pjestarët e ushtrisë gjermane, amerikane… por edhe
njësitë e motorizuara e të blinduara.
Edhe pas
përmbylljes së kësaj parade,komentet dhe vlerësimet e shumicës, që këtë ditë të bukur dimri, e vazhduan, edhe nëpër lokale, e shesheve të Prishtinës, sa i përket, këtj
parakalimi e defilimi, folën e dhanë vlersime, shumë pozitive,duke shtuar e
vlersuar, se ky parakalim, simbolizon nismën e funksionimit të një shteti të
njëmendët, i cili, reflekton, në radhë
të parë, besim tek popullata dhe tek gjithë ata, që e kanë dashur dhe e duan këtë shtet, e këtë vend
,dhe në anën tjetër, është edhe një mesazh i qartë, tek gjithë ata, të cilët,
edhe më herët,por edhe pas këtyre 5 viteve të Pavarsisë, jo vetëm, që hezitojnë
të na njohin e mbështesin,por në vazhdimësi, po na qojnë selame, e mesazhe, se
jo vetëm, që nuk do të na njohin kurrë,por do të vijë koha , që do të na zhbëjnë.
Emocione
edhe më të mëdha, kosovarët, kanë përjetuar, edhe në parkalime të mëhershme,jo
vetëm në Prishtinë, kur nën emblemën e
UCK-së,në numër shumë më të madhë,bëheshin parakalime, dhe sic dihet, aty, pos
atyre, që vërtet kishin luftar, “u futën “ dhe u promovuan edhe shumë
sish, me uniforma të “Bit Pazarit”,apo
shumë sish që ishin strehuar në Stankovec ,Shqipëri,por edhe nëpër “gropa të
kompirave” në Kosovë.
Megjithate,koha
në vazhdimësi, tani e 14 vjet pas luftës dhe largimit të forcave sërbe, tregoi
fëtyrën e vërtetë, jo vetëm të atyre, që
u futën nën uniformën e UCK-së si “klandestinë”,por fatkeqësisht, edhe
të disa komandantëve, që bënë luftën,por gjatë kësaj periudhe, pas lufte, shumë shpejt, i verboi lakmia,
pasurimi i shpejt, e disa edhe
pushteti,dhe kuptohet, edhe ku
popull, si cdo popull tjetër,arriti të
ndryshoj mendimin, dhe herë- herë, edhe publikisht, të distancohet, nga këto
veprime, të shumicës së atyre, që dëmin më të madhë, ia bënë, jo vetëm vendit,
por edhe vetëvehtes.
Andaj,
parakalimi dhe defilimi i gjithë këtyre strukturave ushtarake dhe policore më
17 shkurt,ka një peshë të veqantë, sepse, këtë ditë,për herë të parë, është prezentuar, ajo, që është, jo vetëm pasqyra, por edhe bazamenti, i një
shteti të njëmendët, i cili, kudo, në botë, identifikohet, me ushtri e polici profesionale, si dy segmente kyqe, për funksionim edhe
të sferave tjera, të një shteti, modern.
Kur ia
shtojmë këtij parakalimi, edhe prezencën,por edhe diskutimin
të përfaqsueses të sponzoruesit kryesor, i cili, na bani, jo vetëm
luftën,por edhe paqën, dhe njëherit është garantë edhe i zhvillimit dhe
forcimit të shtetit të Kosovës,atëherë, kjo paradë ,është një sinjal e porosi e mirë, se është koha e fundit, që
të shohim vehten “në pasyrë” dhe të
korigjohemi.
Edhe
deklarata e Kryemnistrit Thaci,(si njëshi në Kosovë), në këtë paradë,ku pos
tjerash ka shtuar se: ” ajo për të
cilën, jam i sigurt, si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës,
është, se përkushtimi ynë, për të zhvilluar vendin tonë, dhe të përmirësojmë
jetën e qytetarëve tanë, do të vazhdojë, edhe në të ardhmen, dhe secilin
përvjetor, të Republikës së Kosovës, do ta përcjellim me të arritura edhe më të
mëdha...” është mirë, bile pjesërishtë të jetësohet dhe të bëhet realitet.
Se
kryeministri, e ka,apo jo, seriozisht
edhe këtë deklaratë, mund ta dëshmojë
shumë lehtë dhe shumë shpejt.Fuqizimin me të madh, për shtetin e Kosovës,por
edhe për vehtë personalisht,z Thaci,do ta dëshmonte, sikur,të pengonte me të
gjitha mjetet, moskriminalizimin e mëtutjeshem të institucioneve të Kosovës, e
që fatkeqesisht,gjatë gjithë kësaj periudhe pas lufte,ka shënuar vetëm rritje.
Edhe cka
tjetër, duhet të ndodhë, në Ministrinë e punëve të brendshme,në Minstrinë e
Arsimit, Shëndetesisë,Zhvillimit ekonomik,por edhe disa ministri e digasterëve
tjerë, ku aferat koruptive, e skandalet finaciare, janë ba, përditshmëri,pastaj
nëpër kompani publike,Universitet...dhe njerëzit e përfolur, pa kurrfarë marre, thonë :”ne i japim përgjegjesi vetëm Hashim
Thacit,dhe vetëm ai mund të na ndërrojë...”
Pra
,”topi” është tek Ju, z.kryeministër,andaj nëse doni ta mbani edhe kete premtim
te dhene me 17 shkurt, veproni, sepse besimi është luhatur shumë, dhe afër
vetit mbani, pos të përfolur për korrupcion
e afera tjera, edhe të tillë,
që kanë punuar dhe janë deklaruar kundër kësaj Pavarësie e kësaj Kosove,por edhe, që
kane qenë, në taborrin tjetër, e që janë, angazhuar me mish e me shpirt, kundër
kësaj Kosove dhe këtij vendi.
Nëse
duam, që për paradën e ardhëshme,por, edhe për ngjarje, e manifestime tjera, të shumta,
me të cilat edhe dallohet Kosova,të kthejmë besimin e zbehur, ndaj këtyre institucioneve dhe
këtij vendi, atëherë,të luftojmë krimin dhe korupcionin që ka kohë që është
identifikuar, si më e keqja, e këtij, vendi, dhe të investojmë dhe hargjojmë
aty ku rezultatet shihen e duken,dhe ku, edhe ai që nuk është shumë i pasur, e ndien vehtën mirë, dhe nuk
ankohet.
Më 17
shkurt të këtij viti, sa i përket kësaj parade ,mund të themi, se edhe kosovari, e pa dhe e preku fuqinë e
njëmendët të funksionimit të shtetit.
Me fat...