E enjte, 01.05.2025, 06:00 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Je bo me t’kajt Rahoveci !

E marte, 26.02.2013, 08:48 PM


Je bo me t’kajt Rahoveci !

Zoti e ruajt Shqipërinë nga shqiptarët.(Faik Konica)

Nga Zejdush Kastrati

“ Kryeparlamentari,Jakup Krasnici, e ka mbeshtetjen e opozitës”, ”Jakupin nuk e ndërrojmë,por e mbështesim”,”Jakupin nuk do ta ndërrojmë, por qeverinë po”.

Ishin, vetëm disa, nga titujtë, të disa shkrimeve   por edhe citateve e deklaratave të disa deputetëve e liderëve, të publikuara, nëpër mediat elektronike por edhe të shkruara, e që patëm rastin, ti lexojmë e degjojmë,  menjiherë, pasi që kryeparlamentari Jakup Krasniqi,në vazhdën e komunikimeve me opinionin e gjërë, e bëri, me stilin e tij tashmë të njohur, edhe me publikimin, e letres, së tijë,të dytë,me të cilën, letër publikisht,  njofton opinionin e gjërë, se, kurrësesi, dhe me kurrfarë kushtet, nuk pajtohet, me konventën  e fundit partiake, të PDK-së.

Këto premtime e qëndrime   “mbështetëse” dhe shumë”bindëse” për opinionin e gjërë, “, i vijnë”kurbanit”,z Jakup Krasniqit,jo  nga bashkëpartiakë të  tij,pastaj bashkëluftëtarë e bashkëideologë,por, edhe nga ata, që  në veqanti, në raste festash e përkujtimesh,për ti bërë promo vehtes,  e sa për të dalë para medias, shkojnë edhe nga dy herë në ditë, dhe vizitojnë, edhe varrin e  Ibrahim Rugovës,tashmë të vdekur,vend të cilin sic dihet,  nga gjithë kasta politike, vetëm  “Kupa”, asnjëherë, nuk e ka vizituar, por  kjo “përkrahje” vjen edhe nga ata, që kohëve të fundit, deri para disa ditësh,kur  krymenistri, Thaci,u tha, se “posti i kryeministrit është i padiskutueshëm”,  ishin aleatë të fuqishëm të Thaqit, e qeverisë aktuale .

Gjithnjë,nga informatat e publikuara nëpër disa media ,për  z.Jakup Krasniqin, gjithashtu,”shqetësim” dhe “brengosje”është shfaqur, edhe  nga një subjekt tjetër politik,që nuk njeh flamurin as himnin e Kosovës, e as pakon e Ahtisarit,por rasti i “Kupës”, është shqyrtuar, nga  dy zyrtarë,  të nivelit të dytë, e jo, nga  lideri  i këtij subjekti politik.

Se cili, është qëndrimi, i disa, mini subjekteve,  tjera,  që janë, pjesë, e Parlamentit, të cilin, e udhëheqë (hala)z. Krasniqi, apo i  minoriteteve,deri më tash, nuk ka reagime ,por, nëse bazohemi, vetëm në këto reagime, mund të themi,  se për”kokën” e kryeparlamentarit, tash për tash, ka “mjaftë të interesuar”,dhe, edhe për të shkarkuar nga posti që mban,por edhe  pas “divorcit” eventual nga Pdk-ja,z.Jakup Krasniqi,ka  mjaftë “aleatë” dhe “mbështetës”që nuk do ta lënë të “digjet”apo edhe  të “mërzitet”.

Për ne,(gazetarët)  që përcjellim, punën e Parlamentit të Kosovës ,ndërskamcat e skenarët, që përgatitet fillimisht jashtë këtij institucioni, e pastaj jetësohen dhe realizohen, pa  vështërsi, të mëdha, pikërisht, nga pjesa dërmuese, e këtyre deputetëve, në sallën, që udhëhiqen, nga z.Jakup Krasniqi,të mos mbështesësh, e të mos kalojë, edhe në votim, ndonjë, vendim apo  iniciativë e nismë,(nëse ka dështuar  me rastin e parë të votimit,në votimin vijues ka kaluar) që është, në favor, apo e inicuar, nga Qeveria apo Hashim Thaci, është rast i pashënuar,  dhe i parealizuar, në dy përbërjet e legjislacioneve të fundit, të këtij organi shtetëror.

Se sa është  “mbështetja””parimore” dhe padiskutueshme, e këtyre, subjekteve, parlamentare, në rastin e inicimit, të shkarkimit, të Jakup Krasniqit, nga posti i kryepralamentarit,mund të dëshmohet edhe me premtime dhe ultimatume kur pikërisht  nga këto subjekte,  proklamoheshin,  kërkesa ultimative, drejtuar qeverise aktuale”Jo bisedime me Sërbinë”, ”Presdidentja duhet me dhanë dorëheqje””Nuk komunikojmë kurrë me Presidenten””Nuk i besojmë Hashim Thacit”,”Jo Blerim Shala koordinator”,”Për ne, e kryeme reforma zgjedhore”,…dhe në fund, gjithnjë,sic dihet e po shihet, u dorëzuan, dhe ja ku jemi, dhe po shihet e duket, se kush është më i “forti”,dhe kush, po e mban, fjalën.

Kur jemi te votimi, e që pikërisht si duket, po thirren,(këta “shpëtimtarë”) se, nuk do ta votojnë, shkarkimin  eventual të z.Jakup Krasniqit,nëse këtë e kërkon PDK-ja,edhe kjo praktikë, ka dëshmuar, pothuaj, gjithnjë, se me këtë përbërje, e strukturë deputetësh,shumica me dosje”jo të pastra”,me disa deputetë, edhe “argatë”  shumë të besueshëm të partisë më të madhe,me  disa veprime të “shefit të shefave”por edhe disa militantëve tjerë partiakë, që  vështirë  ndokush tjetër do të mund të arrinte ti bënte,

edhez. Jakup Krasniqin,nëse Pdk-ja mendon dhe vendos ta shkarkoj,ate, mund ta bëjë pa ndonjë problem e mund të madhë.

Nëse, shkarkimin eventual, të Jakup Krasniqit, e kërkon dhe e mbështet, edhe faktori ndërkëmbëtarë, atëherë, punën e ish ambasadorit Dell,tashmë, nuk ka nevojë, ta kryej, ambasadorja e re Jacobson,por ate punë, shumë mire, po e kryen dhe do ta realizoj,  edhe Bajrami nga Decani,por edhe të tjerë…

Kryeparlamentari Karsniqi, me dy letrat  dhe “rebelimet” e fundit, po tregon, bile pak, moral politik,karshi liderëve tjerë,edhe pse e gjithë kjo është me tepër “lojë interesash, por edhe inatesh përsonale” mes atyre, që me vite, ishin në maje të pushtetit,dhe kuptohet, me kalimin e kohës,kur arrihet zeniti, si gjithkund  tjetër,(në veqanti në Ballkan)edhe tek ne, pse jo, në skenën politike ka  dhe do të ketë me siguri,edhe ndamje edhe ramje,edhe largime, edhe hidhërime edhe mospajtime,por ka me pas me siguri  edhe burgosje e arrestime,(ishalla nuk ndodh)   mund te ndodhin  edhe vrasje e eleminime.

Se si do të rrjedhin gjërat,është vështirë të parashikohet,por  nuk besoj se  veprimet e Jakup Krasniqit ,si kryeparamentar do të pengonin, në vazhdimësi, rrjedhën e punës së Parlamentit duke bllokuar (eventualisht)nismat e Pdk-së si mazhorancë,sepse të gjithë ata që janë përfoluar si “krahu” i “rebeluar” i Pdk-së,  janë strukur e janë “paluar”,afër Thacit, dhe janë bërë, edhe pjesë, e suitave të tijë, jashtë shtetit.

z.Jakup Krasnici i ka afër vedi, vetëm disa këshilltarë, të cilët si duket, kësaj radhe, e mësuan shumë keq apo e dezinformuan.

Por mbi të gjitha,z. Jakup Krasnici, vizavi popullit  edhe pse me vonesë,tregoi sinqeritet,respekt e ndershmëri,dhe kaloi një fazë, nëpër të cilën, pothuaj,edhe  gjithë lidershipi  kosovarë, do të kalojë,sepse, koha, do të tregojë, se nuk ka të paprekshëm,qoftë para ligjit,por nganjëherë , edhe para zotit,por  kuptohet sejcili,  për  ngjarje, e role, të natyrave të llojllojshme.

Megjithate një fjalë e urtë kineze thot:”dikend, edhe kur vdes,duhet me e vra për së dyti”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx