Mendime
Xheladin Zeneli: Lojë politike e Podgoricës
E merkure, 27.02.2013, 08:56 PM
KOMUNA E
MALËSISË, LOJË POLITIKE E PODGORICËS
Nga Xheladin Zeneli
Çështja e
Komunës së Tuzit (Malësisë) është pjesë e programit,pothuajse e të gjithë subjekteve politike shqiptare dhe të
disa organizatave joqeveritare dhe
njëkohësisht është një ndër kërkesat e tyre kryesore.Gjithashtu,kjo çështje ka
qenë temë e diskutimeve të niveleve të ndryshme,temë e disa elaborateve e
projekteve, si dhe shkak i protestave
paqësore.
Kurse, që
nga viti 1997 e deri më sot,së paku pesë herë është premtuar jetësimi i Komunës
së Tuzit me të drejta të plota nga ana e qeveritarëve malazez ,por deri më sot asnjë nga këto premtime nuk
është mbajtur.Poashtu,kërkesa e Komunës së Tuzit shpeshëherë ka qenë objekt
negocimi në mes partisë në pushtet dhe faktorit politik shqiptar. Gjatë fushatave
të ndryshme parazgjedhore ,në të kaluarën,zyrtarët e partisë në pushtet,duke
përfshirë edhe kryetarin Millo Gjukanoviq, kanë vizituar trevën e Malësisë
vetëm me një qëllim : që duke premtuar realizimin e komunës,të mbledhin
vota për Partinë Demokratike Socialiste
(DPS).Dhe për fat të keq, deri më tani,kjo politikë ka pirë ujë.
Gjatë
gjithë kësaj kohe,jo vetëm ndaj çështjes së Komunës së Tuzit,por në përgjithësi
ndaj Malësisë,është udhëhequr një politikë neglizhente,inferiore dhe
diskriminuese nga ana e Podgoricës zyrtare e cila është qasur çështjes së
Komunës së Tuzit vetëm atëherë kur ky pushtet ka parë mundësinë e përfitimit të vet
politik.Pra, partia në pushtet e Millo Gjukanoviqit (PDS), e ka shfrytëzuar dhe
gjithnjë vazhdon që t'a shfrytëzojë deri
në maksimum kërkesën e drejtë të banorëve
të Malësisë për interesat,nevojat dhe
qëllimet e veta politike . Sepse nuk shpjegohet ndryshe zvarritja me paramendim
,tashmë më shumë se dy dekada ,e realizimit të Komunës së plotë duke kushtëzuar
jetësimin e saj me arsyetime të
pakuptimta dhe absurde.
Edhe sot
,çështja e Komunës së Tuzit është bërë temë e zgjedhjeve presidenciale në Mal
të Zi, të cilat janë të parashikuara që
të mbahen me 7 Prill të këtij viti. Siç njoftojnë mediat, subjekteve politike
shqiptare të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar,fillimisht iu është
kërkuar për të mbështetur kandidatin e PDS-së, Filip Vujanoviq për president në
zgjedhjet e muajit Prill.Si këmbim, partia në pushtet e Gjukanoviqit (PDS)) do
të zhvillojë më vonë referendumin "konsulltativ" për statusin e plotë
të komunës Tuzit.Përsëri, qeveria malazeze ,në mënyrë perfide dhe të
kalkuluar,tenton që të përdorë çështjen e Komunës së Tuzit, si mjet
për të arritur qëllimet e saja politike.Tani shtrohet pyetja se deri kur
çështja e Komunës së Tuzit do të jetë objekt i marrëveshjeve apo çështje kushtëzimi i njërës palë (pra, qeverisë malazeze) ndaj palës tjetër(përfaqësuesve të
subjekteve nacionale shqiptare) !?
Një pjesë
e konsiderueshme e përgjegjësisë lidhur me mosrealizimin e Komunës së plotë të
Tuzit ,mban edhe faktori politik
shqiptar i cili nuk ka qenë sa duhet i vendosur apo këmbëngulës,unik dhe
konsistent lidhur me çështjen në
fjalë,që nga fillimi.Gjithashtu,faktori politik shqiptar ka lejuar që
shpeshëherë të manipulohet,nga ana e partisë në pushtet,në mes tjerash edhe me
çështjen e Komunës, e cila ka përfituar nga ndasitë dhe nga mosuniteti i
subjekteve politike shqiptare. Edhe në zgjedhjet presidenciale të këtij viti,
partitë politike apo kualicionet shqiptare që janë pjesë e qeverisë,deri më
sot, nuk kanë arritur qendrim të njëjtë dhe kanë dallime sa i përket asaj se a duhet apo nuk duhet përkrahur kandidati
i PSD-së(DPS-it) për president të Malit të Zi.
Tendencat
e shkëputjes së një komune dhe paradokset politike në rajon
Kur janë në pyetje pozita e popujve pakicë në
hapësirën e shteteve që u krijuan nga shpërbërja e Jugosllavisë,paradoksi më i
madh është aplikimi i standardeve të ndryshëm (të dyfishtë,nganjëherë edhe të
trefishtë) në zgjidhjen e statusit të
tyre brenda shtetit të tanishëm ku ata jetojnë. Të marrim për shembull serbët
në veri të Kosovës të cilët me
përkrahjen e heshtur të komunitetit europian, po angazhohen për autonomi
politiko-territoriale apo status special i cili, si i tillë paraqet sfidë serioze për integritetin dhe
tërësinë shtetërore të Kosovës.
Rasti
tjetër i kërkesave ekstremiste serbe në rajon,paraqet iniciativa e Komunës
Lubinje,territor brenda Federatës së
Bosnjës dhe Hercegovinës,me popullsi
shumicë të nacionalitetit serb.Komuna e Lubinjës gjindet në pjesën
jug-lindore të Hercegovinës afër kufirit shtetëror me Malin e Zi dhe nëTetor të
vitit të kaluar siç njofton portali
informativ në gjuhën malazeze (http://www.vijesti.me/ e datës
26/10/2012),zyrtarët e kësaj komune planifikojnë që të ftojnë banorët e
vet në referendum me qëllim që të
votojnë për shkëputje nga republika e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe t'i
bashkangjiten Malit të Zi !? Këte vendim ata e mbështesin në Ligjin për referendum dhe në iniciativën
qytetare të Republikës Serbe( RS) e cila është në fuqi që nga viti 2010. Nëse
vjen deri te realizimi i një referendumi të tillë,ky do të ishte rasti i parë
në këtë hapësirë të Ballkanit ku një komunë e një shteti fqinj shkëpuet dhe i
bashkangjitet një shteti tjetër. Lidhur me këtë lajm, për befasi,nuk pati asnjë
reagim nga instancat ndërkombëtare.
Derisa në
njërën anë,një komune (komuniteti) të një shteti fqinj, i ofrohet mundësia e
shkëputjes nga shteti të cilit ato i takojnë,në anën tjetër një pjese të
shqiptarëve në Mal të Zi,respektivisht Malësisë,vazhdimisht iu mohohet një ndër
drejtat e tyre fundamentale,e drejta e vetëqeverisjes së plotë lokale,si
kërkesë minimale e shumicës autoktone shqiptare
në këtë trevë.Atyre, pra banorëve të Malësisë ,tash disa vite me rradhë
iu është imponuar e ashtuquajtura Komunë urbane dhe sot iu ofrohet njëfarë referendumi
"konsulltativ",i cili sipas disa ekspertëve të fushës përkatëse ,një
gjë e tillë nuk ka bazë ligjore dhe do të duhej të ishte i papranueshëm.
Banorët e
Malësisë kërkojnë që të trajtohen në mënyrë të barabartë,ashtu si edhe
bashkësitë e tjera etnike në Mal të Zi dhe kërkesa e tyre nuk kërcnon
integritetin e shtetit të Malit të Zi dhe është
në përputhje me të gjitha ligjet,kartat dhe konventat ndërkombëtare për
vetëqeverisjen lokale dhe decentralizimin e pushtetit ,prandaj edhe mos
realizimi i drejtës së formimit të Komunës së plotë të tyre, është i pabazë dhe
i pajustifikueshëm.
Është imperative që shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politik të ngrisin zërin e tyre tani dhe në mënyrë të unifikuar e me këmbëngulsi të kërkojnë realizimin e Komunës së plotë të Tuzit,pa asnjë llojë referendumi dhe pa kurrfarë kushti apo ultimatumi nga ana e qeverisë së Malit të Zi,përndryshe çështja e realizimit ,të një ndër kërkesave më jetike të shqiptarëve në këtë shtet,do të vazhdojë që edhe më tutje të jetë lojë poltike e Podgoricës.