Mendime
Agim Gashi: Ja se çka shkruan Salih Kabashi
E marte, 05.03.2013, 10:57 PM
JA SE ÇKA
SHKRUAN SALIH KABASHI
Reagim
NGA AGIM GASHI
E njoha
në Ljubjanë. Çfarë sjellje dhe çka di unë për Salih Kabashin, nuk i tregoj.
Edhe pse askund nuk ishim me ideologji, prap e mbaja shoqërinë me të.Më thirrte
nga Zvicra me telefon dhe fliste me orë të tëra.Për një moment u bëra armiku
numër një i tij për shkak të një xhelozie. Ai e di këtë që unë nuk marr njerz
tjerë të pafajshëm në qafë për komunistin e përbetuar, Tarasist Bulbashin alias
Harashovin sovjetik.Sulmet i ka filluar tani së voni.Ai e di pse i filloi dhe
ai e di që unë nuk poshtersohem që ti qes në fush të bëmat dhe tradhëtitë e
Sali Kabashit që ua bën grave shqiptare, jo për hir të Salih Kabashit por për
hirë të pafajshmeve. Kur unë bisedova me një x person dhe që ky x personi i ka
treguar, atëherë Salih Kabashi më shkruan:
Nuk e keni
pasur lejen që të merrni shkrimin tim. Luteni që ta hiqni. Ne nuk kemi qenë
kurrë miq. Ti si një badihavxhi ke ardhë në Lubjanë, ke qenë rast social. Të
kam bërë pa pagesë publicitet për kastetat tua. Muzika që bën ti nuk më pëlqen.
Patriotizmi yt për mua është neveritës. Ti nuk mund të jesh miku im.
Më erdhi
shumë keq që paskam qenë rast social për Salih Kabashin duke e mshefë punën dhe
kontributin tim jo vetëm në Lubjanë por edhe në Kroaci, Bosnje e kudo tjeter.
Fundja unë edhe pse i kam ndihmuar, punën time nuk e kam bërë për Sali Kabashin
komunist e as për klikën e tij komuniste, por për popullin dhe atdheun.
Poqëse ky
Salih Kabashi nuk tërhiqet nga ofendimet, jamë i detyruar ta publikoj edhe
shkakun e xhelozisë së tij në pleqëri, tradhëtitë e tija imorale tek femrat
shqiptare dhe marritë tjera që unë ia di. Nuk kam dëshirë të hy në polemika me
të tillë njerz të krisur, por ja që edhe në momente më kritike sulmojnë
paskrupullt. Këtë e bëjnë vetëm kriminelët komunist, stalinistët tarasist të pa
përmirësuar.
Ja se çka
shkruan për transplantimin e mëlqisë sime.Ofendimet e tija do ti di edhe
policia dhe gjyqi gjerman dhe ky evropian. Ky sulmon edhe ekipet mjeksore që
përbëhen nga profesor me emër tek Universitet botrore duke i quajtë derra!
Për keqardhe e më keqardhe po e bëj këtë reagim.Koha ime pas transplantimit nuk përkon me u marr me stalinistin Salih Kabashin por për kujdesin tim ndaj sëmundjes sime. Eh, xhelozia ndaj grigjës së femrave që posedon Salih Kabashi, ia ka shpërlarë trurin. Dikur më thohte se unë isha miku më i mirë i tij. Po ku të mbeti ndera o Salih Kabashi? Oh më fal të lutem. Ti ske pas nder asnjëherë!
Lexojeni pra pamfletin komunisto-stalinist të Salih Kabashit:
''Salih
Kabashi
27.
Februar
DUMDUM
Komunikatë
për opinion
Reparti i
kirurgjisë
(Urbi et
orbi)
Njoftohet
opinioni i gjerë se kirurgët tanë kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale e cila
shënon një revolucion të vërtetë shkencor.
Operacioni
është kryer paralelisht mbi një derr të cilit i është nxjerrë, dhe një dykëmbëshi
dyqindkillsh që në kronikën medicinale është i evidencuar si Z. SH., të cilit i
është futë një organ i të parit.
Marrja e
organit e dhënia e tij dallojnë. Ndërsa marrësi i organit është pyetur dhe ka
nënshkruar pajtimin që t'i hiqet sendi i sëmurë, ndërkohë një derr totalisht i
pafajshëm, nga një tufë derrash, është therë pa gjyq. Organi i duhur i është
hequr për së gjalli.
Amputimi
ka shkatuar vdekjen e derrit. Imputimi po e mban hala në kokërr shpine
pacientin.
Të
këtilla amputime e imputime, kanë ndodhur deri tash në Evropë. Numri i tyre
është mjaft i kufizuar dhe mbijetimet edhe më të pakta.
SHTESË:
Operacioni
në fjalë është i pari mbi një ballkanik, me siguri rasti i parë i një
serbo-shqiptari që po ia zgjat ymrin vetit falë donacionit të ardhur nga një
tufë derrash.
Burime të
sigurta konfirmojnë se i operuari është personazh i njohur për lexuesit e
Dumdumit, pasiqë ai këndejpari ka defiluar edhe më parë me emrin rapsodik
Zorani me sharki.
PS
Vizitat
te i përmenduri për shkak të kundërmimit të padurueshëm nuk lejohen më as me
maska.
Çështja e
Fondit është komplikuar. Gjinja nuk duan me dhënë pare pa qenë të sigurt se
Zorani prap ia ngjet sharkisë.
Interesim
për ta vizituar pacientin kanë shpallë vetëm Rojet e Urës matanë Ibrit.
Dumdumi mirëpret kontributet serioze të lexuesve të tij lidhur me evoluimin e shëndetit të Zoranit me sharki.''
Kjo e tregon shpirtin dhe zemrën prej krimineli të Salih Kabashit.Për keqardhje o Sali. Ke me vdekë prej xhelozisë!