E enjte, 01.05.2025, 09:54 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Me allahiekberr e pa garanci!

E merkure, 06.03.2013, 09:10 PM


Me allahiekberr …e pa asnjë garanci!

-Ose: - ZOTI E JEP MIRËQENJEN-

-…Mue më kan ba per veti me sjelljet, me sinqeritetin, me respektin, me mirkuptimin, me humanizmin, me pastertinë e tyne shpirtnore këta kryqalinjet e Europës sepse më duken se janë shembull i njerzores dhe i humanës. E unë jam njeri e jo majmun i xhungllave të Afrikes e Azisë. Jam shqiptar me rranjë në trojet e mija që kur Zoti krijoj njeriun…-

Nga: Selim M. Nëngurra - Redaktor në ZSh.

Sot posa u zgjova grueja ime u ankue se lavatriçja diçka nuk po funksionon mirë. Shkova ta shof , jo pse marr diçka vesh per ta rregullue, por ashtu per tja ba qefin asaj se ja po interesohem per ankesen që bani. E leshum të veproj disa here dhe pash se kishte problem me programerin sepse kalonte programet, centrifugen nuk e pranonte, por e kalonte. Nuk më mbeti tjeter pos të bahem gadi me dal me ble nji tjeter lavatriqe. Kur shkoj në shitore tregoj se cili asht problemi dhe meqense aty e kisha ble para disa viteve shitsi më gjeti nji të re dhe më tha, ta sjellim neve te shpija dhe do e lus mjeshtrin që ta shef atë të vjetren se cili asht problemi . Isha pak nervoz sepse papritmas dolen dore 600 euro pikrisht tash kur ka shpenzime të shumta me tatime, me sigurime të vitit që sapo hym dhe duhet pague si dhe me kursime per tu ba gadi per pushimet e verës në Atdhe. Erdha në shtëpi dhe pas pak ra zilja e derës. Dola dhe pash se ma kishin sjellë lavatriçen e re. Ngadal e me kujdes dy burra norvegjez (kryqali ) u zdathen dhe futen lavatriqen mbrenda në vendin e saj. Njeni nga ta u afrue te ajo e vjetra dhe e leshoj të shef se cili ishte problemi me te. Derisa ajo kryente veprimet e veta ky më pyeti, ku e ke kuponin fiskal dhe garancionin e saj? Nuk di më kanë humb i thash, nuk kam ba kujdes me i ruejt dhe kjo asht ble diku para 10-12 viteve dhe garancioni nuk vlen ma. Heshti dhe kur pau se si lavatriqja nuk pranon centrifugen, por e kapercen ate ai e largoj pak anash dhe e hapi per ta pa fajin. Ha,ha,ha… foli vetmeveti dhe i tha kolegut të vet ta demonton atë të vjetren derisa vet nxori celularin dhe bani nji telefonatë.

Shef jam Geir -i , anuloje të lutem atë pagesen per lavatriqen që e sollem në rrugen Brusemyrtoppen në Borgenhaugen sepse kjo e vjetra qenka me defekt fabrike dhe do e sjellim tash atje e këtë të ren po e montojmë.

Unë mbeta me gojë hapët, çka po flet ky njeri mendova, flet per rastin tim apo po flet per ndonji rast tjeter?! Vrisja mendjen dhe ai burr i ndershem pasi mbaroj me shefin e vetë mu drejtue: -ndëgjo zotni!  Kjo lavatriçja e jote paska nji defekt fabrike dhe po çuditem se si ka funksionue fare deri tash gjithë këto vite andaj neve do e marrim me veti dhe ti këtë te renë e ke falas. Eja kur të duesh në shitore dhe i merr prapa parat e tua. Nuk muj besoja, më dukej si jam andërr. Me shumë afinitet e larguen lavatriqen e vjeter dhe e ngarkuen në furgon e pastaj montuen këtë të renë. Më kerkuen falje dhe shkuen të buzqeshun në punen e tyne. Mbeta per disa çaste me gojë hapun mendimet më shkuen atje larg në Atdheun tim në Dardani, në Istogun e Ibrahim Rugovës dhe në Pejen e Haxhi Zekës. Ka në këto dy qytete nji qender tegtare që quhet ETC që asht shkurtesë e serbishtës EKONOMSKI TRGOVAÇKI CENTAR pronar i të ciles asht deputeti i AAK-së Ramiz Kelmendi nga Peja. Pata shkue aty në ate në Pejë per të paren here në veren e vitit 2009 dhe bleva shumçka, jo per vedi por per kunetet e mi dhe familjet e tyne në fshat ku unë atbotë baja pushimet sepse nuk kisha shtëpi timen askund në Dardani.

Kisha ble nji fshisë elektrike dhe te kasa derisa pagova e pyeta puntoren se sa ka garancion kjo. Nuk ka fare mu pergjegj ajo. Unë buzqesha dhe i thash, tallesh ti apo çka po fletë?! Jo axhë nuk po tallem ashtu asht këtu, hajt tash mos më pengo se ju po vini nga jasht e po doni me na sjell ligjet e atjehit neve këtu. Këtu asht Kosovë ( e shkrova si e tha ajo ) dhe hajt mos më pengo. Sjellje arrogante, sjellje vulgare të tilla nuk kisha pa dhe mu rrit temperatura dhe i thash, thirre shefin të flas me te, per ligjet që i paskeni dhe per sjelljen tande. Ajo u ba edhe ma nervoze. Grueja ime më thotë ec hiqu saj, vajza e kunatit që ishte me neve u skuq u ba all dhe mu afrue e më tha, nuk ka garancione këtu dhe hiqu saj, unë ngula kambë ta takoj shefin. Kisha shpresa se do ma thërrasin vet pronarin sepse e njof ate njeri, baban e ti Çun Kelmendin si dhë vëllaun e ti Aliun. Bile ju kam pas ba nji sherbim të mirë në fundvitet 1970 në Lublanë të Sllovenisë , ju kam pas zgjidh nji problem per martesen e motres së tyne, nejse moti asht ajo punë ama doja ta takoja dhe ta uroj per pasunin që paska ba , por gjithsesi do e pysja se si ka arrit per kohë kaq të shkurt me ba tanë këte pasuni. Kur unë isha në këto mendime vjen nji kryerrum me mikrofon në vesh dhe me pantollona të zi e këmish të bardhë dhe me nji cinizem poshtrues më afrohet tue nxjerr nga goja këto fjalë;  -he jaran, çka u ba çka ki, hajt e mos pengo se të nxjerri jasht zvarr si qen. U befasova edhe ma keq me këte ahmak dhe ju afrova para hundve dhe i thash: - po hajt prekem po je burrë. Grueja ime dhe vajza e vëllaut të saj u futen mes nesh dhe pas pak edhe shumë konsumues kalimtar të rastit që ishin aty. Unë thirra policinë , por ata thanë se per aso punësh nuk vin. Mbeta i habitun dhe dola tue fsha nga thellësitë e shpirtit. Ma kurr nuk jam hy në atë mutsihane qendre që fund e krye ka vetem mallna Serbije.

Dhe rasti i sotshem me lavatriçen time si dhe rasti i para dy mujve me tush kabinetin tim më ban me mendue se sa të ndergjegjëshem janë europianët. Po e spjegoj tash edhe rastin e tushit në banjon në shtëinë time.

Unë shtëpin që kam tash e pata ble para tri viteve. Kam ba shumë meremetime në te dhe ende baj per ta ba per shijen tonë familjare. Kur nji dit shof se korita e tushit kishte plas ishte qa pak dhe per pak ditë kjo plasaritje shkoj tue u perhap dhe shkoj skaj më skaj të korites (vaskës). Shkova ta gjej nji tjeter dhe në shitore shitsi më thotë se cila asht marka që e kam, ta gjej dhe ta shef ai a mos ka garancion ende. Unë nuk disha se kur asht ble fare sepse ate e kishte ble e montue ish pronari i shtëpisë. Erdha në shtëpi pash se cila markë asht dhe hyna në internet dhe gjeta prodhuesin e sajë. Kishte numer telefoni aty dhe e thirra, mu lajmrue nji burr i cili me pershendeti ngrohtësishtë, i spjegova hallin tim dhe ai më pyeti per kohen se kur asht ble. Nuk di i thash, unë e kam gjet ashtu kur para tri viteve bleva shtëpinë, por korita asht plasaritë tash, këto ditë.

Bane ndonji foto të tush kabinetit dhe mi dergo në këte adresë apo në celularin tim më tha ai burr i mirë dhe ma dha numrin e telefonit cellular si dhe adresen e postes elektronike. E fotografova disa here dhe ja dergova ato fotografi. Vetem pas 35 minutave më thërret në telefon ai burr dhe më thotë. Tushkabina e jote asht ma e vjeter se 5 vite por ma e re se 10 vite andaj neve do ta dergojmë nji të re pa para por më vjen keq se per montimin duhet me u kujdes vet sepse po të ishte nen pesë vite do e montonim neve. Në rastin tand asht mbi pesë vite dhe duhet me e montue vetë.  Pas dy ditve ma sollen te dera e shpisë tush kabinetin e ri të cilin ma montoj nji mik që e kam këtu.

Pra o shqiptarë, posaqërisht juve që e doni bukur si shumë Allahun dhe nuk doni as nuk dini ti thueni shqip ZOT, a po pajtoheni me mue se nese asht ashtu si propagandoni juve se muslimani i mirë asht i sinqertë , asht i drejtë, asht human, asht i paster atëhere juve asnji nuk jeni musliman. Mue më kan ba per veti me sjelljet, me sinqeritetin, me respektin, me mirkuptimin, me humanizmin, me pastertinë e tyne shpirtnore këta kryqalinjet e Europës sepse më duken se janë shembull i njerzores dhe i humanës. E unë jam njeri e jo majmun i xhungllave të Afrikes e Azisë. Jam shqiptarë me rranjë në trojet e mija që kur Zoti krijoj njeriun.

Bana këte krahasim jo per tjeter pos per shkakun se zhurmat e juve me allahuekber në gojë asnjihere nuk kan dëshmue vyrtytet e njerëzores e humanes që duhet me i pas nji njeri normal. Me allahuekber juve me trupin plot eksploziv merrni në qafë veten dhe me dhjetra e qindra të tjerë njerëz të pafajshem. Me allahuekber po vriten per ditë dhe deri sot u vranë vetem në Siri  mbi 90.000 njerëz. Me allahuekber në gojë juve në shtetet e Europes dhe gjithandej ato prendimore me vite jetoni me ndihma sociali, rreni e mashtroni per smundjet e juve (që nuk i keni fare ), vetem per ta marr nji pension invalidor dhe per të pas kohë me numrue tespih tan diten tue shique bythet e grave të hueja e tuejat i keni mbulue si shtriga. Juve ju ka mësue allahu i juej se nuk duhet me u marr me haram, ama ku ka ma haram se me mashtrue, ku ka ma haram se me rrejt, me vjedh. Pra, ju vellaznit e mi ne Dardani  ini me allahiekberr …e pa asnje garanci!

Sa mirë i shef ZOTI njerzit e ndërgjegjëshem dhe sa mirë i shperblen ai ata. Kryqalinjet e Europes kan ndergjegje dhe Zoti ju ka dhanë tanë këtë mirësjellje. Se asht kjo e sakt shifni shembujt që mbrenda dy mujve më ndodhen mue. Kurr nuk do më ndodhte kjo mirësjelleje në trojet ku ndëgjohet allahuekberi. Andaj ato troje jan shkretine, janë djerrinë dhe mjerim per jeten njerzore. E pra edhe mua, zemra me dhemb kur flas keshtu. Ama nuk po gjej as nuk po di emer tjeter.



(Vota: 28 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx