Mendime
Kabil Bushati: Kalvari i familjes Begoviç
E enjte, 07.03.2013, 10:02 PM
Kalvari i
familjes Begoviç
Nga Kabil Bushati
Të gjithë
e mbajnë mend në Shkodër, një burrë plak shtalartë, i cili hynte dhe dilte ne
shoqatën e të dënuarvet politik të sapokrijuar. Ai ishte nënkryetari i kësaj
shoqate Sulejman Begoviqi, që megjithë moshën e thyer ishte shumë aktiv dhe
shumë gojë ëmbël. Ishte zemër mirë, i pa përtuar dhe serioz. E shihje sa me
Pjetër Arbnorin, sa me Ali Spahinë, sa me Refik Bushatin e sa me ish te
burgosurit politik që në atë kohë ishin halle shumë dhe nuk ia ngjiste halli
hallit. Rrezatonte paqe dhe miresi.
Sulejman
(Sulë) Begoviqi lindi në Podgoricë të Malit të Zi në vitin 1921. U rrit në një
familje tregtarësh të mëdhej dhe të njohur, ku babai i tij Kapllani ishte ndër
tregtarët më të fuqishëm të Cetinjes të
atyre viteve. Me mbarimin e shkollës së mesme në Cetinjë me rezultate te
shkelqyera për teknik-gjeometer, familja e dërgoi Sulejmanin me shpenzimet e
saja në Itali për të kryer studimet e larta
për ekonomi-financë ku përsëri spikatë zgjuarsia e tij në mësime. Kryen
studimet në Itali dhe kthehet përsëri në vendlindje. Njohes shumë i mirë i
gjuhëvet të huaja anglisht, italisht,
frëngjisht dhe sërbo-kroatisht. Në vitin 1943 i vdes babai dhe vendosen të
vinin në Shkodër të Shqipërisë, pasi e ema e tij ishte bijë Shkodret, e motra e
tregtareve të këpucëvet Tahir e Osman Hoxha. U shperngulen në Shkodrën e
dashur, me përjashtim të njërit vëlla, Sheuqetit, i cili kishte kryer shkollën
në Bosnje dhe ishte punësuar atje në Sarajevë. Lidhja me Shkodrën ishte shumë e
madhe për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi, sespse at'here në atë kohë kishte
martesa të anasjellta mes tyre dhe Shkodres. Pastaj ishte dhe kohë lufte dhe
realisht ekzistonte frika e bombardimeve të Podgoricës nga aviacioni aleat
anglo-amerikan, gjë e cila ndodhi disa herë, pasi aty ishin stacionuar tërë
forcat gjermane te Ballkanit. Forcat e aleatëve ishin të detyrurara të bënin
keto bombardime. Në këtë periudhë pat një dyndje shqiptarësh të Malit të Zi
drejt Shkodrës. Shumica e tyre qëdruan përfundimisht dhe pergjithmonë në
Shkodër. Ata në gjuhën e përditshme thirren podgoriçan dhe qyteti i Shkodrës i
ka dashtë si vehten dhe i ka trajtuar mirë. Asnjëherë ata nuk e kanë ndjerë
vehten jabanxhi në ketë qytet.
Pasi u
strehuan në Shkodër, Sulejmani bashkë me të vëllanë caktohen të punojnë në
misionin anglo-amerikan në shoqerinë e UNRRA-s me seli në Durrës. Sulejmani si
gjeometër dhe i vllai si përkthyes. Gjatë qendrimit në ketë qytet Sula njihet me inteltkualë të
njohur të këtij qyteti si Qemal Kacmoli, Ihsan Podgorica, Arshi Pipa e Myzafer
Pipa të gjithë këta të rij ishin ideale antikomuniste. Kishin filluar hapat e
para emberional për të organizuar partinë e parë liberal- demokrate. Kjo
organizatë vepronte në fshehtesi të plotë dhe filloi të shpërndante trakte
nëpër familjet durrsake ku njoftonin formimin e kësaj partije. Traktet ishin të
shkruara me shkrim doret dhe pas pak kohesh i diktuan nga kaligrafia. Edhe vetë puna e Sulejmanit që e lidhte e
përditë me anglezët ndikoj për keq. Pavarsisht se ishte në mardhënie punet me
të huajt dhe rrinte edhe nëpër kafene me ata ose dilnin në shtetitje
pasdrekeve, bie ne sy sigurimit të shtetit të cilat e vënë nën survejim.
Kaligrafia e trakteve dhe shoqërimi me anglezët u bënë shkak që në tetor të
vitit 1946 ta arrestojnë vetë i pestë. E mbajnë në në birucat e tuneleve të një
ministrie dhe e dënojnë me 5 vite burg për veprimtari kundër pushtetit. Vuan
dënimin në burgun e Tiranës dhe më vonë në burgun e Vlorës. Në vitin e fundit
të dënimit lirohet si pasojë e një amnistijet. Mbas pak muajsh kthehet në
Shkodër, reabilitohet dhe e caktojnë me punë në Koplik, kund 18 kilometer larg
Shkodres, në ndërmarrjen tregtare të shitblerjes si zëvëndës përgjegjës dhe
shef llogarijet. Aty sheh vuajtjet e skajshme që po përjetonte Malësia e Madhe
dhe represionin e egër komunist ndër malësorë. Në vitin 1956, me ndermjetësimin
e familjeve te njohura të tij në atë zonë që kishin pregatitur terrenin tenton
të arratiset në Jugosllavi me Arshi Pipën dhe Feime Pipën, motër e vëlla me
origjinë nga Libohova e Gjirokastrës por
tashmë të shkodranizuar, të bërë pjesë e aristokracisë shkodrane. Arshiu
sapo kishte dalë prej burgut. Arshiu me Feimen kalojnë kufirin ndersa Sula nuk
arrin ta kalojë, fati e deshi që të përjetonte përsëri burgun shqiptar të
mëvonshëm dhe të kalonte tmerre të pa fund..
Nuk mund
të rri pa përmendur ketu në vend të homazhit edhe vëllain e Sulejmanit, Keto
Begoviqin. Në vitin 1958 e këthejnë në Shkodër nga Sarajeva. Ketoja, Sheuqeti
që përmenda në fillim të këtij shkrimi që ishte në Sarajeve, e këthjenë jugosllavët pasi dyshojnë se ishte spiun i
Shqipërisë. UDB-ja dyshonte gjasme se Ketoja punonte për llogari të Sigurimit
Shqiptar?! Ishte një këngëtar kalibri, i një rangu me Safet Isoviqin, bile
ishin qenë shokë të dy bashkë. La edhe të fejuarën atje, këngëtaren e famshme
Beba Selimoviq, bile vajza e Ketos sot mban si kujtim emrin e Bebës. Beba
Selimoviq ishte një këngëtare shume impozante e Sarajevës. Kur doli Ketoja për
herë të parë në Shkodër, i porasardhur nga Jugosllavia, me këpucë spic më majë
të hollë, i veshur shik, i bëri rininë për vehte, dhe i detyroi të rinjtë
Shkodrës të porositnin kepucë të tilla në kepucarinë speciale të Pjacës. Dihet
tashme se të rinjtë e Shkodres në atë kohë ishin shumë të dhënë pas modës,
pavarsisht se shteti nuk i kishte në qejf veshjet moderne. Ketoja filloi punmë
si këpucar dhe ishte zanatli i mirë. Këndonte shumë mirë këngë sllave të
Bosnjes dhe krijoi simpati tek shkodranët. Bënte dasmat ndër podgoriçanët e
Shkodrës, dasma që edhe sot janë të pa arritshme për cilesinë e muzikalitetit
të tyre. Njëkohësisht mësoi edhe kangë shkodrane të cilat së bashku me Burhan
Culiqin me fizarmonike i këndonte nepër dasma e gëzime familjare të përizera me
këngë shkodrane. Mirpo në atë kohë nuk të lejonin të këndoje kënge sllave. Me
dhjetra herë u thirr në zyrën e kuadrit të arizantatit për këngët sllave që
këndonte. Asnjeherë nuk u lejua të këndonte në skenën e Teatrit
"Migjeni", bile edhe at'herë kur drejtor teatri ishte një podgoriçan.
Asnjë këngë e tij nuk ekziston as në "Radio Shkodra" së paku e
incizuar, në një kohë që ka incizimëe ne radio Podgorica ( dikur Radio
Titogradi). Paçka se sot, ish drejtori podgoriçan i teatrit dhe ndonji punonjës
e radios apo inspektor kulture japin përditë leksione demokracie edhe ne shtypin
e shkruar. Ish drejtori shkruan edhe libra për historikun e këngës në Shkodër,
edhe e ka ribotuar, por të çuditë fakti se edhe sot nuk i përmend Keto
Begoviqin dhe Cyl Elezin. Nga kush ka frikë?
Në skenën e teatrit
"Migjeni" kendonin grupe artistike fshati, gjithfare këngëtari
amator e turli rapsodi, por nuk kënduan kurrë Keto Begoviqi dhe Cyl Elezi(!?).
Kishte një zë brilant që mbahet mend në Shkodër edhe sot e kësaj dite. Vdiq
sapo hyri demokracia në vitin 1992, pasi këndoi në një dasëm nja 15 këngë rresht
me Violeta Zefin. Shkodra e përcolli me lot në sy Keton, ketë këngëtar të madh
që asnjehere nuk e lejuan të këndojë në skenën e famoze të Shkodrës.
Në vitin
1958, Sulejmani, emrohet shef finance në Fabrikën e Konservimit në Shkodër ku
punon për disa vite radhazi. Kur ndodhi prishja me sovjetikët dhe lidhja me
kinezët në Shkodër e asaj periudhe dolën barcoleta te shumta dhe shumë të
goditura. Dhe Sulejmani në këtë kontekst mes miqësh në fabrikë shpreh
pakënaqsinë për kizezët. Mirpo njëri nga miqtë kishte qenë me te vërtetë
"mik". Shkon menjëherë në degë të brëndshme dhe e spiunon. Më
24.08.1966 arrestohet për herë të dytë. Bastisin menjehrë edhe shtëpinë e
vëllaut, Hamdisë, deri edhe bibliotekën e tij dhe marrin të gjitha përkthimet
në shënime që kishte bërë gjatë viteve. Pas hetuesisë
Në një
takim me kryeministrin e kohës Mehmet Shehu, një i dënuar i cili i kishte shpeëtuar jetën ketij
krimineli, i tregon bukën e misrit të mykur dhe i thote: " Të paktën na
mbysni përnjëherë dhe jo avash-avash duke na helmu gjakun me bukë të
mykur...". Me 21 Maj 1973 shpertheu Revolta e Spaçit, e njohur tashmë si
revolta më e fuqishme që kanë bërë të burgosurit politikë. Edhe ketu Sulejmani
merr pjesë me qindra të tjerë të cilët bënë të tronditej nga themelet shtetin
totalitar shqiptar.
Në shkurt
të viti 1974 lirohet nga burgu dhe caktohet të punojë nga rregjimi në fermën
"Perlat Rexhepi" të Shtojit si punëtor krahu, duke mbjellë e krasitë
hardhija rrushit. Pas dy vitesh kalon në ndermarrjen rruga-ura, tashti
megjithëse në moshë të thyer, i dhanë kazme e lopatë për të mbushur me zhavor
gropat e rrugëvet. Kudo që shkonte Sulejmani i kishte mbrapa hafijet e degës të
brëndshme që i njiteshin nga pas e nuk i shqiteshin, ndonjeri ishte edhe kojshi
i tij. E survejonin kur shkonte në punë dhe kur kthehej në shtëpi. I lodhur dhe
i dërrmuar nga vitet e burgut, i mbetur beqar, në vitin 1981 doli në pension.
Jeta e tij ishte shumë e trishtë dhe e mërzitshme. Jetoj në shtepinë e vllait,
Hamdisë, i cili e mbajti edhe në burg.
Shteti
hoxhist u soll shume keq edhe me vëllain tjeter të Sules, Hamdinë. Do përmend
vetëm një fakt. Hamdiu punonte në ndërmarrjen Ushqimore dhe ishte mjeshtër në
riparimin e maqinave. Vetëm për një artikull që bëri në "Zërin e
Popullit" Namik Dokle duke akuzuar Hamdiun bashkë me një shok tjetër si
shperdorues të pronës, erdhi hetuesia dhe nuk gjeti prova se ishte duke i rrasë
në burg të dy. Sot edhe Namik Dokle jep leksione demokracie nga foltorja e
Parlamentit Shqiptar. Po kështu u sollën edhe me bashkëshorten e Hamdiut. Ajo
punonte kuzhinjere në një konvikt, por edhe aty nuk e lejuan, pasi partia
kishte frikë se helmonte konviktorët dhe e pushuan nga puna. E njeta gjë ndodhi
edhe me nipat e mbesat e Sulejman Begoviqit, të gjithë u lanë pa vazhduar
shkollat e larta.
Ne vitin
1986, me anë të disa miqëvet të tij tentoi të arratiset përsëri. Kësaj rradhe
kishte bërë plan që të kalonte kufirin nga ana e Greqisë. Por përsëri spijunët
i ishin vënë pas si pullë poste. Në çdo maqinë që hipte i shihte spijujt,
njerin e kishte kojshi. Edhe kësaj radhe dështoi plani i arratisjes. Në
dhjetorin e vitit 90-të lindi shpresa edhe për Sulejmanin dhe vllezërit e tij.
Me krijimin e shoqatës së të përdjekuarvet politik u zgjodh nënkryetar për
rrethin e Shkodrës.Vdiq më 18.10.97. Nuk arriti ta gëzojë demokracinë, së cilës
i kushtoi edhe jetën.