Mendime
Shefqet Jashari: Kush e vrau Ahmet Krasniqin?
E diele, 10.03.2013, 09:12 PM
|
![]() (Një subjekt aktual, sot e kësaj dite Nga Shefqet Jashari-STROFCI Njëra ndër periudhat më të vështira të popullit tonë, që i kalojë me pasoja shumë të rënda, ishte periudha kur dy të tretat e Atdheut dhe më shumë se gjysma e popullit shqiptar ra nënë robërinë serbo-jugosllave-greke. Vështërësitë dhe pasojat u shumfishuan kur gjithë kombin tonë e përfshiu robëria sllavo -komuniste. ‘’Fara ruse’’ e mbjellur me mjeshtri në të gjitha trojet tona nga emisarë të pansllavizmit rus, të maskuar me ‘’lëkurë të qengjit’’, dhe ushqimi i gjeneratave të reja me ‘’egjrën komuniste’’, i sjelli kombit tonë tragjedinë më të rëndë gjatë gjithë historisë së tij. Kjo ‘’farë’’ e djallit të mallkuar, nepërmjet ‘’egjres komuniste’’ bëri që ishte e mundur për t’i keqpërdorë dhe për t’i shkatrruar vlerat tona kombëtare, që u krijuan me shekuj nga populli ynë siç ishin: mikëpritja, bujaria, trimëria, solidariteti dhe Besa Shqiptare. Bajraktarët e ‘’farës ruse’’ duke u mbështetur në tri shtylla të faqeve të zeza : në diktaturën e proletariatit, në luftën e klasave, në internacionalizmin proletar, dhe në ushqimin shpirtërorë të shumë gjeneratave me ‘’egjrën komuniste’’, krijuan ‘’njeriun e ri’’, një krijesë hibride, gjysmë njeri- gjysmë robot. Ajo far krijese, nga përdorimi i egjrës komuniste si ushqim të përditshëm shpirtëror, humbi aftësinë për të menduar dhe për të gjykua. Zot nuk ka. Fjalë jep shumë por nuk i mban. Rrena, shpifja dhe krimi i flejnë në zemër. Për partinë dhe për kryepartiakun japin çdo gjë që kanë. Urdhërat për shpifje, kërrcnime dhe krime i kryjnë me përpikëri duke u mbështetur në parimin se ‘’qëllimi i arsyeton mjetet’’. Për ta gënjeshtra, shpifja dhe tradhtija janë vyrtyte. Prijsit e tyre me gjkftoftësinë e një kasapi me përvojë të gjatë në profesion, ju japin urdhëra bajraktarëve të farës ruse për të vrarë me tradhti nacionalistë, veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare, kundërshtarë politikë, shpianikë dhe bashkëkombas, kur nuk arrijtën t’i bëjnë argatë të pa gojë, apo nuk arrijnë t’i bëjnë ‘’të vdekur për së gjalli’’, që të mos u ndihet kund zëri, nga dëshira e sëmuar për tu bërë ‘’të parë’’, nga lakmia për të zënë pozita udhëheqëse, nga kajta për t’u bërë pasanik duke plaçkitur pasuri të huj. Siç dihet ‘’fara ruse’’ e ushqyer me ‘’egjrën komuniste’’në trojrt tona krijoi lugetër, vampir, ‘’njerëz’’ zemërgurë, ‘’njerëz’’ faqezi, dyftyrësh, që u vuan në shërbim të kryedjajve komunist të Beogradit, Moskëves, Pekinit dhe në kohën e fundit u vuan në shërbim të vampirëve të Athinës dhe të kriminelëve të Beogradit me qëllim që ata të ju ndihëmojnë të bëhën ‘’sundues’’ të shqiptarëve. Këta të gjorë janë bërë dorë e zgjatur e të huajve kur po i detyrojnë mjeranët zemër gurë, për të ngritur dorë mbi burrat më të mirë të kombit. Dhe, a ka dëm më të madh për një popull, a ka fatkeqësi më të madhe për një komb, kur ai në momentet vendimtare të historisë së tij mbetet pa udhëheqje të aftë, mbetet pa dietarë dhe trima që do të dinin t’i shfrytëzonin rrethanat e përshtatshme për realizimin e aspiratave të popullit të tij. Fatkeqësishtë, në gjitha periudhat e rëndësishme historike, kur çështja kombëtare mund të zgjidhej drejtë në dobi të interesave tona, agjenturat serbo-sllavo-greke kanë arrijtur ta bëjnë të pa aftë klasën tonë politike, për të mos i realizuar synimet shekullore të popullit tonë. Ata i kanë përdorë të gjitha mjetet për ta bërë parinë tonë ’’të vdekur për së gjalli’, me shpifje të llojllojshme, apo duke’’e blerë me pare’’. Ndërsa ata më të aftit, Burrat e Mëdhenj të Kombit, që nuk arrijtën dot t’i bëjnë ‘’të vdekur për së gjalli’’ me kurrëfarë mënyre, i vranë me dorën e tradhtarëve shqiptarë, që i përkisnin fundrinës së popullit tonë. Vrasja e Haxhi Zekës nga një dorë e zgjatur e Serbis u bë për shkak se ai ishte një atdhetar i kulluar, strateg dhe largëpamës, që dinte se kush mund të bëhën aleatë të shqiptarëve. Vrasja e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit u bë nga sigurimi i msheft i Serbisë me qëllim që shqiptarëve t’ua varrosin shpresen e çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Vrasja e Jusuf Gërvallës, njërit ndër udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Nacional çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare me atentatin e Shtutgardit, ku u vranë edhe Bardhosh Gërvalla vëllau dhe bashkëveprimtari i tij i ngusht, dhe Kadri Zeka, njëri ndër udhëheqësit e OMLK-së, u bë nga UDB-ja e Beogradit dhe nga UDB-ja e Tiranës, me qëllim që të mos rritet dhe forcohej rrezistenca jonë kombëtare kundër robërisë serbo-jugosllave në baza të shëndosha kombëtare, ashtu qysh e parashihnin udhëheqësit e shquar të LNÇKVSHJ, Metush Krasniqi dhe Jusufi Gërvalla, por ajo të ndahet dhe të përçahet në baza ideologjike dhe regjionale, duke ditur se si e tillë ajo nuk do të ketë mundësi të ju nxirrte probleme ndërshtetërore. Vrasja e Ahmet Krasniqit pati dhe ende do të ketë pasoja të rënda për Kosovën dhe për shqiptarinë. Me këtë vrasje armiqët tanë shekullor dhe forcat kundrainstiticionale të Kosovës, që me vetëdije dhe pavetëdije u bënë vegla në duar të kriminelve të Beogradit, të pansllavistëve të Moskvës dhe të shovenistëve të Athinës, kanë arrijtur shumë qëllime, por më kryesorët ishin : 1.U bë pengimi i bashkimit të faktorit ushtarak të Republikës së Kosovës. 2.U bë i pamundshëm rritja dhe forcimi i FARK-ut, që u krijua në bazë të Marrëveshtjes së Osllos. 3. U pengua institicionalizimi dhe profesionalizimi i UÇK-së, që ishin dy faktorët kryesor për formimin e një Ushtrie Kombëtare të Republikës së Kosovës që shumë shpejtë do të shëndrrohej në Ushtri Kombëtare Shqiptare. 4. Rriten dhe thellohen përçarjet ndërnjerëzore dhe ndërshqiptare. 5. Hapi rrugën e vrasjeve tjera politike të veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, veprimtaria e të cilëve shkonte në dëm të interesave serbo-greke dhe të kompllotistëve kokëkrisur të Kosovës. 6. U bë i pamundshëm çlirimi i Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare nga vet shqiptarët. 7. Si rrjedhim i të gjitha këtyre që u përmendën më lartë serbët arrijtën shumë lehtë ta realizojë skenarin e tyre për pastrimin etnik të Kosovës, në saje edhe të ndihmës së madhe të forcave kundrainstiticionale të Kosovës, dhe të spiujve dhe vazalëve të tyre që kanë zënë pozita udhëheqëse në institicionet shtetrore të Shqipërisë. Populli ynë, nga përvoja e tij e hidhur, e din se në vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë gisht të hujtë, sikur që kanë pasur gishtë edhe në vrasjen e Burrave të Dheut, që punuan me përkushtim për interesa madhore kombëtare, por nuk e kanë plotësishtë të qartë pse në vrasjen e tij muarrën pjesë një numër i madh i personaliteteve publike, që patën dhe kanë pozita udhëheqëse në subjektet politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, gjegjësishtë të Kosovës. Për t’i pasur të qarta shkaqet e verasjes së Ahmet Krasniqut, duhet pasur të qartë situatën politike që mberetnonte në gjithë hapsirën tonë kombëtare : ndasitë, përçarjrt dhe grupimet dhe aleansat politike që bëheshin dhe ç’bëheshin për qëllime karrjeriste. Kështu klasa politike e Kosovës pas të ashtuquajturut ‘’revolucion i vonuar demokratik’’i Shqipërisë ishte i rreshtuar në katër grupime. Grupimin e parë e drejtonte kryepehlivani i Nanosit Xh.Halit, përgjegjës i Sektorit të Rëndësisë së Veçantë dhe antarë i Kryesisë së LPK-së, me këshilltarët që i kishte në SHIK-un e Shqipërisë,( njëri ndër kryesorët ishte Shaban Braha). Ai me A.Sylën bëri përvehtësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës me mjetet e marjes së ‘’kalas nga mbrenda’’ dhe kështu arrijti të manipulojë në shumë drejtime me SHP të UÇK-së, që e përbënin argatët e tij më të besueshëm. Grupimin e dytë e drejtonte R.Qosja që i kishte futur nën këmbë klanet e H. Hysenit dhe të B. Kosumit. Ky grupim në saje të ndihmës së A.. Sylës, Nanosit, Mejdanit dhe Klosit u bë artak me grupimin e Xh.Halitit për të manipuluar me SHP të UÇK-së, që përbëhej nga argatë të Xh.Halitit dhe argatë të R.Qosjes. Me çlirimin e Kosovës nga NATO-ja dy palët e ndanë pushtetin duke formuar të ashtuquajturën ‘’ Qeverinë e Thaçit’’. Grupimi i tretë e drejtonte B.Bukoshi i cili në fillim të viteve 1990-tave ishte me forcat institicionale të Republikës së Kosovës, pastaj bëhet i ‘’pavarur’’, dhe kur duhej me të gjitha forcat t’i ndihmonte forcat institicionale, bëhet me Qosjen. Me këtë grupim bëjnë aleancë të mësheftë klani i H.Hysenit, që kishte pozita udhëheqëse në LDK-në, disa komisione të ‘’Tre përçindshit’’, klani i Ibrahim Kelmendit i cili përpos që e kishte nën kontroll kryesinë e LPK-së, i kikishte nën urdhërat e tij edhe një grup ushtarakësh që i kishte dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në SHP të FARK-ut me detyra speciale për ta penguar kërë subjektë ushtarak të Republikës së Kosovës, në mesin e të cilëve ishin : Xhafer Jashari, Halil Bicaj, Fadil Demiri etj. Grupimin e katërt e përbënin forcat
institicionale të Republikës së Kosovës,( LDK-ja NDSH-ja, PSHDK-ja, PLK-ja,
PSDK-ja) nën udhëheqjen e kryetarit të
Republikës së Kosovës dhe kryetarit të LDK-së Dr.Ibrahim Rugovës dhe
veprimtarëve tjerë të subjekteve politike që i përkisnin këtij grupimi.( Mark
Krasniqi, Rexhep Avdullahu, Xhergj Dedaj, Kaqusha Jashari etj). Ky grupim politik organizoi dy herë zgjedhje
nacionale të pavarura nga Beogradi, krijoi institicione shtetrore në bazë të
votës së lirë të popullit dhe i vuari
bazat e shtetësisë së Republikës së Kosovës, bëri ndërkombëtarizimine e
çështjes së Kosovës, krijoi miq dhe aleatë në të gjitha anët e botës, krijoi
lidhje komunikimi me shtetet e Bashkësisë Evropiane dhe në veçanti krijoi
lidhje bashkëpunimi me SHBA-të, krijuan njësitë e para guerile dhe bënë
përgaditjet e nevojshme për fillimin e luftës çlirimtare. Pse nuk filloi lufta në Kosovë për shkatrrimin e
Jugosllavisë, që do të kishte pasoja shumë të rënda për Kosovën dhe kombin
shqiptar, marita kryesore u takon diplomatëve të shquar të SHBA-ve që ishin
miqë të kombit tonë, që kërkuan nga
Ibrahim Rugova dhe Salih Berisha që të mos e fillojnë luftën me
Jugosllavinë deri sa’’ tu vie
shteku’’. Këto subjekte politike e kanë përkrahur luftën çlirimtare me mjete
materjale, ndërsa pjesa dërmuese e ushtarëve të UÇK-së i përkiste antarësisë së gjërë të këtyre partive. Fatkeqësishë njësitë guerile u përvehtësuan nga
LPK-ja me fajin e Qeverisë së Kosovës, në veçanti të kryeministrit
Bukoshi, pasi që nuk u përkrahën me
mjet finansiare. Riformimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës
në mars të 1998 krijoj kushtet për
institicionalizimin dhe
profesionalizimin e Luftës çlirimtare, por spiujtë serbo-sllavo-grek
arrijtën ta bindin pararojen staliniste të LPK-së për t’i krijuar kushtet e
fillimit të luftën frontale para kohe
me Serbinë, dhe shkeljen e Marrërveshtjes së Osllos për të penguar forcimin e
FARK-ut. Siç dihet, lufta për pushtet, i futi në shamakun
e tradhtisë kombëtare forcat kundrainstiticionale, kur në vend se të kontribojnë në bashkimin
e të gjitha forcave politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës, për
realizimin e synimeve tona kombëtare, ato tërë veprimtarinë e tyre e drejtuan
në luftë kundër institicioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe
subjekteve politike që i krijuan ato institicione. Duhet cekur se subjektet politike dhe
klanet e individëve që i përbënin forcat kundrainstiticionale, edhe
pse kishin mosmsrrëveshtje të thella në mes tyre për shumë çështje, në lidhje
me luftën dhe ndarjen e pushtetit, ato kur ishte çështje e luftimit të
forcave institicionale ishin sëbashku në të gjitha veprimet e tyre mafioze
dhe kriminale. Por kur ishte në pyetje ndarja e pozitave udhëheqëse dhe
marrja e pushtetit u treguan të pamshirëshëm
ndaj njëri tjetrit. Bëheshin dhe ç’bëheshin lloj-lloj aleancash jo
parimore në mes individëve dhe klaneve me ndikim që e përbënin LPK-në dhe LBDK-në. Në këso aleancash prin
Grupimi i dytë që udhëheqej nga
R.Qosja. Ky grupim politik edhe
pse ishite në aleancë të haptë me
klanin e Xh.Halit, lidhi aleancë të
mësheftë me Qeverinë e Bukoshit ku
bënte pjesë edhe klani i Ibrahim Kelmendi, që kishin për qëllim për
të ndarë në mes tyre pushtetin e
Kosovës, ndërsa Xh.Halitin & Kompani ta
lanë me ‘’gishta në gojë’’ por siq dihet ajo nuk ndodhi sepse në komplote
dhe ndërskamsa ishte më i zoti Xh.Haliti, por
dhe kishte përkrahjen e Nanosit, Mejdanit, Klosit. Të gjithë ata që i kanë përcjellur rrjedhat e
ngjarrjeve në Kosovë, Shqipëri dhe në botë, gjatë dhjetvjetshit të fundit të
shekullit 20, dhe e kanë lexuar
feltonin tim’’Pse jemi kështu siç jemi’’ të botuar në ‘’Bota sot’’më 21 maj-
19 qershor 2001 e kanë të qartë pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin. Në këtë shkrim nuk
mund t’i përsërisim gjërat që janë
thënë në atë felton, por dua ta përsërisë një fakt se të gjitha të
ligat dhe tragjeditë që e gjetën
Shqipërinë dhe Kosovën në vitet e fundit të shekullit 20, janë pasojë e
Marrëveshtjes së Zyrihut, që është
lidhur në pranverë të 1993 në mes PSSH dhe LPK-së. Prandaj edhe vrasjet
politike që u bënë dhe po bëhën në Kosovë dhe Shqipëri janë pasojë e asaj
marrëveshtjeje. Siç dihet ajo marrëveshtje i detyronte të dy
palët ta ndihmojnë njëra tjetren për të ardhur në pushtet në të dy anët e
kufurit, duke i përdorë të gjitha mjetet e lejueshme dhe të pa
lejueshme. Stalinistët e Shqipërisë
duhej ta rrxonin nga pushteti Salih Berishën, ndërsa stalinistët dhe
kuqaloshët e Kosovës duhet ta largojnë nga skena politike Ibrahim Rugovën dhe
ta shkatërronin LDK-në. Këto synime nënshkruesit e marrëveshtjes së Zyrihut
mendonin t’i realizonin në rend të parë
duke u mbështetur në parimin se
‘’qëllimi i arsyeton mjetet’’, prandaj edhe vuan kontakte me fqinjët tanë për
të kërkuar ndihmen e tyre. Në bazë të asaj Marëveshtjeje është përgaditur i
ashtuquajturi’’ revolucioni i vonuar
demokratik i Shqipërisë’’ dhe të gjitha të zezat që e gjetën
Shqipërinë janë pasojë e asaj Marrëveshtjeje. Kuptohet që edhe Kosovës i
erdhën shumë të liga nga ajo marrëveshtjeje,
duke filluar nga tentimi për shkatrrimin e LDK-së në Kuvendin e saj të
Tretë, mosnjohja e zgjedhjeve të dyta parlamentare, mosnjohja e
institicioneve shtetërore të dala nga zgjedhjet parlamentare, që u bënë në
Kosovë pa kontrollin e Beogradit, përvehtësimi i njësive guerile të
Republikës së Kosovës me mjetet e ‘’marjes së kalasë nga mbrenda’’, pengimi i
formimit të Qeverisë së Kosovës nga të gjitha forcat politike dhe ushtarake,
që e kërkonin diplomatët e shquar të SHBA-ve ; pengimi dhe mos lejimi i
bashkimit të forcave ushtarake në një subjekt të vetëm komandues, në
FARK ; krijimi i ‘’Qendrës’’ për përpilimin e ‘’listave të zeza’’ për
lëshimin e ‘’vendimeve’’ për shpifje, kërrcnime dhe për vrasjen e veprimtarëve të dalluar të
çështjes kombëtare, që nuk pranonin të bëhën argat të pagojë të tyre ;
vrasjet politike që u bënë para lufte, gjat lufte dhe pas luftës ;
formimi i Qeverisë së Thaçit në Tiranë ; krijimi i mafisë së kuqe pas
çlirimit të Kosovës ; krijimi i
kushteve për enklavizimin e disa
teritoreve të Kosovës ; tentimi për destabilizimin e Kosovës dhe të Ballkanit ishin fryte të Marrëveshtjes së Zyrihut,
etj. KUR DHE SI FILLUAN KOMPLOTET KUNDËR AHMET KRASNIQIT Rikrijimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës
së Kosovës në marsin e 1998, edhe pse me vonesë të madhe, krijoi bazën e një
organizimi institicional të luftës çlirimtare të popullit tonë që ishte nënë
robërinë serbo-jugosllave. Ardhja në
krye të Ministrisë së Mbrojtjes të një atdhetari, që rrjedhte nga një familje
me tradita të larta të atdhedashurisë
dhe të trimërisë, të kolonel Ahmet Krasniqit, njërit ndër ushtarakët
shqiptarë me përgaditje të lartë
profesionale, që i kishte të kryera dy akademi ushtarake : Akademinë
Ushtarake të Ushtrisë Tokësore dhe
Akademinë Komanduese të Shtabit të Ushtrisë Tokësore, bëri që të alarmohën
armiqët tanë shekullor nga droja se krijimi i Forcave të Armatosura të
Republikës së Kosovës, për të cilat punonte me përkushtim Ahmet Krasniqi, do
t’ua prishnin planet dhe skenaret që i kishin thurë për ‘’zgjedhjen e
çështjes shqiptare’’ siq ua donte interesi i tyre kombëtar. Edhe forcave kundrainstiticionale të Kosovës, që
me vetëdie apo pa vetëdie ishin vu në shërbim të çakajve të Ballkanit, nuk ju
shkonte në interes krijimi i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe i FARK-ut, prandaj
i vuan në veprim të gjitha mjetet për ta penguar krijimin e një Ushtrie Kombëtare të
institicionalizuar dhe të profesionalizuar, për të cilën punonte Ahmet
Krasniqi, nga friga se do të vinin në
pushtet forcat institicionale, ndërsa
Marrëveshtja e Zyrihut nuk do të realizohej. Ahmet Krasniqi bëri përpjekje të mëdha për
bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, që ishte
kushti i parë për të ju kundërvy me sukses maqinerisë ushtarake të Serbisë,
në realizimin e aspiratave të saja antishqiptare. Bashkimi i Grupit ushtarak
të Deçanit me Ministrinë e Mbrojtjes i parapriu takimit të Osllos që u mbajt
në maj të 1998 në mes përfaqësuesëve
të UÇK-së dhe përfaqësuesëve të Ministrisë së Mbrojtjes në krye me Adem
Demaçin dhe Ahmet Krasniqin, që solli marrëveshtjen për formimin e Forcave
të Armatosura të Republikës së Kosovës
(FARK). Sipas marrëveshtjes, FARK-u do të komandohët nga Shtabi i
Përgjithshëm, ndërsa Komandant Shtabi u caktua Ahmet Krasniqi. Ajo
marrëveshtje ia mundësoi Ahmet Krasniqit dhe Ministrisë së Mbrojtjes formimin
e Pjesës së SHP të FARK-ut në Tiranë, siç e parashihte
Marrëveshtja e Osllos. Formimi i Pjesës së SHP të FARK-ut në
Tiranë ; formimi i qendrave
për stërvitjen dhe përgaditjen e ushtarëve dhe të kuadrit
ushtarak në afërsitë kufirit Shqipëri-Kosovë ; dërgimi i ushtarakëve në
Kosovë për forcimin e njësive të UÇK-së ; trajnimi i ushtarakëve për komandantë të
brigadave (në Bosne dhe Hercogovinë) ; arrijtja e marrëveshtjeve
ushtarake me kreun ushtarak të Kroacisë, të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe të disa shteteve mislimane për ndihmë ushtarake dhe teknike, ku një
pjesë e atyre marrëveshtjeve filluan edhe të realizohën ; formimi i
Brigadës 134 dhe bërrthamave të
brigadave 131 dhe 133, dhe dërgimi i tyre në frontin e luftës në
Kosovë, krijimi bataljanit Diverzanto Vëzhgues edhe i disa brigadave tjera
siç ishte Brigada ‘’Skënderbeu’’, brigadat 141, 142, 132 që bëheshin gati të hynin në frontin e
luftës në Kosovë dhe sukseset që i arrijti komandant Tahir Zemaj me 22
ushtarakë që e shoqëronin, dhe disa të tjerëve që ju bashkangjitën në Kosovë,
kur e krijuan Shtabin e Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit
sëbashku me kuadrin komandues të forcave teritoriale të komanduara nga Ramush
Hajradinaj, dhe pastaj suksesi i
FARK-ut në Betejën e Logjës, etj. Këto suksese të Ahmet Krasniqit dhe SHP të
FARK-ut, që u krynë mberenda një kohe të shkurtër, i vuan në veprim qendrat e agjenturave serbo-sllavo-greke në
Shqipëri dhe në Kosovë, dhe forcat kundrainstiticionale të Kosovës për ta
penguar Ahmet Krasniqi me SHP të FARK-ut, në veprimet e tyre që kishin për
qëllim forcimin dhe konsolidimin e FARK-ut. Ngjarrjet e mëvonshme, që ndodhën në Pjesën
e SHP të FARK-ut në Shqipëri, në
diasporë, dhe Kosovë, tregojnë se në
pengimin dhe eliminimin fizik të Ahmet Krasniqit përpos qarqeve
më të larta politiko-ushtarake
të Beogradit, Athinës, dhe Tiranës vazale, janë marrë edhe krerët e
forcave kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës. T’i shiqojmë faktet : 1.Siç dihet, kur Ahmet Krasniqi ndodhej në
garnizonin e FARK-ut në Papaj afër kufirit Shqipëri-Kosovë në qershor të
vitit 1998, dhe i bënte përgaditjet e fundit për dërgimin e brigadave të para
operative të UÇK-së për në Kosovë, pat ardhur një zyrtarë i komesariatit të
Policisë së qytetit Baram Curri për t’ia përcjellë vendimin e Fatos Nanosit
se Garnizonin e FARK-ut në Papaj dhe ‘’Qendrën për Regrutim, Stërvitje dhe
Përgaditjen e Kuadrit Ushtarak’’ në Vuqidol duhet ‘’sa më parë të mbyllën’’. 2. Dy ditë më vonë kur Ahmet Krasniqi këthehet
për Tiranë Sigurimi i msheft i
Shqipërisë ia përgaditi atij një
pritë. U sulmua me armë zjarri, por fatmirësishtë askush nuk pësoi nga ai
sulmm i papritur. Plaçkitet kombi i SHP të FARK-ut, me gjithë
dokumentacionin e brigadave që murën Urdhërin Luftarak nga
Ahmet Krasniqi për të hyrë në Kosovë. Me këtë akt terrorist të agjenturave
serbo-sllavo-greke, që kishin depërtuar në SHIK-un e Shqipërisë, ia
bënë me dije Ahmet Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë se do të
vriten po qe se punojnë me përkushtim
për forcimin e Ushtrisë Kombëtare të Kosovës -FARK-ut. 3.Agjentura serbe në Dizendorf të Gjermanisë
organizoi një takim me një numër ushtarakësh shqiptarë në krye me Xhafetr
Jasharin dhe Halil Bicën për të nënshkruar peticione, me kërkesen për ndërrimin e Ahmet Krasniqit nga posti i
Krysit të Detyrës së Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Vetë
fakti se peticioni i është dërguar
Qeverisë së Bukoshit për ndrrimin e Ahmet Krasniqit, kur ai në bazë të
Marrëveshtjes së Osllos ia vuri
themelet Ushtrisë Kombëtare të Republikës së Kosovës, me krijimin e Pjesës së
SHP të FARK-ut në Tiranë, dhe në Kosovë i futi njësitë e para
operative të UÇK-së nën komandën e Tahir Zemës, tregon se agjenturat
serbo-sllavo-greke kishin ndikim në të gjitha strukturat udhëheqëse të
shqiptarëve dhe se kishin mundësi të
pengonin çdo veprimtari të mbarë që shkonte kundër interesave
serbo-sllavo-greke. Prandaj, nuk është vështirë për të kuptuar se për
hesap të kujë kërkohej dorëheqja e Ahmet Krasniqit, nga një grup ushtarakësh
që i drejtonte I.Kelmendi. Forcat kundrainstiticionale me vetëdije apo pa vetëdije qonin ujë në mullinin e serbit
kur nuk pranonin bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së
Kosovës, për të cilin luftonte me mish dhe me shpirtë Ahmet Krasniqi
dhe shumë burra të fortë të Atdheut,
diplomatët e shquar të SHBA-ve dhe
miqtë e nderuar të kombit tonë. Prandaj është plotësishtë e kuptueshme pse
pengohej Ahmet Kraniqit nga agjenturat serbo-ruso-greke, nga pehlivanart e
Nanosit, nga bajraktarët e ‘’farës ruse’’ si dhe nga argatët e Qosjes dhe rrogtarët e Xh.Halitit
&Ibrahim Kelmendit. 4.Në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare
pehlivanat e Nanosit dhe bajraktarët e ‘’farës ruse’’ filluan një fushatë të
gjërë shpifjesh të liga kundër
Dr.Ibrahim Rugovës, kolonel Ahmet Krasniqit, ushtarakut madhor Tahir Zemës
dhe FARK-ut, gojarisht dhe nepërmjet gazetës së tyre poçavër ‘’Zëri i
Kosovës’’. Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj shpifën dhe akuzohën se në
‘’marrëveshtje me Jugosllavinë e mbetur’’kanë krijuar ‘’forca paralele me ato
të UÇK-së’, qëllimi i të cilëve është
që ‘’sëbashku me APJ’’të bëjnë shkatrrimin e UÇK-së me një ‘’sulm të
përbashkët’’. 5.Nga ushtarakët e Kosovës askush nuk e mbrojti
Ahmet Krasniqin dhe Tahir Zemën nga shpifjet kaq të ulta, përpos njërit
ushtarak i cili e bëri shkrimin por u pengua nga kompetentët ku ai punonte për
ta botuar atë punim në ndonjë gazetë apo revisë shqiptare që botoheshin në
Kosovë apo në diasporë. Ndërsa Bukoshi akuzohet nga klani i Emrush Xhemajli
& Gafurr Elshanit se nuk po e ndihëmon UÇK-në me as një metelik nga ‘’Fondi i Qeverisë së Kosovës’’, edhe pse
Bukoshi ju kishte dhënë tëhpolla gjatë vitit 1996 në emër të UÇK-së, edhe pse
me pëlqimin e Bukoshit Ministria e Mbrojtjes nga fondi i saj ia kishte dhënë afër 8 miljan DM
përfaqësuesëve të UÇK-së në periudhën prill-gusht 1998. Forcat kundrainstiticionale
të Kosovës dhe spiujtë serb mundoheshin t’ia përgadisin një kurthë të
rrezikshme Republikës së Kosovës kur bënin shantazhe ndaj Kryetarit të saj Dr.Ibrahim Rugovës, për t’i pranuar
grupet ushtarake(UÇK-në), që i kishin
përvehtësuar me anë të komploteve, si
Ushtri të Rregullt të Republikës së Kosovës. Rugova kishte informata të mjaftueshme për
nivelin e organizimit të njësive
guerile, prandaj e dinte se do të ishte fatale për Republikën e Kosovës të
pranohën ato si Ushtri e Republikës së Kosovës. Ai e pat përkrahur Analizën Ushtarake të
kolonel Ahmet Krasniqit që i është dërguar atij, Bukoshit dhe S.Berishës në
janar të vitit 1997, dhe më vonë e pat përkrahur edhe Marrëveshtjen e Osllos,
që parashihte formimin e FARK-ut. Dhe me siguri po të mos ishte shkelur
marrëveshtja e Osllos, dhe të ishte
bashkuar faktori politik dhe ushtarak i Republikës së Kosovës, Rugova do ta pranonte të bëhej
Komandant Suprem i FARK-un, kuptohet kur do të aftësohej për të kryr
operacione operative, ashtu siç planifikonte Ahmet Krasniqi, me analizizën e tij ushtarake të shkruar
më 1996 ( është botuar në Bota sot më
19 qershor - 4 korrik 2001 më
titull :’’Vlerësim i situatës ushtarake në Republikën e Kosovës –janar
1997’’). Fatkeqësisht Marrëveshtja e Osllos u shkel nga forcat kundrainstiticionale të
Republikës së Kosovës ; UÇK-ja nuk u institicionalizua por u përvehtësua
nga LPK-ja dhe LBDK-ja, prandaj
zotëri Rugova nuk ra në grackën që ia kishin përgaditur kokëkrisurit
shqiptarë dhe armiqët tanë, për të
rrahur gjoks se ‘’UÇK-ja është
Ushtria e Republikës së Kosovës’’, dhe, se ai është ‘’Komandant Suprem i
saj’’, kur e dinte se UÇK-ja me organizimin që e kishte nuk ishte e zonja t’i
qëndronte sulmeve të ushtrisë serbe. Dhe çfarë tragjedie do ta gjente kombin
tonë, po sikur Kryetari i Republikës së Kosovës Dr.Ibrahim Rugova do ta
pranonte UÇK-në për Ushtri të Republikës së Kosovës, kur në fakt ajo ishte ‘’ushtri’’ e
Xh.Halitit dhe e R.Qosjes,( pas shkeljes së
Marrëveshtjes së Osllos). Siç dihet pas dështimit të përpjekjeve amerikane
dhe të Parlamentit të Kosovës, për
formimin e një Qeverie të përbashkët prej të gjitha forcave politike dhe ushtarak të Republikës së
Kosovës (korrik -gusht 1998, forcat
serbe fituan dritën e gjelbërtë nga faktori ndërkombëtarë për fillimin e
ofanzivës kundër UÇK-së. Nga kjo ofanzivë njësitë e UÇK-së nuk patën sukses
t’i përballojnë makinerisë ushtarake të okupatorit, që kishte armatim të rënd
dhe u detyruan për tu larguar për në
Shqipëri, jo vetëm shumica e
popullësisë të komunës së Deçanit por edhe ‘’komandantët’’ dhe ushtarët e
UÇK-së. Edhe në Drenicë dhe gjetiu njësitë e UÇK-së u detyruan ta
lëshojnë’’teritorin e çliruar’’pasi që ishte e pamundur të mbrohen nga tenkat
dhe njësitë e blinduara serbe me pushë gjysmautomatike 10-she, dhe kallashnikovë. Fillimi i shtatorit të vitit 1998 ua bëri me dije
argatëve të XH.Halitit dhe rrogtarëve të R.Qosjes që e përbënin SHP të UÇK-së
se nuk e kishin çliruar as një kilometër të teritorit të Kosovës, por Serbia
për qëllime stratrgjike i kishte lënë të bëjnë parada dhe të rrafin gjoks se
e kanë çliruar 60% të teritorit të Kosovës,
për të fituar të drejten të bënte pastrimin etnik të Kosovës me
preteks se po e ndjek UÇK-në. Vetëm të marrët, analfabetët politik dhe
tradhtarët e kombit edhe sot shpifin shpifje debile, kur e akuzojnë Rugovën
se ‘’nuk e ka njohur UÇK-në për ushtri të Kosovës’’, dhe nuk e dijnë apo nuk
don ta dijnë se po të kishte ‘’rrafur gjoks’’ Rugova se ‘’UÇK-ja është Ushtri
e Republikës së Kosovës’’ dhe se ai është ‘’Komandant Suprem’’ i saj, me
humbjen e ‘’teritoreve të lira’’ që i kishte ‘’çliruar’’ UÇK-ja, Republika e
Kosovës dhe Kryetari i saj do të detyroheshin t’i fillonin bisedimet për paqe
me Serbinë-Jugosllavinë. Dhe sipas rregullave ndërkombëtare, kur dy
ushtri të dy shteteve luftojnë në mes tyre dhe lufta përfundon, organizohen bisedat për paqë. Në tavolinën
e bisedimeve fituesi gjithmon i parashtron kushte hupsit, dhe në rastin e
Kosovës, pala serbe si fituese e luftës, do t’i parashtronte kushte delegacionit
të Republikës së Kosovës për paqe. Akademia e Shkencave Serbe e kishte përgaditur planin për
ndarjen e Kosovës dhe e kishte publikuar ende pa filluar lufta. Ja pra ç’far
humnere ia përgaditën Kosovës forcat kundrainstiticionale. Po Rugova tregoi
zgjuarësi dhe largëpamësi kur për UÇK-në dha deklarata diplomatike dhe reale,
se janë ‘’fshatarë’’ që po e mbrojnë ‘’pragun e shtëpisë’’ dhe ‘’nderin e
familjes’’, dhe gjithnjë kërkonte
angazhimin e forcve të NATO-s, për një fazë kalimtare deri sa Kosovës
t’i njihet subjektiviterti
ndërkombëtar, pasi që e njihte shumë mirë
situatën politike, ushtarake
dhe ekonomike të Shqipërisë, Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare, që shkonte më tepër në favor të çakajve të
Ballkanit se sa të shqiptarëve. Pra politika e urtë dhe e zgjuar e kryetarit
të Republikërs së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës sjelli intervenimin e SHBA-ve
dhe aleatëve të saj ushtarakisht në Kosovë për t’i djegur planet dhe skenaret
serbo-ruso-greke që i kishin thurë kundër Kosovës dhe kombit shqiptar. Edhe në Kosovë
të njëjtat shpifje i bënte gazeta e studentëve kuqalosh’’ Bota e
re’’, emisarët e LPK-së dhe një numër
i vogël i ekstremistëve
kokëkrisur të LKÇK-së, që e kishin shpallur veten komandantë të
njësive të UÇK-së. 6. Pas sukseseve të e rëndësishme të Ahmet Krasniqit dhe ushtarakëve të FARK-ut
në krye me Tahir Zemën, që i treguan në frontin e luftës në Kosovë, veçmas
pas fitorës së Betejës së Logjës, dhe sidomos pas realizimit të Marrëveshtjes së Osllos edhe në teren, kur
Tahir Zemaj dhe Ramush Hajradinaj me bashkëpunëtorët e tyre në Propoçan
krijuan Shtabin e Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit, alarmohet Drejtoria Politike e UÇK-së, në
krye me Hashim Thaçin, dhe shumë shpejtë e shkatrruan atë organizim të mbarë,
duke e bindur Ramush Hajradinajn të pendohet që kishte marr pjesë në krijimin
e Shtabit sëbashku me Tahir Zemën, dhe t’i hajë fjalët e dhëna me rastin e
formimit të Shtabit se edhe si ‘’ushtarë do t’i kryej detyrat që do t’ia
caktonte Tahir Zemaj’’. 7.Argatët e Xh.Halitit në krye me H. Thaçin pasi
e shkatrruan Shtabin e Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dugagjinit dhe
krijuan armiqësi në mes Tahir Zemës dhe Ramush Hajradinajt, kërkuan takim në
Tiranë me Bujar Bukoshin dhe Ahmet Krasniqin. Takimi zgjati disa ditë me
ndërprerje , dhe si përfundim i atyre bisedimeve Bukoshi dual me një
komunikatë se Qeveria e Kosovës nuk e ka krijuar FARK-un dhe se përpos UÇK-së
nuk ka kurrfarë forcash tjera ushtarake. Me këtë deklaratë
Ahmet Krasniqit ju bë tradhtia e parë publike nga Kryeministri i
Kosovës Bujar Bukoshi, i cili në vend se ta njoftonte opinionin për
Marrëveshtjen e Osllos apo ta lejonte Ahmet Krasniqin të flas për atë marrëveshtje, pasi që u pa se Marëveshtja u shkel nga
forcat kundrainstiticionale, dhe se nuk kishte pse ta ruante më si sekret
ushtarak, ai krijoi huti dhe përçarje
edhe në forcat e shëndosha kombëtare,
të cilat ishin në dijuni të arrijtjes së marëveshtjes së Osllos në mes
Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaçit, që
parashihte që dy subjektet ushtarake : UÇK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes
do t’i formojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës(FARK-un) që do
të përbëheshin nga UÇK-ja (njësi operative të FARK-ut), Aviacioni Luftarak,
Mbrojtja Teritoriale, dhe njësitë e Ministrisë së Mbrendshme. 8.Edhe
LPK-ja, ( të dya klanet : klani i
Xh.Halitit edhe klani i I.Kelmendit) e penguan punën e SHP të FARK-ut
në Shqipëri nepërmjet emisarëve të tyre, duke ju krijuar probleme të mëdha
eprorëve të FARK-ut, që merreshin me logjistikë në Shqipëri, nepërmjet
Polisisë rrugore dhe Policisë
Finansiare, duke ua plaçkitur armatimin që e blenin në Shqipëri, apo e
sillshin nga jashtë. Shpeshëherë burgoseshin eprorët ushtarak, rojet e
Ministrisë dhe shoferët e kamionëve,
që banin armë për FARK-un. 9.Edhe forcat kundrainstiticionale të Kosovës në
krye me Qosjen muarën detyra konkrete për pengimin e Ahmet Krasniqit dhe
FARK-ut. H. Hyseni luajti rrolin e falltorit kur dual jashtë Kosovës me
qëllim të bashkimit në veprim të të gjitha klaneve dhe individëve me ndikim
që i përbënin forcat kundrainstiticionale, për pengimin dhe eliminimin e
Ahmet Krasniqit nga skena politike dhe ushtarake të Kosovës. 10.Ndërsa Gani Syla, njëri ndër argatët më të
besueshëm të H.Hysenit, dhe Shaip
Bilalli ish udhëheqës i Partisë së
Prosperitetit të Maqedonisë, ia përgaditën një kurthë të rrezikshme
Ministrisë së Mbrojtjes, kur luajtën lojën e ndërmjetësit në mes Ministrisë
dhe tre tregëtarëve me nënshtetësi turke, për lidhjen e një marrëveshtjeje
për blerjen e armatimit moderrn për njësitë operative të UÇK-së, në një
vleftë prej 49 miljan DM. Tregtarët e muarën një kopare prej 8 miljan e 700
mij DM. Sipas marrëveshtjes armatimi duhej të dorzohej në fund të korrikut
1998 Tahir Zemës dhe njësive tjera operative të UÇK-së në Kosovë por më vonë
u kuptua se në faktë ajo marrëveshtje nuk ishte asgjë tjetër përpos ishte një
kurrthë e ngrehur nga karrjeristët e sëmuar për pushtetë të LBDK-së, qëllimi
i të cilëve ishte për ta penguar
armatosjen dhe forcimin e FARK-ut, dhe të bëjnë përvehtësimin( vjedhjen) e një shume të konsiderueshme të mjeteve që i kishte caktuar Qeveria e
Bukoshit për Ministrinë e Mbrojtjes. Tregtarët turq i muarën tëhollat nga Ministria e
Mbrojtjes por armatimin nuk e dorzuan, ndërsa Bukoshi ,, hidhërohet’’ që
Ministria ishte tradhtuar, dhe më nuk derdhi tëholla për armatimin e njësive
të UÇK-së. Ndërsa me tregtarët turq e angazhoj të mirret njreriu i tij i
besueshëm që punonte në Përfaqësinë e Republikës së Kosovës në Shqipëri
zotëri Kadri Balën. Fatmirësishtë
veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare dhe aktivistë të LDK-së, çdo ditë sillnin ndihëma finansiare dhe
mjete ushtarake në Pjesën e SHP të të FARK-ut në Tiranë, dhe në këtë mënyrë
zbutej deri dukund kriza finansiare e FARK-ut. Duhet theksuar se Ahmet Krasniqi dhe SHP i
FARK-ut çdonjërit që ka sjellur ndihma me vleftë prej 100 e deri me një
miljan e më tepër DM, apo valuta tjera i kanë regjistruar dhe i kanë dërguar
në Bankën e Kosovës ‘’Dardania’’në Tiranë,
dhe donatorëve ju kanë lëshuar vërtetime dhe falenderime për ndihmat
që ia kanë sjellur Ministrisë së
Mbrojtjes. Pra, mosrealizimi i marrëveshtjes për blerjen e armatimit ishte tradhtia e dytë, pas asaj të Osllos,
që ia bënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FARK-ut përfaqësuesit e LPK-së-UÇK-së
dhe krerët e LBDK-së nepërmjet
Xh.Halitit&kompani dhe Gani Sylës dhe Shaip Bilallit& kompani. Ahmet
Krasniqi edhe pse ishte i vetëdijshëm se kundër tij dhe SHP të FARK-ut
po bëhën komplote të rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinë e tij për bashkimin
e subjekteve politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës, duke u
mbështetur në parimet e bashkëpunimit
të ndërsjelltë dhe vëllazëror, tolerancës,
mirëkuptimit dhe tejkalimit të problemeve në mënyrë vëllazërore. Ai dha shemmbull konkret se shqiptarët duhet
harruar mosmsrrëveshtjet, gjelozitë dhe hasmëritë që i kishin në mes vedi
përshkak se ishim në luftë me Serbinë.
Kështu ai edhe pse ishte në dijuni se Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari ishin
nënshkrues të peticionit, që kërkonin dorëheqjen e tij nga Kryesi i Detyrës së Ministrit të Mbrojtjes,
ndaj tyre pati qëndrim vëllazëror, kur u paraqitën në SHP të FARK-ut në
Tiranë për sistemim. Ai duke u mbështetur në traditën dhe trashigiminë
tonë kombëtare, se kur fillon lufta me të huajin, falën apo pushojnë
hasmëritë. (ngatrresat, hidhërimet, gjaqet etj), Halil Bicën e caktoi Kryeshef të SHP të
FARK-ut, duke u mbështetur në aftësitë dhe përvojën luftarake që kishte
fituar në luftën serbo-boshnjake, ndërsa Xhafer Jasharin e caktoi Kryeshef të
SHP të FARK-ut për Logjistikë dhe Zëvendës të Ministrit për logjistikë në
bazë të aftësive profesionale që i kishte fituar gjatë shkollimit. Ahmet Krasniqi nuk ishte prej atyre, që hjekin
dorë nga synimet po sa të ju paraqitet pengesa e parë. Ai ishte një
personalitet me karakter të fortë. Pengesat që i dilnin jo vetëm që nuk e
dobësonin por e forconin dhe e bënin më këmbënguls në realizimin e qëllimeve
madhore kombëtare. Kështu ai edhe pse
muar urdhërin nga Nanosi për t’i mbyllur dy Qendrat e FARK-ut në Vuqidol dhe
në Papaj, ai jo vetëm që nuk i mbylli këto qendra por hapi edhe dy qendra
tjera në afërsi të Kuksit, në Kalimash dhe në Kolsh . Se Ahmet Krasniqi nuk kishte synime karrjeriste
dëshmon fakti se ai pasi muar vesh për nënshkrimin e peticioneve në Dyzendolf
të Gjermonisë, ia ofroi dorëheqjen B. Bukoshit, por ai dorëheqjen e tij nuk e
pranoi pasi që ishte i vetëdijshëm se shumica e ushtarakëve do të
kundërshtonin një vendim të tillë, sepse ai kishte ardhë në krye të Ministrisë
së Mbrojtjes në mënyrë institicionale, me pëlqimin e përfaqësuesëve
(kordinatorëve) të grupeve ushtarake që ishin krijuar në shtetet e Evropës Perendimore, të Kroacisë
dhe të Sllovenisë, por edhe ishte
kundër çdo logjike të pranonte dorëheqjen e tij pas gjithë atyre sukseseve që
i kishte arritur pas Marrëveshtjes së Osllos. Ndërsa pas fushatës së shpifjeve të kryedjajve të
LPK-së, që e bënin nepërmjet Zërit të Kosovës se Ahmet Krasniqi ka krijuar
‘’forca paralele’’ me ato të UÇK-së,
dhe shpifjeve tjera debile, ai kërkoi nga Bukoshi që të zbardhet
Marrëveshtja e Osllos dhe të shpjegohet domethënia e FARK-ut, por Bukoshi nuk
dashti vetë të bëjë shpjegime të
nevojshme dhe as Ahmet Krasniqin nuk e lejoi të njoftonte opinionin për
Marrëveshtjen e Osllos. Ahmet Krasniqi si mbetet tjetër përpos t’i
njoftonte personalitetet që kishin ndikim tek faktori politik shqiptar për
Marrëveshtjen e Osllos, për ndihmat që
i janë dhënë UÇK-së në të holla, dhe për pengesat që po i dalin në forcimin e
FARK-ut. Ai pat biseduar nepërmjet telefonit edhe me disa komandantë të UÇK-së, që Xh.Haliti&kompani i fajsonin se ata
po e kundërshtojnë Marrëveshtjen e Osllos,
me qëllim që tua shpjegonte shkurtimisht Marrëveshtjen e Osllos dhe domosdonë e bashkimit të
faktorit ushtarak, po qe se kanë synim çlirimin e Kosovës. Po e ceku
një bisedë me telefon që e pati Ahmet Krasniqi me Sami Lushtakun gjatë muajit
gusht të vitit 1998. Atë bisedë e pata dëgjuar unë dhe Hilmi Nebihu. Ai pasi i shpjegoi Sami Lushtakut se për
bashkimin e UÇK-së dhe të Ministrisë është arritur marrëveshtja, e luti si
për gjak që të ndikojë ku ka mundësi
ta’’bashkojmë UÇK-së’’, ta ‘’trashim UÇK-në’’ dhe ta ‘’çlirojmë Kosovën’’! Dhe në përfundim të bisedës i tha :’’Besen
po ua japi se pasi ta çlirojmë Kosovën kurrëfar detyre udhëheqëse nuk do të
marrë për veti ! Do të këthehëm të shes speca në Kroaci, ku pata shitur
më parë, vetëm të bashkohëm dhe ta çlirojmë Kosovën !’’. ( Ahmet
Krasniqi pasi përfundoi lufta serbo-kroate, edhe pse e pat ndihëmuar Ushtrinë
Kroate me armatim dhe mjete
luftarake, qe burgosur dhe dënuar me
dy vjet burg për shkak se pat kundërshtuar për të marrë pjesë në
luften kroato-serbe ushtarët shqiptarë, që shërbenin shërbimin ushtarak në APJ, dhe i kishte zënë lufta në
Kroaci. Pas daljes nga burgu Ahmet Krasniqi për të siguruar kafshatën e gojës
qe detyruar të punonte si shitës i pemëve dhe i perimeve në Kroaci). Ahmet Krasniqi gjatë muajit gusht të vitit 1998,
nepërmjet meje bëri përpjekje për tu takuar
me Adem Demaçin në Shqipëri apo dikund tjetër, duke shpresuar se me te
do t’i sqarojnë dhe do t’i largojnë shumë probleme që i vinin nga
Xh.Haliti&kompani, por Demaçi nuk pranoi takimin duke u arsyetuar se nuk
ka kohë të dal jashtë Kosovës( Në atë kohë ishte Zëdhënës i Përgjithshëm i
UÇK-së në Prishtinë.). Ndërsa për t’i neutralizuar dëmet dhe pengesat e
mosrealizimit të marrëveshtjes për blerjen e armatimit prej 49 miljan DM me
tregtarë turq Ahmet Krasniqi e dërgoi një delegacion të SHP të FARK-ut në
Bosne dhe Hercegovinë me një porosi për blerjen e një armatimi moderrn për njësitë e UÇK-së në
Kosovë. Delegacioni ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes edhe pse e arrijtën
marrëveshtjen me palen boshnjake, se të
hollat do t’i marrin vetëm atëherë kur armatimi arrinë në vendin e duhur në Kosovë,
Bukoshi e shkeli marrëveshtjen, duke mos i dhënë tëhollat për blerjen e armatimit të
kontraktuar. Edhe delegacioni tjetër arrijti sukses me kreun
ushtarak të një shteti misliman të Azisë, kur premtuan t’ua
sjellin armatimin e nevojshëm FARK-ut falas, me një kusht që Shqipëria të mos
u sjelli probleme ndërkombëtare, kur do ta shkarkonte armatimin në ndonjë port të Shqipërisë. Po ku do të
lenin pehlivanat e Nanosit të futën armë moderrne nga jashtë, kur e kishin
marrë urdhërin nga Nanosi, Mejdani dhe Klosi, që vetëm kallashët e dalur nga
përdorimi të Shqipërisë të dërgohën në
Kosovë. Çështja e legalizimit të Ministrisë së Mbrojtjes
dhe Pjesës së SHP të FARK-ut ishte
detyrë e Qeverisë së Bukoshit, por kur Ahmet Krasniqi kuptoi se
Bukoshi ishte kunder legalizimit të këtij subjekti ushtarak të Republikës së
Kosovës, si mbeti tjetër përpos vetë të bënte përpjekje për legalizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe
të SHP të FARK-ut në Shqipëri. Edhe
pse kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e SHP të FARK-ut për legalizim u bë
në formën e shkruar, gjatë fundit të
qershorit të vitit 1998, Ahmet Krasniqi nuk muarr kurrfarë
përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Edhe kërkesat tjera të Ahmet Krasniqit, që tu lejohet qarkullimi
pa pengesa i mjeteve të transportit të Ministrisë së Mbrojtjes nëpër
Shqipëri, tu jipet leja për mbajtjene e armëve ushtarëve të UÇK-së , që e kishin për detyrë të kujdesen për sigurinë fizike të stafit udhëheqës të
Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut, etj, Ahmet Krasniqi dhe SHP i
FARK-ut nuk muarrën kurrfarë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes e
Shqipërisë. të 1998, Ahmet Krasniqi nuk muarr kurrfarë
përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Edhe kërkesat tjera të Ahmet Krasniqit, që tu lejohet qarkullimi
pa pengesa i mjeteve të transportit të Ministrisë së Mbrojtjes nëpër
Shqipëri, tu jipet leja për mbajtjene e armëve ushtarëve të UÇK-së , që e kishin për detyrë të kujdesen për sigurinë fizike të stafit udhëheqës të
Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut, etj, Ahmet Krasniqi dhe SHP i
FARK-ut nuk muarrën kurrfarë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes e
Shqipërisë. Siç po shifet Ahmet Krasniqi pati shumë pengesa
nga të gjitha anët, por pengesa më e
madhe i erdhi nga Bukoshi i cili nuk e bëri legalizimin e Ministrisë së Mbrojtjes, të
SHP të FARK-ut dhe të Ahmet Krasniqit
në organet përkatëse të Shqipërisë. Pra, sipas
ngjarrjeve që u zhvilluan gjatë vitit 1998
Qeveria e Kosovës ishte në hamendje se me cilën palë të bënte
aleancë : me forcat institicionale apo me forcat kundrainstiticionale.
Më në fund Bukoshi me Qeverinë e tij bëri aleancë të mësheftë me Qosjen dhe Ibrahim Kelmendin. Prandaj
mospërkrahja e Ahmet Krasniqit nga Qeveria e Bukoshit dhe nga vet
Bukoshi sa duhet dhe si duhet, ishte rrjedhim i veprimtarisë dhe bindjeve
politike të Ahmet Krasniqit, i cili nuk ra nën ndikimin e forcave
kundrainstiticionale, por përkundrazi ai mundohej për t’i bindur krerët e tyre se çlirimi i Kosovës nuk mund
të arrihet duke i luftuar institicionet shtetërore të Republikës së
Kosovës, por duke i përkrahur ato që
janë krijuar me mund të madh, dhe duke
i krijuar sëbashku institicionet
shtetërore që ende nuk ishin krijuar. Ahmet Krasniqi pasi muar vendimin për formimin e
Drejtorisë Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së
Kosovës, dhe dha urdhër për nxerrjen e organit të Ministrisë së
Mbrojtjes. Drejtori i kësaj Qendre ushtaraku Rifat Haxhijaj i kreu me
përpikëri detyrat dhe brenda një kohe të shkurtër e bëri të gatshëm nr 1 të organit
të Ministrisë së Mbrojtjes’’Revistë ushtarake’’ për botim, por Qeveria e
Bukoshit ndaloj daljen e saj nga shtypi. Numri i parë i kësaj reviste u botua
disa ditë para se të vvritet Ahmet
Krasniqi, ndërsa numri i dytë pas vrasjes së tij me urdhërin e Ahmet
Krasniqit, pa dijën dhe pëlqimin e
Bujar Bukoshit dhe me punën e palodhshme të Rifat Haxhiajt. (7)Ahmet Krasniqu u pengua edhe nga një numër
i ushtarakëve që i përkisnin stafit
udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes
dhe Pjesës së SHP të FARK-ut, të cilët
ishin dërguar nga forcat kundrainstiticionale të Kosovës me detyra speciale.
Në rend të parë ata kishin për detyrë të vëzhgonin dhe të pengonin punën dhe
veprimtarinë e Ahmet Krasniqit dhe të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, në mënyrë perfide. Ata
të shumtën e rasteve nuk i kryenin detyrimet që i kishin ndaj subjektit
ushtarak, ndërsa për moskryetjen e detyrave gjithmonë gjenin
një shkak të ‘’arsyeshëm’’, se ’’janë
të sëmuar’’, se ‘’kanë probleme familjare’’ etj, por qëllimi i tyre ishte pengimi i Ahmet
Krasniqit dhe i SHP i FARK-ut, në kryerjen e detyrave ushtarake për të cilat
ishin përcaktuar. Kështu Kryeshefi i SHP të FARK-ut H. Bicaj që kur u caktua
në atë pozitë udhëheqëse e deri sa u vra Ahmet Krasniqi vetëm një herë ka
shkuar në një Qendër stërvitore për vizitë, ndërsa A.Mehmeti që ishte Zv.
Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Zv.Komandant i SHP të FARK-ut nuk e pa të udhës sëpaku një herë të
shkonte në një Qendër stërvitore për të kontrolluar nivelin e aftësimit
të njësive ushtarake të UÇK-së për kryerjen e detyrave luftarake, apo
thjeshtë për ta bërë një revistë ushtarake.NdërsaXhafer Jashari pengonte dhe
sabotonte armatosjen e njësive operative të UÇK-së që i pat krijuar Ministria
e Mbrojtjes. Pas gjithë këtyre pengesave që ju paraqitën Ahmet
Krasniqit nga të gjitha anët, atij nuk i mbeti tjetër përpos t’i luftonte të
gjitha këto forca të së keqes, këta
dyftyrshë, që hanin me shumë
lugë, këta demagogë, që tjetër flisnin e tjetër vepronin. Ishte fundi
i muajit gusht kur Ahmet Krasniqi u bind plotësishtë se duhej ndrruar
status-quoja në SHP të FARK-ut dhe në Qeverinë e Bukoshit. Ai nuk ishte i
knaqur me raportet Qeveri e Kosovës-Ministri e Mbrojtjes- Pjesa SHP të
FARK-ut, dhe as nuk ishte i knaqur me raportet ndërnjerëzore në këto raporte.
Ishte fundi i muajit gusht kur vendosi të ‘’rrebelohet’’. Me Bukoshin vendosi
të ndërroj formën e komunikimit. Deri në takimin e fundit që ai e pati me Bukoshin
(mesi i gushtit 1998 ) me te
komunikonte vetëm gojarisht. Pas atij takimi ku merrnin pjesë :
Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi, Agim Mehmeti, Halil Bicaj dhe Xhafer
Jashari, Ahmet Krasniqi vendosi të
komunikoj edhe me shkrim, pasi që e kuptojë
se kundër tij luhej një lojë e rrezikshme, për t’ia ngarkuar në shpinë
fajet e Qeverisë së Bukoshit dhe fajet e një numri të caktuar të ushtarakëve
që mbanin pozita udhëheqëse në Pjesën e SHP të FARK-ut në Tiranë. Ai në fund të gushtit ia shtroi me shkrim
këto kërkesa Bujar Bukoshit : 1.Të finansohën Forcat e Armatosura të Republikës
së Kosovës nga Fondi i Qeverisë sipas parallogarisë që i duhën për armatim,
veshmbathje, dhe ushqim, të mbështetur në standarde ushtarake. 2. Të
legalizohet Ministri i Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e
Armatosura të Republikës së Kosovës, në organet përkatëse të Shqipërisë.3. Të
bëhën ndryshime në Ministrinë e Informatave dhe në TV-në e Kosovës. 4. Të bëhën sqarime të nevojshme me
përfaqësues të UÇK-së, për t’i bindur se është në të mirën e Kosovës
rrespektimi i Marrëveshtjes së Osllos.
5. Po qe se përfaqësuesit e UÇK-së edhe mëtutje nuk e rrespektojnë
Marrëveshtjen e Osllos, të dilet në opinion me sqarime të nevojshme për
zbardhjen e kësaj Marrëveshtjeje. Ahmet Krasniqi ia doezoi Bukoshit me shkrim
edhe llogarinë e të gjitha hargjimeve që i kishte bërë Ministria e Mbrojtjes
në periudhën kohore mars-gusht 1998. SI U BËNË PËRGADITJA PËR VRASJEN E AHMET
KRASNIQIT Kreu ushtarak serb i dinin shumë mirë aftësitë
ushtarake të Ahmet Krasniqit dhe të ushtarakëve tjerë shqiptarë që i kishin
kryer akademitë ushtarake në Jugosllavi. Ata e dinin se po të lejohej të
vepronte edhe mëtutje Ahmet Krasniqi në forcimin e FARK-ut, dhe dërgimin e
formacioneve ushtarake nga Shqipëria në Kosovë do t’ua dëmtonte rëndë interesat e tyre
ushtarake-strategjike në Ballkan, dhe do t’ua bënte të parealizueshme
skenaret dhe planet që i kishin pergaditur
kundër popullit tonë. Edhe forcat kundrainstiticionale në krye me
Xh.Halitin& I.Kelmendin dhe R.Qosjen&kompani, kur u bindën se nuk do të kenë sukses për ta bërë për veti Ahmet Krasniqin, për t’i luftuar subjektet shtetrore
të Republikës së Kosovës, dhe se veprimtaria e tij po i dëmtonte
interesat e tyre grupore dhe karrjeriste, u pajtuan me përfaqësuesit e
agjenturave serbo-sllavo-greke, që kishin zënë pozita udhëheqëse në LPK-në
dhe LBDK-në, dhe në udhheqjen e SHP të UÇK-së, ta
largojnë Ahmet Krasniqin nga skena politike dhe ushtarake e Kosovës. Këto forca pastaj nuk e patën vështirë ta fusin
në këto komplote Klosin dhe SHIK-un
për të ju ndihëmuar në organizimin e atentatit kundër Ahmet Krasniqit,
kuptohet me një pagesë të majshme
nga fondet që janë mbledhur nga
qytetarët e Kosovës për ta ndihmuat luftën çlirimtare të Kosovës. Siq dihet
kriminelët i bënë parapërgaditjet, u caktua koha e egzekutimit dhe u caktua
vendi i pushkatimit. Dhe nuk është rastësi që u zgjodh vendi në afërsi
të ‘’Shtëpisë së Partisë’’, aty ku më 1941 ishte formuar ‘’Partia Komuniste
Shqiptare’’ nga M. Popoviqi, D. Mugosha dhe E. Hoxha. Pra donin ta bënin
pushkatimin e Ahmet Krasniqit në afërsi të shtëpisë ku ishte lidhur aleanca
në mes çetnikve serbo-sllav me yllin komunist në ballë, dhe hiçkërkushëve-
mendjeshkurtëve të Shqipërisë, për tu
treguar nacionalistëve shqiptarë kudo që janë në botë, se fara ruse i ka të
thella rrënjët në tokat shqiptare, dhe
se popoviqët dhe mugoshët kanë ndërtuar
qerdhe të shumta nepër Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare, dhe se nuk
është punë aq e lehtë, siç mendojnë
shumë ‘’veprimtarë’’, se me propogandë
dhe retorikë do të zhbihet nga trojet
shqiptare fara ruse dhe do të shkatrrohën
qerdhet e agjenturave serbo-sllavo-greke. Por para se t’i zbardhim përgaditjet për vrasjen
e Ahmet Krasniqit duhet të japim përgjigje në këto pyetje : Pse armiqët tanë dhe vazalët e tyre të Tiranës
zyrtare, sëbashku me forcat kundrainstiticionale të Kosovës zgjodhën vrasjen
si mjet për largimin e Ahmet Krasniqit nga skena ushtarake dhe politike e
Kosovës, kur kanë mundur thjesht ta largojnë duke e pranuar kërkesen e tij
për dorheqje nga pozitat udhëheqëse që i mbante. ( Ahmet Krasniqi pat paraqitur dorëheqje nga funksionet që i
mbante njëherë në qershor dhe heren tjetër në gusht të vitit 1998, por stafi
udhëheqës i Ministrisë dhe
B.Bukoshi nuk e patën miratuar dorheqjen e tij). Për forcat
antishqiptare ishin shumë faktorë që ndikuan në marjen e vendimit për vrasjen
e Ahmet Krasniqit, por ndër kryesorët ishin : 1.Vendosmëria e Ahmet Krasniqit për jetësimin e Marrëveshtjes së
Osllos ; puna e tij këmbngulse
për shpartallimin e pengesave, që i vinin nga të gjitha anët, fatkeqësisht
edhe nga nuk i kishte pritur ; hartimi i planit për futjen e njësive
operative të UÇK-së, Brigadën ‘’Skënderbeu’’, Brigadën 141, 142, 132 dhe
Bataljanin Diverzanto-Vëzhgues në frontin e luftës në Kosovë gjatë muajëve
shtator-tetor 1998. Me Brigadën
‘’Skënderbeu’’ pat vendosur të futej edhe vet në Kosovë. Planet dhe përgaditjet e Ahmet Krasniqit ju
kishin ra në vesh argatëve të Xh.Halitit dhe të I. Kelmendit. Vetkuptohet që
edhe agjenturat serbo-sllavo-greke dinin për përgaditjet që i bënte Ahmet
Krasniqi për të hyrë në Kosovë.
Prandaj dorheqja e Ahmet Krasniqit nga kreu i subjektit ushtarak të
Republikës së Kosovës, nuk do t’i bënte të parealizueshme planet e tij. Të parealizueshme do t’i bënte planet e
tija për futjen e brigadave operative të UÇK-së në Kosovë vetëm vrasja e tij. 2. Mundësia për përvehtësimin( vjedhjen) e
mjeteve finansiare, që ishin paraparë për blerjen e armatimit dhe materjalit
ushtarak nga Qeveria e Bukoshit për njësitë operative të UÇK-së. Po qe se
merret në shqyrtim marrëveshtja që është lidhur në mes Ministrisë së
Mbrojtjes dhe tre tregëtarëve me nënshtetësi turke, për blerjen e armatimit
për njësitë operative të UçK-së me një vlerë prej 49 miljon DM dhe i
analizojmë detajet se kush e
organizoj, ndërmjetësoj dhe e përgaditi
takimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe tregëtarëve turq (në rangun
e dytë të personave që ua përgaditën kurrthën Ministrisë së Mbrojtjes ishin
Gani Syla dhe Shaip Bilalli) ;
pse të hollat në një shumë prej 8 miljan e
700 mijë DM, në emër të koparës ju kanë dhënë tregtarëve turq pa dijën
e Ahmet Krasniqit ; kush vendosi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe
kush ua ka dhën tëhollat tregtarëve turq ; dhe së fundi si ka përfunduar ajo marrëveshtje dhe pse u
caktua nga Bukoshi të merret me atë marrëveshtje njeriu më i besueshëm i
tij Kadri Balaj , të jepë të kuptosh, se marrëveshtja për armatim, nuk ishte
asgjë tjetër përpos se një kurthë, e
përgaditur nga kreu i forcave kundrainstiticionale, ( menjëherë pas arrijtjes
së marrëveshtjes së Osllos,) me të cilën donin t’i arrinin dy qëllime : a). Ta pengonin armatosjen e njësive operative të
UÇK-së që përgaditeshin në Qendrat e stërvitjes që ishin krijuar nga SHP i
FARK-ut në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, dhe b) Përvehtësimin(vjedhjen) e një shume disa
miljanshe të mjeteve finansiare të Ministrisë së Mbrojtjes për xhepat e disa
krerëve të forcave kundrainstiticionale të Kosovës. 3. Ta mohonin
Marrëveshtjen e Osllos. Forcat kundrainstiticionale të Republikës së
Kosovës ishin të vetëdijshme se me zbardhjen (zbulimin) e Marrëveshtjes së
Osllos nga Ahmet Krasniqi, opinioni ynë do t’i konsiderojë fajtorë krerët e
LPK-së dhe të LBD-së, për shkeljen e
Marrëveshtjes së Osllos, dhe më nuk do të pijnë ujë shpifjet e tyre se
Rugova dhe LDK-ja janë fajtorë për mosbashkimin e faktorit ushtarak të
Republikës së Kosovës. Se është kështu dëshmon fakti se edhe pse
Xh.Haliti dhe argatët e tij e mohojnë egzistimin e kësaj marrëveshtjeje, ende
nuk u zbardh ajo nga përgjegjësit e
ish Qeverisë së Bukoshit dhe as nga
përgjegjësit e ish Ministrisë së
Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (8)Ishte gushti i vitit 1998, kur forcat serbe
patën marrë një fushatë të egër kundër njësive të UÇK-së dhe popullësisë
civile të Drenicës dhe të Dukagjinit, pas dështimit të diplomacisë amerikane
që mundohej t’i detyronte forcat politike (institicionale dhe
kundrainstiticionale) për të bërë një Qeveri të përbashkët. Siç dihet Mehmet
Hajrizi e pranoi mandatin për formimin e Qeverisë që ia dha Kryetari i Kosovës
Dr.Ibrahim Rugova, por planin Amerikan për krijimin e Qeverisë së Kosovës nuk
e përkrahën : B.Bukoshi me ministrat e tij, R.Qosja me LBDK-në, dhe
A.Demaçi me Shtabin e Xh.Halitit që quhej SHP i UÇK-së. Si rrjedhim i papërgjegjësisë së plotë të forcave
kundrainstiticionale, që ishin quar
peshë ‘’për ta marrë pushtetin’’ mbi qytetarët e Kosovës, kur fuqi dhe dije nuk kishin ta fitonin as
një betejë kundër ushtrisë serbe, dhe çka ishte më e keqja, nuk donin t’i dëgjonin as këshillat e
miqëve të kombit tonë që ishin vu në krye të diplomacisë së SHBA-ve. Siç
dihet pas dështimit të diplomacisë amerikane për formimin e Qeverisë së Kosovës, populli martir i Kosovës mbeti
pa përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, dhe kështu Serbisë i erdh
‘’langu në bisht’’ për të ju çepuar jo vetëm njësive të UÇK-së, por edhe
popullësisë civile. Drenica dhe Dukagjini u shkelën nga forcat serbe. Njësitë teritoriale të Ramush Hajradinajt
pa kurrfarë komande u larguan në
Shqipëri. Edhe njësitë operative të UÇK-së, që ishin nën
komandën e Tahir Zemës, u detyruan t’i lëshonin pozicionet që i mbanin dhe të
mos e pranojnë luftën frontale me ushtrinë serbe, në rend të parë se ishte
grumbulluar një popullësi e madhe civile në teritoret ku i mbanin njësitë
operative të UÇK-së, që i komandonte
komandant Tahir Zemaj. Tirana dhe Durrsi ishin të mbushur me civil nga
Dukagjini dhe ushtarë e ‘’komandantë’’ të vetshpallur të UÇK-së, në mesin e
të cilëve ishte edhe Xh.Haliti, A.Syla, H.Thaçi, I.Kelmendi, R. dhe H.
Hajradinaj, komandant ‘’çorri’’ dhe shumë ‘’çorra’’tjerë me nofka të
llojllojshme. Këto kushte dhe rrethana shumë të vështira për shqiptarët, që
mbetën pa përkrahen e faktorit ndërkombëtarë dhe sulmoheshin nga forcat e
Kasapit të Ballkanit, në vend që të ndikonte në vetëdijësimin e krerëve
të forcave kundrainstiticionale për tu bashkuar me
forcat institicionale për krijimin e Qeverisë së përbashkët, që e kërkonte Parlamenti i
Republikës së Kosovës dhe aleatët tanë,
ata bënë lista për pushkatimin e burrave më të mirë të kombit, që nuk
arrijtën t’i bënin argatë dhe skllevër
të tyre. Në këto rrethana Ahmet Krasniqi pat kërkuar nga
Salih Berisha të ndërrmerte që ishte e mundur për bashkimin e faktorit
politik dhe ushtarak të Kosovës, ndërsa vet bënte përgaditjet e fundit për t’i
futur në Kosovë njësitë operative të UÇK-së, që ishin përgaditur në Qendrat e
stërvitjes të FARK-ut afër Tropojës dhe Kuksit. Ishte fillimi i shtatorit të 1998 kur Komandanti
i SHP të FARK-ut Ahmet Krasniqi
vendosi t’i vizitojë njësitë operative të UÇK-së : Brigadën ‘’Skënderbeu, Brigadat : 141,
142, 134 , Bataljanin
Diverzanto-Vëzhgues, dhe Bataljanin e Policisë Ushtarake. Me të patën shkuar disa anëtarë të
Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut. Gjatë vizitës Komandanti i SHP të i FARK-ut kolonel Ahmet
Krasniqi bëri vlerësimin e përgaditjeve të çdo njësie ushtarake veç e veç,
dhe konstatoj se të gjitha njësitë ushtarake janë në gjendje të kryejnë
akcione operative kundër ushtrisë
serbe në Kosovë. Pehlivanat e Nanosit, agjenturat serbo-sllavo-greke, SHIK-u,
dhe bajraktarët e farës ruse e
përcillnin me interesim veprimtarinë e Ahmet Krasniqit nepërmjet ushtarakëve që ishin hyrë në Ministrinë e
Mbrojtjes dhe në SHP të FARK-ut me detyra speciale nga krerët e LPK-ja dhe të
LBDK-së. Hyrja e Ahmet Krasniqit në Kosovë me njësitë
operative të UÇK-së, që planifikonte
të bëhet gjatë gjysmës së dytë të shtatorit dhe gjysmës së parë
të tetorit të 1998 i alarmoi agjenturat serbo-sllavo greke dhe forcat
kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës dhe vendosën ta bëjnë pengimin
e një veprimi të tillë. ‘’Qendra e Krimit’’ e krijuar nga krerët e LPK-së,
LBDK-së, Shtabit të Xh.Halitit që quhej SHP i UÇK-së, dhe disa
individëve që kishin pozita të larta
shtetrore në mesin e të cilëve kishte edhe spiuj serb dhe grek, muarën vendimin për vrasjen e Ahmet Krasniqit.
Vendimi për vrasjen e tij është bërë gjatë muajit gusht, por përgaditjet e
përshpejtuara për vrasjen e tij kanë filluar nga fillimi i shtatorit të 1998,
ndërsa përgaditjet përfundimtare në javën e dytë dhe javën e tretë të shtatorit, deri sa ai ishte për
vizitë në Qendrat e stërvitjes të FARK-ut afër kufirit Shqipëri-Kosovë.
Faktet dëshmojnë se në përgaditjen për vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marr
pjesë edhe disa ushtarakë që i përkisnin stafit udhëheqës dhe komandues të
Ministrisë së Mbrojtjes, dhe të SHP të FARK-ut, të cilët ishin bërë klysh dhe
argatë të Xh.Halitit, I. Kelmendit dhe të H. Hysenit. T’i shiqojmë faktet me radhë : a). Ahmet Krasniqi banonte në një banesë që ia kishte siguruar
Shaip Muja, në qendër të Tiranës, (
afër Piramidës) që kur pat shkuar në Shqipëri me stafin e Ministrisë së
Mbrojtjes, për të krijuar Pjesën e SHP
të FARK-ut në Tiranë. Të vritet Ahmet Krasniqi në qendër të Tiranës nuk ishte
edhe aq lehtë, prandaj ‘’Qendra e Krimit’’ju ka dhënë për detyrë argatëve të
tyre që kishin arrijtur të depërtojnë
në stafin udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut,
për t’ia ndrruar banesën Ahmet
Krasniqit deri sa ai i vizitonte
Qendrat e stërvitjes të FARK-ut. ( java e dytë e shtatorit 1998). Këta
tradhtarë të kombit arrijnë ta bindin SHP të FARK-ut për të dhënë pëlqimin
për t’ia ndërruar banesën Ahmet Krasniqit, gjëja se për qëllime të ‘’
sigurisë’’së tij. Shtrohet pyetja pse SHP i FARK-ut nuk e
kundërshtuan propozimin e klyshëve të
I.Kelmendit, Xh.Halitit dhe të H.Hysenit, që Ahmet Krasniqit t’i caktohet
banesa në shtëpinë e oficerit të SHIK-ut Shyqiri Toskës, që Ministria e
Mbrojtjes e kishte marrë me qira për
nevoja të Drejtorisë informative ? Po të ishte bërë propozimi për ndrrimin e banesës
për qëllime të ‘’sigurisë’’ së Ahmet Krasniqit, do të ishte kontradiktore
t’i caktohej banesa në shtëpinë e oficerit të SHIK-ut
Shyqiri Toskës, kur ishte shtëpia tjetër e Ministrisë së Mbrojtjes, që ishte
marrë me qire për nevoja të Pjesës së SHP të FARK-ut, dhe ishte në një vend më të përshtatshëm për t’ia
siguruar mbrojtjen fizike të Ahmet Krasniqit. Ajo shtëpi ishte në lagjën ku jetonte Azem Hajdari, afër
rrugës Tiranë-Elbasan dhe në afërsi me Ambasadën amerikane. Ishte e
paisur me dy kamera që e përcillnin
çdo lëvizje në rrugën e lagjës nga shtëpia e deri në rrugën automobilistike
Tiranë-Elbesan ? Por klyshët laramana, që kishin pozita udhëheqëse
në SHP të FARK-ut, ia caktuan banesën Ahmet Krasniqit në shtëpinë e oficerit
të SHIK-ut Shyqiri Toskës, ( se ashtu
ju kishin thënë patronët e tyre) që ishte afër Medresesë, në lagjën e
‘’Shtëpisë së Partisë’’. Në banesën e re Ahmet Krasniqit i dërgohet garderoba
personale, përfshir këtu edhe një revolver me dy bomba dore dhe një
kallashnikov, që i mbante në dhomen e tij të gjumit. b). Ahmet Krasniqit ia larguan njërin nga
rojet më të afta që i kishte SHP i FARK-ut, ushtarin me nofkën ’’Shpendi’’, në mënyrë
shumë të poshtur duke i ngjitur fjalë ( duke e shpifur), se ka bërë planë për
ta vrarë Ahmet Krasniqin. Se ishte shpifje tregon fakti se ‘’Shpendi’’
dërgohet në garnizonin e FARK-ut në
Papaj afër Tropojës, me qëllim që kur të bëhet atentati ndaj Ahmet Krasniqit
të mos gjindet në shërbimin e rojeve
personale të Ahmet Krasniqit dhe SHP të FARK-ut. Por kur vritet Ahmet
Krasniqi ai prap sillet në shërbimin e mëparshëm dhe bëhet përgjegjës për
çështjen e sigurimit të kuadrit komandues të SHP të FARK-ut. Ahmet Krasniqi këthehet nga Veri i Shqipërisë në
Tiranë më 19 shtator 1998. Ai merr vesh për ndërrimin e banesës nga kolegët e
tij, por atij kjo gjë nuk i bëri
përshtypje fare dhe nuk e kundërshtoi
vendimin e kolegëve, duke u mbështetur në Rregulloren Ushtarake se çdo Organ
ushtarak i kryen detyrat e tij në bazë të kushteve dhe rrethanave që i
krijohën ndërkohë. Ai natën e parë e
kalon në banesën e re. Natën e dytë nuk u kthye në banesë, si duket e kalon
natën te ndonjë mik i tij në Tiranë. Të nesërmën më 21 shtator 1998, e kalon
tërë ditën në biseda të ndara dhe të përbashkëta me një numër ushtarakësh të
Brigadave 134, 131, dhe 133, që ishin kthyer nga Kosova. Pati biseda me Tahir Zemajn, Salih Çekun, Agim
Ramadanin dhe të tjerë. U diskutuan shumë çështje që kishin të bënin me veprimtarinë e subjektit ushtarak që i
përkisnin, sukseset, mossukseset dhe
pengesat që ju dualën në kryerjen e detyrave ushtarake. U fol edhe për
masat që duheshin ndërrmarrë për tejkalimin e pengesave dhe të vështërsive,
që do të mundësonte futjen me sukses të njësive operative të UÇK-së, që ishin
bërë gati për të marrë pjesë në
frontin e luftës në Kosovë. Dikush nga ushtarakët i propozon Ahmet Krasniqit
ta kalojnë sëbashku një mbrëmje, që do të merrnin vendime konkrete për punën e mëtutjeshme.
Ky propozim përkrahet nga Ahmet Krasniqi dhe ai e cakton takimin në
Restoranin’’Nëna Mbretëreshë’’në Tiranë, që ishte shumë afër nga selia e
Pjesës së SHP të FARK-ut. (9)Argatët e forcave kundrainstiticionale që
kishin depërtuar në pozita udhëheqëse në SHP të FARK-ut i kryen detyrat e
para që ua kishte caktuar Qendra e krimi. Radhën e kishte SHIK-u, të tregonte se detyrën që e ka marrë për ta
kryer do ta kryej me përkushtim. Ishte nata e 17 shtatori i vitit 1998 kur
forcat e policisë sëbashku me pjestarë të SHIK-ut( afër 30 veta)
kontrolluan shtëpinë e Shyqiri Toskes,
që ua kishte lëshuar me qira Ministrisë së Mbrojtjes për nevoja të Drejtorisë
Informative. Shtrohet pyetja pse nuk u bë më heret kontrollimi
i kësaj Qendre, por u bë pasi Ahmet Krasniqit ju rregullua dhoma e gjumit në atë shtëpi? Përgjigja
është e qartë. SHIK-u dhe klyshët e I.Kelmendit , Xh.Halitit dhe të H.Hysenit
i bënin përgaditjet e fundit për pushkatimin e Ahmet Krasniqit. Dhe per të
qenë të sigurtë se do ta kryejnë
detyrën me sukses që e kishin
marrë nga Qendra e krimit, donin ta çarmatosnin Ahmet Krasniqin. Ata e
dinin se Ahmet Krasniqi i mbante në dhomën e gjumit një kallashnikov, një rëvolver dhe dy bomba dore. Duhet cekur dy fakte që dëshmon se Ahmet Krasniqi dhe SHP i
FARK-ut ishin nën mbikqyrjen e forcave
kundrainstiticionale të Kosovës, të
SHIK-ut dhe të agjenturave serbo-sllavo-greke, kur çdo gjë që punohej në SHP
të FARK-ut e merrnin vesh kryepehlivanat e Nanosit. Është e mjaftueshme të cekën vetëm dy
fakte, që do të vërtetonin pohimet e mia. Kur SHIK-u dhe policia
shqiptare e bëjnë kontrollimin e Drejtorisë
Informative të Ministrisë së Mbrojtjes, e kontrolluan edhe dhomen e
gjumit të Ahmet Krasniqit. Ata kishin informata të sigurta se Ahmet Krasniqi
e kishte një revole personale dhe dy bombe dore në ormanin e garderobës. Pra, ata e
thyen ormanin e gardorobës për të marrë rëvolën dhe dy bombat
personale të Ahmet Krasniqit. Kjo dëshmon se klyshët e Xh.Halitit.
I.Kelmendit dhe të H.Hysenit, që kishin depërtuar të futën në SHP të FARK-ut
i kryenin detyrat me përkushtim, por shtrohet pyetja pse nuk ndërrmuarën
asgjë kolegët e tij, pas këtij rasti të çarmatosjes së SHP të FARK-ut, dhe të
Ahmet Krasniqit, për të siguruar armë për mbrojtjen e Ahmet Krasniqit dhe
stafit udhëheqës të këtij subjekti ushtarak të Republikës së Kosovës, kur në
Shqipëri në çfardo kohe mund të siguroheshin armë për mbrojtje
personale : revolver dhe kallashnikov ? Kjo ishte faza e parë e përgaditjeve për vrasjen
e Ahmet Krasniqit. Faza e dytë fillon pasi kthimit të Ahmet Krasniqi nga
Veriu i Shqipërisë (ku i patë vizituar njësitë operative të UçK-së, që duhej
të hynin në Kosovë) në Tiranë. Edhe në
këtë fazë, në përgaditjet për vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marrë pjesë tri
palë : 1. Qendra e krimit, 2. SHIK-u dhe 3. Një numër ushtarakësh që i
përkisnin stafit udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Pjesës së SHP të
FARK-ut. Qendra e krimit ashtu si në fazën e parë edhe në
fazën e dytë të përgaditjeve për vrasjen e Ahmet Krasniqit pati rolin
vendimmarrës. Në këtë fazë ajo e bëri edhe mbikqyrjen e përgaditjeve për kët
krim, dhe bëri kordinimin e punëve që i kryente SHIK-u dhe punëve që i
kryenin ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes që ishin bërë argat dhe klysh të
forcave kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës. Sipas skenarit të përgaditur më parë nga Qendra e
Krimit dhe SHIK-u, Ahmet Krasniqi duhej të vritet në orët e vona të mbrëmjes
kur të këthehet në banesë. Vendi (lagjja)se ku gjendet shtëpia e Shyqiri
Toskes (ku duhej të banonte Ahmet Krasniqi) i përgjigjej të gjitha kushteve për
ta kryer pa vështërësi atentatin dhe pa pasoja të largohën kriminelët nga
vendi i krimit. Kriminelët ishin bërë gati ta ngrehin gishtin e krimit në çdo
moment që urdhëron Qendra e krimit. Çdo lëvizje e Ahmet Krasniqit vëshgohet
nga klyshët e forcave kundrainstiticionale
të Republikës së Kosovës që kishin arrijtur të hyjnë në stafin e Ministrisë
së Mbrojtjes. Mbrëmja e 21 shtatorit të 1998 ishte shumë e përshtatshme për
realizimin e planit dhe skenarit të Qendrës së krimit për vrasjen e Ahmet
Krasniqit. Në Restoranin’’Nëna Mbretëresh’’ ishte Ahmet
Krasniqi, Kryeshefi i SHP të FARK-ut, tre ushtarakë nga sigurimi, nga një
ushtarak nga Drejtoria personale, Drejtoria informative dhe Shërbimi i
finansave, dhe disa ushtarakë të brigadave 134, 131 dhe 133, që kishin marrë
pjesë në frontin e luftës në Kosovë. Takimi kishte karakter pune,
por për nderë të ushtarakëve që kishin
marrë pjesë në frontin e luftës në Kosovë, Ahmet Krasniqi shtroi një darkë
për ta. Në pasdarken e asaj mbrëmje u
shqyrtua situata ushtarake në Kosovë dhe gjendja aktuale në Ministri të
Mbrojtjes dhe në SHP të FARK-ut. Në veçanti u rrafën çështjet e mosrealizimit
të marrëveshtjes së armatimit që u nënshkrua në mes Ministrisë së Mbrojtjes
dhe tregëtarëve turq, dhe shkelja e marrëveshtjes së Osllos nga forcat
kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës. Më në fund u muarrën vendime të rëndësishme që kishin
të bënin me forcimin e UÇK-së. Planet e Ahmet Krasniqit për futjen në frontin e
luftës në Kosovë të të gjitha njësive
operative të UÇK-së, që ishin bërë gati nepër qendrat e stërvitjes, u miratua
edhe nga ushtarakët e brigadave 134, 131 dhe 133. Në atë takim është dashur të merrte pjesë
edhe kolonel Tahir Zemaj, por Ahmet Krasniqi nuk pat lejuar të vinte për
shkaqe të sigurisë së tij personale. Kjo tregon se Ahmet Krasniqi ishte i
vetëdijshëm se në çdo moment ishin të rrezikuar një numër i konsiderueshëm i
ushtarakëve të FARK-ut, nga forcat kundrainstiticionale të Republikës së
Kosovës, në mesin e të cilëve ishin
Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj,
Salih Çeku, Agim Ramadani, etj. Atë natë Ahmet Krasniqi donte që vet të kujdesej për sigurinë personale të
kolonel Tahir Zemës, kur i dha urdhër Hilmi Nebihut që personalishtë të
kujdeset për sigurinë fizike të
kolonel Tahir Zemës. Takimi ka përfunduar rreth orës 23.00, dhe të
gjithë kanë hypur në tri vetura. Në veturën e parë ishte Ahmet Krasniqi, tre
ushtarakë të brigadave operative 134, 131 dhe 133, një ushtarak nga Drejtoria informative dhe
shoferi i kombit. Në dy veturat tjera ishin të tjerët. Afër pompes së
benzinit veturat ndalën nga pjestarë të policisë dhe të SHIK-ut të
Shqipërisë, për ta bërë kontrollimin e dokumentacionit të ushtarakëve për të
ditur identitetin e tyre. Veçmas kontrollohet pasaporta e Ahmet Krasniqit nga
pjestarë të policisë dhe të SHIK-ut, dhe me radiolidhje e njoftojnë dikend
për identitetin e Ahmet Krasniqit. Kjo tregon se bëheshin pëgaditjet
përfundimtare nga kriminelët për ta kryer egzekutimin e pushkatimit të Ahmet
Krasniqit. Ende pa kaluar te ambasada amerikane zbresin nga
kombi tre usharakët e brigadave të lartëpërmendura, që aty pari banonin, dhe në veturë mbesin vetëm Ahmet
Krasniqi, ushtaraku i Drejtorisë Informative dhe shoferi. Vetura në të cilën
ishte Ahmet Krasniqi kishte marrë
drejtimin e Medresesë sëbashku edhe me një veturë tjetër në të cilën ishin ushtarakë të
Ministrisë, por policia e ndal për të dytën herë veturën e dytë që e
shoqëronte kombin ku ishte Ahmeti Krasniqi. Kombi arrinë shumë shpejtë para
Medresesë dhe pastaj lakon rrugën djathtas për të hyrë në rrugicën, që e
shpinte para derës së shtëpisë së Shyqiri Toskës. Vlen të theksohet se rrugica ishte e pa ndriquar dhe shumë e ngushtë, sa që
kur kalon ndonjë veturë, këmbësori është i detyruar të pështetet për muri,
për të qenë i sigurt se nuk do të shkelet nga vetura. Vetura arrinë para
dyrëve të shtëpisë së Shyqiri Toskës, ku ia kishin përgaditur banesën Ahmet
Krasniqir tradhtarët. Zbresin nga vetura shoferi dhe ushtaraku për ta hapur
dyert e oborrit. Pa pritmas dëgjohet zëri i prer i një njeriu me maskë :
‘’Mos luni!’’. Kishin qenë tre persona të maskuar dhe të
armatosur me kallashnikov dhe rovole. Një kriminel e kishte zënë kryqin e
rrugicës që ishte nja dhjetë metra
larg shtëpisë së Shyqiri Toskës, dhe rrinte në gjendje gadishmerie për të shtirë
me kallashnikov kushdo që do të pengonte në realizimin e krimit. Dy kriminel
tjerë që u paraqitën papritmas para veturës. Ua drejtojnë revolverët shoferit
dhe ushtarakut që mundoheshin t’i hapin dyertë e oborrit. Ahmet Krasniqi ende
ishte mbrenda në veturë. Por kur e shef këtë skenë trishtuese, zbret
me shpejtësi për për ta mbrojtur usharin e tij, që ishte në
lulën e rinisë. Por kriminelët ishin përgaditur për krim,
nuk kishin mëshirë ndaj askuj që donte tua prishte planet dhe t’i pengonte në
kryerjen e detyrës. Njëri nga dy
kriminelët ia futë grykën e kallashit në fyt Ahmet Krasniqit, ndërsa krimineli tjetër bëri kontrollin e shoferit dhe ushtarakut
mos kanë rastësishtë ndonjë armë dhe i detyroi të shtrihën në tokë. Krimineli tjetër që e mbante Ahmet Kraniqin në
thumb të kallashit e pyste kriminelin tjetër se ‘’a është ky ‘’( nënkuptohet
që e pyste për Ahmet Krasniqin). Kur
krimineli i këthen përgjigje se ‘’është vet ai’’, krimineli ngreh gishtin e
krimit dhe kështu përfundoi skenari i vrasjes së Ahmet Krasniqit, i cili
ishte përgaditur për një kohë të gjatë nga bisha-njerëz, shpirtshitur,
dyftyrsha, zemërgur dhe kriminel të regjur të
profesionit për të kryer atentate
politike. Pra siç po shifet në vrasjen e Ahmet Krasniqit
kanë marrë pjesë : Qendra e krimit, ushtarakë tradhtarë që ishin bërë
argatë të forcave kundrainstiticionale,
pjestarë të policisë dhe SHIK-ut të Shqipërisë, dhe kriminelë(
atentatorët) të paguar nga Qendra e krimit, me paratë e fondeve që ishin
mbledhur për ta ndihmuar çlirimin e Kosovës. Janë bërë shumë vrasje politike
në Shqipëri dhe në Kosovë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, por kjo
vrasje dhe vrasja e Azem Hajdarit janë vrasjet më monstroze nga të gjitha vrasjet. Mënyra dhe organizimi i vrasjes së Ahmet
Krasniqi, tregon se ai ka qenë i tradhtuar nga të gjitha drejtimet, edhe nga
ata që kurrë nuk është pritur. Por më së shumti dhembë tradhtia që i është
bërë nga mbrenda nga disa ushtarakë që ishin futur në stafiin e Ministrisë së
Mbrojtjes. Dhe nuk është rastësi që Ahmet Krasniqi natën e krimit është lënë
pa kurrëfar mbrojtje. Shtrohet pyetja ku ishte organi që ishte përgjegjës për
mbrojtjen e Ministrit të Mbrijtjes dhe Komandantit të SHP të FARK-ut ?
Ku ishte stafi dhe bashkëuntorët e tij të ngushtë. Në këto pyetje dhe në
shumë pyetje tjera duhen të përgjigjen mos sot, një ditë jo të largët gjithseqysh. (10)Pas një distance trivjeçare nga vrasja e
Ahmet Krasniqit janë qartësuar shumë detaje të errta të atij krimi, edhe në bazë të deklaratatve të personaliteteve
dhe personave publik të jetës politike të Kosovës dhe të pararojes staliniste
të LPK-së. Vlenë të shënohet deklarata e Zyrës së përfaqësuesit politik
të UÇK-së zotëri Adem Demaçit, e cila më 20 shtator të 1998 ( një ditë para vrasjes së Ahmet Krasniqit)
njofton opinionin e gjërë se Adem Demaçi ‘’për shkak të stërngarkimit me punë , mjekët kanë konstatuar se ai ka
një tendosje të tepruar të nervave dhe një keqësim të diabetit(sëmundja e
sheqerit). Për këtë arsye mjekët e kanë këshilluar zotëri Demaçin që të
deaktivizohet nga të gjitha punët e veta të përditshme dhe të pushojë sa më gjatë . Në njoftim, gjithashtu thuhet se të gjitha
takimet e parapara të zotëri Demaçit me miq të huaj dhe të vendit si dhe
takimet e caktuara me gazetarë shtyhën për nje afat të pacaktuar.’’ (Citati
është marrë nga shkrimi i botuar me titull : Adem Demaçi në pushim të
gjatë mjekësor të botuar në Bota sot,
më 22 shtator 1998). Shtrohet pyetja ishte rastësi që përputhej ‘’pushimi mjekësor’’ i Adem
Demaçit me vrasjen e Ahmet Krasniqit,
apo ishte një gjestë i Adem Demaçit që shprehu revolten dhe mospajtimin e tij
me Qendrën e krimit, që kishte vendosur për ta vrarë Ahmet Kraniqin. Koha do të tregoi se ku
është e vërteta, por nuk ka qenë normale që
Adem Demaçi të mos e gjykonte vrasjen e Ahmet Krasniqit, sëpaku pas
kalimit të ‘’pushimit mjekësor’’, kur dihet se ishin bashkëautorë të
Marrëveshtjes së Osllos dhe ishin kryesues të dy delegacioneve të subjekteve
ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të UÇK-së. Sa i përketë prononcimit të Xhafer Shatrit, ish ministër i Informimit në Qeverinë e
Bukoshit, në lidhje me vrasjen e Ahmet
Krasniqit, vlenë të citohën këto
fragmente nga shkrimi i tij i botuar në revistën Pasqyra Nr.19 të
23-30/09/1999 me titull :’’Pse u vra Ahmet Krasniqi’’. Ai thotë :
‘’Pa hyrë se kush janë dorasit, e përsërisim, kjo është qështje e gjygjit,
shkaqet që quan deri te vrasja e Ahmet Krasniqit dhe te mbajtja ose te
vetëmbajtja peng e oficerve duhet kërkuar bashkë me përgjegjësinë parasegjithash
te institicionet e Kosovës, të cilat dështuan, sepse, falë këmbënguljes së
udhëheqësve të tyre me vetëdije nuk përgaditën as luftën dhe as paqen ’’. Vlerësim i Xh.Shatrit se përgjegjësinë për vrasjen e Ahmet Krasniqit e mbajnë
‘’institicionet e Kosovës’’që sipas tij ‘’dështuan’’për shkak të
‘’udhëheqësve të tyre’’ që me ‘’vetëdije nuk e përgaditën as luftën dhe as
paqen’’ është e vërtet po qe se e ka menduar Qeverinë e Kosovës-Qeverinë e
Bukoshit. Opinioni ynë është i njoftuar se Xh.Shatri mbante njërin ndër
postet më të rëndësishme, pas
kryeministrit, në Qeverinë e Kosovës,
pra për nënt vite e mbajti postin e Ministrit të Informatave në Qeverinë e
Bukoshit. Po ashtu dihet se Qeveria e Kosovës është dalur në egzil për shumë
arsye por njëri ndër më kryesotët ishte se do të ketë mundësinë të punonte pa
pengesë të mëdha në përgaditjen e qytetarëve lojal të Republikës së Kosovës
për çlirimin e Kosovës ‘’kur të na vie shteku’’. Shtrohet pyetja ku është
përgjegjësia e Xh.Shatrit që bënte pjesë në ‘’subjektin e Kosovës’’që kishte
për detyrë ta ‘’përgadiste luftën dhe paqen’’ . Sa jam i njoftuar
Xh.Shatri jo vetëm që ka qenë në dijuni por edhe ka ndihmuar në organizimin e takimit të Osllos në mes
Ahmet Krasniqit dhe Agim Mehmetit, që përfaqësonin Ministrinë e Mbrojtjes, dhe Adem Demaçit , Xhavit Halitit, Shaban
Mujës dhe Fatmit Zymberit që e përfaqësonin UÇK-së, prandaj bie poshtë
kritika e tij kur i akuzon ‘’oficerët më të mirë të Kosovës’’ që ‘’mbaheshin
ose vetëmbaheshin peng’’në Shqipëri,
kur ai shumë mirë ka qenë i njoftuar me arrijtjen e Marrëveshtjes së Osllos,
dhe se në bazë të asaj marrëveshtjeje ushtarakët tanë kanë shkuar në
Shqipëri, për të përgaditur njësitë operative të UÇK-së, dhe në
formacionet ushtarake për të hyrë në Kosovë. Xh.Shatri mirë e din se kush e shkeli
marrëveshtjen e Osllos, prandaj nuk është e logjikshme dhe e moralshme nga
ana e tij kur shtron këto pyetje: ‘’ A janë penguar këta njerëz ?(
mendon në ushtarakë që i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes që kishin shkuar
në Shqipëri) Kush i ka penguar ? Pse u janë dhënë njerëzëve me miljana
DM.nga fondi i luftës vetëm pse thirreshin në emër të UÇK-së ?, kur ai
më së miri din të përgjigjet në ato pyetje, pasi mbante resorin e Ministrisë
së Informimit në Qeverinë e Kosovës,
dhe në bazë të pozitës që kishte, e pat formuar sigurimin e tij të
msheftë në gjithë Evropën Perendimor, ku njoftohet me imësi për çdo gjë që
ndodhte në diasporën shqiptare por edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Prandaj askush më mirë se ai nuk dinë të
përgjigjet në pyetjet që vet i shtron.
Kurse sa i përketë çështjes së dhënjes së parave ‘’njerëzëve me miljana DM nga fondi i
luftës, vetëm se thirreshin në emër të UÇK-së’’, këtë pyetje lë t’ia bëjë
Demaçit, sepse ai ia prezentoi Ahmet Krasniqit për antarë të SHP të UÇK-së, Xh.Halitin në takimin e Osllos, prandaj
paratë që i ka marrë Xh.Haliti nga Ministria e Mbrojtjes në emër të UÇK-së i
janë dhënë në saje të besimit që kishte Ministria e Mbrojtjes ndaj Demaçit, e jo ndaj Xh.Halitit. Por do të ishte mirë që Xh.Shatri të na
përgjigjet pse Qeveria e Bukoshit ku bënte pjesë edhe vetë, gjatë vitit
1996, dhe më vonë i jepte tëholla
Xh.Halitit në emër të UÇK-së, në vend se ato tëhola të ua jepte njësive
guerile të Republikës së Kosovës, (komandantëve të tyre : Adem Jasharit,
Zahir Pajazitir, Salih Çekut etj)
? Po qe se Xh.Shatri mendon se me dhënjen e dorëheqjes nga posti
i Ministrir të Informatave që e mbante në Qeverinë e Bukoshit, në kohën më të vështirë kur kallej flakë
Kosova, nga barbarët serb, i ka shly
fajet që i takojnë për ‘’mosorganizimin e luftës dhe të paqes’’gaboher rënd. Ai përkundrazi i ka
rritur fajet sepse me dhënjen e dorëheqjes Ministria e Informimit është
mbyllur mu në kohën kur është dashur të punonte me kapacitete të
shumëfishuara. Dorëheqja nuk mund ta pastroj
nga bashkëfajsija që ka me B.Bukoshin për tjetërsimin e Qeverisë së
Kosovës nga çështjet madhore kombëtare. Me Bukoshin do t’i ndajnë
‘’meritat’’, ‘’sukseset’’ dhe mossukseset që i pati Qeveria e Kosovës
–Qeveria e Bukoshit, kurse historia jonë kombëtare një ditë do të japi
vlerësimin e paanshëm dhe të drejtë për Qeverinë Bukoshi. Edhe Bukoshi deri
tash nuk e ka folur as një fjalë për Marrëveshtjen e Osllos dhe as për marrëveshtjen për blerjen e armatimit që
Ministria e Mbrojtjes e ka lidhur me tregtarë turq. Ndërsa Xh.Haliti dhe
pehlivanat tjerë të Nanosit dhe argatët e tyre e mohojnë në tërësi marrëveshtjen e Osllos. Për atë
marrëveshtje deri tash nuk foli as Adem Demaçi. (11)Vlen të ceket se i vetmi përfaqësues i
Ministrisë së Mbrojtjes që është dëshmitarë i gjallë, që muar pjesë në bisedimet e Osllos është
ish Zv. Ministri i Mbrojtjes A.Mehmeti,
i cili me rastin e mbajtjes së
tubimit përkujtimor të trevjetorit të vrasjes së Ahmet Krasniqit që u mbajt
në një fshat afër Llucernit në Zvicrër
, të tubuarëve pasi ju foli për biografinë e shkurtër të Ahmet Krasniqit, ju trgoj nga bina kopjet e
dokumentacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, që i kishte ndarë nepër dosje të
posaçme, siq ishin : Marrëveshtja e Ahmet Krasniqit me Bardhyl Mahmutin, Plani i luftës, Lista e brigadave, Lista e
shpenzimeve të çdo njësie ushtarake,
disa shënime, që sipas tij janë fjalët e Adem Demaqit që
i ka thënë gjatë takimit të Osllos, dhe së fundit na e tregoi edhe një hartë
topografike të Kosovës, por me as një fjalë nuk na shpjegoi per përmbajtjen e
atyre dokumenteve. Për marrëveshtjen e Osllos na i dha vetëm këto të
dhëna që opinioni qysh moti ka mësuar për to : se
kush ishin pjesëmarrës në takimin e Osllos. Ai me as një fjalë nuk na
tregoi se për çka janë marrë vesh pëfaqësuesit e dy subjekteve ushtarake të
Kosovë dhe me as një fjalë nuk i hudhi poshtë shpifjet e forcave
kundrainstiticionale se ‘’nuk është arrijtur kurrfarë marrëveshtje në
Osllo’’. Në fund të bisedës që e bënte
me masën nga bina për marrëveshtjen e Osllos i dha vetëm këto sqarime: ‘’… Nga Oslla shkuam në Tiranë me shpresë se do të
luftojmë bashkë’’ ?! Shtrohet pyetja a janë të mjaftueshme këto sqarime
dhe a është krejt ajo çka na tha A. Mehmeti për atë takim, kur dihet se
historia do ta japi fjalën e saj se kush nga dy forcat kundërshtare të
Republikës së Kosovës, forcat institicionale apo forcat kundrainstiticionale
do të shpallën fajtore për mos bashkimin e faktorit ushtarak të Republikës së
Kosovë dhe sabotuese të zgjedhjes së çështjeve madhore kombëtare. Nuk po zgjatëm më tepër duke i cituar
pehlivanat e Nanosit dhe argatët e tyre që e përbënin SHP të UÇK-së, të cilët
jo vetëm që e mohuan Marrëeveshtjen e Osllos por mohuan edhe pjesmarrjen e
FARK-ur në luftën çlirimtare të Kosovës. Fushata e
ligë e shpifjeve kundër Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit, në
kohën kur ai bënte përpjekje të mëdha per bashkimin e faktorit politik dhe
ushtarak të Republikës së Kosovës dhe forcimin e UÇK-së, e dirigjuar nga
kryepehlivanat e Nanosit, Xh.Haliti dhe I.Kelmendi, si dhe mos mbrojtja
e tij sa ishte gjallë dhe pas vrasjes së tij nga këto shpifje, nga Qeveria e
Bukoshit dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, është fakti
tjetër i pa mohueshëm që tregon se në këtë krim janë të përzier përpos
agjenturave serbe-sllavo-greke, (që i kishin futur njerëzit e tyre në
subjektet vendimmarrëse të shqiptarëve dhe
spiujëve serbë dhe grekë që
kishin pozita udhëheqëse në institicionet shtetërore të Shqipërisë)
dhe pararoja staliniste e LPK-së,
krerët e LBDK-së, por dhe individë që kishin poste të rëndësishme politike
dhe shtetërore në subjektet shtetërore të Republikës së Kosovës. Vetëm te shqiptarët mund të ndodhë një anomali
kaq e shëmtuar, që ju vritet Ministri i Mbrojtjes në kohë lufte, dhe
Qeveria që njihej nga shumica dërmuese e shqiptarëve nuk bëri asgjë
sëpaku për ta ndriquar vrasjen e kolegut të tyre. Çka është më e keqja as
stafi i Ministrisë së Mbrojtjes nuk bëri asgjë për ta mbrojtur sëpaku pas
vrasjes kolegun e tyre nga shpifjet e liga të bajraktarëve të farës ruse, që
shpifnin se Ahmet Krasniqi ka ‘’krijuar forca paralele me ato të UÇK-së,
-FARK-un….’’. Është detyrë njerëzore dhe përgjegjësi
institicionale dhe kombëtare që sëpaku
ish kryeministri i Qeverisë së Kosovës B. Bukoshi, ish Ministri i
Informimit në atë Qeveri Xh. Shatri dhe ish
Zv.Ministri i Mbrojtjes A. Mehmeti, ta
ndriqojnë vrasjen e Ahmet Krasniqit me të dhënat që i kanë, dhe ta
ndriqojnë Marrëveshtjen e Osllos dhe Marrëveshtjen për armatimin që është
lidhur në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe tregtarëve me nënshtetësi turke.
Fatkeqësishtë deri tash
personat e lartëpërmendur jo vetëm që nuk kontribuan në ndriquan e vrasjes së
kolegut të tyre, por e mjegullulluan ngjarrjen dhe e dezinformuan
opinionin publik me gjysmë të vërteta
dhe të pavërta që i lëshuan kohë pas kohe. Për të qenë anomalija edhe më e madhe mjetet e
informimit publik të Kosovës,( të ashtuquajtura ‘’të pavarura’’) përpos
gazetës kombëtare Bota sot, nuk janë marrë me ndriqimin e rrethanave,
shkaqeve dhe motiveve të vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe as që kanë bënë
përpjekje simbolike për të aktualizuar
çështjën e zbulimit të këtij krimi
monstruoz. Ndriqimi i kësaj vrasje monstruoze nga organet e
drejtësisë të Kosovës pas zgjedhjeve
të 17 nëntorit të këtij viti, duhet të jetë një detyrë parësore, një detyrë
mbi detyrat, kur dihet se në vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë gisht përpos
kreut politiko-ushtarak të Beogradit,
Athinës dhe Tiranës vazale,
edhe shumë personalitete publike të Kosovës. Pra, zbulimi i kriminelëve që dhan urdhër, të
kriminelëve që murrën pjesë në
organizimin e vrasjes, zbulimi i kriminelëve që dhanë pëlqimin për tu bërë ky
krim, dhe së fundi zbulimi i kriminelëve që bënë egzekutmin e pushkatimit,
dhe dënimi i të gjithë kriminelëve që muarën pjesë në këtë krim, pa marrë
parasysh se ç’farë pozitash partiake apo shtetërore kanë pasur, apo edhe sot
i kanë, ka rëndësi të dorës së parë, për shumë arësye, por njëra ndër to
është se do t’i prehën rrugët krimit
të organizuar në Kosovë. Po ashtu
do të ndikonte në përmirësimin
e sigurisë së qytetarëve dhe të
stabilizimit politik të Kosovës,
pasi që do të shkatrrohet Qendra e krimit, që na i vrau burrat më të mirë të
kombit në mesin e të cilëve edhe Ahmet Krasniqin. Me siguri organet hetimore
të UNMIK-ut dhe të Kosovës po qe se merren serjozishtë me dosjen e vrasjes së
Ahmet Krasniqit do vijnë deri te faktet që dëshmojnë se në vrasjen e Ahmet
Krasniqit përpos agjenturave serbo-sllavo-greke kanë marrë pjesë edhe shumë tradhtarë
shqiptarë që i përkisnin familjes së djajve : a) Pararojës
staliniste të LPK-së. b) Karrjeristëve
të sëmuar për pushtet të LBDK-së. c) Pehlivanave të Nanosit. d) Bajraktarëve të ‘’farës ruse’’. Dh)
Ushtarakët tradhtar që u bënë klysh të forcave kundrainstiticionale të
Republikës së Kosovës, që ishin futur me detyra speciale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në SHP të
FARK-ut, për ta penguar dhe për ta vëzhguar Ahmet Krasniqin në veprimtarinë e
tij kombëtare dhe ushtarake. Pra, në
bazë të dhënave që që i kemi del se në
vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marrë pjesë drejtëpërdrejtë dhe tërtorazi
shumë burra të ligjë, shumë faqezi shqiptarë, dhe shumë tradhtarë, që
fatkeqësisht edhe sot një pjesë prej
tyre ende njifën për ‘’burra të mirë’’ nga shqiptarët, vetëm pse dijnë
të flasin mirë, apo vetëm pse kishin
dhe kanë detyra udhëheqëse në subjektet politike dhe shtetërore të Republikës
së Kosovës. Fatmirësishtë kryesit e kësaj vrasje monstruoze
nuk kanë mundur t’i zhdukin gjurmët e krimit të tyre, edhe pse vrasja është
organizuar në mënyrë profesionale. Këto që po i them tash dhe që i kamë thënë
para tri vitesh me disa shkrime të botuara në kombëtarën Bota sot i ka
vërtetuar edhe njeriu më përgjegjës i Republikës së Kosovës zotëri Januz Tërrstena, ish Ministër i Punëve të
Brendshme të Republikës së Kosovës. Ai e ka
njoftuar opinionin publik se ka të dhëna të plota se kush kanë gishtë në
vrasjen e Ahmet Krsniqit. Ai në një tubim me bashkëkombasit në Vjenë në fund
të dhjetorit të 1999 patë thënë : ‘’Ne e dijmë saktësishtë se
kush e ka vra kolonel Ahmet Krasniqin. Ne i kemi afruar Prokururisë së
Tiranës të gjitha të dhënat e sakta për personat që kanë gisht në këtë
vrasje, por kjo Prorikuri ka pezulluar hetimet rreth kësaj vrasje . Dhe ne e
dimë pse janë pezulluar këto hetime, sepse prapa këtij akti terrorist fshihet
një klan i madh politik shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë’’. Edhe kolonel Tahir Zemaj nepërmjet intervistave
të tija të botuara në’’Bota sot’’disa herë ka pohuar se i din dorasit e
vrasjes së Ahmet Krasniqit. Për zbardhen e vrasjes së Ahmet Krasniqit nuk kanë
folur organet e drejtësisë së Shqipërisë, por duke ditur (në bazë të
shumë fakteve) se në vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marrë pjesë edhe
personalitete të larta që janë vu në krye të subjekteve shtetërore të
Shqipërisë, as që është pritur se ‘’organet e drejtësisë’’ të atij shteti, që po drejtohet nga spiuj
serbo-grek do të bëjnë zbardhin e
kësaj vrasjeje. Fatkeqësishtë, edhe pas tri vjetësh, për këtë
vrasje nuk ka folur ende stafi udhëheqës i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i SHP
të FARK-ut, që sipas të gjitha gjasave një numër prej tyre ka marr pjesë në
organizimin e krimit, ndërsa shumica prej tyre kanë qenë në dijuni të
përgaditjeve që bëheshin për vrasjen e Ahmet Krasniqit, por nuk kanë ndërrmarr
asgjë për t’i penguar kriminelët në
realizimin e planit që kishin për t’ia shuar jetën atdhetarit, ushtarakut dhe
strategur të shquar kolonel Ahmet Krasniqit. Shtrohet pyetrja : Si është e mundur që
bashkëpuntorët e Ahmet Krasniqit që bënin pjesë në stafin udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes
dhe të SHP të FARK-ut, qe tri vite
dëgjojnë shpifje të llojllojshme nga kolegët e tyre ushtarakë : Agim
Çeku, Naim Maloku, Salih Veseli,
Bislim Zyrapi dhe nga patronët e tyre
Xh.Haliti dhe H.Thaçi për Ahmet
Krasniqin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe për SHP të FARK-ut, dhe me as një fjalë
nuk i hudhin poshtë shpifjet dhe gënjeshtrat e tyre, kur dihet se kanë aq
shumë fakte për tua mbyllur gojën që më kurrë të mos shpifin. Po shpresojmë se populli ynë në zgjedhjet e 17
nëntorit do t’i zgjedhin për deputetë
burra të fortë dhe të aftë që i përfaqësojnë subjektet institicionale
të Republikës së Kosovës që do të bijnë ligje dhe vendime të rëndësishme për
zbulimin e kriminelëve shqiptarë dhe serb, që muarën pjesë bashkë për ta katondisur si është më zi Kosovën.
Kriminelët janë të gjithë njësoj dhe të gjithë duhet të dënohën, pa marrë parasysh se ç’far
gjuhe flasin. E flasin shqipën apo serbishtën, e flasin
rusishtën, maqedonishtën apo
greqishtën nuk ka rëndësi. E rëndësishme është se ata janë krminel, se
kanë bërë krime, dhe duhet dënuar sipas ligjit, për t’iu dhënë dënimin e
merituar për krimet e bëra, dhe për vuajtjet shpirtërore që u kanë shkaktuar
njerëzëve, por edhe për tu dhënë mësim
edhe të tjerëve, që nuk janë të formuar si njerëz, se i pret burgosja dhe
dënimi, po qe se i bëjnë dikuj keq, po
qe se vrasin njerëz dhe bëjnë krime. Botuar në ‘’Bota sot’’ më 11-21 nëntor 2001 |
|
Siç po shifet Ahmet Krasniqi pati shumë pengesa nga
të gjitha anët, por pengesa më e madhe i
erdhi nga Bukoshi i cili nuk e bëri
legalizimin e Ministrisë së Mbrojtjes, të SHP të FARK-ut dhe të Ahmet Krasniqit në organet përkatëse të
Shqipërisë.
Pra, sipas
ngjarrjeve që u zhvilluan gjatë vitit 1998
Qeveria e Kosovës ishte në hamendje se me cilën palë të bënte
aleancë : me forcat institicionale apo me forcat kundrainstiticionale. Më
në fund Bukoshi me Qeverinë e tij bëri aleancë të mësheftë me Qosjen dhe Ibrahim Kelmendin. Prandaj
mospërkrahja e Ahmet Krasniqit nga Qeveria e Bukoshit dhe nga vet
Bukoshi sa duhet dhe si duhet, ishte rrjedhim i veprimtarisë dhe bindjeve
politike të Ahmet Krasniqit, i cili nuk ra nën ndikimin e forcave
kundrainstiticionale, por përkundrazi ai mundohej për t’i bindur krerët e tyre se çlirimi i Kosovës nuk mund
të arrihet duke i luftuar institicionet shtetërore të Republikës së
Kosovës, por duke i përkrahur ato që
janë krijuar me mund të madh, dhe duke i
krijuar sëbashku institicionet
shtetërore që ende nuk ishin krijuar.
Ahmet Krasniqi pasi muar vendimin për formimin e
Drejtorisë Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së
Kosovës, dhe dha urdhër për nxerrjen e organit të Ministrisë së
Mbrojtjes. Drejtori i kësaj Qendre ushtaraku Rifat Haxhijaj i kreu me përpikëri
detyrat dhe brenda një kohe të shkurtër e bëri të gatshëm nr 1 të organit të
Ministrisë së Mbrojtjes’’Revistë ushtarake’’ për botim, por Qeveria e Bukoshit
ndaloj daljen e saj nga shtypi. Numri i parë i kësaj reviste u botua disa ditë
para se të vvritet Ahmet Krasniqi,
ndërsa numri i dytë pas vrasjes së tij me urdhërin e Ahmet Krasniqit, pa dijën dhe pëlqimin e Bujar Bukoshit dhe me
punën e palodhshme të Rifat Haxhiajt.
(7)Ahmet Krasniqu u pengua edhe nga një numër
i ushtarakëve që i përkisnin stafit
udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes
dhe Pjesës së SHP të FARK-ut, të cilët
ishin dërguar nga forcat kundrainstiticionale të Kosovës me detyra speciale. Në
rend të parë ata kishin për detyrë të vëzhgonin dhe të pengonin punën dhe
veprimtarinë e Ahmet Krasniqit dhe të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, në mënyrë perfide. Ata të
shumtën e rasteve nuk i kryenin detyrimet që i kishin ndaj subjektit
ushtarak, ndërsa për moskryetjen e detyrave gjithmonë gjenin
një shkak të ‘’arsyeshëm’’, se ’’janë të
sëmuar’’, se ‘’kanë probleme familjare’’ etj,
por qëllimi i tyre ishte pengimi i Ahmet Krasniqit dhe i SHP i FARK-ut,
në kryerjen e detyrave ushtarake për të cilat ishin përcaktuar. Kështu
Kryeshefi i SHP të FARK-ut H. Bicaj që kur u caktua në atë pozitë udhëheqëse e
deri sa u vra Ahmet Krasniqi vetëm një herë ka shkuar në një Qendër stërvitore
për vizitë, ndërsa A.Mehmeti që ishte Zv. Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes
dhe Zv.Komandant i SHP të FARK-ut nuk e
pa të udhës sëpaku një herë të shkonte në një Qendër stërvitore për të
kontrolluar nivelin e aftësimit të njësive ushtarake të UÇK-së
për kryerjen e detyrave luftarake, apo thjeshtë për ta bërë një revistë
ushtarake.NdërsaXhafer Jashari pengonte dhe sabotonte armatosjen e njësive
operative të UÇK-së që i pat krijuar Ministria e Mbrojtjes.
Pas gjithë këtyre pengesave që ju paraqitën Ahmet
Krasniqit nga të gjitha anët, atij nuk i mbeti tjetër përpos t’i luftonte të
gjitha këto forca të së keqes, këta
dyftyrshë, që hanin me shumë
lugë, këta demagogë, që tjetër flisnin e tjetër vepronin. Ishte fundi i
muajit gusht kur Ahmet Krasniqi u bind plotësishtë se duhej ndrruar
status-quoja në SHP të FARK-ut dhe në Qeverinë e Bukoshit. Ai nuk ishte i
knaqur me raportet Qeveri e Kosovës-Ministri e Mbrojtjes- Pjesa SHP të FARK-ut,
dhe as nuk ishte i knaqur me raportet ndërnjerëzore në këto raporte. Ishte
fundi i muajit gusht kur vendosi të ‘’rrebelohet’’. Me Bukoshin vendosi të
ndërroj formën e komunikimit.
Deri në takimin e fundit që ai e pati me Bukoshin
(mesi i gushtit 1998 ) me te komunikonte
vetëm gojarisht. Pas atij takimi ku merrnin pjesë : Bujar Bukoshi,
Ahmet Krasniqi, Agim Mehmeti, Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari, Ahmet Krasniqi vendosi të komunikoj edhe me
shkrim, pasi që e kuptojë se kundër tij
luhej një lojë e rrezikshme, për t’ia ngarkuar në shpinë fajet e Qeverisë së
Bukoshit dhe fajet e një numri të caktuar të ushtarakëve që mbanin pozita
udhëheqëse në Pjesën e SHP të FARK-ut në Tiranë. Ai në fund të gushtit ia shtroi me shkrim
këto kërkesa Bujar Bukoshit :
1.Të finansohën Forcat e Armatosura të Republikës
së Kosovës nga Fondi i Qeverisë sipas parallogarisë që i duhën për armatim,
veshmbathje, dhe ushqim, të mbështetur në standarde ushtarake. 2. Të
legalizohet Ministri i Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura
të Republikës së Kosovës, në organet përkatëse të Shqipërisë.3. Të bëhën
ndryshime në Ministrinë e Informatave dhe në TV-në e Kosovës. 4. Të bëhën sqarime të nevojshme me
përfaqësues të UÇK-së, për t’i bindur se është në të mirën e Kosovës rrespektimi
i Marrëveshtjes së Osllos. 5. Po qe se
përfaqësuesit e UÇK-së edhe mëtutje nuk e rrespektojnë Marrëveshtjen e Osllos,
të dilet në opinion me sqarime të nevojshme për zbardhjen e kësaj
Marrëveshtjeje. Ahmet Krasniqi ia doezoi Bukoshit me shkrim edhe llogarinë e të
gjitha hargjimeve që i kishte bërë Ministria e Mbrojtjes në periudhën kohore
mars-gusht 1998.
SI U BËNË PËRGADITJA PËR VRASJEN E AHMET KRASNIQIT
Kreu ushtarak serb i dinin shumë mirë aftësitë
ushtarake të Ahmet Krasniqit dhe të ushtarakëve tjerë shqiptarë që i kishin
kryer akademitë ushtarake në Jugosllavi. Ata e dinin se po të lejohej të
vepronte edhe mëtutje Ahmet Krasniqi në forcimin e FARK-ut, dhe dërgimin e
formacioneve ushtarake nga Shqipëria në Kosovë
do t’ua dëmtonte rëndë interesat e tyre ushtarake-strategjike në
Ballkan, dhe do t’ua bënte të parealizueshme skenaret dhe planet që i kishin
pergaditur kundër popullit tonë.
Edhe forcat kundrainstiticionale në krye me
Xh.Halitin& I.Kelmendin dhe R.Qosjen&kompani, kur u bindën se nuk do të kenë sukses për ta bërë për veti Ahmet Krasniqin, për t’i luftuar subjektet shtetrore të
Republikës së Kosovës, dhe se veprimtaria e tij po i dëmtonte interesat
e tyre grupore dhe karrjeriste, u pajtuan me përfaqësuesit e agjenturave
serbo-sllavo-greke, që kishin zënë pozita udhëheqëse në LPK-në dhe LBDK-në,
dhe në udhheqjen e SHP të UÇK-së, ta largojnë Ahmet Krasniqin nga skena
politike dhe ushtarake e Kosovës.
Këto forca pastaj nuk e patën vështirë ta fusin në
këto komplote Klosin dhe SHIK-un për të
ju ndihëmuar në organizimin e atentatit kundër Ahmet Krasniqit, kuptohet me një pagesë të majshme nga fondet që janë mbledhur nga qytetarët e
Kosovës për ta ndihmuat luftën çlirimtare të Kosovës. Siq dihet kriminelët i
bënë parapërgaditjet, u caktua koha e egzekutimit dhe u caktua vendi i
pushkatimit.
Dhe nuk është rastësi që u zgjodh vendi në afërsi
të ‘’Shtëpisë së Partisë’’, aty ku më 1941 ishte formuar ‘’Partia Komuniste
Shqiptare’’ nga M. Popoviqi, D. Mugosha dhe E. Hoxha. Pra donin ta bënin
pushkatimin e Ahmet Krasniqit në afërsi të shtëpisë ku ishte lidhur aleanca në
mes çetnikve serbo-sllav me yllin komunist në ballë, dhe hiçkërkushëve-
mendjeshkurtëve të Shqipërisë, për tu
treguar nacionalistëve shqiptarë kudo që janë në botë, se fara ruse i ka të
thella rrënjët në tokat shqiptare, dhe
se popoviqët dhe mugoshët kanë ndërtuar
qerdhe të shumta nepër Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare, dhe se nuk
është punë aq e lehtë, siç mendojnë
shumë ‘’veprimtarë’’, se me propogandë
dhe retorikë do të zhbihet nga trojet
shqiptare fara ruse dhe do të shkatrrohën
qerdhet e agjenturave serbo-sllavo-greke.
Por para se t’i zbardhim përgaditjet për vrasjen e
Ahmet Krasniqit duhet të japim përgjigje në këto pyetje :
Pse armiqët tanë dhe vazalët e tyre të Tiranës
zyrtare, sëbashku me forcat kundrainstiticionale të Kosovës zgjodhën vrasjen si
mjet për largimin e Ahmet Krasniqit nga skena ushtarake dhe politike e Kosovës,
kur kanë mundur thjesht ta largojnë duke e pranuar kërkesen e tij për dorheqje
nga pozitat udhëheqëse që i mbante. ( Ahmet Krasniqi pat paraqitur dorëheqje nga funksionet që i
mbante njëherë në qershor dhe heren tjetër në gusht të vitit 1998, por stafi
udhëheqës i Ministrisë dhe
B.Bukoshi nuk e patën miratuar dorheqjen e tij). Për forcat
antishqiptare ishin shumë faktorë që ndikuan në marjen e vendimit për vrasjen e
Ahmet Krasniqit, por ndër kryesorët ishin :
1.Vendosmëria e Ahmet Krasniqit për jetësimin e Marrëveshtjes së
Osllos ; puna e tij këmbngulse për
shpartallimin e pengesave, që i vinin nga të gjitha anët, fatkeqësisht edhe nga
nuk i kishte pritur ; hartimi i planit për futjen e njësive operative të
UÇK-së, Brigadën ‘’Skënderbeu’’, Brigadën 141, 142, 132 dhe Bataljanin
Diverzanto-Vëzhgues në frontin e luftës në Kosovë gjatë muajëve shtator-tetor
1998. Me Brigadën ‘’Skënderbeu’’ pat
vendosur të futej edhe vet në Kosovë.
Planet dhe përgaditjet e Ahmet Krasniqit ju kishin
ra në vesh argatëve të Xh.Halitit dhe të I. Kelmendit. Vetkuptohet që edhe
agjenturat serbo-sllavo-greke dinin për përgaditjet që i bënte Ahmet Krasniqi
për të hyrë në Kosovë. Prandaj dorheqja
e Ahmet Krasniqit nga kreu i subjektit ushtarak të Republikës së Kosovës, nuk
do t’i bënte të parealizueshme planet e tij.
Të parealizueshme do t’i bënte planet e tija për futjen e brigadave
operative të UÇK-së në Kosovë vetëm vrasja e tij.
2. Mundësia për përvehtësimin( vjedhjen) e mjeteve
finansiare, që ishin paraparë për blerjen e armatimit dhe materjalit ushtarak
nga Qeveria e Bukoshit për njësitë operative të UÇK-së. Po qe se merret në
shqyrtim marrëveshtja që është lidhur në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe tre
tregëtarëve me nënshtetësi turke, për blerjen e armatimit për njësitë operative
të UçK-së me një vlerë prej 49 miljon DM dhe i analizojmë detajet se kush e organizoj,
ndërmjetësoj dhe e përgaditi takimin në
mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe tregëtarëve turq (në rangun e dytë të
personave që ua përgaditën kurrthën Ministrisë së Mbrojtjes ishin Gani Syla dhe
Shaip Bilalli) ; pse të hollat në
një shumë prej 8 miljan
e 700 mijë DM, në emër të koparës ju
kanë dhënë tregtarëve turq pa dijën e Ahmet Krasniqit ; kush vendosi në
emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kush ua ka dhën tëhollat tregtarëve
turq ; dhe së fundi si ka përfunduar ajo marrëveshtje dhe pse u caktua
nga Bukoshi të merret me atë marrëveshtje njeriu më i besueshëm i tij Kadri Balaj ,
të jepë të kuptosh, se
marrëveshtja për armatim, nuk ishte asgjë tjetër përpos se një kurthë, e përgaditur nga kreu i forcave
kundrainstiticionale, ( menjëherë pas arrijtjes së marrëveshtjes së Osllos,) me
të cilën donin t’i arrinin dy qëllime :
a). Ta pengonin armatosjen e njësive operative të
UÇK-së që përgaditeshin në Qendrat e stërvitjes që ishin krijuar nga SHP i
FARK-ut në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, dhe
b) Përvehtësimin(vjedhjen) e një shume disa
miljanshe të mjeteve finansiare të Ministrisë së Mbrojtjes për xhepat e disa
krerëve të forcave kundrainstiticionale të Kosovës.
3. Ta mohonin
Marrëveshtjen e Osllos. Forcat kundrainstiticionale të Republikës së
Kosovës ishin të vetëdijshme se me zbardhjen (zbulimin) e Marrëveshtjes së
Osllos nga Ahmet Krasniqi, opinioni ynë do t’i konsiderojë fajtorë krerët e
LPK-së dhe të LBD-së, për shkeljen e
Marrëveshtjes së Osllos, dhe më nuk do të pijnë ujë shpifjet e tyre se
Rugova dhe LDK-ja janë fajtorë për mosbashkimin e faktorit ushtarak të
Republikës së Kosovës. Se është kështu dëshmon fakti se edhe pse Xh.Haliti
dhe argatët e tij e mohojnë egzistimin e kësaj marrëveshtjeje, ende nuk u
zbardh ajo nga përgjegjësit e ish
Qeverisë së Bukoshit dhe as nga
përgjegjësit e ish Ministrisë së
Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
(8)Ishte gushti i vitit 1998, kur forcat serbe
patën marrë një fushatë të egër kundër njësive të UÇK-së dhe popullësisë civile
të Drenicës dhe të Dukagjinit, pas dështimit të diplomacisë amerikane që
mundohej t’i detyronte forcat politike (institicionale dhe
kundrainstiticionale) për të bërë një Qeveri të përbashkët. Siç dihet Mehmet
Hajrizi e pranoi mandatin për formimin e Qeverisë që ia dha Kryetari i Kosovës
Dr.Ibrahim Rugova, por planin Amerikan për krijimin e Qeverisë së Kosovës nuk e
përkrahën : B.Bukoshi me ministrat e tij,
R.Qosja me LBDK-në, dhe A.Demaçi me Shtabin e Xh.Halitit që
quhej SHP i UÇK-së.
Si rrjedhim i papërgjegjësisë së plotë të forcave
kundrainstiticionale, që ishin quar
peshë ‘’për ta marrë pushtetin’’ mbi qytetarët e Kosovës, kur fuqi dhe dije nuk kishin ta fitonin as
një betejë kundër ushtrisë serbe, dhe çka ishte më e keqja, nuk donin t’i dëgjonin as këshillat e miqëve
të kombit tonë që ishin vu në krye të diplomacisë së SHBA-ve. Siç dihet pas
dështimit të diplomacisë amerikane për formimin e Qeverisë së Kosovës, populli martir i Kosovës mbeti
pa përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, dhe kështu Serbisë i erdh ‘’langu
në bisht’’ për të ju çepuar jo vetëm njësive të UÇK-së, por edhe popullësisë
civile. Drenica dhe Dukagjini u shkelën nga
forcat serbe. Njësitë teritoriale
të Ramush Hajradinajt pa kurrfarë komande u larguan në Shqipëri.
Edhe njësitë operative të UÇK-së, që ishin nën
komandën e Tahir Zemës, u detyruan t’i lëshonin pozicionet që i mbanin dhe të
mos e pranojnë luftën frontale me ushtrinë serbe, në rend të parë se ishte
grumbulluar një popullësi e madhe civile në teritoret ku i mbanin njësitë
operative të UÇK-së, që i komandonte
komandant Tahir Zemaj. Tirana dhe Durrsi ishin të mbushur me civil nga
Dukagjini dhe ushtarë e ‘’komandantë’’ të vetshpallur të UÇK-së, në mesin e të
cilëve ishte edhe Xh.Haliti, A.Syla, H.Thaçi, I.Kelmendi, R. dhe H. Hajradinaj,
komandant ‘’çorri’’ dhe shumë ‘’çorra’’tjerë me nofka të llojllojshme. Këto
kushte dhe rrethana shumë të vështira për shqiptarët, që mbetën pa përkrahen e
faktorit ndërkombëtarë dhe sulmoheshin nga forcat e Kasapit të Ballkanit, në
vend që të ndikonte në vetëdijësimin e krerëve të forcave
kundrainstiticionale për tu bashkuar me forcat institicionale për
krijimin e Qeverisë së përbashkët, që e
kërkonte Parlamenti i Republikës së Kosovës dhe aleatët tanë, ata bënë lista për pushkatimin e burrave më
të mirë të kombit, që nuk arrijtën t’i bënin
argatë dhe skllevër të tyre.
Në këto rrethana Ahmet Krasniqi pat kërkuar nga
Salih Berisha të ndërrmerte që ishte e mundur për bashkimin e faktorit politik
dhe ushtarak të Kosovës, ndërsa vet bënte përgaditjet e fundit për t’i futur në
Kosovë njësitë operative të UÇK-së, që ishin përgaditur në Qendrat e stërvitjes
të FARK-ut afër Tropojës dhe Kuksit.
Ishte fillimi i shtatorit të 1998 kur Komandanti i
SHP të FARK-ut Ahmet Krasniqi vendosi
t’i vizitojë njësitë operative të UÇK-së :
Brigadën ‘’Skënderbeu, Brigadat : 141, 142, 134 , Bataljanin Diverzanto-Vëzhgues, dhe
Bataljanin e Policisë Ushtarake. Me të
patën shkuar disa anëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të
FARK-ut. Gjatë vizitës Komandanti i SHP të i FARK-ut kolonel Ahmet
Krasniqi bëri vlerësimin e përgaditjeve të çdo njësie ushtarake veç e veç, dhe
konstatoj se të gjitha njësitë ushtarake janë në gjendje të kryejnë
akcione operative kundër ushtrisë serbe
në Kosovë. Pehlivanat e Nanosit, agjenturat serbo-sllavo-greke, SHIK-u, dhe
bajraktarët e farës ruse e përcillnin me
interesim veprimtarinë e Ahmet Krasniqit nepërmjet ushtarakëve që ishin hyrë në Ministrinë e
Mbrojtjes dhe në SHP të FARK-ut me detyra speciale nga krerët e LPK-ja dhe të
LBDK-së.
Hyrja e Ahmet Krasniqit në Kosovë me njësitë
operative të UÇK-së, që planifikonte të
bëhet gjatë gjysmës së dytë të shtatorit dhe gjysmës së parë të tetorit të
1998 i alarmoi agjenturat serbo-sllavo greke dhe forcat kundrainstiticionale të
Republikës së Kosovës dhe vendosën ta bëjnë pengimin e një veprimi të tillë.
‘’Qendra e Krimit’’ e krijuar nga krerët e LPK-së, LBDK-së, Shtabit të
Xh.Halitit që quhej SHP i UÇK-së, dhe disa individëve që kishin pozita të larta shtetrore në mesin
e të cilëve kishte edhe spiuj serb dhe grek, muarën vendimin për vrasjen e Ahmet Krasniqit.
Vendimi për vrasjen e tij është bërë gjatë muajit gusht, por përgaditjet e
përshpejtuara për vrasjen e tij kanë filluar nga fillimi i shtatorit të 1998,
ndërsa përgaditjet përfundimtare në javën e dytë dhe javën e tretë të shtatorit, deri sa ai ishte për
vizitë në Qendrat e stërvitjes të FARK-ut afër kufirit Shqipëri-Kosovë. Faktet
dëshmojnë se në përgaditjen për vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marr pjesë edhe
disa ushtarakë që i përkisnin stafit udhëheqës dhe komandues të Ministrisë së
Mbrojtjes, dhe të SHP të FARK-ut, të cilët ishin bërë klysh dhe argatë të
Xh.Halitit, I. Kelmendit dhe të H. Hysenit.
T’i shiqojmë faktet me radhë :
a). Ahmet Krasniqi
banonte në një banesë që ia kishte siguruar Shaip Muja, në qendër të Tiranës, ( afër Piramidës) që
kur pat shkuar në Shqipëri me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të krijuar Pjesën e SHP të FARK-ut në
Tiranë. Të vritet Ahmet Krasniqi në qendër të Tiranës nuk ishte edhe aq lehtë,
prandaj ‘’Qendra e Krimit’’ju ka dhënë për detyrë argatëve të tyre që kishin
arrijtur të depërtojnë në stafin
udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut, për t’ia ndrruar banesën Ahmet Krasniqit deri sa ai i
vizitonte Qendrat e stërvitjes të
FARK-ut. ( java e dytë e shtatorit 1998). Këta tradhtarë të kombit arrijnë ta
bindin SHP të FARK-ut për të dhënë pëlqimin për t’ia ndërruar banesën Ahmet
Krasniqit, gjëja se për qëllime të ‘’ sigurisë’’së tij.
Shtrohet pyetja pse SHP i FARK-ut nuk e
kundërshtuan propozimin e klyshëve të
I.Kelmendit, Xh.Halitit dhe të H.Hysenit, që Ahmet Krasniqit t’i caktohet
banesa në shtëpinë e oficerit të SHIK-ut Shyqiri Toskës, që Ministria e
Mbrojtjes e kishte marrë me qira për
nevoja të Drejtorisë informative ?
Po të ishte bërë propozimi për ndrrimin e banesës
për qëllime të ‘’sigurisë’’ së Ahmet Krasniqit, do të ishte kontradiktore
t’i caktohej banesa në shtëpinë e oficerit të SHIK-ut
Shyqiri Toskës, kur ishte shtëpia tjetër e Ministrisë së Mbrojtjes, që ishte
marrë me qire për nevoja të Pjesës së SHP të FARK-ut, dhe ishte në një vend më të përshtatshëm për t’ia
siguruar mbrojtjen fizike të Ahmet Krasniqit. Ajo shtëpi ishte në lagjën ku jetonte Azem Hajdari, afër
rrugës Tiranë-Elbasan dhe në afërsi me Ambasadën amerikane. Ishte e paisur me dy kamera që e përcillnin çdo lëvizje në
rrugën e lagjës nga shtëpia e deri në rrugën automobilistike
Tiranë-Elbesan ?
Por klyshët laramana, që kishin pozita udhëheqëse
në SHP të FARK-ut, ia caktuan banesën Ahmet Krasniqit në shtëpinë e oficerit të
SHIK-ut Shyqiri Toskës, ( se ashtu ju
kishin thënë patronët e tyre) që ishte afër Medresesë, në lagjën e ‘’Shtëpisë
së Partisë’’. Në banesën e re Ahmet Krasniqit i dërgohet garderoba
personale, përfshir këtu edhe një revolver me dy bomba dore dhe një
kallashnikov, që i mbante në dhomen e tij të gjumit.
b). Ahmet Krasniqit ia larguan njërin nga
rojet më të afta që i kishte SHP i FARK-ut, ushtarin me nofkën ’’Shpendi’’, në mënyrë
shumë të poshtur duke i ngjitur fjalë ( duke e shpifur), se ka bërë planë për
ta vrarë Ahmet Krasniqin. Se ishte shpifje tregon fakti se ‘’Shpendi’’
dërgohet në garnizonin e FARK-ut në
Papaj afër Tropojës, me qëllim që kur të bëhet atentati ndaj Ahmet Krasniqit të
mos gjindet në shërbimin e rojeve
personale të Ahmet Krasniqit dhe SHP të FARK-ut. Por kur vritet Ahmet Krasniqi
ai prap sillet në shërbimin e mëparshëm dhe bëhet përgjegjës për çështjen e
sigurimit të kuadrit komandues të SHP të FARK-ut.
Ahmet Krasniqi këthehet nga Veri i Shqipërisë në
Tiranë më 19 shtator 1998. Ai merr vesh për ndërrimin e banesës nga kolegët e
tij, por atij kjo gjë nuk i bëri
përshtypje fare dhe nuk e kundërshtoi
vendimin e kolegëve, duke u mbështetur në Rregulloren Ushtarake se çdo Organ
ushtarak i kryen detyrat e tij në bazë të kushteve dhe rrethanave që i krijohën
ndërkohë. Ai natën e parë e kalon në
banesën e re. Natën e dytë nuk u kthye në banesë, si duket e kalon natën te
ndonjë mik i tij në Tiranë. Të nesërmën më 21 shtator 1998, e kalon tërë ditën
në biseda të ndara dhe të përbashkëta me një numër ushtarakësh të Brigadave
134, 131, dhe 133, që ishin kthyer nga Kosova.
Pati biseda me Tahir Zemajn, Salih Çekun, Agim
Ramadanin dhe të tjerë. U diskutuan shumë çështje që kishin të bënin me veprimtarinë e subjektit ushtarak që i
përkisnin, sukseset, mossukseset dhe
pengesat që ju dualën në kryerjen e detyrave ushtarake. U fol edhe për
masat që duheshin ndërrmarrë për tejkalimin e pengesave dhe të vështërsive, që do
të mundësonte futjen me sukses të njësive operative të UÇK-së, që ishin bërë
gati për të marrë pjesë në frontin e
luftës në Kosovë. Dikush nga ushtarakët i propozon Ahmet Krasniqit ta kalojnë
sëbashku një mbrëmje, që do të merrnin
vendime konkrete për punën e mëtutjeshme. Ky propozim përkrahet nga
Ahmet Krasniqi dhe ai e cakton takimin në Restoranin’’Nëna Mbretëreshë’’në
Tiranë, që ishte shumë afër nga selia e Pjesës së SHP të FARK-ut.
(9)Argatët e forcave kundrainstiticionale që kishin
depërtuar në pozita udhëheqëse në SHP të FARK-ut i kryen detyrat e para që ua
kishte caktuar Qendra e krimi. Radhën e kishte SHIK-u, të tregonte se detyrën që e ka marrë për ta
kryer do ta kryej me përkushtim. Ishte nata e 17 shtatori i vitit 1998 kur
forcat e policisë sëbashku me pjestarë të SHIK-ut( afër 30 veta)
kontrolluan shtëpinë e Shyqiri Toskes,
që ua kishte lëshuar me qira Ministrisë së Mbrojtjes për nevoja të Drejtorisë
Informative.
Shtrohet pyetja pse nuk u bë më heret kontrollimi i
kësaj Qendre, por u bë pasi Ahmet Krasniqit ju rregullua dhoma e gjumit në atë shtëpi? Përgjigja është
e qartë. SHIK-u dhe klyshët e I.Kelmendit , Xh.Halitit dhe të H.Hysenit i bënin
përgaditjet e fundit për pushkatimin e Ahmet Krasniqit. Dhe per të qenë të
sigurtë se do ta kryejnë detyrën me
sukses që e kishin marrë nga Qendra e
krimit, donin ta çarmatosnin Ahmet Krasniqin. Ata e dinin se Ahmet Krasniqi i
mbante në dhomën e gjumit një kallashnikov,
një rëvolver dhe dy bomba dore.
Duhet cekur dy fakte që dëshmon
se Ahmet Krasniqi dhe SHP i FARK-ut ishin
nën mbikqyrjen e forcave kundrainstiticionale të Kosovës, të SHIK-ut dhe të agjenturave
serbo-sllavo-greke, kur çdo gjë që punohej në SHP të FARK-ut e merrnin vesh
kryepehlivanat e Nanosit.
Është e mjaftueshme të cekën vetëm dy
fakte, që do të vërtetonin pohimet e mia. Kur SHIK-u dhe policia shqiptare
e bëjnë kontrollimin e Drejtorisë
Informative të Ministrisë së Mbrojtjes, e kontrolluan edhe dhomen e
gjumit të Ahmet Krasniqit. Ata kishin informata të sigurta se Ahmet Krasniqi e
kishte një revole personale dhe dy bombe dore në ormanin e garderobës.
Pra, ata e
thyen ormanin e gardorobës për të marrë rëvolën dhe dy bombat personale
të Ahmet Krasniqit. Kjo dëshmon se klyshët e Xh.Halitit. I.Kelmendit dhe të
H.Hysenit, që kishin depërtuar të futën në SHP të FARK-ut i kryenin detyrat me
përkushtim, por shtrohet pyetja pse nuk ndërrmuarën asgjë kolegët e tij, pas
këtij rasti të çarmatosjes së SHP të FARK-ut, dhe të Ahmet Krasniqit, për të
siguruar armë për mbrojtjen e Ahmet Krasniqit dhe stafit udhëheqës të këtij subjekti
ushtarak të Republikës së Kosovës, kur në Shqipëri në çfardo kohe mund të
siguroheshin armë për mbrojtje personale : revolver dhe
kallashnikov ?
Kjo ishte faza e parë e përgaditjeve për vrasjen e
Ahmet Krasniqit. Faza e dytë fillon pasi kthimit të Ahmet Krasniqi nga Veriu i
Shqipërisë (ku i patë vizituar njësitë operative të UçK-së, që duhej të hynin
në Kosovë) në Tiranë. Edhe në këtë fazë,
në përgaditjet për vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marrë pjesë tri palë :
1. Qendra e krimit, 2. SHIK-u dhe 3. Një numër ushtarakësh që i përkisnin
stafit udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Pjesës së SHP të FARK-ut.
Qendra e krimit ashtu si në fazën e parë edhe në
fazën e dytë të përgaditjeve për vrasjen e Ahmet Krasniqit pati rolin
vendimmarrës. Në këtë fazë ajo e bëri edhe mbikqyrjen e përgaditjeve për kët
krim, dhe bëri kordinimin e punëve që i kryente SHIK-u dhe punëve që i kryenin
ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes që ishin bërë argat dhe klysh të forcave
kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës.
Sipas skenarit të përgaditur më parë nga Qendra e
Krimit dhe SHIK-u, Ahmet Krasniqi duhej të vritet në orët e vona të mbrëmjes
kur të këthehet në banesë. Vendi (lagjja)se ku gjendet shtëpia e Shyqiri Toskes
(ku duhej të banonte Ahmet Krasniqi) i përgjigjej të gjitha kushteve për ta
kryer pa vështërësi atentatin dhe pa pasoja të largohën kriminelët nga vendi i
krimit. Kriminelët ishin bërë gati ta ngrehin gishtin e krimit në çdo moment që
urdhëron Qendra e krimit. Çdo lëvizje e Ahmet Krasniqit vëshgohet nga klyshët e forcave kundrainstiticionale të
Republikës së Kosovës që kishin arrijtur të hyjnë në stafin e Ministrisë së
Mbrojtjes. Mbrëmja e 21 shtatorit të 1998 ishte shumë e përshtatshme për
realizimin e planit dhe skenarit të Qendrës së krimit për vrasjen e Ahmet
Krasniqit.
Në Restoranin’’Nëna Mbretëresh’’ ishte Ahmet
Krasniqi, Kryeshefi i SHP të FARK-ut, tre ushtarakë nga sigurimi, nga një
ushtarak nga Drejtoria personale, Drejtoria informative dhe Shërbimi i
finansave, dhe disa ushtarakë të brigadave 134, 131 dhe 133, që kishin marrë
pjesë në frontin e luftës në Kosovë. Takimi kishte karakter pune,
por për nderë të ushtarakëve që kishin
marrë pjesë në frontin e luftës në Kosovë, Ahmet Krasniqi shtroi një darkë për
ta. Në pasdarken e asaj mbrëmje u shqyrtua
situata ushtarake në Kosovë dhe gjendja aktuale në Ministri të Mbrojtjes dhe në
SHP të FARK-ut. Në veçanti u rrafën çështjet e mosrealizimit të marrëveshtjes
së armatimit që u nënshkrua në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe tregëtarëve
turq, dhe shkelja e marrëveshtjes së Osllos nga forcat kundrainstiticionale të
Republikës së Kosovës. Më në fund u
muarrën vendime të rëndësishme që kishin të bënin me forcimin e UÇK-së.
Planet e Ahmet Krasniqit për futjen në frontin e
luftës në Kosovë të të gjitha njësive
operative të UÇK-së, që ishin bërë gati nepër qendrat e stërvitjes, u miratua
edhe nga ushtarakët e brigadave 134, 131 dhe 133. Në atë takim është dashur të merrte pjesë
edhe kolonel Tahir Zemaj, por Ahmet Krasniqi nuk pat lejuar të vinte për shkaqe
të sigurisë së tij personale. Kjo tregon se Ahmet Krasniqi ishte i vetëdijshëm
se në çdo moment ishin të rrezikuar një numër i konsiderueshëm i ushtarakëve të
FARK-ut, nga forcat kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës, në mesin e
të cilëve ishin Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Salih Çeku, Agim Ramadani, etj.
Atë natë Ahmet Krasniqi donte që vet të
kujdesej për sigurinë personale të kolonel Tahir Zemës, kur i dha urdhër Hilmi
Nebihut që personalishtë të kujdeset për sigurinë fizike të kolonel Tahir Zemës.
Takimi ka përfunduar rreth orës 23.00, dhe të
gjithë kanë hypur në tri vetura. Në veturën e parë ishte Ahmet Krasniqi, tre
ushtarakë të brigadave operative 134, 131 dhe 133, një ushtarak nga Drejtoria informative dhe
shoferi i kombit. Në dy veturat tjera ishin të tjerët. Afër pompes së benzinit
veturat ndalën nga pjestarë të policisë dhe të SHIK-ut të Shqipërisë, për ta
bërë kontrollimin e dokumentacionit të ushtarakëve për të ditur identitetin e
tyre. Veçmas kontrollohet pasaporta e Ahmet Krasniqit nga pjestarë të policisë
dhe të SHIK-ut, dhe me radiolidhje e njoftojnë dikend për identitetin e Ahmet
Krasniqit. Kjo tregon se bëheshin pëgaditjet përfundimtare nga kriminelët për
ta kryer egzekutimin e pushkatimit të Ahmet Krasniqit.
Ende pa kaluar te ambasada amerikane zbresin nga
kombi tre usharakët e brigadave të lartëpërmendura, që aty pari banonin, dhe në veturë mbesin vetëm Ahmet
Krasniqi, ushtaraku i Drejtorisë Informative dhe shoferi. Vetura në të cilën ishte Ahmet Krasniqi kishte marrë drejtimin e
Medresesë sëbashku edhe me një veturë
tjetër në të cilën ishin ushtarakë të Ministrisë, por policia e ndal për
të dytën herë veturën e dytë që e shoqëronte kombin ku ishte Ahmeti Krasniqi.
Kombi arrinë shumë shpejtë para Medresesë dhe pastaj lakon rrugën djathtas për
të hyrë në rrugicën, që e shpinte para derës së shtëpisë së Shyqiri Toskës.
Vlen të theksohet se rrugica ishte e pa ndriquar dhe shumë e ngushtë, sa që kur
kalon ndonjë veturë, këmbësori është i detyruar të pështetet për muri, për të qenë
i sigurt se nuk do të shkelet nga vetura. Vetura arrinë para dyrëve të shtëpisë
së Shyqiri Toskës, ku ia kishin përgaditur banesën Ahmet Krasniqir tradhtarët.
Zbresin nga vetura shoferi dhe ushtaraku për ta hapur dyert e oborrit. Pa
pritmas dëgjohet zëri i prer i një njeriu me maskë : ‘’Mos luni!’’.
Kishin qenë tre persona të maskuar dhe të armatosur
me kallashnikov dhe rovole. Një kriminel e kishte zënë kryqin e rrugicës që
ishte nja dhjetë metra larg shtëpisë së
Shyqiri Toskës, dhe rrinte në gjendje gadishmerie për të shtirë me kallashnikov
kushdo që do të pengonte në realizimin e krimit. Dy kriminel tjerë që u
paraqitën papritmas para veturës. Ua drejtojnë revolverët shoferit dhe
ushtarakut që mundoheshin t’i hapin dyertë e oborrit. Ahmet Krasniqi ende ishte
mbrenda në veturë. Por kur e shef këtë skenë trishtuese, zbret me
shpejtësi për për ta mbrojtur usharin e tij, që ishte në
lulën e rinisë.
Por kriminelët ishin përgaditur për krim,
nuk kishin mëshirë ndaj askuj që donte tua prishte planet dhe t’i pengonte në
kryerjen e detyrës. Njëri nga dy
kriminelët ia futë grykën e kallashit në fyt Ahmet Krasniqit, ndërsa krimineli tjetër bëri kontrollin e shoferit dhe ushtarakut mos
kanë rastësishtë ndonjë armë dhe i detyroi të
shtrihën në tokë.
Krimineli tjetër që e mbante Ahmet Kraniqin në
thumb të kallashit e pyste kriminelin tjetër se ‘’a është ky ‘’( nënkuptohet
që e pyste për Ahmet Krasniqin). Kur
krimineli i këthen përgjigje se ‘’është vet ai’’, krimineli ngreh gishtin e
krimit dhe kështu përfundoi skenari i vrasjes së Ahmet Krasniqit, i cili ishte
përgaditur për një kohë të gjatë nga bisha-njerëz, shpirtshitur, dyftyrsha,
zemërgur dhe kriminel të regjur të
profesionit për të kryer atentate
politike.
Pra siç po shifet në vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë
marrë pjesë : Qendra e krimit, ushtarakë tradhtarë që ishin bërë argatë të
forcave kundrainstiticionale, pjestarë
të policisë dhe SHIK-ut të Shqipërisë, dhe kriminelë( atentatorët) të paguar
nga Qendra e krimit, me paratë e fondeve që ishin mbledhur për ta ndihmuar
çlirimin e Kosovës. Janë bërë shumë vrasje politike në Shqipëri dhe në Kosovë
para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, por kjo vrasje dhe vrasja e Azem
Hajdarit janë vrasjet më monstroze nga
të gjitha vrasjet.
Mënyra dhe organizimi i vrasjes së Ahmet Krasniqi,
tregon se ai ka qenë i tradhtuar nga të gjitha drejtimet, edhe nga ata që kurrë
nuk është pritur. Por më së shumti dhembë tradhtia që i është bërë nga mbrenda
nga disa ushtarakë që ishin futur në stafiin e Ministrisë së Mbrojtjes. Dhe nuk
është rastësi që Ahmet Krasniqi natën e krimit është lënë pa kurrëfar mbrojtje.
Shtrohet pyetja ku ishte organi që ishte përgjegjës për mbrojtjen e Ministrit
të Mbrijtjes dhe Komandantit të SHP të FARK-ut ? Ku ishte stafi dhe bashkëuntorët
e tij të ngushtë. Në këto pyetje dhe në shumë pyetje tjera duhen të përgjigjen
mos sot, një ditë jo të largët
gjithseqysh.
(10)Pas një distance trivjeçare nga vrasja e Ahmet
Krasniqit janë qartësuar shumë detaje të errta të atij krimi, edhe në bazë të deklaratatve të
personaliteteve dhe personave publik të jetës politike të Kosovës dhe të
pararojes staliniste të LPK-së. Vlenë të shënohet deklarata e Zyrës së
përfaqësuesit politik të UÇK-së zotëri Adem Demaçit, e cila më 20 shtator
të 1998 ( një ditë para vrasjes së Ahmet
Krasniqit) njofton opinionin e gjërë se Adem Demaçi ‘’për shkak të
stërngarkimit me punë , mjekët kanë
konstatuar se ai ka një tendosje të tepruar të nervave dhe një keqësim të
diabetit(sëmundja e sheqerit). Për këtë arsye mjekët e kanë këshilluar zotëri
Demaçin që të deaktivizohet nga të gjitha punët e veta të përditshme dhe të
pushojë sa më gjatë .
Në njoftim, gjithashtu thuhet se të gjitha takimet
e parapara të zotëri Demaçit me miq të huaj dhe të vendit si dhe takimet e
caktuara me gazetarë shtyhën për nje afat të pacaktuar.’’ (Citati është marrë
nga shkrimi i botuar me titull : Adem Demaçi në pushim të gjatë mjekësor
të botuar në Bota sot, më 22 shtator 1998).
Shtrohet pyetja ishte rastësi që përputhej ‘’pushimi mjekësor’’ i Adem
Demaçit me vrasjen e Ahmet Krasniqit,
apo ishte një gjestë i Adem Demaçit që shprehu revolten dhe mospajtimin e tij
me Qendrën e krimit, që kishte vendosur për ta vrarë Ahmet Kraniqin. Koha do të tregoi se ku është
e vërteta, por nuk ka qenë normale që
Adem Demaçi të mos e gjykonte vrasjen e Ahmet Krasniqit, sëpaku pas
kalimit të ‘’pushimit mjekësor’’, kur dihet se ishin bashkëautorë të
Marrëveshtjes së Osllos dhe ishin kryesues të dy delegacioneve të subjekteve
ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të UÇK-së.
Sa i përketë prononcimit të Xhafer Shatrit, ish ministër i Informimit në Qeverinë e
Bukoshit, në lidhje me vrasjen e Ahmet
Krasniqit, vlenë të citohën këto
fragmente nga shkrimi i tij i botuar në revistën Pasqyra Nr.19 të 23-30/09/1999
me titull :’’Pse u vra Ahmet Krasniqi’’. Ai thotë : ‘’Pa hyrë se kush
janë dorasit, e përsërisim, kjo është qështje e gjygjit, shkaqet që quan deri
te vrasja e Ahmet Krasniqit dhe te mbajtja ose te vetëmbajtja peng e oficerve
duhet kërkuar bashkë me përgjegjësinë parasegjithash te institicionet e
Kosovës, të cilat dështuan, sepse, falë këmbënguljes së udhëheqësve të tyre me
vetëdije nuk përgaditën as luftën dhe as paqen ’’.
Vlerësim i Xh.Shatrit se përgjegjësinë për vrasjen e Ahmet Krasniqit e mbajnë ‘’institicionet
e Kosovës’’që sipas tij ‘’dështuan’’për shkak të ‘’udhëheqësve të tyre’’ që me
‘’vetëdije nuk e përgaditën as luftën dhe as paqen’’ është e vërtet po qe se e
ka menduar Qeverinë e Kosovës-Qeverinë e Bukoshit. Opinioni ynë është i
njoftuar se Xh.Shatri mbante njërin ndër postet më të rëndësishme, pas kryeministrit, në Qeverinë e Kosovës, pra për nënt vite e
mbajti postin e Ministrit të Informatave në Qeverinë e Bukoshit. Po ashtu dihet
se Qeveria e Kosovës është dalur në egzil për shumë arsye por njëri ndër më
kryesotët ishte se do të ketë mundësinë të punonte pa pengesë të mëdha në
përgaditjen e qytetarëve lojal të Republikës së Kosovës për çlirimin e Kosovës
‘’kur të na vie shteku’’. Shtrohet pyetja ku është përgjegjësia e Xh.Shatrit që
bënte pjesë në ‘’subjektin e Kosovës’’që kishte për detyrë ta ‘’përgadiste
luftën dhe paqen’’ .
Sa jam i njoftuar
Xh.Shatri jo vetëm që ka qenë në dijuni por edhe ka ndihmuar në organizimin e takimit të Osllos në mes Ahmet
Krasniqit dhe Agim Mehmetit, që përfaqësonin Ministrinë e Mbrojtjes, dhe Adem Demaçit , Xhavit Halitit, Shaban
Mujës dhe Fatmit Zymberit që e përfaqësonin UÇK-së, prandaj bie poshtë kritika
e tij kur i akuzon ‘’oficerët më të mirë të Kosovës’’ që ‘’mbaheshin ose
vetëmbaheshin peng’’në Shqipëri, kur ai
shumë mirë ka qenë i njoftuar me arrijtjen e Marrëveshtjes së Osllos, dhe se në
bazë të asaj marrëveshtjeje ushtarakët tanë kanë shkuar në Shqipëri, për të
përgaditur njësitë operative të UÇK-së, dhe në formacionet ushtarake për të hyrë në Kosovë.
Xh.Shatri mirë e din se kush e shkeli marrëveshtjen
e Osllos, prandaj nuk është e logjikshme dhe e moralshme nga ana e tij kur
shtron këto pyetje: ‘’ A janë penguar këta njerëz ?( mendon në ushtarakë
që i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes që kishin shkuar në Shqipëri) Kush i ka
penguar ? Pse u janë dhënë njerëzëve me miljana DM.nga fondi i luftës
vetëm pse thirreshin në emër të UÇK-së ?, kur ai më së miri din të
përgjigjet në ato pyetje, pasi mbante resorin e Ministrisë së Informimit në Qeverinë
e Kosovës, dhe në bazë të pozitës që
kishte, e pat formuar sigurimin e tij të msheftë në gjithë Evropën Perendimor,
ku njoftohet me imësi për çdo gjë që ndodhte në diasporën shqiptare por edhe në
Kosovë dhe Shqipëri.
Prandaj askush më mirë se ai nuk dinë të përgjigjet
në pyetjet që vet i shtron. Kurse sa i
përketë çështjes së dhënjes së parave
‘’njerëzëve me miljana DM nga fondi i luftës, vetëm se thirreshin në
emër të UÇK-së’’, këtë pyetje lë t’ia bëjë Demaçit, sepse ai ia prezentoi Ahmet
Krasniqit për antarë të SHP të UÇK-së,
Xh.Halitin në takimin e Osllos, prandaj paratë që i ka marrë Xh.Haliti
nga Ministria e Mbrojtjes në emër të UÇK-së i janë dhënë në saje të besimit që
kishte Ministria e Mbrojtjes ndaj
Demaçit, e jo ndaj Xh.Halitit.
Por do të ishte mirë që Xh.Shatri të na përgjigjet
pse Qeveria e Bukoshit ku bënte pjesë edhe vetë, gjatë vitit 1996, dhe më vonë i jepte tëholla Xh.Halitit në
emër të UÇK-së, në vend se ato tëhola të ua jepte njësive guerile të Republikës
së Kosovës, (komandantëve të tyre : Adem Jasharit, Zahir Pajazitir, Salih
Çekut etj) ? Po qe se Xh.Shatri
mendon se me dhënjen e dorëheqjes nga posti i Ministrir të Informatave që e
mbante në Qeverinë e Bukoshit, në kohën
më të vështirë kur kallej flakë Kosova, nga barbarët serb, i ka shly fajet që i takojnë për ‘’mosorganizimin e
luftës dhe të paqes’’gaboher rënd. Ai
përkundrazi i ka rritur fajet sepse me dhënjen e dorëheqjes Ministria e
Informimit është mbyllur mu në kohën kur është dashur të punonte me kapacitete
të shumëfishuara.
Dorëheqja nuk mund ta pastroj
nga bashkëfajsija që ka me B.Bukoshin për tjetërsimin e Qeverisë së
Kosovës nga çështjet madhore kombëtare. Me Bukoshin do t’i ndajnë ‘’meritat’’,
‘’sukseset’’ dhe mossukseset që i pati Qeveria e Kosovës –Qeveria e Bukoshit,
kurse historia jonë kombëtare një ditë do të japi vlerësimin e paanshëm dhe të
drejtë për Qeverinë Bukoshi. Edhe Bukoshi deri tash nuk e ka folur as një fjalë
për Marrëveshtjen e Osllos dhe as për
marrëveshtjen për blerjen e armatimit që Ministria e Mbrojtjes e ka
lidhur me tregtarë turq. Ndërsa Xh.Haliti dhe pehlivanat tjerë të Nanosit dhe
argatët e tyre e mohojnë në tërësi
marrëveshtjen e Osllos. Për atë marrëveshtje deri tash nuk foli as Adem
Demaçi.
(11)Vlen të ceket se i vetmi përfaqësues i Ministrisë
së Mbrojtjes që është dëshmitarë i gjallë,
që muar pjesë në bisedimet e Osllos është ish Zv. Ministri i Mbrojtjes
A.Mehmeti, i cili me rastin e mbajtjes së tubimit përkujtimor
të trevjetorit të vrasjes së Ahmet Krasniqit që u mbajt në një fshat afër
Llucernit në Zvicrër , të tubuarëve pasi
ju foli për biografinë e shkurtër të
Ahmet Krasniqit, ju trgoj nga bina kopjet e dokumentacionit të
Ministrisë së Mbrojtjes, që i kishte ndarë nepër dosje të posaçme, siq
ishin : Marrëveshtja e Ahmet Krasniqit me Bardhyl Mahmutin, Plani i luftës, Lista e brigadave, Lista e
shpenzimeve të çdo njësie ushtarake,
disa shënime, që sipas tij janë fjalët e Adem Demaqit që i
ka thënë gjatë takimit të Osllos, dhe së fundit na e tregoi edhe një hartë
topografike të Kosovës, por me as një fjalë nuk na shpjegoi per përmbajtjen e
atyre dokumenteve.
Për marrëveshtjen e Osllos na i dha vetëm këto të
dhëna që opinioni qysh moti ka mësuar për to : se
kush ishin pjesëmarrës në takimin e Osllos. Ai me as një fjalë nuk na
tregoi se për çka janë marrë vesh pëfaqësuesit e dy subjekteve ushtarake të
Kosovë dhe me as një fjalë nuk i hudhi poshtë shpifjet e forcave
kundrainstiticionale se ‘’nuk është arrijtur kurrfarë marrëveshtje në Osllo’’. Në fund të bisedës që e bënte me masën nga
bina për marrëveshtjen e Osllos i dha vetëm këto sqarime: ‘’…
Nga Oslla shkuam në Tiranë me shpresë se do të
luftojmë bashkë’’ ?! Shtrohet pyetja a janë të mjaftueshme këto sqarime
dhe a është krejt ajo çka na tha A. Mehmeti për atë takim, kur dihet se
historia do ta japi fjalën e saj se kush nga dy forcat kundërshtare të
Republikës së Kosovës, forcat institicionale apo forcat kundrainstiticionale do
të shpallën fajtore për mos bashkimin e faktorit ushtarak të Republikës së
Kosovë dhe sabotuese të zgjedhjes së çështjeve madhore kombëtare. Nuk po zgjatëm më tepër duke i cituar
pehlivanat e Nanosit dhe argatët e tyre që e përbënin SHP të UÇK-së, të cilët
jo vetëm që e mohuan Marrëeveshtjen e Osllos por mohuan edhe pjesmarrjen e
FARK-ur në luftën çlirimtare të Kosovës.
Fushata e
ligë e shpifjeve kundër Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit, në kohën
kur ai bënte përpjekje të mëdha per bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak
të Republikës së Kosovës dhe forcimin e UÇK-së, e dirigjuar nga kryepehlivanat
e Nanosit, Xh.Haliti dhe I.Kelmendi, si dhe mos mbrojtja e tij sa ishte
gjallë dhe pas vrasjes së tij nga këto shpifje, nga Qeveria e Bukoshit dhe
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, është fakti tjetër i pa
mohueshëm që tregon se në këtë krim janë të përzier përpos agjenturave
serbe-sllavo-greke, (që i kishin futur njerëzit e tyre në subjektet
vendimmarrëse të shqiptarëve dhe
spiujëve serbë dhe grekë që kishin
pozita udhëheqëse në institicionet shtetërore të Shqipërisë) dhe pararoja staliniste e LPK-së, krerët e
LBDK-së, por dhe individë që kishin poste të rëndësishme politike dhe
shtetërore në subjektet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Vetëm te shqiptarët mund të ndodhë një anomali kaq
e shëmtuar, që ju vritet Ministri i Mbrojtjes në kohë lufte, dhe
Qeveria që njihej nga shumica dërmuese e shqiptarëve nuk bëri asgjë
sëpaku për ta ndriquar vrasjen e kolegut të tyre. Çka është më e keqja as stafi
i Ministrisë së Mbrojtjes nuk bëri asgjë për ta mbrojtur sëpaku pas vrasjes kolegun
e tyre nga shpifjet e liga të bajraktarëve të farës ruse, që shpifnin se Ahmet
Krasniqi ka ‘’krijuar forca paralele me ato të UÇK-së, -FARK-un….’’.
Është detyrë njerëzore dhe përgjegjësi
institicionale dhe kombëtare që sëpaku
ish kryeministri i Qeverisë së Kosovës B. Bukoshi, ish Ministri i
Informimit në atë Qeveri Xh. Shatri dhe ish
Zv.Ministri i Mbrojtjes A. Mehmeti, ta
ndriqojnë vrasjen e Ahmet Krasniqit me të dhënat që i kanë, dhe ta
ndriqojnë Marrëveshtjen e Osllos dhe Marrëveshtjen për armatimin që është
lidhur në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe tregtarëve me nënshtetësi turke.
Fatkeqësishtë deri tash personat
e lartëpërmendur jo vetëm që nuk kontribuan në ndriquan e vrasjes së
kolegut të tyre, por e mjegullulluan ngjarrjen dhe e dezinformuan
opinionin publik me gjysmë të vërteta
dhe të pavërta që i lëshuan kohë pas kohe.
Për të qenë anomalija edhe më e madhe mjetet e
informimit publik të Kosovës,( të ashtuquajtura ‘’të pavarura’’) përpos
gazetës kombëtare Bota sot, nuk janë marrë me ndriqimin e rrethanave,
shkaqeve dhe motiveve të vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe as që kanë bënë
përpjekje simbolike për të aktualizuar
çështjën e zbulimit të këtij krimi
monstruoz.
Ndriqimi i kësaj vrasje monstruoze nga organet e
drejtësisë të Kosovës pas zgjedhjeve të
17 nëntorit të këtij viti, duhet të jetë një detyrë parësore, një detyrë mbi
detyrat, kur dihet se në vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë gisht përpos kreut
politiko-ushtarak të Beogradit, Athinës
dhe Tiranës vazale, edhe shumë
personalitete publike të Kosovës.
Pra, zbulimi i kriminelëve që dhan urdhër, të
kriminelëve që murrën pjesë në
organizimin e vrasjes, zbulimi i kriminelëve që dhanë pëlqimin për tu bërë ky
krim, dhe së fundi zbulimi i kriminelëve që bënë egzekutmin e pushkatimit, dhe
dënimi i të gjithë kriminelëve që muarën pjesë në këtë krim, pa marrë parasysh
se ç’farë pozitash partiake apo shtetërore kanë pasur, apo edhe sot i kanë, ka
rëndësi të dorës së parë, për shumë arësye, por njëra ndër to është se do t’i prehën rrugët krimit të organizuar në
Kosovë.
Po ashtu do
të ndikonte në përmirësimin e sigurisë
së qytetarëve dhe të stabilizimit
politik të Kosovës, pasi që do të
shkatrrohet Qendra e krimit, që na i vrau burrat më të mirë të kombit në mesin
e të cilëve edhe Ahmet Krasniqin. Me siguri organet hetimore të UNMIK-ut
dhe të Kosovës po qe se merren serjozishtë me dosjen e vrasjes së Ahmet
Krasniqit do vijnë deri te faktet që dëshmojnë se në vrasjen e Ahmet Krasniqit
përpos agjenturave serbo-sllavo-greke
kanë marrë pjesë edhe shumë tradhtarë shqiptarë që i përkisnin familjes
së djajve : a) Pararojës staliniste të LPK-së. b) Karrjeristëve të sëmuar për pushtet të LBDK-së. c) Pehlivanave të Nanosit. d) Bajraktarëve të ‘’farës ruse’’.
Dh) Ushtarakët tradhtar që u bënë klysh të forcave kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës, që ishin futur me detyra speciale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në SHP të FARK-ut, për ta penguar dhe për ta vëzhguar Ahmet Krasniqin në veprimtarinë e tij kombëtare dhe ushtarake. Pra, në bazë të dhënave që që i kemi del se në vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marrë pjesë drejtëpërdrejtë dhe tërtorazi shumë burra të ligjë, shumë faqezi shqiptarë, dhe shumë tradhtarë, që fatkeqësisht edhe sot një pjesë prej tyre ende njifën për ‘’burra të mirë’’ nga shqiptarët, vetëm pse dijnë të flasin mirë, apo vetëm pse kishin dhe kanë detyra udhëheqëse në subjektet politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.
Fatmirësishtë kryesit e kësaj vrasje monstruoze nuk kanë mundur t’i zhdukin gjurmët e krimit të tyre, edhe pse vrasja është organizuar në mënyrë profesionale. Këto që po i them tash dhe që i kamë thënë para tri vitesh me disa shkrime të botuara në kombëtarën Bota sot i ka vërtetuar edhe njeriu më përgjegjës i Republikës së Kosovës zotëri Januz Tërrstena, ish Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
Ai e ka njoftuar opinionin publik se ka të dhëna të plota se kush kanë gishtë në vrasjen e Ahmet Krsniqit. Ai në një tubim me bashkëkombasit në Vjenë në fund të dhjetorit të 1999 patë thënë : ‘’Ne e dijmë saktësishtë se kush e ka vra kolonel Ahmet Krasniqin. Ne i kemi afruar Prokururisë së Tiranës të gjitha të dhënat e sakta për personat që kanë gisht në këtë vrasje, por kjo Prorikuri ka pezulluar hetimet rreth kësaj vrasje . Dhe ne e dimë pse janë pezulluar këto hetime, sepse prapa këtij akti terrorist fshihet një klan i madh politik shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë’’.
Edhe kolonel Tahir Zemaj nepërmjet intervistave të tija të botuara në’’Bota sot’’disa herë ka pohuar se i din dorasit e vrasjes së Ahmet Krasniqit. Për zbardhen e vrasjes së Ahmet Krasniqit nuk kanë folur organet e drejtësisë së Shqipërisë, por duke ditur (në bazë të shumë fakteve) se në vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marrë pjesë edhe personalitete të larta që janë vu në krye të subjekteve shtetërore të Shqipërisë, as që është pritur se ‘’organet e drejtësisë’’ të atij shteti, që po drejtohet nga spiuj serbo-grek do të bëjnë zbardhin e kësaj vrasjeje.
Fatkeqësishtë, edhe pas tri vjetësh, për këtë vrasje nuk ka folur ende stafi udhëheqës i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i SHP të FARK-ut, që sipas të gjitha gjasave një numër prej tyre ka marr pjesë në organizimin e krimit, ndërsa shumica prej tyre kanë qenë në dijuni të përgaditjeve që bëheshin për vrasjen e Ahmet Krasniqit, por nuk kanë ndërrmarr asgjë për t’i penguar kriminelët në realizimin e planit që kishin për t’ia shuar jetën atdhetarit, ushtarakut dhe strategur të shquar kolonel Ahmet Krasniqit.
Shtrohet pyetrja : Si është e mundur që bashkëpuntorët e Ahmet Krasniqit që bënin pjesë në stafin udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut, qe tri vite dëgjojnë shpifje të llojllojshme nga kolegët e tyre ushtarakë : Agim Çeku, Naim Maloku, Salih Veseli, Bislim Zyrapi dhe nga patronët e tyre Xh.Haliti dhe H.Thaçi për Ahmet Krasniqin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe për SHP të FARK-ut, dhe me as një fjalë nuk i hudhin poshtë shpifjet dhe gënjeshtrat e tyre, kur dihet se kanë aq shumë fakte për tua mbyllur gojën që më kurrë të mos shpifin.
Po shpresojmë se populli ynë në zgjedhjet e 17 nëntorit do t’i zgjedhin për deputetë burra të fortë dhe të aftë që i përfaqësojnë subjektet institicionale të Republikës së Kosovës që do të bijnë ligje dhe vendime të rëndësishme për zbulimin e kriminelëve shqiptarë dhe serb, që muarën pjesë bashkë për ta katondisur si është më zi Kosovën. Kriminelët janë të gjithë njësoj dhe të gjithë duhet të dënohën, pa marrë parasysh se ç’far gjuhe flasin.
E flasin shqipën apo serbishtën, e flasin rusishtën, maqedonishtën apo greqishtën nuk ka rëndësi. E rëndësishme është se ata janë krminel, se kanë bërë krime, dhe duhet dënuar sipas ligjit, për t’iu dhënë dënimin e merituar për krimet e bëra, dhe për vuajtjet shpirtërore që u kanë shkaktuar njerëzëve, por edhe për tu dhënë mësim edhe të tjerëve, që nuk janë të formuar si njerëz, se i pret burgosja dhe dënimi, po qe se i bëjnë dikuj keq, po qe se vrasin njerëz dhe bëjnë krime.
(Botuar në ‘’Bota sot’’ më 11-21 nëntor 2001. Huazuar për Zemrën Shqiptare nga Trepça.net)