E enjte, 01.05.2025, 05:00 AM (GMT+1)

Mendime

Arbana Xharra: Sheriati dhe Fuadi!

E premte, 15.03.2013, 09:02 PM


Sheriati dhe Fuadi!

(Apo Partia talibaniste e antishqiptarizmit parlamentar. Argumente të shkëputura nga “Zëri” lidhur me partinë ekstremiste “Bashkohu”. Kush janë ata që i dhanë mundësi regjistrimi kësaj partie muxhahediniste? Kush toleron që Parlamentin e Kosovës ta njollosin ish oficerët e armatës jugosllave dhe udbashët e Millosheviçit? (Redaksia)

Nga Arbana Xharra

“Kosova nuk mund të jetë shtet sekular, as me statujen e Skendërbeut dhe Nënë Terezës në qendër të kryeqytetit të saj, e aq më pak me një katedrale gjigande, sepse janë mbi 90 për qind myslimanë, edhe ligji i Sheriatit është më i mirë se secili ligj tjetër”.

Kjo është qasja e Lëvizjes Islame “Bashkohu” e cila para pak ditësh është regjistruar si subjekt politik për të garuar në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Ajo thirret në mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve, por në të njejtën kohë kritikon ashpër Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe Partinë e Drejtësisë, që do të thotë se jo të gjithë muslimanët janë në një vijë.

Themeluesi i Lëvizjës “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, nuk bën të nënçmohet, ndikimi i tij në këtë komunitet nuk ëshë i vogël, vetëm nëse shikohet pjesëmarrja në protestat që ka organizuar për lejimin e shamisë dhe ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës, tregon se shumë lehtë mund ta kalojë pragun zgjedhor dhe të fitojë ulëse në Parlament. E aq më tepër në këtë degradim shtetëror, papunësi e varfëri të madhe, ku është i njohur fakti se ekstremi bashkëvepron fare lehtë me ekstremin tjetër.

Ndonëse ende nuk kanë shpalosur program politik në detaje, kërkesat dhe synimet e kësaj partie janë pak a shumë të njohura për opinionin.

Ai së pari ndihet musliman dhe pastaj shqiptar, por thotë se është dëshmuar për atdhetarizëm më shumë se shumë të tjerë. Ai nuk e pranon Kushtetutën e Republikës së Kosovës si të tillë, e cila e definon Kosovën si shtet laik. Duke u thirrur në emër të mbi 96 për qind të kosovarëve, Fuad Ramiqi, nuk pajtohet që në qendër të Prishtinës të kemi statujat e një Skendërbeu, Nënë Tereze edhe Katedrale.

“Po të çojmë panorama me këto monumente ne dukemi të jemi vend i krishterë”, kështu pati deklaruar në një intervistë vitin e kaluar teksa po bisedonim për Lëvizjen “Bashkohu”, qasjen e tij mbi politikën, fenë dhe gjendjen në të cilën ndodhet sot Kosova.

Përreth një orë bashkëbisedim, ka shpalosur shumëçka rreth idesë së tij se si do të duhej të ishte Kosova, ai e pranon se ligji i Sheriatit është më i mirë se të gjitha ligjet tjera, por thotë se nuk mund ta bindë askënd derisa njerëzit nuk binden vetë për një gjë të tillë.

Disa muaj më parë pati thënë se kjo Lëvizje nuk është parti politike dukë bërë me dije se do të punojë në rrafshin horizontal kundër atyre që ia duan të keqen muslimanëve, por në momentin e caktuar ka bërë me dije se do të jenë të gatshëm që të marrin përgjëgjësi për të udhëhequr edhe në aspektin politik.

Irritimi i tij dhe i lëvizjës “Bashkohu”, kur nënçmohet Sheriati, është parë edhe me reagimet me protesta kundër presidentes Jahjaga, e cila ka folur për përparësitë e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe prapambeturinë e ligjit të Sheriatit. Ramiqi ka treguar haptazi se qëllimi i tyre është liria autentike e imazhit dhe e kulturës islame në përputhje me përbërjen e popullatës që është në Kosovë edhe reflektimi i islamit, pa lejuar interferencat e jashtme. Ramiq nuk e kupton pse duhet bashkësia ndërkombëtare të përzihet në çështjet fetare, bile pyet: “Pse ndërkombëtarët mund të jenë aleatë me arabët kurse ne jo, ky është diskriminim?”

Pra automatikisht na vjen në shprehje një Lëvizje e cila shfaq haptazi kundërshtimet e saj ndaj qasjës së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj saj dhe politikave shtetërore bashkë me definimet kushtetuese, lëvizja Islame “Bashkohu” e cila u regjistrua zyrtarisht edhe si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka synime për të cilat deri më tash nuk kanë qenë në agjendë të partive të tjera politike.

Ato të cilat është menduar se mund t’i arrijnë deri më tash përmes protestave, kanë zgjedhur që t’i shfrytëzojnë rrugët institucionale me synimin që të kenë ulëse në Parlamentin e Kosovës. Lista e kërkesave pos atyre tashmë të njohura do të jetë shumë më e gjatë.

Kanë arritur që të kenë një copë tokë për ndërtimin e xhamisë në oborrin e PTK-së, edhe pse nuk janë shumë të kënaqur me lokacionin, sepse e kanë kërkuar të jetë afër katedralës në qendër të Prishtinës, nuk do të heqin dorë nga kërkesa për lejimin e mbulesës nëpër shkolla… por ka edhe shumë pakënaqësi të tjera që ka shfaqur kjo lëvizje. Për shembull, Ramiq kritikon personazhet historikë të krishterë nëpër libra, dhe konsideron se po shtrembërohet historia, ai bile është kundër festës së Halloween-it, sipas të cilit, po u imponohet fëmijëve nëpër çerdhe.

Ai tenton që të marrë imazhin e prijësit të muslimanëve, sipas të cilit po iu shkelen me të madhe të drejtat në Kosovë, duke kritikuar të tjerët që thirren po ashtu në rregullimin e çështjeve fetare në vend.

Deri më tash Lëvizja “Bashkohu” është thirrur se po mbron të drejtat dhe liritë fetare të muslimanëve në Kosovë, tash e tutje përmes partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme nuk ka dhënë ende detaje se cili është programi i kësaj partie, pos kërkesat që tashmë janë të njohura. Ramiqi dhe mbështetësit e tij janë të njohur për qasjen më kontraverze, i cili nuk kursen as zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) t’i quajë shërbëtorë të pushtetit për interesa personale. Kurse kritikon ashpër Partinë e Drejtësisë, sipas të cilit, kanë gënyer myslimanët vetëm për t’ua marrë vota dhe sot, sipas tij, ata janë duke abuzuar për pushtet.

Ndonëse vetë ai ka qenë njëri nga themeluesit e kësaj partie, bashkë me Ferid Aganin, të cilin sot ashpër e kritikon. Angazhimi i tij politik nuk ka filluar me Partinë e Drejtësisë, ai ka qenë edhe aktivist i LDK-së. Me një të kaluar e cila nuk ka pasur shumë të bëjë me çështje fetare, ai ka punuar si oficer në ish-“Armatën Jugosllave” në Kroaci dhe në Bosnje, ka shërbyer edhe në luftën e Bosnjës si oficer, më pas pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes për t’u larguar nga skena politike i pakënaqur me rrjedhat e Partisë së Drejtësisë. I gjetur në anijen e sulmuar nga forcat Izraelite, tek po çonte ndihma në Gaza, ka shfaqur dyshimet për lidhjet e tij me grupe të ndryshme islamiste.

Derisa të tjetër kundërshtojnë shkollat selefi dhe vehabizmin, Ramiqi mendon se është e drejtë e secilit të vendosë të jetë i tillë. “Shkolla jonë është hanefi edhe unë jam vetë hanefi, por nëse në perëndim ekzistojnë dhe selefi edhe vehabi, pse edhe në Kosovë dikush të mos ketë të drejtë të jetë selefi. Nuk ka rrezik absolut prej askujt nëse i jepet liria dhe e drejta e tij ta gëzojë dhe bindjen e tij fetare… perëndimi guxon të jetë aleat me arabë kurse une s’guxoj, ky është diskriminim”, pati deklaruara gjatë intervistës Ramiqi.

Qasja e tij fetare nuk tenton të fshehet, ai ka një taktikë për ta ndërruar qeverinë, thotë se së pari duhet ndërruar mentalitetin e popullit dhe më pas ai të mos e zgjedhë këtë qeveri të pistë. Sikurse Ramiqi edhe shumë të tjerë pajtohen se Kosova është në gjendje të rëndë, ky realitet politik është ambient përfekt për lëvizje të tilla, e cila në kërë rast përfaqëson komunitet fetar, i cili nuk është për të mos u marrë seriozisht në Kosovë.

Partitë politike mund të mos e marrin seriozisht Lëvizjen “Bashkohu”, nëse asgjë më tepër, të llogarisin se rreth 30 mijë veta gjatë vitit janë potencalë për t’u futur në tregun e punës, të cilët mbesin të pashpresë nga kjo qeverisje, e nëse vetëm një përqindje e vogël e tyre e voton këtë parti, fare lehtë do të futen në Kuvend.

____________

KOMENTE

Ramiqi, me mbiemer serb, fe musliman,e kurrfare shqiptari NUK mundet me fole ne emer te 95% shqiptareve te Kosoves. Une NUK jam "musliman" si Ramiqi edhe s'i lejoj kurre nje kastraveci si ai me me perfaqesu ne fe.

Rrnoft Kastrioti

rekomanduar (44)

11 Mar 2013. 13:36. Fuad Ramiqi, pjese e forcave ushatarake, shpijun serb, dore e zgjatur e shkijeve per me destabilizu Kosoven.

Selami

rekomanduar (33)

11 Mar 2013. 13:41. Po si izralitët nuk e kanë vra këte Muhaxhedin që Kosova mund të rrezikohet një ditë nga këta flliqësira.

Pirella

rekomanduar (31) 11 Mar 2013. 14:16



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx