Mendime
Pirro Prifti: E ardhmja e Kishës Katolike dhe Papës
E premte, 15.03.2013, 08:55 PM
E ardhmja
e Kishës Katolike dhe Papës së Ri sipas Nostradamus
Nga Pirro Prifti
Parashikimi
i Nostradamus (Michel de Nostredame (14 ose 21 Dhjetor 1503 – 2 korrik 1566)
per Papet e Vatikanit dhe ardhmerinë e
kristianizmit katolik është një nga misteret e kohës së sotme po të kemi parasysh një profeci te
Nastramu-it frances për numrin e papëve
që ishin dhe do të vinin pas vdekjes së tij.
Së pari
numri i papëve që erdhën pas vdekjes së tij janë i saktë.
Së dyti,
bëhet fjalë gjithashtu edhe për nofkat apo epitetet që u vinte Nostradamusi
Papëve të caktuar të cilat tregonin personalitetin apo origjinën ose ndonjë
vecori të papës që do të vintë. Ai nunë veprën e tij nuk tha emrat e papëve por
epitetet e tyre dhe kjo është një nga misteret se si i profetizonte ai Atët e
Shenjtë deri në Papën e fundit i cili u vendos ditën e martë me emrin Francesko
i Parë.
Është i
pari nga Papët që është i urdhrit të jezuitëve një nga urdhërat më të rreptë
dhe më konservtorë të kishishës katolikë me qëndër në Vatikan. Historia e jetës
së Papës argjentinas Jorge Maria Bergoglio nuk ka të sharë megjithse flitet
andej këndej që Papa kur ishte Kardinal
Buenoa Aires nuk ka ndihmuar dy priftërinj të urdhërit jezuit nga
persekucioni i qeverisë së atëhershme ushtarake qeveri e cila shkaktoi rreth
30.000 të vdekur dhe të humbur Argjentinës.
Problemi
interesant por dhe kureshtja e njerëzve është se si do të jetë e ardhmja e
kishës katolike me qëndër në Vatikan, e
cila është më e madhja ndër sektet e krishtera por dhe ndër të gjita religionet
në botë rreth 1.25 miliard besimtarë duke patur parasysh se profecia e
enostradamusit është e zymtë.
Si fillim
le të shohim papët që nga fillimi i vendosjes së papatit pas scismës së
krishterë që ndodhi në fund të mijëvjecarit të parë në ndarjen e perandorisë
romakë të Lindjes më kryeqytet Konstandinopojën (Stamboll) si Kisha Ortodokse,
dhe perandorinë romake të Perëndimit me kryeqytet Romën, dhe vendosjen e
Vatikanit si kryeqëndra e Kishës Katolike, megjithë anti-papët në intervalet e historisë së kristianizmit
katolik. Profecia e Nostradamusit deri në momentin e sotëm është përmbushur.
Praktikisht papët që nga lindja e papatiti 1143er e deri në 1590 në kohën pasi kishte vdekur Nostrdamusi është
më e qartë se njiheshin papët. Interesantja është si Nostradamusi profetizoi me
anë të dhuntisë së tij edhe papët që do të vinin pas vdekjes së tij duke u
dhënë nofka të përshtatshme por jo emrat e tyre. Në shumicën dërrmuese të
rasteve epitetet apo nofkat u përshtateshin papëve që erdhën. Mund të shihni më
poshtë të gjithë papët.
Nofkat
per Papet nga fillimi 1143 e deri ne fund te jetës së Nostradamus 1590 dhe
parashikimi i tij per Papet e mevonshem e deri sot
(http://en.wikipedia.org/wiki/Nostradamus).
Emri
Nofka Vendlindja
1. Celestine (1143-1144)
Banor i Tifernum
2. Lucius II (1144–1145) Ai qe debon armiqte
Familja Caccianemica
3. Eugeni III (1145–1153) Ai qe vjen nga Malet
Qyteti Montemagno
4. Anastasius IV (1153–1154) Kryemurgu i Subburas
Familja Subbura
5. Adrian IV (1154–1159) Ai që vjen nga fshati i bardhe Qyteti i
Shen Albanit
6. Victor IV (1159–1164) Anti-Papa Kardinal
i Kishes Shen Nicolas ne burg
7. Callixtus III (1168–1178) Anti-Papa
Kardinal i Kishes Shen Marise
8. Paschal III, (1164–1168) Anti-Papa Hungarez Peshkop i Albanit
9. Alexander III (1159–1181) Roja i Patave
Familja Paparoni
10. Lucius III (1181–1185) Rreze drite qe vjen nga dera
Kardinal i Ostias
11. Urban III (1185–1187) Që mban derrat në sitë
Familja Cribbella
12. Gregory VIII (- 1187) Shpata e Laërencit
Kardinal i Kishes Shen Laërencit
13. Clement III (1187–1191) Ai që vjen nga shkolla
Familja Skolari nga Roma
14. Celestine III (1191–1198) Nga vendi i kopve të lopëve
Familja Bovensis
15. Innocent III (1198–1216) Konti i paracaktuar
Familja e Kontesë së Sinjës
16. Honorius III (1216–1227) Kod i njerzve me pozitë
Familja Savelli
17. Gregory IX (1227–1241) Zogu
i Ostias
Peshkop i Ostias
18. Celestine IV ( -1241) Luani i Sabinas
Peshkopi i Sabinas
19.
Innocent IV (1243–1254) Kont i
Laërencit
Kardinal i Kishes Shen
Laërencit, Lucina
20. Alexander IV (1254–1261) Shënja e Ostias
Kardinal I Ostias nga familja Konti-Segni
21. Urban IV (1261–1264) Jeruzalemi i Champanjës
Frances nga Champanja, Patriark i Jeruzalemit
22. Clement IV (1265–1268) Ai që vret dragonjtë
Guido Fulcodi
23. Gregory X (1271–1276) Njeri me shënjë gjarpëri
Familja Viskonti nga Milano
24.
Innocent V (- 1276) Predikuesi Francez
Nga jugu I Frances
25. Adrian V (- 1276) Konti I mirë
Familja Fieschi nga Lavagna
26. John XXI (1276–1277) Peshkatari i Tuskanit
Peshkop i Tuskulanit
27. Nicholas III (1277–1280) Trendafil i përzjerë
Familja Orsini
28. Martin IV (1281–1285) Nga shtëpia Martini e jargavanëve Arkëtar I
Kishës Shën Martini, në Tours
29. Honorius IV (1285–1287) Nga trëndafilat e Leoninëve
Familja Savelli
30. Nicholas IV (1288–1292) Qukapiku që ushqehet
Nga Ascoli, Picenium
31. St. Celestine V (1294) I dalë nga shkretëtira
Peter heremiti
32. Boniface VIII (1294–1303) Nga bekimi
i valëve
Nga Gaeta
33. Benedict XI (1303–1304) Predikuesi nga Patara
Predikues në Kishën e Shën Nikollas, Patara
34. Clement V (1305–1314) Nga Aquitana me bandazhe
Peshkopi i Bordosë që mbante menge me shirita
35. John XXII (1316–1334) Këpucari kockëmadh
Francez, këpucar nga familja Ossa
36. Nicholas V (1328–1330) Antipapa si korb shizmatik
Franceskan vëllai i Peter Korbarum
37. Benedict XII (1334–1342) Abati i ftohtë Nga
manastiri Frontfroide
38. Clement VI (1342–1352) Nga trëndafilat e Arras
Peshkopi i Arras ku kishte trëndafila
39. Innocent VI (1352–1362) Nga Malet e Pammachius
Kardinal, Prift i Pammachius
40. Urban V (1362–1370) Viskonti Francez
Nuncio apostolic i Viskontinës së
Milanos
41. Gregory XI (1370–1378) Djaloshi virgjëreshës së fortë Kardinal
i Santa Maria Nuova
42. Clement VII (1378–1394) Anti-papa
i kryqit apostolic Kardinal, Prift i 12 Apostujve
shënjtorëve
43. Benedict XIII (1394–1423) Anti-papa i
Kosmedinës
Kardinal i Shën Marisë së
Kosmedinës
44. Clement VIII (1423–1429) Anti-PapaShizma e Barelonës Antipapë, Kod
i Barcelonës
45. Urban VI (1378–1389) Nga Ferri shtatzanë
Nga fshati Inferno pranë Napolit
46. Boniface IX (1389–1404) Sheshi I Miksturës Familja
Tomacelli, Liguria Genova
47. Innocent VII (1404–1406) Nga një yll më i mirë
Familja Kosmato nga më të mirët e fshatit Sulmo
48. Gregory XII (1406–1415) Marinar I urës së zezë
Titullar nga Negroponte
49. Alexander V (1409–1410) Anti-Papa Fshikullimi i Diellit Peshkopi
grek i Milanos
50. John XXIII (1410–1415) Anti-papa
Mashkulli i Sirenave I famshmi
Baltazar Kosa nga Napoli
51. Martin V (1417–1431) Kurora e perdes së Artë Familja Kolona,
Kardinal i Kishës Shën Gjergjit në Velabro
52. Eugene IV (1431–1447) Ulkonja qiellore
Peshkop i Sienës
53. Felix V (1439–1449) Anti-Papa, Dashnori I Kryqit
Amadeus I Savojes, në duar shënja kryqi
54. Nicholas V (1447–1455) Kopraci nga Luna
Nga dioqeza e Lunas.
55. Callixtus III (1455–1458) Cobani i qeve
Alfonso Borja
56. Pius II (1458–1464) Ai që mban keca dhe han
Nga Siena
57. Paul II (1464–1471) Nga Dreri dhe Luani
Peshkop në Cervia
58. Sixtus IV (1471–1484) Peshkatar i Minorites
Franceskan
59. Innocent VIII (1484–1492) Pararendës i Sicilisë
Nga Sicilia
60. Alexander VI (1492–1503) Demi I Albës pranë Limanit
Peshkop I Albano dhe I Porto
61. Pius III (- 1503) Nga njeriu I vogël
Origjina nga Siena
62. Julius II (1503–1513) Fruti I Jupiterit do
tandihmojë Nga
Genova
63. Leo X (1513–1521) Nga sgara e politikanit
Giovanni de Medici
64. Adrian VI (1522–1523) Luani I Fiorentinës
Nga Fjorentina
65.
Clement VII (1523–1534)
Lulja e pilulës për njeriun e
Sëmure Nga
Giulio de Medici nga Fiorentina
66. Paul III (1534–1549) Zymbyli i mjekëve
Kardinal I Kishave Shën Kozma dhe Damian
67. Julius III (1550–1555) Kurora Malore Nga de Monte
68. Marcellus II (1555) Kokra e vogël
Marcello Cervini
69. Paul IV (1555–1559) Nga besimi për Pjetrin
Giovanni
Pietro Caraffa
70. Pius IV (1559–1565) Medicina e Aeskulapit
Giovanni Angelo de Medici
71. St. Pius V (1566–1572) Engjelli I Zabelit
Nga Bosco I Lombardisë
72. Gregory XIII (1572–1585) Top i përgjysmuar
Ugo Boncompagni
73. Sixtus V (1585–1590) Boshti në mes të shenjës
Felice Peretti
74. Urban VII (1590) Nga qyteti I vjetër Peshkop I Rozanos, Kalabria
Papët pas
1590 e deri më sot sipas profecisë së Nostradamusit
75. Gregory XIV (1590–1591) Nga qyteti I vjetër
Profeci për papën nga Milano
76. Innocent IX (1591) Qytetar I devotshëm në
luftra
Profeci për papën nga Bolonja
77. Clement VIII (1592–1605) Kryqi I Romulusit Profeci për
papën dhe luftën katolikë protestantë në Irlandë
78. Leo XI (1605) Njeriu i valëzuar
Profeci për Papën që mbretoroi pak kohë
79. Paul V (1605–1621) Garë e shëmtuar Profeci
për Papën
80. Gregory XV (1621–1623) Në një paqe të shqetësuar Profeci për papën
(Profet që nuk merret me gjeneralitete)
81. Urban VIII (1623–1644) Zambak dhe trëndafil
Profeci për papën (midis Angisë dhe Frnacës)
82. Innocent X (1644–1655) Gëzimi I Kryqit
Profeci për papën
83. Alexander VII (1655–1667) Mbrojtës I Maleve
Profeci për papën
84. Clement IX (1667–1669) Ylli I Mjemave
Profeci për papën (për simbolet)
85. Clement X (1670–1676) Nga lumi I madh Profeci
për papën (për lindjen e tij në kohën e përmbyjtjes)
86. Innocent XI (1676–1689) Shtaza e pangopur
Profeci për papën
87. Alexander VIII (1689–1691) Pendim
glorioz
Profeci për papën
88. Innocent XII (1691–1700) Dera e pjerrët
Profeci për
papën
89. Clement XI (1700–1721) Që rrethohet nga lulet
Profeci për papën (për medaljen)
90. Innocent XIII (1721–1724) Fetar I mirë Profeci
për papën
91. Benedict XIII (1724–1730) Ushtar në luftë
Profeci për papën
92. Clement XII (1730–1740) Kolona e lartë Profeci
për papën
93. Benedict XIV (1740–1758) Kafsha e fshatit
Profeci për papën
94. Clement XIII (1758–1769) Trëndafili i Umbrias
Profeci për papën
95. Clement XIV (1769–1774) Ariu i shkathët
Profeci për papën
96. Pius VI (1775–1799) Pilgrimi apostolic
Profeci për papën
97. Pius VII (1800–1823) Shqiponja e pangopur
Profeci për papën
98. Leo XII (1823–1829) Qeni dhe Nepërka
Profeci për Papën
99. Pius VIII (1829–1830) Njeriu fetar
Profeci për
papën
100. Gregory XVI (1831–1846) Nga banjat e Toskanës
Profeci për papën
101. Bl. Pius IX (1846–1878) Kryq prej kryqit Profeci për papën
102. Leo XIII (1878–1903) Dritë në qiell
Profeci për papën
103. St. Pius X (1903–1914) Zjarri që djeg Profeci
për papën
104. Benedict XV (1914–1922) Feja e shkatërruar
Profeci për papën
105. Pius XI (1922–1939) Besim me guxim
Profeci për papën (gjatë fashizmit të Musolinit)
106. Ven. Pius XII (1939–1958) Bariu Engjëllor
Profeci për papën (roli i tij gjatë holokaustit)
107. Bl. John XXIII (1958–1963) Bariu dhe Detar
Profeci për papën (sepse ishte nga Venediku)
108. Paul VI (1963–1978) Lulja e luleve Profeci për papën
109. John Paul I (1978) I gjysmë hënës
Profeci për papën
110. Bl. John Paul II (1978–2005) Puntori I
eklipsit të diellit Profeci
për Papën polak
111. Benedict XVI (2005–2013) Lavdia e Degës së Ullirit simbol i
paqes Profeci
për papën gjerman
i
cili ishte për pajtim u dorëhoq më 2013
112. Francis (2013– I sotmi) Pjetri I Romës bariu që do drejtojë
midis vuajtjeve Profeci për papën
Interesante
janë tre Papët e fundit për të cilët u bë dhe shumë bujë . Duke filluar që nga
Papa Gjon Pali i II I cili erdhi edhe në Shqipëri në 1993 dhe bekoi tokën
shqiptare, Profecia thoshte se ai u vra nga dora e një armiku. Në fakt Papa i
mbijetoi vrasjes, ose pjesa tjetër e jetës së tij mbeti shumë e mundimëshme dhe
një vuajtje e pafund nga Parkinsoni e cila nuk e linte të fliste-njëlloj- sikur
të kishte vdekur.
Sipas
profecisë së Nostradamusit, Papa Gjon Pali i II
ishte papa puntor që dotë ngrinte dhe do të nxiste të përhapej dhe të
mos shpërbëhej feja kristiane katolike, dhe ashtu ndodhi. Ai u quajt me
epitetin `puntori i Eklipsit të
Diellit`, ndoshta duke patur parasysh me eklipsin e diellit- kohen kur feja
katolke do të dobësohej dhe do të binte pre e ngjarjeve jot ë hijshme brënda
hierarkisë kishtare dhe të largimit të besimtarëve nga kisha.
Papa
tjeter, Benedikti i XVI u quajt `Lavdia
e Degës së Ullirit simbol i paqes`, Në profecinë e tij nuk thuhet për
dorëheqjen e tij por thuhet se ai do të ishte symbol I lavdisë dhe I nderimit
për punën e tij, dhe ashtu ndodhi.
Papa e
sotëm Jorghe Maria Bergoglio i vetëquajtur Francesko i parë (në anglisht
Francis) është quajtur nga Nostradamusi
` Pjetri i Romës bariu që do drejtojë midis vuajtjeve`, duke nënkuptuar që ky
papë do të jetë I drejtë dhe I ditur njëlloj si Shën Pjetri, mbi vëndin e
kryqëzimit të tij është ngritur në fakt Vatikani me kishasolide me gur që nuk
prishen njëlloj sikundër e parashikoi Jezu Krishti Shën Pjetrin I mbiquajtur
Kefa- gur. Sigurisht rruga e Kishës katolike dhe e të gjithë krishtërimit do të
shkojë përmës vuajtjeve të papës dhe të hierarkisë kishtare , sepse shihen shënja të qarta të degjenerimit brënda
hierarkisë kishtare, si problemet
beqarisë së prifterinjve e cila është shumë e rëndë për priftërinjtë e
thjeshtë për shkak të mohimit të martesës, problemet e seksit dhe të
pedofilisë, pra të të 7 mekatëve kryesore për të cilat shkohe në ferr.
Po ashtu
Vatikani i drejtuar nga ky Papë argjentinasqë do të jetë I rreptë sipas
Nostradamusit, por dhe faktikisht
sipas historisë së jetës së tij si dhe
jetës së shkëlqyer profesionale (sepse është me titull Profesor) dhe karrierës
jezuite e cila njihet si nga organizatat më konservatore të Kishës katolike. Ky papa do të hasë lëargimin actual nga kisha
të njerzve, e cila aktualisht ka ndodhur dhe po ndodh në të gjitha religionet
për shkak të industrializimit, arsimimit dhe
hi-tech, e cila po konsumon dhe
po I le pak kohë njerëzve për ti u drejtuar Zotit . Megjithatë pikpamja e
kishës sipas Testamentit të Ri thotë se këto ngjarjë do të ndodhin sepse para fundit do të fillojnë: luftrat
midis kombeve, njerëzit do të bëhen arrogante, të ftohtë, kryenece, nuk do të duan babë dhe nënë as dhe të
afërmit.
Profecia
mbaron këtu dhe me këtë Papë.
Profecia Nostradamusit
thotë që midis Lavdisë së degës së Ullirit dhe Pjetrit të Romës do të
ketë vuajtje dhe fatkeqësi.
Pas `Pjetrit të Romës`- Papës Jorghe Maria Bergoglio (me origjinë italiane nga Piemonti) –qyteti i shtatë kodrave ( pra qyteti i përjetshëm Roma, por këtu bëhet fjalë për qytetin e Vatikanit), do të shkatërrohët dhe kisha do të prishet , dhe gjyqtari i frikshëm do të vijë të gjykojë popullin e tij. Ky është fundi. Të shohim si do të ndodhë.