E enjte, 01.05.2025, 03:47 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Para vitit 1999 vdisej për Kosovën

E marte, 12.03.2013, 08:55 PM


Para vitit 1999 vdisej për Kosovën.

Mëkati shihet shumë më mirë,nëse ai që bën mëkat, gjindet,  në pozitë më të lartë.(P.Kanizhaj)

Nga Zejdush Kastrati

Deri me përfundimin e luftës së fundit, përkatësisht, deri me largimin e pushtetit kriminal  sërb, nga Kosova, e që ndodhi me 1999,kur, falë angazhimit të aleatëve tanë, u arritë, që  nga Kosova, të largohet edhe ushtari i fundit i uniformuar, i një regjimi barbar, edhe  kontributi, angazhimi dhe sakrifica, edhe e shumë  kosovarëve, në kontinuitet, me vite të tëra, si në diasporë,ashtu edhe brenda Kosovës,por duke mos harruar. edhe e shumë shqiptarëve tjerë, në teritoret tjera, ku jetojnë ata,me të vetmin qëllim, për të cliruar Kosovën, ka qenë një realitet, dhe një e vërtetë e madhe, që është dëshmuar e argumentuar, edhe me fakte e shembuj, shumë  konkret.

Pa hyrë në histori,kuptohet, edhe krijimi dhe organizimi i shumë organizatave ilegale,  qoftë në diasporë, por edhe në trojet e banuara nga shqiptarët, në  teritoret e ish Jugosllavisë ,por së fundmi edhe i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, janë kontribut dhe sakrificë, jo vetëm i disa liderëve, por edhe masës së gjërë të shqiptarëve, të cilët, e kishin kuptuar  shumë drejtë,  se armiku i përbashkët,i gjithë  atyre, ishte regjimi kriminal i  një pushteti, poashtu kriminal i Sërbisë, dhe sic dihet, e është parë,mjaftë prej tyre, edhe  nuk ngurruan, që të sakrifikojnë, edhe jetën e tyre ,tërë familjen, por, edhe kapitalin, për të mirën, e Kosovës.

Bilanci i  viktimave  dhe shkatërrimeve, nga pala shqiptare, mbetet punë kryesore e historianëve dhe kronistëve,por të prezentosh,pa hiperbollizime por edhe injorime , realitetin e krijuar, tani e 14 vite, pas kësaj lufte, në aspektin e rrjedhave  e zhvillimeve ,të gjithëmbatshme,mendoj se , disponimi dhe nevojat e kërkesat, janë në kundërthënje të madhe, në raport,  me pritjet,premtimet, por, edhe angazhimin konkret, në radhë të parë,  të gjithë lidershipit, të deritashëm, që ka udhëhequr me  Kosovën.

Kërkesat,nevojat dhe ambiciet, si gjithkund tjetër, edhe për kosovarët, janë të mëdha, dhe herë- herë, edhe të paarritëshme dhe të pakapshme,gjë që  në një masë, edhe  mund të arsyetohen, meqë  edhe Kosova, vërtet, po kalon, fazën e tranzicionit,dhe nuk mund të bëjë mrekullira(edhe pse mjaftë liderë po flasin për mrekullira),por  në radhë të parë, mosëfunksionimi i shtetit ligjor, injoranca, javashllëku, klanizimi, joprofesionalizmi, nepotizmi, faktorizimi i të dyshimtëve,korupcioni e hajnia,lufta për pushtet e pasurimi “mbrenda natës”…janë  vetëm disa,fenomene, që  kanë mbjellë, edhe urrejtje,edhe mosëbesim,por edhe masërespekt e mosëshpresë, se e ardhmja  e këtij vendi, premton, dhe garanton, përspektivë.

Ky 14 vjeqar i pasluftës, zbuloi   shumëcka, dhe gjithëcka, e që  kuptohet,solli edhe zhgënjime, dhe jo pakë  thonë:”lavdi atyre që u flijuan,marri këtyre që po na udhëheqin”, “ a jemi  ata, të paraluftës, kur në radhë të parë  ishim  shumë solidarë por edhe e donim shtetin, që tash, e kemi”,” pse,po sillemi, sikur, ky, të mos ishte,   shteti ynë”,”kuku për neve, kush po na udhëheqë…”… !

Refleksion i këtij averziteti, tek popullata karshi kësaj gjendje, është fakti, se, u devalvuan, vlerat morale dhe njerëzore,në cdo aspekt, dhe pothuaj në të gjitha sferat, por më e dhimbshmja,e që është edhe më shqetsuese e pikëlluese se edhe  te shumica e atyre, që e bënë luftën, dhe që duhet, të jenë, krenaria e një vendi,( i mundi  lakmia),pastaj hasmëritë partiake, që instaluan subjektet politike, ”binjakëzimi” dhe “vëllazërimi”,  pa kurrfarë kriteri, e verifikimi,  edhe me ata, që i shërbyen me devotëshmëri, jo vetëm monizmit, por edhe Cuckiqëve, Risticëve, Jokanovicëve, Stanishicëve,…, mosëpastrimi  dhe mosëtransparenca e aferave të përfolura, e shumë të arsyeshme, rreth fondit, të Qeverisë në ekzil, apo 3_% të famshëm të Bukoshit,por  edhe “Vendëlindja thërret”,vjedhjet në polici,…

Ambienti aktual në të cilin po jetojmë,në këtë Kosovë, gjatë këtyre,14 viteve të pasluftës,aty ku bëhët muhabeti, e hapet debati lirshëm,fitohet përshtypja, se (ishalla, nuk krijohen rrethana lufte), për  ndonjë luftë  të re, sepse, vështirë ka kush  të lufojë,pasi që,sytë janë me pa, e veshët me ndëgjue, shumicës së ish  komandantëve, u dhimbset, pasuria, që kanë ba, por   edhe jeta dhe luxi  që bëjnë, pastaj,shumica e familjarëve të dëshmorëve janë të dëshpruar,gjithashtu, diaspora është injoruar dhe shpërfillur skajshmërisht, e të mos flasim, për ndihma materiale në rast nevoje,pasi që ato, janë, shpërdorë nga kryministra e ministra,por edhe liderë të organizatave ilegale, në disaporë, e që tani, janë strukur, nëpër fotelet e buta, që ju ka ofruar pushteti.

Hë për hë, shpresa e vetme, për ne,  është, që ata, që na cliruan,por  edhe  sponzoruan edhe lirine e pavarsinë, ata që  për cdo moment, kur, po na kërcënon coftë ne veri apo në pjesë tjera të Kosovës, Sërbia, apo dikush tjetër , po kërkojmë ndihmë nga ata,të mbesin edhe më tutje këtu, pa marrë, parasyshë, cmimin që duhet të paguajmë,në të kundërtën,edhe pse, me letra, sic u dëshmua  edhe ditëve të fundit, i kemi  të regjistruar, mbi 5o mijë ish luftëtarë !, të angazhuar, në Luftën e fundit,por dorën në zemër,në aspektin e sigurisë shtetërore, punët i kemi PUS.

Nëse duam tia marojmë qejfin vedit,sepse si kolektivitet, dallohemi, si shumë qejfëli,merakli e lakmiqarë, edhe  mund të themi,  sic kemi thënë, edhe shumë herë deri më tash:”Fjalët i kemi  babush por punët kërkush”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx