E diele, 28.04.2024, 10:08 AM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Radikalizmi i majtë Grek

E marte, 19.03.2013, 10:54 PM


Radikalizmi i majtë Grekë, papunësia dhe kriza.

Nga Viktor Mërkuri

Kriza financiare globale ka shkaktuar një krizë globale të papunësisë dhe Evropa është bërë epiqendra e kësaj krize. Papunësia e shfrenuar po hapë rrugën për një krizë politike ndërkohë që masat shtrënguese ekonomike nxisin partitë politike radikale në zhvillimin e status-quos së tyre. Ndërkohë që papunësia ka prekur nivele kaq të larta,njerëz të papune dhe pa të ardhme beshkohen partive radikale me një shumllojshmëri të gjerë ideologjike. Shembujt janë  partitë euroskeptike të tilla si lëvizja Italiane “Five Star” (Pesë Uje) , partitë e ekstremit të djathtë si partia Greke Agimi i Artë ,si dhe grupe të majta kundër shtrëngimit ekonomiik të tilla si ai i Koalicionit Të Radikales së Mjatë Greke ose  sic quhet ndryshe “Syriza”. Me papunësisë në Greqi të ketë aritur në 27 për qind,nuk është e habitshme të shohësh të dyja kahët radikale si të majta dhe të djathta të kenë fituar mbështetjen dhe popullaritetin nga njerëzit e pakënaqur nga kriza. Në fakt, Greqia ka një histori të gjatë të radikalizmit të krahut të majtë të prirur drejt dhunës.Në 1970 u krijua grupi radikal (terorist) “17 Nëntori” dhe gjatë viteve të fundit janë shënuar krijimi i  grupeve radikale të tilla si “Lufta Revolucionare” dhe “Komploti i Qelizave të zjarrit”. Italia gjithashtu ka parë zhvillim të madhë të radikalizmit  majtist. Ajo që po ndodh në këto dy vende mund të jetë një paralajmërim për gjërat që do të ngjallen diku tjetër në Europë.

Historia e radikalizmit

E majta revolucionare në Greqi daton me anarkistët e vitit  1900 dhe shfaqjen e komunizmit në Evropë. Ndikuar nga Revolucioni Bolshevik në Rusi, partizanët komunistë ishin disa nga forcat më të efektshme anti-naziste gjatë pushtimit të Fuqive të Aksit në Greqi (Italia dhe Bullgaria u bashkua me Gjermaninë në pushtim). Pas hyrjes së forcave  Aleate  në Greqi dhe çlirimin të saj nga kontrolli i  Aksit, një luftë civile shpërtheu që vuri përballë njëri-tjetrit partizanët komunistë dhe forcat anti-komuniste, të cilat janë mbështetur nga britanikët dhe amerikanët. Mbarimi i Luftës la pas  mbetjet e një lëvizjeje komuniste të hidhëruar  dhe mërzitur nga fakti se bashkëpunëtorët e nazistëve sic ishte Georgios Papadhopulos, i cili do të bëhej më vonë lideri i ardhshëm i “Huntës” ushtarake që mori pushtetin në vitin 1967, nuk u soll para drejtësisë për tu dënuar për aktet e tij ndaj popullit të vetë. Ashtu si shumë vende të Evropës, Greqia më pas u bë një fushëbetejë e Luftës së Ftohtë. Fuqia e forcave komuniste në Greqi dhe Turqi  ishin forcat lëvizëse prapa Doktrinës Truman të vitit 1947, në të cilin presidenti amerikan Harry S. Truman premtoi mbështetje ushtarake dhe ekonomike Greqisë dhe Turqisë për ti parandaluar ata nga rënia në ndikimin e sferës sovjetike. Kjo rezultoi në një ndjenjë të fortë anti-Amerikane dhe anti-NATO-ike mes të majtës greke, e cila më vonë do të veprojë nën atë ndjenjë nëpërmjet veprimtarive terroriste.

Por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk ishin të vetmit të cilët  tentuan të ndikojë në shtetin Grek. Sovjetikët mbështetën në mënyrë aktive komunistët grekë në lëvizjet e punës dhe lëvizjet studentore. Radikalizmi  kundër regjimit ushtarak të Huntës nga studentët grek ariti kulmin në vitin 1973, kur protestat e studentëve kundër Huntës ushtarake u shtyp me forcë. Në një incident simbolik për atë periudhë ,më 17 nëntor 1973 një tank i ushtrisë rrëzoi portat e Universitetit Politeknik të Athinës duke vrarë disa dhjetra studentë të cilët strehoheshin brënda të përndjekur nga regjimi.Rrëndësia e kryengritjes së studentëve në Politeknikun e Athinës u ndje në mënyrë të qartë kur një grup i panjohur i atëhershëm, Organizata Revolucionare 17 Nëntor vrau Richard Welch shefin  e CIA-s të vendosur në Athinë në dhjetor të vitit 1975. Prej atëherë e deri në vitin 2000, 17 Nëntor-i kryejti disa vrasje dhe sulme ndaj NATO-s, qeverisë greke, dhe objektivave industriale greke. Frymëzuar nga publiciteti i arrestimit dhe gjykimit të anëtarëve të 17 nëntorit, një grup i ri u krijua nga e majta radikale greke në vitin 2003. Ky grup e quante veten “Lufta Revolucionare”. Ky grup shprehte të njëjta ideale me 17 nëntorin anti-imperialiste, anti-kapitaliste dhe anti-Amerikane, por ajo ishte më shumë anarkiste se marksistët e 17 nëntorit. Në vitin 2008 një grup anarkist grek të cilët e quanin veten Komploti I Qelizave të Zjarrit tregoi praninë e saj me një seri sulmesh bormbarduese kundër një numër bankash në Athinë dhe Selanik.Deri në fund të vitit 2010 sulmet e grupit kishin për qëllim të dëmtonin prona  dhe për të dërgonin mesazhe ideologjike në vend të vrasin njerëz . Në janar 2010 me bombardimin e Parlamentit grek, grupi bëri një telefonatë paralajmëruese në një gazetë që lejonte evakuimin e zonës pa patur viktima. Kjo paradigmë operacionale ndryshoi në mënyrë dramatike në vitin 2010, kur grupi filloi të dërgonte zarfa-bombë. Pas një numër të madhë bombash dërguar në Ministrinë greke të Drejtësisë, ambasadat e huaja në Athinë dhe kancelaren gjermane Angela Merkel,policia greke arrestoi dy të dyshuar. Në kohën e arrestimeve,të dyshuarit u gjetën të kenë në posedim bomba drejtuar në zyrën e presidentit të atëhershëm francez Nicola Sarkozy në Paris dhe ambasadave belge dhe holandeze në Athinë. Në total 13 persona u arrestuan dhe u akuzuan për përfshirjen e tyre në Komplotin e Qelizave të Zjarit.

E ardhmja letale

Nga kjo histori, ne mund të identifikojë disa tendenca për aktivitetet e ardhshme radikale. Së pari  është e qartë se terrorizmi marksist që tronditi Evropën në vitet 1970 -1980 nuk do të rikthehet sado njerëz të jenë radikalizuar nga kriza aktuale. Mjedisi gjeopolitike që pjellë dhe ushqen terrorizmin marksist ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Sponsorizimi,trajnimi dhe mbështetja nga vetë shteti i shumë grupeve marksiste evropiane të marra nga Bashkimi Sovjetik dhe shteteve të Evropës Lindore, të tilla si Gjermania Lindore, thjesht nuk do të rishfaqen. Përveç kësaj, kampet marksiste të trajnimit të cilat militantë evropiane ishin në gjendje për të vizituar në vende të tilla si Jemeni, Libia dhe Iraku nuk ekzistojnë më. Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, shumica e radikalizmit të krahut të majtë, përveç nga disa vende në Amerikën Latine, janë zhgënjyer nga marksizmi. Kjo ka ndihmuar të nxitet rritja e anarkizmit, e cili është parë nga shumë si një sistem që është më pak i prirur për tu korruptuar dhe për këtë arsye është një alternativë më e besueshme për sistemin kapitalist imperialist.

Edhe pse nga anarkistët e sotme mungon sponsorizimi i periudhës së Luftës së Ftohtë nën të cilën grupe europiane marksiste gëzonin në aspektin e financimit dhe furnizimit me armë, vende si Greqia dhe Italia mekrahë në shitblerjen e armëve në të ashtuquajturin “trgun e zi”  në Ballkan dhe Lindjen e Mesme do të thotë se ata do të jenë në gjendje të gatshme të furnizohen me armë. Raketa-hedhës ,granatë-hedhës dhe pistoleta Zastava serbe gjendeshin në posedim e anëtarevë të grupit Lufta Revolucionare në kohën e arrestimit të tyre, dhe kjo është një shembull i madh i disponueshmërisë së armëve në rajon. Ndërkohë që bombat- Molotov, bomba-gazi dhe bombat-zarfë janë mjaft të lirë, armët dhe raketa-hedhësat kushtojë më shumë në tregun e zi. Prandaj do të jetë e rëndësishme për të parë nëse anarkistët rekë dhe italianë fillojnë operacionet lekë-sjellëse, të tilla si vjedhje bankash dhe rrëmbime për para.  Meqënse lëvizjet anarkiste janë3kaq të ndërlidhura me njëra-tjetrën, akte dhune në vende si Greqia dhe Italia mund së shpejti të shndërohen prirje ndërkontinetale, madje edhe globale.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora