E diele, 28.04.2024, 04:20 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Opinionisti dhe politika

E hene, 18.03.2013, 09:54 PM


OPINIONISTI  DHE POLITIKA…

Nga NEBI DRAGOTI

Prolog

Vërtetë, media quhet pushtet i katërt, por, ama, kur komunikon me masën nëpërmjet trasparencës e në mënyrën më të sinqertë për probleme të ndryshme që ka vendi.Kështu, ajo, jep impulse pozitive dhe energjia që çliron bëhet shtysë për përparimin e shoqërisë tonë. Është detyrë e medias , që me mendimet e vyera që jep,  të ndihmojë edhe pushtetet e tjera.Këtë ndihmë e jep pa interes.Ky, pushteti i katërt, është si më i emancipuari, më i kulturuari dhe më vizionari për të ardhmen e shtetit në rrugën europiane, kur, ne , synojmë të bëhemi anëtar me të drejta të plota.

***

Dikush, sipas oreksit të tij,  edhe e etiketon me njëanshmëri politike, në shërbim të parcelave partiake; kurse unë do të thosha të kundërtën, sepse opinionisti niset nga ajo  që të japë vlera pozitive në shërbim të të gjithë shoqërisë.Opinioni gazetaresk, në karakterin e vet, ka si element produkti leksionin.Ai jep leksion dhe është për një kohë të gjatë udhërrëfyes në alternativzgjidhjen që parashtron dhe,  për të cilën, askënd s’detyron për ta zbatuar.Ka drejtues gazetash që shikojnë përbuzshëm, vetëm me njërin sy, se nuk ka dëshirë t’i preket alternativa politike që ka për zemër.Kjo është sëmundje dhe , nëqoftese, një opinionist ka natyrë të tillë, atëherë ky s’është veçse dritëshkurtër dhe mendimi i tij nuk vlen për shoqërinë dhe për politikën.Dhe raste të tillë opinionesh edhe janë shfaqur të botuara ku efekti i tyre ka qënë vetëm të mbushë faqen e gazetes dhe aspak të rrisi numrin e lexuesit.Opinioni duhet kuptuar dhe trajtuar si gjini gazetareske serioze dhe i zhveshur nga çdo ndikim cmirëzi dhe ogurzi e qëllimkeq.Opinionisti reflekton mundin e tij duke shtrydhur trurin për  një problem që është shqetësim shoqërie.Këtë e bën me kutin e tij prej intelektuali duke u munduar që të jetë tepër i saktë dhe të mos përgojohet si tendencioz, me qëllime të caktuar të njëanshme, vetëm e vetëm për të çoroditur dhe denigruar politikën e njërit apo tjetrit krah.Devizë tjetër nuk mund të ketë edhe pse jemi në pluralizëm, (këtu është edhe filozofia).Thënia e mendimit në një diapazon të ngushtë dhe të errët, nuk mund tëquhet opinion.Opinioni ka armë llogjikën, realitetin social dhe faktin si argument bindës.Ndryshe, opinionisti humb vlerën e vet si qytetar dhe ia bën të keqen vetes.Të jesh parimor në këtë reflektim që bën,  në radhë të parë, opinionisti fisnikëron figurën e vet morale dhe qytetare sepse përpiqet të bëhet promotorr i vlerave për të cilët shoqëria  ka tepër nevojë.Ky angazhim është detyrë për çdo opinionist, sepse jep ndihmë dhe zgjon mendjefjeturit apo të paaftët e politikës, që nuk kanë suksesin e dëshiruar,  që nuk kanë atë arritje që kërkon shoqëria dhe koha.Si pjesë përbërse “e pushtetit të katërt” opinionistët marrin vlerësim maksimal sepse japin ndihmesën e sinqertë për të qënë edhe politika në nivele sa më të kënaqshme.Ky mendim është konkludues përsa u takon opinioneve të  botuara, të cilët kanë qënë nxitës për përmirësime ecurie.

…POLITIKA

E keqa është se sa lexohen e vlerësohen, se sa mësim nxirret nga politikanët për të lëvizur përpara dhe për të qartësuar shikimin në politikën që ndjek e majta apo e djathta, të cilat ecin verbërisht e kuturu në kaq shumë kohë mbarsur me probleme ekonomiko-sociale.Politika duhet të zhvishet e të dali nga guacka ku është futur.Politika ende nuk e kupton mendimin e opinionistit ose s’do t’ia dijë për shqetësimin që jep “pushteti i katërt”.”Pushteti i katërt”, tashmë i ka dhënë provat se është më objektivi, është më  parimori dhe shumë më përpara në aradhën e shoqërisë tone demokratike.”Pushteti i katërt” ka ndërgjegjësimin në rolin e vet dhe kërkon që të marrin sponto zhvillimi dhe pushtetet e tjera të vendit, sidomos Drejtësia.Drejtësisë i kërkohet të çlirohet nga kthetrat e politikës.Po të ishin parë në këtë prizëm gjithë mendimet e derdhura nëpër opinione , politika do të kishte marrë kuron e nevojshme dhe të domosdoshme për të qënë paqësore dhe frytëdhënëse.Kështu politika shqiptare do të kishte më pak zhurmë dhe më shumë punë.Do të kishte më pak rrahje gjoksi, kërcënime, sharje dhe ofendime ndërmjet alternativave politike.Do të kishte më shumë maturi , kulturë ,   pjekuri politike dhe arritje ekonomike.Gjendja ku jemi tregon më së miri, se opinionet, sidomos ato politike,  nuk janë marrë ose edhe nuk mirren si katalizatorë ushqyes në ecurinë e politikës.Kështu, pa gabuar, shprehesh se opinionistët rrahin kot ujë, megjithse mendimi i tyre ka vlerë.Opinionistët e gazetave partiake, është e natyrshme, do ushqejnë alternativën të cilës i përkasin, por kjo nuk do të thotë që,  me mendimet e tyre,  të dalin jashtë reales duke u treguar cinikë dhe qesharakë, duke shtrembëruar e errësuar të vërtetën e problemeve që trajtojnë.Politika duhet të dalë nga udhëkryqet duke u rinovuar dhe reformuar, duke u veshur me metoda të reja pune.Azhurnimi ndaj kohës që jetohet duhet të jetë maksimal, dhe të gjithë së bashku,  të jemi vizionarë të një të nesërme shumë më të mirë.

Epilog

Sigurisht, kur pushtetet e tjera e ndjekin me vëmendje dhe marrin leksione prej saj, atëherë, me të vërtetë është kapur kënaqësia më e madhe nga çdo forcë politike majtas apo djathtas qoftë.Pushteti i medias duhet të ketë objektiva të qarta dhe të jetë i gjithi në unison për të zbutur gjer në eleminimin e tensioneve të kota, të tensioneve me” probleme” të jetës private të mbushura me psikollogji patriarkale.Tensione të tilla regresive janë në dëm të vendit dhe nuk mund t”i quash aspak tensione progresive.Këto janë njollosje të imazhit të shtetit shqiptar.Nuk janë asgjë më tepër dhe asgjë tjetër.Gama problematike mediatike duhet të jetë sa më e gjërë dhe sa më e thellë ë aspektet e përgjithshme jetësore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora