E diele, 28.04.2024, 06:08 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Posllanikët nga Atdheu!

E shtune, 23.03.2013, 07:05 PM


POSLLANIKËT NGA ATDHEU!

-Diskriminim tjeter që ju bahet shqiptarve këtu asht se neve nuk mund ta regjistrojmë emnin e Shtetit tonë KOSOVË në asnji vend ku në formularet e ndryshem të sherbimeve civile dhe publike kerkohet sepse, sado që Norvegjia ka pranue Kosovën shtet dhe ka hap edhe Ambasadë atje në Prishtinë, në sherbimet e administrates civile Kosova figuron si pjesë e Serbisë…-

Nga Selim M. Nëngurra

Ministra e kryeministra vijnë dhe vizitojnë shtetet e ndryshme të botës gjithandej dhe vizitat e tyne zyrtare e private janë ba aq të shpeshta sa njeriut i shkon mendja se vallë a mos Dardania asht shteti ma i pasun në botë? Vizitat e qeveritarve të Prishtines i ngjajnë pelegrinazheve të sekteve të ndryshme fetare sepse nëse nji ministër ka nji ftesë apo shkon me vetiniciativë kudo qoftë në cilindo shtet të botes ai pas veti merr dyzinë bashkpuntoresh, këshilltaresh e miqësh dhe pse mos ti marri, sa ka euro të taksapaguesve të mjerë në Dardani qefet e pelegrinazhet e perbindëshve pushtetarë të Dardanisë nuk do ndalen.

Qveria e Hashim Thaçit në mandatin e dytë formoj nji ministri per Mergaten dhe aty emnoj nji minister po si në kohen e Nikolla Pashiqit që emnoheshin POSLLANIK , i cili u kënaq tuj shetitë shtete te botës dhe ky far posllaniku i Hashim Thaçit shkon edhe takon mergimtarët në klubet e shoqatat që ata i kanë. Ban mirë z. Ibrahim Makolli, ky minister kukull sherbtor i Hashim Thaçit ( thue se asht antar i PDK-së e jo i partisë poashtu kukullë AKR që u formue per ta perkrah PDK-në dhe per ti dhanë krah me marr pushtetin)  pra posllaniku Ibrahim Makolli ban mirë per vizitat e veta ama a ka ndonji rezultat, ndonji ndihem që i ka dhanë diku kudo qoftë kjo mergimtarve? A ka pasë perpjekjen ma të vogël ta zamë të ketë tentue me bisedue me pushtetaret e shtetit ku asht mergata shqiptare? Të ketë ba perpkjekje me pa se cilat janë integrimet e shqiptarve në shtetin ku janë strehue, cilat janë problemet që ata ballafaqohen dhe sado pak së paku per hir të postit që mban me provue të ndihmojë mergimtaret. Jo asnji here! Kjo nuk i shkon në mendje as Ibrahim Makollit e as asnji tjetri minister e kryeminister që kan pushtetin në Dardani. Nuk i di hallet e mergimtarve në shtetet e tjera, por unë i di mirë hallet e shqiptarve në Norvegji. Norvegjia asht shteti ma diskriminues per shqiptaret në Europë (tue lan anash anmiqet tanë shekullorë, ruset, serbet, maqedonet , greket e turqit) dhe ma antishqiptarë në Europë. Nuk do flasë per mergaten tonë që asht e shperndame gjithandej këtij shteti të madh me kilometra katror por të vogel me popullsi. Do flas vetem per regjioni (FYLKKE) ku unë jetoj, ku jam deputet në Asamblenë Komunale të kryeqendres së këtij Regjioni dhe ku edhe jam tash kandidat per deputet Regjioni. Ka shumë diskriminime që sistematikisht ju bahen shqiptarve, ka shumë trajtime të posaçme anti ligjore , pra që bijnë ndesh me vet ligjet e Norvegjisë sepse shqiptaret nuk trajtohen si minoritetet e tjera. Neve gjithmonë na shofin si popull anmik sepse jemi në anmiqësi me mikun e tyne natyror e tradicional me serbet dhe Serbinë. E them per serbin se asht mik natyror i norvegjezve per faktin se nga vrojtimet e mia kam ardh në perfundim se pjesa dermuese e norvegjezve kan fare pak gjak viking, këta janë tatarë rus ashtu si edhe serbet anmiqet tanë.

ØSTFOLD asht regjioni ma jugor i Norvegjisë dhe ka disa komuna të medha e të vogla, por mergimtaret kryesisht janë të perqendruem në këto qytete; Moss, Sarpsborg, Fredrikstad, Halden, Rakestad, Askim, Musen etj, etj. Kam të dhana të sakta se vetem në Sarpsborg, Fredrikstad, Halden e Mos ka 22 raste ku njeni bashkshort shqiptarë asht shtetas norvegjez e disa edhe të lindun në Norvegji , ndersa bashkëshorti tjeter pas pritjeve të gjate dhe trajtimeve antihumane e anti njerzore me vite asht detyrue me ardh ilegalisht dhe me ba jetë ilegale te bashkëshorti në njenin nga këto qytete. Jam shumë i sigurt se raste të tilla në ato 18 Regjione tjera që ka ky shtet ka me mijëra. Pra sistemi i padrejtë e diskriminues shtetnor norvegjez detyron shqiptarin me u ba kriminel (sepse futja ilegale e njerzve në shtet asht veper kriminele dhe denohet me vite burg e me gjoba ) per të mujt me jetue me të zgjedhunin e zemrës. Ka plot fëmijë që janë të lindun nga rastet e tilla dhe ata regjistrohen si femijë pa njanin prind, pra në dokumentin e lindjes mungon ai prind që nuk asht legalisht në shtet. Dikur neve, femijet që kan lindë jasht çifteve të kunorzueme i kemi quejt KOPILA. Dhe kësisoj kopilash padyshim se ka me qindra mos edhe me mijëra në Norvegji shkaku i politikës diskriminuese antishqiptare.

Nuk po muej pa e cek faktin sepse para nji viti diku pata ba nji shkrim perafersishtë të njetë per këte temë dhe nji mik imi që jeton në Itali nuk ma pat botue dhe bile edhe më dergoj leter private dhe ma perkujton se neve vetë i kemi kontribue që mos të na respektoj kush. Edhe atëhere edhe tash e di këte realitet të turpshem e të dhimshem , ama unë kundershtoj me tan qenjen time sepse pikrisht ata të poshter shqiptarë që perkujton miku im janë ma të pergdhelunit e sistemit dhe popullit norvegjez. Njerzit e mirë, të urtë, të sjellshem, puntorë dhe të arsimuem këtu luftohen dhe pengohen që ta kenë jeten normale si të tjeret.

Pra kur vijnë ministra e kryeministri vetë si dhe posllaniku Ibrahim Makolli në Norvegji a kan marr mundin njihere ta pyesin mergaten se cilat janë hallet e tyne, se si janë integrue dhe çka mund ban shteti e pushteti i Atdheut per ta këtu, per ti perkrah e per ti ndihmue. Ata injorant ata shpirtligj vijnë dhe takohen me disa personalitete shtetnore norvegjeze dhe pastaj kan strofullat e veta të njerzve të vet partizan partishë dhe me ta shkojnë ne dreka e darka, ne ndeja private dhe ata zhvatin sa munden e partizanet e partive të pushtetit atje në Dardani kënaqen tue u fotografue të perqafuem me duer rreth beleve e krahve me ministrat e posllaniket nga  Atdheu. Pastaj vershohen faqet e shtypit elektronik me ato fotografi dhe me javë të tana mbushen faqet e FACEBOOK -ut me komente se sa bukur qenkan fotografue.

Diskriminim tjeter që ju bahet shqiptarve këtu asht se neve nuk mund ta regjistrojmë emnin e Shtetit tonë KOSOVA në asnji vend ku në formularet e ndryshem të sherbimeve civile dhe publike kerkohet sepse sado që Norvegjia ka pranue Kosovën shtet dhe ka hap edhe Ambasadë atje në Prishtinë, në sherbimet e administrates civile Kosova figuron si pjesë e Serbisë dhe neve na shkruejn vetë zyrtari këte aty ku kerkohet të shkruhet shteti. Kam ngrit këte çashtje deri në nivel të publikimit në TV shtenore norvegjeze NRK dhe asnji gja nuk ka ndryshue pos faktit se më kan informue se duhet Qeveria e Kosovës me u regjistrue në njifar asociacioni apo lidhje, sdi si e quejti personi zyrtar që më pat thanë vitin e kaluem. Dhe nese kjo asht e sakt pse nuk e ban Qeveria e Kosovës këtë?! PSEEE?!

Pse ministra, kryeministri e posllaniket e Kosovës nuk dojnë ti ndegjojnë këto halle që neve i kemi? Vijnë ata këtu per haxhillak a çka tjeter?

Problemi ma i madh i mergates tonë asht se si askund tjeter në botë nga këtu udhtimi per në Atdhe asht i mundimshem dhe shumë i shtrejtë. Nga Norvegjia nuk ka asnji lidhje aeroplanesh per në Prishtinë. Në vitin 2006 unë pata ba perpjekjet kolosale dhe pas diku dy viteve mund arrita ta hap nji ledhje sezonale me kompaninë NORWEGIAN per në Prishtinë. Kjo lidhje starton nga qershori deri ne fund gusht çdo vit. Tash shkaku i konkurrences do startoj edhe kompania SASS me fluturime Oslo-Prishtinë. Mirpo edhe kjo sezonale. Perseri unë me lidhjet e mia që i kam arrita ta bind kompaninë irlandeze RYANAIR  per me pas fluturime të rregullta tan vitin, mirëpo Ambasadori i Kosovës në Suedi (sepse në Norvegji nuk ka) më kercnojë dhe më tha se do hapet linja me nji kompani turke nga Kopenhagen direkt per Prishtinë dhe se nga këtu ( OSLO ) do bahen udhtimet me TURKISHAIRLAINS ; Oslo-Stamboll-Prishtinë. Pra Ambasadori Lulzim Peci më tha kercnueshem se ma mos të perzihem se gjithçka duhet me shkue permes ti dhe ambasadës së Kosovës në Stokholm.

Ishte Hashim Thaçi para dy tri ditve në Norvegji dhe as që i bani terrt veshi se në këte shtet ka 14.760 shqiptarë me shtetësi norvegjeze dhe se ka diku mes 3000-5000 të tjerë me qendrime të perkohshme e edhe pa lejeqendrimi fare por që punojnë dhe paratë që i fitojnë këtu ja dergojnë familjeve atje në Kosovë per tu sigurue jeten dhe per tu zbutë varfninë e mjerimin që i solli qeveria e pushtuesit Hashim Thaçi. Nuk duhet me ardh ata ministra e poslllanik fare në mergaten tonë, dhe per mendimin tim janë servil, vazal, të ligj e të mjerueshem të gjithë ata mergimtarë që i presin , që ju shtrojnë sofrat e bukes qofte në lokale hoteliere apo në shtepijat e tyne. E them këte per faktin se ministrat duhet me u interesue edhe per neve sepse falë neve kanë ata para e pasuni , kanë poste e pushtet. Me na injorue e me na shfrytzue asht trup sepse neve kemi mjaft halle jetësore dhe mezi po ja dalim me to.

Janë të mirseardhun kur ndegjojnë hallet tona dhe kur angazhohen me na i zbut ato.



(Vota: 22 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora