| E shtune, 23.03.2013, 07:05 PM |
POSLLANIKËT
NGA ATDHEU!
-Diskriminim tjeter që ju bahet shqiptarve këtu asht se neve nuk mund ta regjistrojmë emnin e Shtetit tonë KOSOVË në asnji vend ku në formularet e ndryshem të sherbimeve civile dhe publike kerkohet sepse, sado që Norvegjia ka pranue Kosovën shtet dhe ka hap edhe Ambasadë atje në Prishtinë, në sherbimet e administrates civile Kosova figuron si pjesë e Serbisë…-
Ministra
e kryeministra vijnë dhe vizitojnë shtetet e ndryshme të botës gjithandej dhe
vizitat e tyne zyrtare e private janë ba aq të shpeshta sa njeriut i shkon
mendja se vallë a mos Dardania asht shteti ma i pasun në botë? Vizitat e
qeveritarve të Prishtines i ngjajnë pelegrinazheve të sekteve të ndryshme
fetare sepse nëse nji ministër ka nji ftesë apo shkon me vetiniciativë kudo
qoftë në cilindo shtet të botes ai pas veti merr dyzinë bashkpuntoresh,
këshilltaresh e miqësh dhe pse mos ti marri, sa ka euro të taksapaguesve të
mjerë në Dardani qefet e pelegrinazhet e perbindëshve pushtetarë të Dardanisë
nuk do ndalen.
Qveria e
Hashim Thaçit në mandatin e dytë formoj nji ministri per Mergaten dhe aty emnoj
nji minister po si në kohen e Nikolla Pashiqit që emnoheshin POSLLANIK , i cili
u kënaq tuj shetitë shtete te botës dhe ky far posllaniku i Hashim Thaçit shkon
edhe takon mergimtarët në klubet e shoqatat që ata i kanë. Ban mirë z. Ibrahim
Makolli, ky minister kukull sherbtor i Hashim Thaçit ( thue se asht antar i
PDK-së e jo i partisë poashtu kukullë AKR që u formue per ta perkrah PDK-në dhe
per ti dhanë krah me marr pushtetin) pra
posllaniku Ibrahim Makolli ban mirë per vizitat e veta ama a ka ndonji
rezultat, ndonji ndihem që i ka dhanë diku kudo qoftë kjo mergimtarve? A ka
pasë perpjekjen ma të vogël ta zamë të ketë tentue me bisedue me pushtetaret e
shtetit ku asht mergata shqiptare? Të ketë ba perpkjekje me pa se cilat janë
integrimet e shqiptarve në shtetin ku janë strehue, cilat janë problemet që ata
ballafaqohen dhe sado pak së paku per hir të postit që mban me provue të
ndihmojë mergimtaret. Jo asnji here! Kjo nuk i shkon në mendje as Ibrahim Makollit
e as asnji tjetri minister e kryeminister që
ØSTFOLD
asht regjioni ma jugor i Norvegjisë dhe ka disa komuna të medha e të vogla, por
mergimtaret kryesisht janë të perqendruem në këto qytete; Moss, Sarpsborg,
Fredrikstad, Halden, Rakestad, Askim, Musen etj, etj. Kam të dhana të sakta se
vetem në Sarpsborg, Fredrikstad, Halden e Mos ka 22 raste ku njeni bashkshort shqiptarë
asht shtetas norvegjez e disa edhe të lindun në Norvegji , ndersa bashkëshorti
tjeter pas pritjeve të gjate dhe trajtimeve antihumane e anti njerzore me vite
asht detyrue me ardh ilegalisht dhe me ba jetë ilegale te bashkëshorti në
njenin nga këto qytete. Jam shumë i sigurt se raste të tilla në ato 18 Regjione
tjera që ka ky shtet ka me mijëra. Pra sistemi i padrejtë e diskriminues
shtetnor norvegjez detyron shqiptarin me u ba kriminel (sepse futja ilegale e
njerzve në shtet asht veper kriminele dhe denohet me vite burg e me gjoba ) per
të mujt me jetue me të zgjedhunin e zemrës. Ka plot fëmijë që janë të lindun
nga rastet e tilla dhe ata regjistrohen si femijë pa njanin prind, pra në
dokumentin e lindjes mungon ai prind që nuk asht legalisht në shtet. Dikur
neve, femijet që
Nuk po
muej pa e cek faktin sepse para nji viti diku pata ba nji shkrim perafersishtë
të njetë per këte temë dhe nji mik imi që jeton në Itali nuk ma pat botue dhe
bile edhe më dergoj leter private dhe ma perkujton se neve vetë i kemi
kontribue që mos të na respektoj kush. Edhe atëhere edhe tash e di këte
realitet të turpshem e të dhimshem , ama unë kundershtoj me tan qenjen time
sepse pikrisht ata të poshter shqiptarë që perkujton miku im janë ma të
pergdhelunit e sistemit dhe popullit norvegjez. Njerzit e mirë, të urtë, të
sjellshem, puntorë dhe të arsimuem këtu luftohen dhe pengohen që ta kenë jeten
normale si të tjeret.
Pra kur
vijnë ministra e kryeministri vetë si dhe posllaniku Ibrahim Makolli në
Norvegji a
Diskriminim
tjeter që ju bahet shqiptarve këtu asht se neve nuk mund ta regjistrojmë emnin
e Shtetit tonë KOSOVA në asnji vend ku në formularet e ndryshem të sherbimeve
civile dhe publike kerkohet sepse sado që Norvegjia ka pranue Kosovën shtet dhe
ka hap edhe Ambasadë atje në Prishtinë, në sherbimet e administrates civile
Kosova figuron si pjesë e Serbisë dhe neve na shkruejn vetë zyrtari këte aty ku
kerkohet të shkruhet shteti. Kam ngrit këte çashtje deri në nivel të publikimit
në TV shtenore norvegjeze NRK dhe asnji gja nuk ka ndryshue pos faktit se më
Pse
ministra, kryeministri e posllaniket e Kosovës nuk dojnë ti ndegjojnë këto
Problemi
ma i madh i mergates tonë asht se si askund tjeter në botë nga këtu udhtimi per
në Atdhe asht i mundimshem dhe shumë i shtrejtë. Nga Norvegjia nuk ka asnji
lidhje aeroplanesh per në Prishtinë. Në vitin 2006 unë pata ba perpjekjet
kolosale dhe pas diku dy viteve mund arrita ta hap nji ledhje sezonale me
kompaninë NORWEGIAN per në Prishtinë. Kjo lidhje starton nga qershori deri ne
fund gusht çdo vit. Tash shkaku i konkurrences do startoj edhe kompania SASS me
fluturime Oslo-Prishtinë. Mirpo edhe kjo sezonale. Perseri unë me lidhjet e mia
që i kam arrita ta bind kompaninë irlandeze RYANAIR per me pas fluturime të rregullta tan vitin,
mirëpo Ambasadori i Kosovës në Suedi (sepse në Norvegji nuk ka) më kercnojë dhe
më tha se do hapet linja me nji kompani turke nga Kopenhagen direkt per
Prishtinë dhe se nga këtu ( OSLO ) do bahen udhtimet me TURKISHAIRLAINS ;
Oslo-Stamboll-Prishtinë. Pra Ambasadori Lulzim Peci më tha kercnueshem se ma
mos të perzihem se gjithçka duhet me shkue permes ti dhe ambasadës së Kosovës
në Stokholm.
Ishte
Hashim Thaçi para dy tri ditve në Norvegji dhe as që i bani terrt veshi se në
këte shtet ka 14.760 shqiptarë me shtetësi norvegjeze dhe se ka diku mes
3000-5000 të tjerë me qendrime të perkohshme e edhe pa lejeqendrimi fare por që
punojnë dhe paratë që i fitojnë këtu ja dergojnë familjeve atje në Kosovë per
tu sigurue jeten dhe per tu zbutë varfninë e mjerimin që i solli qeveria e
pushtuesit Hashim Thaçi. Nuk duhet me ardh ata ministra e poslllanik fare në
mergaten tonë, dhe per mendimin tim janë servil, vazal, të ligj e të mjerueshem
të gjithë ata mergimtarë që i presin , që ju shtrojnë sofrat e bukes qofte në
lokale hoteliere apo në shtepijat e tyne. E them këte per faktin se ministrat
duhet me u interesue edhe per neve sepse falë neve kanë ata para e pasuni ,
kanë poste e pushtet. Me na injorue e me na shfrytzue asht trup sepse neve kemi
mjaft
Janë të mirseardhun kur ndegjojnë hallet tona dhe kur angazhohen me na i zbut ato.