Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Konsullatë shqiptare në Manastir
E premte, 29.03.2013, 07:55 PM
Dy fjalë rreth iniciativës për ngritjen e Konsullatës shqiptare në Manastir
-Konsullata të vendoset te objekti i Kongresit të Alfabetit dhe përpara tij të ngrihen përmendoret e Mitat Frashërit dhe Gjergj Fishtës, dy figurat më të shquara të Kongesit-
Nga Reshat Nexhipi
Për
paraqitjen e këtij shkrimi, shkak është
iniciativa e një lide
rit të
një partie të posakrijuar në Shqipëri, i cili, siç duket, nuk e përcjell rregullisht ose sa duhet, shtypin e
përditshëm, përndryshe,
nuk besoj që të mos kishte thënë që një
iniciativë e tillë është ngritur nga shqiptarët e Manastirit disa herë nga
paraqitja e
pluralizmit demokratik e deri më sot. Nuk është modeste, por rasti e kërkon që
ta kujtoj zotriun e nderuar se, unë, personalisht,
për nevojën e hapjes së e Konsullatës në fjalë, kam shkruar pesë
herë, por, për fat të keq, shkrimi ka hasur në vesh të shurdhër.
Madje kam
ngritur iniciativën për blerjen e objektit të Alfabetit, ku, sipas gjykimit
tim, duhet të vendoset konsullata shqiptare, kurse para objektit të ngrihen
përmendoret e Mitat Frashërit dhe
Gjergj Fishtës, dy figurat më të shquara në Kongresin e Manastirit. E them
këtë, sepse, një pjesë e objektit, është pronë e ish kryetarit të Manastirit, i
cili ishte edhe kryetar i Degës së
Partisë në pushtet.Në atë kohë, unë isha kryetar i Degës së Partisë të
parë shqiptare, prandaj dhe nga kryetari maqedonas kërkova që të na i shesë
pjesën e tij të objektit, me qëllim që ky të jetë komplet si në vitin 1908.
Dhe, meqenëse ai pranoi propozimin im,përmes shtypit aktuelizova këtë çështje, por, ne shqiptarët jemi të zot
vetëm për të shitur dëngla, kurse kur duhet të realizohet një gjë e tillë, do
ta quaja të shenjtë, heqim b.....mënjanë!!!
Populli
thotë kurrë nuk është vonë, prandaj dhe shpresoj se do gjenden njerës që quajnë veten patriotë
dhe nuk do ta lënë në heshtje këtë çështje madhore mbarëkombëtare.Kjo vlen më
tepër për biznismenët tanë me shpirt
patriotik, por të cilët, me siguri,nuk kanë dijeni rreth çështjes së
objektit të Alfabetit nga i cili ka dalë, të shprehem në mënyrë figurative,,nusja më e bukur dhe e pavderkshme,, e cila njëqind
e ca vjet me rradhë me përkushtim u ka shërbyebyer dhe sa të jetë bota, do tiu
shërbejë tërë shqiptarëve të këtij
Planeti.
Në
paraqitjet e mia rreth kësaj çështje, gjegjësisht lidhur me blerjen e Objektit
në tërësi dhe Konsullatën, kam thënë që është më tepër se nonsens që në
Manastir ka disa konsullata të vendeve të ndryshme edhe pse në këtë qytet nuk
ka pothuajse asnjë shtetas të atij vendi!! kurse nga ana tjetër, mungon Konsullata shqiptare,
edhe pse në këtë qytet me gjith rrethinë
jetojnë rreth 7-8 mijë shqiptarë, mos flasim për regionin më të
gjerë i cili graviton në Manastir: Prespa, Krusheva, Prilepi etj.
Se
sa vendlindja e Alfabetit është lënë pas
dore, flet fakti që edhe me rastin e 95 vjetorit edhe me
atë të njëqind vjetorit të Alfabetit,
manifestimet qendrore, u mbajtën në Shkup dhe atë në objekte të pa dëshirueshme për shqiptarët: I pari në
Akademinë e shkencave maqedonase, autore e mender të ashtuquajturës ,,Enciklopedi,, e cila ne shqiptarët na quan
,,njerës të egër,
kurse
manifestimin e 100 vjetorit në një objekt ushtarak!Dhe, ajo që është për të
qeshur dhe për të qarë,proektuesit e protokokolit, për mua të pa njhohur, nuk
parashikuan që dy kryeminist
rat tanë
të vizitojnë vendlindjen e Alfabetit, të
cilit i kushtohej manifestimi, por vizituan vetëm Shkupin!!!
Kjo
revoltoi tepër shqiptarët e qytetit të cilit i prisnin me padurim dy
kryeministrat në fjalë, madje, ne disa
që e quajmë veten intelektualë,
planifikuam pritje madhështore për ta, por kot.Prandaj, shtënia në dorë e
objektit të Alfabetit, në tërësi dhe
vendosja e Konsullatës shqiptare në të, do të ishte një satisfaksion për
fajtorët, sepse ne shqiptarëve të këtij qyteti do na mundësonte të kënaqemi
duke parë valvitjen e Flamurit tonë kombëtar, e pse jo të qanim hallet dhe
brengat në zyrën e Konsullatës. Vetëm
kështu objekti i Alfabetit dhe Manastiri për shqiptarët e tërë botës, do ishin
si Qabeja dhe Meka për muslimanët.
Me
realizimin e këtij qëllimi, ne shqiptarët e këtij vendi do tua falnim faktorëve
kompetent edhe gabimin për mospërfilljen e vendlindjes së Alfabetit në manifestimet qendrore lidhur me 100 vjetorin e Pavarësisë, edhe
pse Kongresi i Alfabetit trasoi rrugën
drejt Vlorës. E them këtë për shkak se me bashkimin e alfabeteve u krijuan
kushte edhe për bashkimin e shqiptarëve të vendeve të ndryshme të cilët deri
atëhere përdornin alfabete të popujve të huaj dhe kush më shumë e kush më pakë,
binte nën ndikimin e tyre, duke mos përjashtuar edhe asimilimin. Pra, pa
Alfabetin e Manastirit, vështirë se mund të ndodhte Pavarësia?
Ps. Mos keqkuptohem. Unë jam në moshë të thyer dhe me shëndet jo aq të mirë, prandaj dhe çështjen për hapjen e konsullatës, nuk e lidh me ndonjë interes personal. E theksova këtë sepse ka njerës të cilës çdo iniciativë që nuk u pëlqen, i ngjitin nga ndonjë bisht.