E diele, 28.04.2024, 03:06 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Mentaliteti i odave!

E diele, 24.03.2013, 08:58 PM


Mentaliteti i odave !

Më mirë është të kesh emër të mirë se sa pasuri.(Solomoni)

Nga Zejdush Kastrati

“Rebelimi” i radhës, i Behxhet Pacollit,që ndodhi para disa ditësh,përkatësisht me rastin e Mbledhjes së Këshillit për Integrime Europiane,ku mori pjesë edhe Komisioneri i Be-së, z. Shtefan Fyle, e që kryesohej nga Presidentja Atifete Jahjaga,me të vetmin  arsyetim, se pikërisht zonja  e “zarfit”, qëllimisht nuk e sistemoi dhe nuk i la vend dinjitoz, për tu ulur, në këtë takim,kuptohet, mjaftë të rëndësishëm,meqë, sipas Pacollit, ai është, përsoni,  që gjithnjë, kur mungon Thaci,  është i dyti, apo edhe kryesori,tregon  haptas,apetitet, egoizmin,naivitetin dhe mentalitetin e shumicës së përsonave,  nga kasta jonë aktuale  politike,se për ta ,interesi dhe promovimi përsonal, është primar,por edhe jetik, mbi të gjitha.

Por,nuk është vetëm Pacolli,ai  i cili, kërkon dhe ‘shkrihet” sa i përket rangimit,përkatëisht radhitjes e paraqitjes edhe  mediatike, si dhe  promovimit,por edhe dukjes  e fizikumit të tij,por ka edhe shumë të tjerë, që mendojnë dhe veprojnë njejtë, e që sipas tyre,radhisin si   kritere kryesore, për të reflektuar pozitivitet,menquri e strategji,vetëm atëherë, kur ata ,janë  të ulur në krye të vendit, dhe janë pjesë, edhe të atyre  takimeve, që kanë peshë të veqantë, dhe që  janë, në interes, të shtetit, dhe vendit,pa marrë parasyshë radhitjen apo sistemimin.

Edhe pse, sipas Presidentes ,  sistemimi dhe rangimi,përkatësisht ulja e liderëve partiakë,në këtë takim shumë të rëndësishëm,  është bërë, ekskluzivisht, në bazë, të fuqisë elektorale, përkatësisht, ranglistës,bazuar në zgjedhjet e fundit,ky skandal,  i cili, e pranuam apo jo,domosdo,  ka refeleksione negative,edhe  në raport, jo vetëm, me audiencën kosovare, dhe më gjërë ,por, efekti devalvues, kalkulohet,  gjithësesi, dhe  ka peshë, edhe tek monitorues  e vrojtues ndërkombëtarë, të cilët, në raportet e tyre, për Kosovën dhe lidershipin që udhëheqë, me siguri,bile në komunikim intern, e cekin, edhe këtë element, si formë jo civilizuese,por si një veprim bajraktarizmi,apo të një primitivizmi fisnor, i cili,ul imazhin, edhe ashtu, jo të mirë,  nga  bota e civilizuar,karshi Kosovës dhe kosovarëve.

Se Pacolli(po e përsëris ka edhe shumë të tjerë) nuk zgjedh mjete dhe metoda për të qenë aktual e medial,për tu ulur i pari e për tu “shit” shtrenjtë e i “shenjtë”,nuk kemi nevojë të prezentojmë ,sepse  shumë fakte e dëshmi,  opinioni kosovarë e më gjërë i dinë ,por si duket e shihet jo vetëm për të përfituar materialisht,por më shumë për të përfituar politikisht,ku njeri dhe ky beznismen ”kontravers”, vetëm falë Hashim Thacit,i cili  më së miri e dinë, se pse, e ka mbështet, dhe po e mbështet,skenën politike kosovare, edhe ashtu të sakatosur e të  baltosur,e ka shëndrruar në një teatër  hajdutësh e aligatorësh, që su ha palla fare, për popull e shtet, por vetëm për pasurim dhe pushtet!

Veprimi i fundit,por edhe  shumë veprime tjera të Pacollit, e që lidhen edhe me “muajin e mjaltit” si “President” i vendit, shumë herë më kanë provokuar mua si gazetar,por, edhe gjatë disa takimeve e   bisedave  që kam pasur me te , por  që lidhen  edhe me  takimin e fundit, kur  baronesha Eshton  vizitoi Kosovën,kur në prezence të Kryeministrit Thaci, por edhe disa të tjerëve,imponimi,lëvdatat, përkuljen e servilizmi i theksuar, karshi kryeministrit, nga ky njeri, krijonte skena, që i gjasonin, një përsoni të papjekur e adoleshent,që nuk i bëjnë, nder, atij, jo se jo, por as Thacit.

Po e ndërlidhi, edhe një realitet tjetër, por të kahershëm, që më është ngulitur, e që korespondon, edhe me disa veprime të Pacollit.

  vendlindjen  time(në Hogosht të Kamneicës), rreth vitit   1975, si shumë kosovarë tjerë, edhe shumë bashkëvendasë të mijë, patën shkuar,  për të punuar, në Gjermani apo Zvicër.Shumica e tyre ishin barinjë, puntorë krahu,njerëz pa ndonjë shkollim ,por kuptohet, gjendja e tyre ekonomike, ua kishte diktuar, një udhëtim dhe largim  të tillë nga vendlindja.

Në mesin e shumicës së “gasterbajterëve”, më kujtohet, Shabani (emër i imagjinuar, por që është akoma gjallë, por në pension)por, është ngjarje  e vërtet.Derisa, kishte shkuar Shabani në Gjermani,ai, kishte ruajtur bagëtinë në malet e Kitkës,por pas katër pes viteve, kishte bërë  bukur dm,dhe më kujtohet shumë mirë.Ai kishte ndryshuar edhe “lukin”, dhe gjithnjë, kur vinte në fshat,  jo vetëm në shitoret e fshatit që paguante pije,por edhe në qender, ku mblidheshim, kyesishtë rinia ,pastaj,nëpër dasma , edhe tek bazeni mbi fshat,por, edhe nëpër oda burash, ku behej edhe  një lloj kuvendi, e dihej se kush mund të fliste, Shabani,(tolerohej) dhe  ishte gjithnjë  ulur, afër kryeplakut, apo  ndonjë përsoni autoritativ të fshatit ose thënë shkurt në krye të vendit.  E bënte këtë,  jo pse dinte dicka,  dhe fliste dicka shumë  të meqme,por vetëm pse , shpërndante cigare “të maqinës”,e ndonjë dhuratë tjetër,kurse, pjesa dërmuese, e  bisedës, kur ishim ne të rinjët, zhvillohej, për kinse, jetën e tij përrallore, në Hamburg,që bënte  ky “shfabac”, me femra,  e nëpër klube nate, ku sipas  tij,ai ishte edhe  njëfarë ylli.

Duhet thënë edhe një gjë.Behxhet Pacollin,pos Hashim Thacit,i cili, ska dilemë, tash për tash, është edhe kryesori dhe po bënë cka po don në këtë Kosovë,(dhe dihet se pse po e mbështet)të rralë janë ata që do ta mbështetnin, e do ti ofronin, ndihmë, apo, përkrahje, të sinqert e korekte,duke mos harruar,  edhe  mbështetjen falso, të disa njerëzve të medias, disa(ba)analistave, gazetarucëve e llaskucëve, që edhe, ia kanë pa hajrin ,por herëdo- kurdo, nëse u vjen mundësia, dhe kur nuk kanë më levërdi, nga ai, do ta hudhin, si limoni i shtrydhur.

Mendoj, se kjo, është, e vërteta, për Pacollin dhe për ata që i rrinë shumë afër, dhe inskenojnë, sikur ai është “i shenjtë” ,”intelektual”, ”diplomatë”, ”burrështetas”.

Për tu ulur  i dyti,  apo në krye të vendit, në  Kosovë,pos në prezencë  dhe sa është në pozitë Thaci,(deri sa ta vlersoi ai),Pacolli mund të shpresojë,por gjërat mund të ndryshojnë mbrenda natës, dhe nganjëherë, e në disa rrethana, as paraja, nuk ka vlerë.

Se Pacollin,  në protokolle po “zatet”, dëshmon edhe vizita që pat bërë në ShBA, kur së bashku me Presidenten Jahjaga dhe Thacin,kur z..Hilari Klinton pat shtrënguar duart me Presidenten e Thacin,këtë nuk e pat bërë me Pacollin,dhe nuk patën munguar komentet.

Si duket, edhe këtu, Presiedentja, pati “gisht”.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora