| E diele, 24.03.2013, 08:58 PM |
Mentaliteti
i odave !
Më mirë është të kesh emër të mirë se sa pasuri.(Solomoni)
Nga Zejdush Kastrati
“Rebelimi”
i radhës, i Behxhet Pacollit,që ndodhi para disa ditësh,përkatësisht me rastin
e Mbledhjes së Këshillit për Integrime Europiane,ku mori pjesë edhe Komisioneri
i Be-së, z. Shtefan Fyle, e që kryesohej nga Presidentja Atifete Jahjaga,me të
vetmin arsyetim, se pikërisht zonja e “zarfit”, qëllimisht nuk e sistemoi dhe nuk
i la vend dinjitoz, për tu ulur, në këtë takim,kuptohet, mjaftë të
rëndësishëm,meqë, sipas Pacollit, ai është, përsoni, që gjithnjë, kur mungon Thaci, është i dyti, apo edhe kryesori,tregon haptas,apetitet, egoizmin,naivitetin dhe
mentalitetin e shumicës së përsonave,
nga kasta jonë aktuale
politike,se për ta ,interesi dhe promovimi përsonal, është primar,por
edhe jetik, mbi të gjitha.
Por,nuk
është vetëm Pacolli,ai i cili, kërkon
dhe ‘shkrihet” sa i përket rangimit,përkatëisht radhitjes e paraqitjes
edhe mediatike, si dhe promovimit,por edhe dukjes e fizikumit të tij,por ka edhe shumë të
tjerë, që mendojnë dhe veprojnë njejtë, e që sipas tyre,radhisin si kritere kryesore, për të reflektuar
pozitivitet,menquri e strategji,vetëm atëherë, kur ata ,janë të ulur në krye të vendit, dhe janë pjesë,
edhe të atyre takimeve, që kanë peshë të
veqantë, dhe që janë, në interes, të
shtetit, dhe vendit,pa marrë parasyshë radhitjen apo sistemimin.
Edhe pse,
sipas Presidentes , sistemimi dhe
rangimi,përkatësisht ulja e liderëve partiakë,në këtë takim shumë të
rëndësishëm, është bërë, ekskluzivisht,
në bazë, të fuqisë elektorale, përkatësisht, ranglistës,bazuar në zgjedhjet e
fundit,ky skandal, i cili, e pranuam apo
jo,domosdo, ka refeleksione
negative,edhe në raport, jo vetëm, me
audiencën kosovare, dhe më gjërë ,por, efekti devalvues, kalkulohet, gjithësesi, dhe ka peshë, edhe tek monitorues e vrojtues ndërkombëtarë, të cilët, në
raportet e tyre, për Kosovën dhe lidershipin që udhëheqë, me siguri,bile në
komunikim intern, e cekin, edhe këtë element, si formë jo civilizuese,por si
një veprim bajraktarizmi,apo të një primitivizmi fisnor, i cili,ul imazhin,
edhe ashtu, jo të mirë, nga bota e civilizuar,karshi Kosovës dhe
kosovarëve.
Se
Pacolli(po e përsëris ka edhe shumë të tjerë) nuk zgjedh mjete dhe metoda për
të qenë aktual e medial,për tu ulur i pari e për tu “shit” shtrenjtë e i
“shenjtë”,nuk kemi nevojë të prezentojmë ,sepse
shumë fakte e dëshmi, opinioni
kosovarë e më gjërë i dinë ,por si duket e shihet jo vetëm për të përfituar
materialisht,por më shumë për të përfituar politikisht,ku njeri dhe ky
beznismen ”kontravers”, vetëm falë Hashim Thacit,i cili më së miri e dinë, se pse, e ka mbështet, dhe
po e mbështet,skenën politike kosovare, edhe ashtu të sakatosur e të baltosur,e ka shëndrruar në një teatër hajdutësh e aligatorësh, që su ha palla fare,
për popull e shtet, por vetëm për pasurim dhe pushtet!
Veprimi i
fundit,por edhe shumë veprime tjera të
Pacollit, e që lidhen edhe me “muajin e mjaltit” si “President” i vendit, shumë
herë më kanë provokuar mua si gazetar,por, edhe gjatë disa takimeve e bisedave
që kam pasur me te , por që
lidhen edhe me takimin e fundit, kur baronesha Eshton vizitoi Kosovën,kur në prezence të
Kryeministrit Thaci, por edhe disa të tjerëve,imponimi,lëvdatat, përkuljen e
servilizmi i theksuar, karshi kryeministrit, nga ky njeri, krijonte skena, që i
gjasonin, një përsoni të papjekur e adoleshent,që nuk i bëjnë, nder, atij, jo
se jo, por as Thacit.
Në vendlindjen
time(në Hogosht të Kamneicës), rreth vitit 1975, si shumë kosovarë tjerë, edhe shumë
bashkëvendasë të mijë, patën shkuar, për
të punuar, në Gjermani apo Zvicër.Shumica e tyre ishin barinjë, puntorë
krahu,njerëz pa ndonjë shkollim ,por kuptohet, gjendja e tyre ekonomike, ua
kishte diktuar, një udhëtim dhe largim
të tillë nga vendlindja.
Në mesin
e shumicës së “gasterbajterëve”, më kujtohet, Shabani (emër i imagjinuar, por
që është akoma gjallë, por në pension)por, është ngjarje e vërtet.Derisa, kishte shkuar Shabani në
Gjermani,ai, kishte ruajtur bagëtinë në malet e Kitkës,por pas katër pes
viteve, kishte bërë bukur dm,dhe më
kujtohet shumë mirë.Ai kishte ndryshuar edhe “lukin”, dhe gjithnjë, kur vinte
në fshat, jo vetëm në shitoret e fshatit
që paguante pije,por edhe në qender, ku mblidheshim, kyesishtë rinia
,pastaj,nëpër dasma , edhe tek bazeni mbi fshat,por, edhe nëpër oda burash, ku
behej edhe një lloj kuvendi, e dihej se
kush mund të fliste, Shabani,(tolerohej) dhe
ishte gjithnjë ulur, afër
kryeplakut, apo ndonjë përsoni
autoritativ të fshatit ose thënë shkurt në krye të vendit. E bënte këtë,
jo pse dinte dicka, dhe fliste
dicka shumë të meqme,por vetëm pse ,
shpërndante cigare “të maqinës”,e ndonjë dhuratë tjetër,kurse, pjesa dërmuese,
e bisedës, kur ishim ne të rinjët,
zhvillohej, për kinse, jetën e tij përrallore, në Hamburg,që bënte ky “shfabac”, me femra, e nëpër klube nate, ku sipas tij,ai ishte edhe njëfarë ylli.
Duhet
thënë edhe një gjë.Behxhet Pacollin,pos Hashim Thacit,i cili, ska dilemë, tash
për tash, është edhe kryesori dhe po bënë cka po don në këtë Kosovë,(dhe dihet
se pse po e mbështet)të rralë janë ata që do ta mbështetnin, e do ti ofronin,
ndihmë, apo, përkrahje, të sinqert e korekte,duke mos harruar, edhe
mbështetjen falso, të disa njerëzve të medias, disa(ba)analistave,
gazetarucëve e llaskucëve, që edhe, ia kanë pa hajrin ,por herëdo- kurdo, nëse
u vjen mundësia, dhe kur nuk kanë më levërdi, nga ai, do ta hudhin, si limoni i
shtrydhur.
Mendoj,
se kjo, është, e vërteta, për Pacollin dhe për ata që i rrinë shumë afër, dhe
inskenojnë, sikur ai është “i shenjtë” ,”intelektual”, ”diplomatë”,
”burrështetas”.
Për tu
ulur i dyti, apo në krye të vendit, në Kosovë,pos në prezencë dhe sa është në pozitë Thaci,(deri sa ta
vlersoi ai),Pacolli mund të shpresojë,por gjërat mund të ndryshojnë mbrenda
natës, dhe nganjëherë, e në disa rrethana, as paraja, nuk ka vlerë.
Se
Pacollin, në protokolle po “zatet”,
dëshmon edhe vizita që pat bërë në ShBA, kur së bashku me Presidenten Jahjaga
dhe Thacin,kur z..Hilari Klinton pat shtrënguar duart me Presidenten e
Thacin,këtë nuk e pat bërë me Pacollin,dhe nuk patën munguar komentet.
Si duket, edhe këtu, Presiedentja, pati “gisht”.