E hene, 05.05.2025, 01:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Sadulla Zendeli Daja: Vjeshta e përgjakur

E premte, 22.02.2013, 08:44 PM


Sadulla Zendeli Daja

VJESHTA E PËRGJAKUR

Kur mendoj se si ndodhi, më duket se ka ndodhur dje, por prej dje e deri sot  kaluan vjeshta, dimra, pranvera dhe vera të përgjakura. Isha i mitur kur kjo ndodhi. Por ndodhën edhe shumë gjëra të tjera deri sa u moshova. Kjo që ndodhi,  u shkrua me gjakun e dëshmorëve. Dhe nuk ndodhi rastësish, por kjo ishte pjellë e vjeshtës së pergjakur. Shumë më mundonte kjo ngjarje e kurdisur nga njerëz shtazarë, që të preknin supet sikur të të kishin shumë të afërt. Kësaj nuk i thonë tjetër veçse qyqarllëk, sepse gishtërinjtë i kanë si gjilpëra me helm. Këta ishin vrastarë të demokracisë që të helmon duke të thënë: "Zhivio nashe bratststvo i jedinstvo!" (“Rroftë vëllazërim-bashkimi ynë!”). Si fëmijë isha i preokupuar  nga këto ngjarje dhe një gjë tmerrësisht më mundonte. Nuk dija se si bëhen këto krime, përse bëhen? - i bëja pyetje vetëvetes.

Më kujtohet se ishte mesnatë kur u dëgjuan krismat e pushkëve. I ati e pyeti nënën: - Sa pushkë krisën? Tri, iu përgjigj ajo. - Kjo ndodhi tek Kitët.

- Atëherë do të shkoj edhe unë! U vesh me të shpejtë, mori grykëgjatën dhe rrethatoren me  fyshekë dhe duke dalë nga dera, porositi që të regjistrohen edhe krismat e tjera. Ne mbetëm të vetmuar në gjysmë errësirë. Mes zhurmës e krismave dëgjoheshin përshpëritjet e nënës: "Ja, tri krisma tek Tushët, dy tek shtëpia e Elmazit afër rrugës së Brenjovës, një dritë tek lëma e Idrizit, dy afër shtëpisë së Beqir Tushës... Edhe ca krisma afër mullirit të katundit, por edhe nga lëma e Tahirit. Ja edhe një flakë nga kasolla e Hodës...". Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël në mesnatë, kur fillon 5 Vjetori i Pavarësis e së Kosovës sonë të Dashur! (17 shkurt 2013)

NJË SHPIRT I TRETUR MËRGIMTAR

(Prozë poetike e shkruar nga Mërgim Vardari, alias: S. Zendeli)

Të shkosh në mërgim e të mos kthehesh kurrë, s’të ka hije mor burrë! Ëndërroj të shkoj në një shkretëtirë, zogjtë t´ma hedhin ndonjë thërrimë, e ta harroj varfërinë me pahirë. Të mendoj për shqiptarinë, të qajë për fëmijët e mi, që i lash në mërgim të zi. Do të shuhem duke qarë. Do të tretem si një shpirt mërgimtar. Atdheun tim e lashë të ndarë. Do të vajtojnë shqiptarët e mi, që vuajnë nga varfëria, në të bekuarën Arbëri.

Çohuni motra e vëllezër bëhuni një. Lërini të Majtat e të Djathtat parti. Mos e përzieni Kombin e shenjtë shqiptarë, herë me kisha e herë me hoxhallarë. E me haxhinj që hypin mbi gomarë! Bashkohuni dhe luftoni për liri! Gjithë shqiptarët të jenë të lirë. Të jetojnë të lumtur në vendin tonë. Në shtetin e ri që e ëndërrojmë, se do të pagëzohet me do emra të ri: Iliri o Dardani, Arbëri o Shqipëri. (17 shkurt 2013)

HALLVAXHINJTË E BALLKANIT

I nderuar mik! Dëshiroj të jeni mirë në famlje e në punë! Thirrja me titull ”Inbjudan” është në rregull. S´ka nevojë për ndërhyrje. Po të isha më i ri do bëja intervenime te emri im, sepse më bukur tingëllon shqip Mërgim Vardari, se sa Zylbehar Hajdari. Në pika të shkurtëra, në formulim juridik mund të shkruhet ndryshe, por fatmirësisht ne  s´jemi në gjyqin e vëllazërim-bashkimit, por jemi të thirrur në festë a dasmë. Disa gra a burra, të rinjë a të reja, më shumë e preferojnë nga një dolli, se sa të analizojnë formulimin e Thirrjes në gosti. Po të kishe shkruar ”Ftesë për drekë”, apo për darkë, do të vinin të gjithë për  ngrënë më në fund desert, apo hallvë. Disa suedezeve apo suedezëve nuk u pëlqejnë ëmbëlsirat, sepse ua prishin dhëmbët, ndaj më mirë do të dukej sikur të hedhin disa dolli me raki a birra. Po të ishin birrat e Pejës, ne mërgimtarët shqiptarë do të ishim të parët.

Ne banorët e Ballkanit të mallkuar e të lavdëruar, do të bisedonim me mall për ngrënien e fundit  (desert), që e kemi konsideruar si hallvë, por kjo fjalë e zamanit s’ka përkthim. Në konsumet e Suedisë po të kërkosh hallva, tollumba a bakllava, t’a sjellin pa mos ditë një fjalë suedisht, që do të thotë se ke filluar të integrohesh në shoqërinë suedeze, kurse gjuhën e të parëve tanë e ke lënë në Ballkan! Po të lexojmë për Ilirët, të shikojmë Hartën e përhapjes së fiseve kryesore ilire, në suedisht kemi fjalët Illyrer albanern as förfäder (Ilirët, stërgjyshërit e shqiptarëve), kurse Ballkani (i hallvaxhinjëve dhe shallvarëve të haxhinjve), është njëra nga provicat Ilire. Përkthimet e fjalëve Hallvë, Tollumba, Bakllava, Jemek, Demek, Merhaba, Ishallah, Mashallah, Hajrullah, Selim, Sahan, Azgan, Shejtan e Alejkumselam, na i kanë lënë  amanet  ”Vëllezërit tanë” që na turpërpjnë duke i ngritur vythet nga Stambolli në Tiranë.  Gëzuar Kosovë! Gëzuar 5 Vjetor! Gëzuar Shqipëri me bashkimin e trojeve tona në shtetin e ri me emrin Iliri!

PSE MA MERR JETËN-O!

 

T´i m´formove si njeri

Pse m´a merr jetën o Perëndi

Nuk dua t´jem i vdekur

Kjo është tmerr

Për njerinë e gjithësinë

 

Posa lind më gjykon

Gjithë jetën më mundon

Me vdekje më dënon

Mëkatet nuk m´i fal

As të jem musliman

As kristian, as djall a shejtan

Jam ai që kam jetuar

Tërë jetën jam munduar

Gjithë kam punuar

S´kam faj me më dënuar

 

Pse më solle në këtë jetë

I pafajshëm më gjykon të vdesë

Kush je Ti o Gjithësi

Vret e pret njeri e gjallëri

 

Kjo është e zymtë për njerëzinë

Shuan gjallërimin tonë pa mëshirë

Këtë e bën pa droje me shumë dëshirë

 

Kurr u rrita e u moshova

Dituri të gjerë fitova

Kujt t´ja lë unë diturinë

Vdekja m´ka hyrë në trup e sy

Nuk shoh veten as të dashurit e mi

 

Pres të varros diturinë

Të shtrihem në dhe e në varr të zi

Të shuhem përgjithmonë si njeri

S´do të mbesë as dituri as gjallëri

 

Jam poet shkruaj poezi

Qaj me vargje e lot njerëzinë

O ç´më  pretë kjo fatkeqësi

Të mbulohem me të varrit batani

Me lot të shterrur o moj vëllazëri

 

Nuk do të mbetet asnjë grime

Do të bëhem gurë e pluhur dhe hi

Të gjorit ne o njerëzi o moj gjallëri

Frika nga vdekja është një plesht

Vdekja është një pikë gjaku që hesht

Ky trishtim n’pleqëri na mundonë

Sepse kjo është rruga e jonë

 

(25 janar 2013, Suedi)



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx