Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Edhe njëhërë për iso-polifoninë
E premte, 22.02.2013, 08:43 PM
Edhe njëhërë për iso-polifoninë…
ose… në vazhdim të një replike
Nga Timo Mërkuri
Nxitjen për
këtë shkrim e mora nga një “esse për këngën iso-polifonike”
shkruar nga poeti dhe këngëtari pilurjot Kristo Çipa dhe botuar në disa portale
me titull “Pse buron nga dheu im, është kryevepër e njerëzimit”.Qysh në krye
dua të them se ishte një shkrim plot frymëzim e dashuri për iso-polifoninë, për
këtë “magji të gjallë” që populli im e nxorri nga vajtimi, ashtu siç nxirret margaritari
nga pinat e thellësive detare,
ashtu siç nxirret floriri nga thellësitë e tokës. Qe të kthesh lotin e vajtimit
në margaritar krenarie, duhet të jesh ose magjistar ose bir perëndie.
-Por ajo që më shqetësoi te ky shkrim, ishte fakti i ripërsëritur, se disa teoricenë
folklori na paskan organizuar një
mbledhje në MTKRS, ku kanë kërkuar, as
më pak e as më shumë…. Vetëm… heqjen e emrit
“iso” nga togfjalëshi emërtues kuptimplotë “iso-polifoni.
Problemi nuk është thjeshtë te një emër, që mund ta
ndryshojmë si të duam e kur të duam në gjëndjen civile të komunës apo bashkisë,
për të marë më pas një duzinë pasaportash. Sepse “iso-polifonia” ka pasaportën
e UNESCO-s dhe ajo, UNESCO, nuk është
gjëndja civile e komunës apo e bashkisë.
-Problemi thelbësor është se…porsa u njoh
“iso-polifonia” nga UNESCO si kryevepër e njerëzimit, filluan menjëherë sulmet
ndaj saj….për ta nxjerrë jashtë nga UNESCO.
Unë nuk e di se sa të ndërgjegjshëm janë autorët e
këtyre sulmeve për shkallën e dëmit kombëtar, si pasojë e veprimeve të tyre.
Por, duke qënë se edhe vetë kam qënë pjesë e debateve të së njëjtës temë,
pra duke e njohur nga afër problemin,
lexuesit po ja paraqes me dy fjalë shkakun dhe arsyen e debatit:
E para:-Kënga jonë popullore nuk duhet të quhet
“iso-polifonike”, por vetëm “polifonike” dhe me këtë emër duhet të hynte në
UNESCO si kryevepër gojore e njerëzimit. Ne, thonë ata, nuk e njohim
“iso-polifoninë”, ne njohim vetëm “polifoninë”.
E dyta:-Dr. Vaso Tole nuk u mori “leje” apo “dorën”
këtyre kundërshtarëve të emërtimit
“iso-polifonik”, por e bëri “me kokën e vetë”, pa i pyetur fare ata.
Për sa i përket faktit se, a duhet të quhet kënga jonë popullore “polifoni” apo
“iso-polifoni”, duhet të kuptojmë se problemi qëndron më thellë se një emërim.
Le të sqarojmë
pikërisht thelbin e problemit:
Së pari- Emri polifoni dëshmon vetëm një
karakteristikë të kësaj kënge dhe pikërisht shumëzërrëshin e saj (poli=shumë,
foni=zërra).
-Por ama edhe kjo nuk është karakteristikë
thelbësore dhe e veçantë e kësaj kënge,
sepse
me shumë zërra, si në kuptimin e numërit të këngëtarëve, ashtu edhe në kuptimin
e zërrave muzikorë, nuk këndohen vetëm këngët ‘’Polifonike’’popullore. Me shumë zërra këndohen edhe Marshet,(kujto
Marshet e Brigatave, Divizioneve partizane).Me shumë zërra këndohen edhe Hymnet kombëtare të shumicës së shteteve të
botës, të cilat domosdo këndohen me korre e grupe të mëdha dhe rallë ndonjë
hymn që fillon, (ama vetëm fillon) me solon e ndonjë tenori, për tu shoqëruar
më pas me korre apo grupe këngëtarësh, me zërin e parë dhe me zërin e dytë..Nuk është nevoja të
citoj këngë festive apo këngë patriotike të cilat gjithashtu këndohen me grupe
e korre te fuqishme këngëtarësh, duke përdorur zërrin e parë dhe zërrin e dytë.
- Argumenti se, qoftë hymnet,
qoftë edhe këngët e tjera te cituara me sipër mund të këndohen edhe vetëm, nuk
qëndron për dy arsye;
a- ato s’janë krijuar për t’u kënduar vetëm nga një person,
pasi janë këngë që kërkojnë tonalitet të lartë, gjë që është e parealizueshme
nga një person i vetëm.Plus faktin që të kënduara vetëm nuk e realizojnë dot
misionin frymëzues dhe hymnizues për të cilën edhe janë krijuar.Ato kanë
nevojë për kolektivitet.
b- edhe këngët iso-polifonike
mund të këndohen vetëm, mund të logaten, por gjithsesi duke imituar praninë e një grupi.Edhe në hymne e marshe,
kur këndohen vetëm, gjithsesi imitohet prania e një kolektiviteti, e një grupi
ose korri, imitohet zërei i parë dhe
zëri i dytë. Provojeni të këndoni në
vetmi këngën, psh ‘’Për
Mëmëdhënë’’’’Ato maja rripa rripa’’,Hymnin Kombëtar ose Marshet e Brigatave etj
etj. Gjithsesi do përpiqeni ta trashni zërrin, për të larguar vetminë e një
zërri të vetëm, të zërrit tuaj. Ndërsa misioni i tyre frymëzues do lejë shumë
për të dëshiruar.
-Është i vërtetë fakti se këngët të quajtura “polifonike”, ndonëse janë
vërtet shumë- zërëshe, secili zë ka karakteristikat e tij. P.sh roli i marrësit
është i dallueshëm nga roli i pritësit
dhe hedhësit dhe ca më i ndryshëm është dhe roli i mbajtësve të isos..
-Por ama edhe te korret që
këndojnë hymne, marshe dhe këngë të tjera, kemi disa zërra të dallueshëm, në
disa raste edhe me ritëm e tonalitet të ndryshueshëm dhe kjo s’përbën
karakteristikën e këtyre këngëve.
Pra, shumëzërëshi, të kënduarit nga shumë persona apo nga shumë
zëra muzikorë, ’’poli-fonia’’ nuk qënka karakteristike themelore e këngëve tona
popullore, të quajtura “polifonike”.
-Është i vërtetë fakti se
emërtimi “polifoni” përfshin brenda edhe “iso-n”, por duke e përfshirë, nuk e
evidenton rolin e saj parësor, qoftë si origjinë të këngës dhe të iso-s qoftë
dhe si funksion të saj në këngë, por e lë
atë në hije. Madje shpesh herë lihet që të nënkuptohet se roli i “iso-s”
është jo i rëndësishëm dhe “iso” mund të mbajë kushdo.
Për të kuptuar bllofin e kësaj
teze, mjafton të asistoni në interpretimin e një kënge, nga një grup
këngës himarjote ose pilurjote, ku do bindeni për funksionin dhe rolin e
iso-s.
-Mendojn se nuk është nevoja
të shtojmë si argument edhe faktin se, emërtimi
i këngëve popullore me emrin këngë “polifonike”, është emërtim i
vonshëm, diku nga vitet 50, marrë nga leksiografia e huaj. Para këtij
“pagëzimi”, këngët popullore quheshin “këngë ven(d)çe”, pra këngë të vendit,
psh këngë labçe, himarjotëshe, skrapariotëshe, myzeqarshe etj. Madje, duhet të
theksojmë se në disa raste quheshin edhe me emra fshati, psh këngë
pilurjotëshe, këngë të Bënçës, të Lapardhasë, të Dukatit etj. etj.
-Karakteristika
e këngës sonë popullore është “iso-ja”, ai rënkim popullor i ardhur nga
vajtimi, që në hershmëri quhej “yso” dhe që është pikërisht “qielli” ku
fluturon zogu i këngës, deti ku ecën
ania e këngës sonë,.
-Është më i plotë emërtimi
‘’Këngë me iso’’ose ‘’Këngë iso-polifonike’’ sesa ‘’këngë polifonike’’.Po
ç’farë është në vetvete kjo “iso” e famëshme. As më pak e as më shumë por një
zë i njëtrajtshëm që zgjatet, herë pa u ndryshuar dhe herë me ndryshim, sipas
llojit të këngëve që shoqëron zërin kryesor’’marësin’’ të një këngë. Isoja
përftohet nga një zanore e vetme psh
‘’e’’ e cila në konteks mer formën ‘’e e e e e’’ si një zanore e stërzgjatur.
Por në disa raste, sipas llojit të iso-s, kjo përftohet dhe nga zanorja ‘’o’’
në formën ‘’o o o o’’, ose dhe nga dy zanorë që kanë në mes nja
bashkëtingëllore si psh ‘’o h o o o’’, ose dy zanore të njëpasnjëshme si psh
‘’o i’. Përgjithësisht, të gjitha zanoret janë funksionale për rolin e isos, si
psh zanorja u,ë,o,a,i. Te disa këngë, si
psh këngët pilurjote, të cilat kanë një asambël të tërë mbajtësish të iso-s, me
qëllim që marrësi të ngrihet mbi iso-n,
siç është regulli normal i të kënduarit
me qëllim që të dallohet teksti, disa mbajtës së iso-s e mbështesin
marësin, duke e mbajtur iso-n
në një mënyrë të përafërt me fjalët e këngës ose, që të shprehemi më
qartë, fjalët e këngës i shqiptojnë vetëm me zanore ose me një grup të caktuar zanoresh, tinguj të cilët janë më
afër iso-s sesa tekstit. Isua ndryshe nga disa përcaktime teorike( si psh ne
Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe fq 730) nuk është një zë që vetëm zgjatet pa
ndërprerje, por është një zë që shpesh pëson edhe vibracione, ulje e ngritje,
zgjatje e ndërprerje të mënjëherëshme për të rifilluar përsëri me një ritëm dhe
tonalitet më të fuqishëm ose dhe më të ulët sipas këngës.Iso-ja në vetvete
është si shtrati ku shkon lumi, herë i
ngushtë e herë i gjërë,herë i pjerët e herë i sheshtë. Iso-ja është e pranishme
vetëm te këto lloj këngësh dhe nuk tjetërsohet kurrsesi. As nuk mund të hiqet.
-Iso-ja është pashaporta e identitetit kombëtar të këngës sonë
popullore. Ajo është vetë shpirti i këngës, prandaj ajo asnjëherë nuk
-Nuk ka këngë pa iso në asnjë rast, ndërsa ka iso pa këngë. Psh
logatja, më shumë se tekst, është një iso rrënkuese, pas së cilës fluturojnë
si trumba zogjsh rrokjet e fjalëve, gati
të padukëshme e të pakuptueshme.
Shpesh herë kur kemi një grup
të mirë mbajtësisht të isos, hedhesish
dhe pritësish,roli i marësist
bëhet vetiu sekondar, i dorës së dytë, aqë sa ai e shpreh vargun në mënyrë recitative e jo
duke e kënduar. Kjo ndoshta jo për të gjithë vargjet, por jo dhe për pak
vargje. Ama një gjë e tillë nuk ndodh te mbajtësit e isos. Kurfarë recitativi
nuk ka në mbajtjen e isos. Përkundrazi, marësi dhe zërat e tjerë bëhën sy e
veshë për të mbajtur sa më mirë e për
të shijuar ison.
-Dikur jam përpjekur të argumentoj
se edhe kënga e famëshme e Tanës, nuk është gjë tjetër veçse …një tekst
i mëvonshëm, hedhur si mantel mbi trupin e një iso-je vajtimtare, të mëherëshme. Madje, kjo iso ka qënë shumë e
herëshmë, ende pa u shkëputur nga vajtimi.
-Iso-ja është më e vjetër se kënga. Ajo është fara, nga e cila mbiu lisi i
këngës.
Duke i hequr emërtimit të këngës fjalën “iso” është
si ti presësh lisit rrënjët.
Dhe unë ju them se lisit po i preve rrënjët, ai nuk
është më lis, por brenda një vere quhet ...dru zjarri…
-Iso-ja dëshmon vjetërsinë (lashtësinë)
karakteristike të këngës sonë popullore dhe indirekt edhe stërlashtësinë e kombit tonë. Duke e
hequr këtë element, biem padashur në tezën
se….kënga jonë popullore është “e re” në moshë dhe për pasojë, mund të
mos jetë e jona, por …shqiptarët “hajdutë”, kur kanë ardhur në këto troje,
do e kenë vjedhur edhe këngën nga
popujt e tjerë, ashtu siç kanë të “vjedhur” edhe Heroin Kombëtar, madje dhe
flamurin.
-Iso-ja është vetëm shqiptare dhe asnjë komb tjetër nuk e këndon dot si ne.
Janë bërë përpjekje nga këngëtarë të vendeve fqinje
për të krijuar grupe folklorike të vendeve të tyre, për të kënduar këngët tona
iso-polifonike. Kanë marrë nëpër ato
grupe edhe këngëtarë emigrantë nga vendi ynë, i kanë përkthyer mjeshtërisht
tekstet e këngëve në gjuhën e tyre, por kanë dështuar pikërisht te “përkthimi”
i iso-s dhe te të kënduarit të iso-s.
-Iso-ja
shpesh herë ka një funksion më të gjërë edhe në vetë
familjen e këngëve “iso-polifonike”. Psh, “iso-ja” e këngës himarjote, shpesh
herë luan edhe rolin e refrenit (veç rolit të saj). Kjo duket më së miri të
kënga “Vajzë’ e valeve”,”Kush është lule vilajeti”,”Nëntëqint e dhjetë viti”
etj, këngë të cilat nuk kanë vargje që
të kryejnë rolin e refrenit. Këtë rol e
kryen vetë iso-ja, duke dëshmuar në këtë mënyrë edhe vjetërsinë e saj dhe të
këngës sonë popullore.
-Atëherë pyesim: në qoftë se këngës sonë i heqim “iso-n”, ç’farë mbetet nga kënga
popullore shqiptare. Nuk është teksti apo “polifonia” (shumëzërrëshi) magjia
dhe pavdekshmëria e këngës sonë popullore, por është pikërisht ajo, me e
lashta, më e pavdekëshmia, nëna e këngës, “iso-ja”. “Iso-ja” është lumi i
lotëve që buroi nga sytë e nënave dhe krijoi liqenin-det të këngës.
-Prandaj
dhe kënga jonë popullore
detyrimisht duhet të ketë në emërtimin e saj, emrin dhe karakteristikën e origjinës. Atë të
“iso-s”.
Së dyti:-Pyetjes se pse Dr Vaso Tole, kur pregatiti dosjen për në
UNESCO, nuk mblodhi gjithë “miletin” për
tu marë “leje” apo “dorën”, por e bëri “me kokën e vetë”, e tërci e
vërci, unë do ti përgjigjem me një pyetje të thjeshtë:- A s’më thoni, ku do ta
ngrini monumentin e këtij biri të popullit, për këtë shërbim të madh që i ka
bërë kombit tim?
Ma thoni, ju lutem,
se dua të sjell edhe unë një lule.