Mendime
Fazli Maloku: Nismë e mbarë e kryeministrit shqiptar
E marte, 04.12.2012, 08:56 PM
Nismë e mbarë e Kryeministrit shqiptar, z.Sali Berisha
Nga Fazli Maloku, Prishtinë
Iniciativa
e z. Sali Berisha, në mbledhjen e Qeverisë, e mbajtur sot në Vlorën heroike,
pikërisht në shtëpinë ku njëqind vite më parë atdhetari i shquar Ismail Qemali
shpalli Shqipërinë "SHTET TË LIRË E TË MOSVARNE", jo vetëm që është e
qëlluar por, nevojë e domosdoshme, në rrugën drejt bashkimit kombëtar. Këtë të
drejtë e gëzojnë shumë vite më parë qytetarët maqedonas të Maqedonisë nga
shteti Bullgar, qytetarët serbianë të Kosovës nga ana e Serbisë e kështu me
radhë. Kjo iniciativë e Qeverisë Shqiptare dhe kryeministrit të saj z. Sali
Berisha, ngrohu zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë jashtë Shqipërisë
londineze e në mënyrë të veçantë shqiptarët e Kosovës duke pasur parasysh se
janë i vetmi popull në rajon që nuk e gëzojnë të drejtën e lirë për të vizituar
shtetet e Evrpës apo më tutje pa marrjen e vizave paraprakisht.
Shpresojmë
që Qeveria e Shqipërisë do të merr edhe nisma të tjera si në bashkimin
ekonomisë gjithëshqiptare, në kulturë, në sport, në arsim e në fusha të tjera,
si e vetmja mënyrë që edhe ne shqiptarët të integrohemi e të zhvillohemi me
hapa të njejtë me kombet tjera në Ballkan. Iniciativa integruese mbarëshqiptare
të ngjajshme duhet të merren edhe nga trojet tjera shqiptare. Në këtë drejtim
duhet të punojmë e të veprojmë në praktikë pa bërë zhurmë, sepse tek e
fundit, ne kryejmë vetëm një obligim që
kemi ndaj Kombit dhe Atdheut tonë të përbashkët.
Kjo
iniciativë e z. Berisha, dhe ky vendim i
Qeverisë Shqiptare e ka simbolikën e vet pikërisht se mbledhja u mbajt në
objektin historik, ku njëqind vite më parë,
i madhi Ismail Qemali, shpalli
Pavarsinë e Shqipërisë Natyrale. Nismë e mbarë kjo në Njëqind vjetshin e dytë
të lindjes së Shqipërisë. Urime z. Sali Berisha! Punë të mbarë e të begatë!