Mendime
Gani Qarri: Mërgimtarët në shekullin e pavarësisë
E merkure, 28.11.2012, 09:24 PM
Mërgimtarët
në shekullin e pavarësisë
Nga Gani Qarri
Diaspora
shqiptare,ishte dhe mbeti përherë,pjesa më e sinqertë e kombit me themele të
forta atdhetarie,e cila shkëlqeu në të gjitha kohët për patriotizmin e saj të
kulluar. Ndaj me meritë dhe plot të drejt,sot mërgata jonë hynë ballëhapur,
faqebardhë dhe më krenare se kurdo herë më parë, në jubileun e 100 vjetorit të
pavarësisë.
Ajo ishte
dhe mbeti gjithmonë e përkushtuar deri në fund kombëtarisht e cila kurrë nuk
pyeti se si atdheu asnjëherë nuk arriti të bënte sa duhet për diasporën
tonë,por përkundër gjithë kontributit që dha dhe përpjekjeve të pareshtura që
bëri për vendin e saj ndër vite e dekada, diaspora gjithmonë jetoi me brengën
se ndoshta nuk mundi të bënte sa duhej për kombin dhe atdheun e varfër e të
vuajtur nën robëri e sundim regjimesh që populli ynë i shumëvuajtur, nuk i
meritoi çdo herë.
Mërgata
jonë, si shkollimin në gjuhën shqipe, ashtu edhe kulturën kombëtare,i ruajti
dhe zhvilloi me angazhime të veta përmes organizimeve në lidhje e shoqata
atdhetare,me kontributet vetanake financiare dhe pa asnjë ndihmë shtetërore,të
cilat vetëm shqiptarëve u mungonin, kurse të gjitha kombet tjera i kishin.
Me të
shkelur në vendet e huaja, shqiptarët ndër të parët do ta kuptonte shpejt dhe
me kohë -, se çdo gjë që dëshirohej, ajo nuk falej por duhej fituar dhe
merituar me punë, angazhim e përpjekje të pareshtura, luftë e sakrifica të pa
ndërprera deri në arritjen e saj, siç bën edhe popujt e tjerë në të gjitha
kohët dhe vendet e Botës kudo.
Ndaj, për
realizimin e aspiratave të tyre kombëtare e njerëzore ata seriozisht duhej
organizuar dhe mobilizuar sa më mirë në vend dhe diasporë, për të sensibilizuar
institucionet shtetërore ku ata jetonin e punonin dhe opinionin publik
ndërkombëtar gjithandej, për realizimin e të drejtave të tyre që u mungonin dhe
arritjen e lirisë së atdheut të ndarë e të robëruar.
Kështu do
ti dilnin zot atdheut- shqiptarët kudo dhe në të gjitha kohët që nga Naum
Veqilharxhi i cili për të vepruar kombëtarisht qysh në ato mote u dashtë të
shpërngulej në Rumani, ku shkroi edhe Abetaren (Alfabetaren) e parë dhe të
dytë.
Andon
Zako Çajupi i cili studimet e larta i mbaroi në Zvicër ku do të merrte edhe
titullin e doktorit të drejtësisë prej nga u zhvendos në Egjipt, nga atje punoi
e u angazhua në dobi të kombit deri në vdekjen e tij më 1930,pra edhe ai larg
atdheut.
Asdreni,
Himnin e Flamurit kombëtar me titullin "Betimi në Flamur", për herë
të parë do ta botonte më 21 prill të vitit 912 në të përditshmen "Liria e
Shqipërisë" që atëbotë dilte në
Sofje, kohë kur ai punonte dhe vepronte në Rumani.
Faik
Konica,themeluesi i kritikës letrare shqiptare,veprimtar poliglot, gazetar
publicist, politikan,diplomat e njeri me kulturë të lartë i cili edhe do të
bëhej shembull i mendësisë së re shqiptare,pothuajse gjatë gjithë kohës, jetoi
dhe punoi në vende të huaja duke u angazhuar për Shqipërinë, deri më vdekjen e
tij në vitin 1942, në Uashington.
Po ashtu,
Mit`hat Frashëri,i biri i Patriotit Abdyl Frashëri i cili do të studionte
historinë e Shqipërisë dhe në shenj dashurie e respekti ndaj atdheut, më 4
Prill të vitit 1929, me testament do ti dhuronte shtetit shqiptar të gjithë
pasurin që kishte, për krijimin e institutit albanologjik, atdheu i tij i
dashur-nën regjimin komunist,edhe atë do ta dëbonte për të vdekur në rrethana
të dyshimta më 1949 në Nju Jork të SHBA-s.
Atdhetarët
në diasporë, shumica prej të cilëve ngjashëm do të vepronin e disa nga ta edhe
do të përjetonin fate të njëjta me mërgimtarët paraardhës të kombit,sidomos
atdhedashësit e diasporës së kohëve tona nga Kosova dhe viset tjera shqiptare
nën pushtimin sllav.
Angazhimin
e gjithanshëm dhe punën e palodhshme të mërgatës shqiptare edhe pse ajo
vepronte jashtë dhe në distanca mijëra-kilometërshe nga vendlindja, asnjëherë
nuk arritën ta ndalonin vrasjet, atentatet kërcënimet as largësia me vendin, që
ajo të ndërpriste përpjekjet e pareshtur me vite e dekada, për lirinë e atdheut
dhe kombit për të cilin ndjente krenari,vuante dhe e çmonte atë shumë, si të
gjithë mërgimtarët paraardhës e patriot dikur.
Për aq më
tepër, intelektualët,politikanët dhe aktivistët e ndryshëm kombëtar,jo rrallë u
detyrua që në vendet ku punonin dhe jetonin të luanin edhe rolin e shtetit i
cili ndër vite shqiptarëve u mungonte, duke angazhuar personalitete të shquara
nga lëmi të ndryshme veprimtarie në diasporën tonë kudo, si; shkrimtar,
publicist, gazetar e analist nga të gjitha lëmit dhe mbarë trojet tona etnike,
për ti dalë zot kombit që vuante nën pushtim,çlirimit të atdheut dhe lirisë së
popullit që i takonte.
Duke u
bazuar në afrinë që krijonte ideali kombëtar në mes të mërgimtarëve, përveç
kontributit fizik e financiar, diaspora shqiptare jo rrallë dha edhe heronj e
dëshmorë të kombit edhe në kohët më të reja, disa nga të cilët u vranë në
atentatet e organizuara nga UDB-a, serbosllave në vendet ku ata vepronin,si
Vehbi Ibrahimi e Ali Hadri në Bruksel, kurse Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe
Kadri Zeka në Gjermani.
Vehbi
Ibrahimi,i lindur me 23 maj të vitit 1938 në fshatin Uglar të Gjilanit, njihej
si patriot i flakët dhe nip i familjes së të famshmit Idriz Seferi, i cili për
veprimtarinë kombëtare të tij,do të bëhej viktima e parë në mërgim duke u
qëlluar për vdekje më 10 tetor të vitit 1981,nga UDB-a serbosllave, në Bruksel
të Belgjikës, si anëtarë i BESËLIDHJES KOMBËTARE ,për të mos u zbuluar më kurrë
vrasësi i tij.
Të njëjtin
fat dhe në të njëjtin vend,vetëm disa vite më vonë, do të vritej edhe Enver
Hadri,i cili pas vrasjes së Babait që kur ishte fëmijë nga pushtuesit serb dhe
rritjes e burrërimit të tij para kohe, edhe ai në vitin 1972 do të arratisej
nga Peja, për tu vendosur në Bruksel,ku për shumë vite do të punonte deri në
vetëmohim për të drejtat dhe liritë kombëtare të shqiptarëve duke nxjerr për
herë të parë edhe gazetën "Zëri i Kosovës" në mërgim dhe vepruar për
kombin deri në rënien e tij, atje.
Për
kontributin e madh patriotik ai do të zgjidhej udhëheqës i organizatës
"Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës" në kuadër të së cilës
do të bënte një pune shumë të frytshme për kohën,pa përjashtuar iniciativat e
tij personale shumë aktive, për çuarjen përpara të çështjes sonë kombëtare.
Ndaj, ai
përgjohej e përcillej pa ndërprerë nga policia e fshehtë jugosllave, e cila
vetëm një ditë para se Enver Hadri të
arrinte që në Parlamentin Evropian t`ia dorëzonte Komisionit për të Drejtat e
Njeriut me seli në Bruksel, listën e përgatitur me emrat e 32 shqiptarëve të
vrarë nga regjimi serb në Kosovë, me tu
ndalur në semafor makina që bartte atë, Enveri do të plagosej rëndë në rrugë të
hapur,duke u qëlluar me dy plumba në kokë nga një makinë tjetër prapa tij, në
vendin e quajtur Saint Gilles- (Sent Zhil) afër Brukselit, për të vdekur në
Spital, si pasojë e plagëve të marra nga UDB_a serbosllave më 25 shkurt të
vitit 1990, në moshën 49 vjeçare.
Për
kontributin e tij të pa zëvendësueshëm atdhetar, në vitin 2006, patrioti i dalluar
Enver Hadri me meritë dhe të drejt do të dekorohej nga presidenti i atëhershëm
i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,me Urdhrin e Artë "Hero i Kosovës" i
cili u ndahet figurave historike në shenjë nderimi ndaj përpjekjeve të bëra për
arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Përveç
Vehbi Ibrahimit dhe Enver Hadrit të vrarë në Bruksel të Belgjikës, edhe Isuf e
Bardhosh Gërvalla nga Duboviku i Deçanit si dhe Kadri Zeka nga një fshat i
Dardanës, për shkak të kontributit të tyre kombëtar,po ashtu do të vriteshin
një atentat të organizuar,nga UDB,jugosllave më 17 janar të vitit 1982, në
Untergrupenbah të Gjermanisë,vrasësit e të cilëve deri më sot, nuk u zbuluan
kurrë.
Kontributi
i diasporës shqiptare nuk kufizohej vetëm me rënien e atdhetarëve të devotshëm
të kombit nga atentatet e UDB-s,në perëndim por ajo do ti falte atdheut edhe
ushtar e udhëheqës të njohur lufte e pushke edhe gjatë përpjekjeve vendimtare
të Kosovës për liri si Agim Ramadani, që në frontet e luftës do të shkonte nga
Zvicra kurse Sali Çeku nga Gjermania, të cilët pas hyrjes në histori për
thyerjen e parë me luftë, të kufirit shqiptaro-shqiptar, nën udhëheqjen e tyre,
do të binin dëshmor që të dy.
Të gjithë
këta patriot dhe shumë luftëtar të tjerë nga dëshira e flakët për bashkimin e
shqiptarëve,si moto të luftës së tyre,do të përdornin slloganin: Pa Kosovë e
Çamëri nuk ka - Shqipëri! Ata vdiqën me mallin e pashuar për të gëzuar lirin e
Kosovës dhe çlirimin e viseve tjera shqiptare nën okupim si dhe dëshirës së
tyre të pa epur por të pa realizuar për bashkimin e të gjitha trojeve kombëtare
në SHQIPËRINË ETNIKE.
Përveç
pjesëmarrjes së mërgimtarëve nga diaspora në të gjitha luftërat dhe përpjekjet
e kombit për liri,falë prirjeve të tyre për krijime dhe aktivitete tjera
publike,si para lufte edhe pas saj shumë sish do të organizoheshin në
aktivitete kulturore dhe kombëtare duke formuar klube e shoqata dhe lidhje të
ndryshme intelektualësh, shkrimtarësh,artistësh e krijuesish të ndryshëm
shqiptar, për të punuar gjithmonë në frymë kombëtare.
Megjithëse
në një shkrim të tillë është e pa mundur që të përfshihet e gjithë veprimtaria
e mërgatës sonë në diasporë,për hir të së vërtetës duhet cekur se një kohë jo
të shkurtër edhe në Zvicër do të vepronin disa organizma artistik, intelektual
e kulturor,si p.sh. BISHZ,(Bashkimi i intelektualëve shqiptar në Zvicër),por
edhe shoqata të ndryshme në vendet tjera evropiane, e deri te lidhja e
shkrimtarëve në Amerikë.
Para mëse
16 vitesh, kur vendi përjetonte ditët më të vështira nën pushtim, diaspora e
cila gjithmonë frymoi dhe bashkëjetoi me hallet e kombit dhe vuajtjet e
atdheut,me iniciativën e Xhevat Mazrekajt dhe disa intelektualëve në perëndim
për informim sa më të mirë dhe të përditshëm të bashkëkombësve në Zvicër,
Gjermani,vendet tjera evropiane e deri në Amerikën e largët,në Cyrih të Zvicrës
do të fillonte botimi i përditshëm i kombëtares "Bota Sot" e cila
vazhdon të bashkëjetoj me bashkatdhetarët dhe hallet e mërgatës në Evropë
dhe kudo në Botë edhe sot.
Në
diasporën shqiptare vazhdojnë të jetojnë edhe "Rilindësit" e rinj,
trashëgimtarët e penës dhe të punës kombëtare të ish Rilindësve të vjetër
Shqiptar,të cilët në mërgim nuk janë të
pakët, në vendet ku ata për shumë kohë punojnë dhe veprojnë me dinjitet,duke
nderuar kombin dhe atdheun,e që me këtë rast do ta veçoja poetin, shkrimtarin,
kritikun, publicistin, kineastin dhe profesorin e nderuar Elbasanas me qëndrim në Angli, Dr.Fatmir
Terziun i cili me aktivitetin e tij të gjithanshëm,krijimtarinë cilësore dhe
produktive si dhe punën e palodhshme që bën, ai dëshmohet jo vetëm një herë si
Rilindës i vërtetë i ditëve tona me të cilin krenohen të gjithë shqiptarët pa
dallim.
Mërgata
shqiptare është e organizuar edhe në shoqata mjaft aktive siç është Shoqata e
shkrimtarëve shqiptar në Amerikë e formuar para mese 11 vitesh e cila në mesin
e saj ka emra të nderuar, publicist e aktivist të dalluar dhe mbështetës të
sinqertë si Editori i mirënjohur i gazetës Dielli, z. Dalip Greca, i cili
çmohet për elanin kombëtar dhe kontributin intelektual të tij.
Shoqëri
dhe emra të respektuar nga të gjitha trojet tona etnike,na kujtojnë edhe sot
emigracionin aktiv shqiptaro-amerikan të fillim shekullit njëzetë, veprimtaria
e të cilëve njihet që nga 28 prilli i vitit të famshëm 1912, kur në Amerikë do
të vepronin si grupe politiko-lobiste për mbrojtjen e interesave të kombit dhe
arritjen e pavarësisë së Shqipërisë,për tu shkrirë dhe formuar Federatën më të
vjetër panshqiptare në botë "Vatra" e cila nga Bostoni, pas një kohe
do të "atëdhesohej" në Nju Jork.
Kurse sa
i takon mërgatës shqiptare në Evropë, ajo që kohët e fundit bie më shpesh në sy
dhe tërheq vëmendjen e opinionit për punë e aktivitete të dalluara në
perëndim,duhet theksuar se sidomos në këtë vit jubilar, për angazhim- veçohet
Lidhja e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani.
Pra
përveç Shoqatës ekzistuese të Shkrimtarëve Shqiptar në Amerikë, më 9 dhjetor të
vitit 2006, në Wupertal të Gjermanisë,do të themelohej edhe Lidhja e
Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptar në këtë vend të madh evropian, nga
intelektual të të gjitha lëmive pa dallime dhe me të drejta të barabarta për
secilin.
Edhe pse
historia e saj filloi ngadalë dhe pa shumë zhurmë e bujë të madhe,krijimi i
Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, ndihmon në
vazhdimësi që atje dhe kudo në diasporë të ruhet më mirë gjuha dhe kultura jon,
të mos harrohet as anashkalohet ajo, por të vijoj të shkruhet dhe kultivohet me
krenari edhe në vendet e huaja nga shkrimtarë,mësues, nxënës dhe pasardhës të
mërgatës sonë.
Aktivitetet
e saj jetojnë dhe gjejnë shprehje e mbështetje tek shqiptar dhe gjerman duke u
bërë kështu shembull sublim që zgjeron jo vetëm kufijtë e respektit e
bashkëpunimit të ndërsjellë letrar e kulturor por edhe frymëzon afrimin dhe
bashkimin ndërshqiptar, në këtë vit historik dhe jubilar të kombit tonë.
Mërgata
shqiptare, ishte dhe mbeti kurdoherë një zë i fort dhe i pazëvendësueshëm i
lobimeve më të fuqishme e të pareshtura për liri dhe të drejta kombëtare në të
gjitha kohët dhe për të gjitha trojet tona etnike , si dhe arritjen e pavarësisë
së Kosovës,e që atëbotë shprehej si dëshirë dhe ekzistonte vetëm si ide, e cila
falë luftës e përpjekjeve gjithëkombëtare, gjakut të derdhur dhe jetës së dhënë
të dëshmorëve, për fat të mirë çlirimi dhe shteti i Kosovës u bën realitet i
pamohueshëm, si ky që sot ekziston.
Ndaj
mërgimtarët në diasporë, jo vetëm se u bënë bashkë për të punuar dhe krijuar,
por ata i bashkuan edhe sakrificat, mundin dhe aktivitetin e tyre të palodhur
patriotik duke u bërë kështu pjesa më sublime e "federatës" së të
gjitha përpjekjeve të mëdha kombëtare e njerëzore dhe të arriturave më të
shkëlqyera të shqiptarëve, që nga fillimi i luftërave për liri e pavarësi
kombëtare e deri në këtë 100 vjetor të lavdishëm të historisë sonë.
Për
qëllimin madhor të kombit,brenda mundësive që kanë,mërgimtarët edhe në këto
kohë nuk pushojnë së përpjekuri,duke mos u kufizuar vetëm në mbrojtjen e të
drejtave "minoritare" për pjesët e kombit të mbetura padrejtësisht
jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë, por për çlirimin e të gjitha trojeve tona
etnike dhe bashkimin e tyre me shtetin amë, ku të gjithë shqiptarët do të
ndiheshin të lirë e të barabartë dhe më të lumtur e më të sigurt se në çdo vend
tjetër në botë.
Ngase,
nuk duhet harruar as në këto çaste gëzimi si ky 100 vjetor i pavarësisë së
Shqipërisë, se me gjithë respektin kjo nuk u pranua për të gjithë shqiptarët.
Nisur nga ky fakt ne edhe me këtë rast duhet ti kujtojmë me nderim trojet tona
që ende nuk e gëzojnë lirinë, si; Çamërinë e shpopulluar nga shqiptarët,
Iliridën pa të drejtat themelore kombëtare, Malësin dhe pjesët tjera kombëtare
nën Mal të Zi, si dhe Kosovën lindore të cilat deri më 1912, ishin toka tonat.
Ndaj,
edhe pse ngjarjet pasuese me vendimet e fuqive të mëdha, prenë padrejtësisht shpresat e shqiptarëve në
mes, dihet botërisht nga kombi ynë dhe bota mbar se Shpallja e Pavarësisë,
ishte e menduar edhe për këto troje dhe të gjithë shqiptarët kudo.
Pra ata
mbeten luftëtarë të dalluar të cilët nuk
e ndaluan asnjëherë luftën për vendin dhe popullin e tyre si dhe arritjen e
pavarësisë për të gjithë shqiptarët kudo, nderuan atdheun dhe kombin gjatë
gjithë historisë njëshekullore dhe si atdhetarë të devotshëm nga diaspora,ata
hynë sot faqebardhë dhe me krenari,në shekullin e lavdishëm të pavarësisë.
Mërgimtarët janë pjesa më dhembshme e kombit në të gjitha kohët të cilët gjithmonë u dalluan për patriotizëm të vërtetë dhe besnikëri të sinqertë e pa asnjë shtytje egoiste dhe interesa personale në kurriz të atdheut. Ata bashkë me vitet bartin në zemër edhe ndjenjën e mallit ndaj atdheut dhe vuajtjen e tëhuajësimit të përhershëm në shpirt edhe pse dhanë shumë shembuj të çmuar atdhedashurie gjatë gjithë historisë, për tu bërë kështu pjesa më sublime e këtij jubileu festiv gjithëkombëtar si dhe pishtar- shkëlqyes i 100–Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.