Mendime
Mujë Buçpapaj: 100 vjetori i Pavarësisë, mirënjohje SHBA
E marte, 27.11.2012, 09:02 PM
100
vjetori i Pavarësisë, mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Në rast se shqiptarët për herë të parë në historinë e re janë të barabartë dhe krenarë në familjen e popujve euroatlantikë, si anëtar të NATO-s apo si qytetarë të lirë të kontinetit të tyre, merita kryesore u takon SHBA-ve, të cilat në fillim të viteve ‘90-të, e nxoren Shqipërinë nga izolimi i vetëkërkuar, ekonomia e centralizuar dhe aleancat antikombëtare me bazë ideologjike, duke e orientuar atë në rrugën e lirisë dhe të begatisë për popullin e saj. Në rast se Shqipëria nuk do të dilte nga izolimi për të përshtatur në vend rregullat e ekonomisë së tregut, lëvizjes së lire dhe hapjes ndaj botës, duke respektuar liritë dhe të të drejtat themelore të njeriut, çështja jonë kombëtare kurrë nuk do mund të bëhej një çështje europiane dhe ndërkombëtare. Ruajtja e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garanci për Shqipërinë demokratike të 100 viteve të ardhshme.
Nga Mujë Buçpapaj (Tiranë)
Presidenti
Amerikan Barak Obama në telegramin dërguar Presidentit shqiptar, Bujar Nishani,
konfirmoi edhe njëherë miqësinë e
popullit amerikan me shqiptarët,
duke i bërë edhe më domethënëse
kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Ashtu siç kishte deklaruar në Tiranë
sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, edhe presidenti Amerikan
shprehu ndjenjat më bensike ndaj Shqipërisë dhe pavarësisë së saj, duke
rishprehur një qëndrim të konfirmuar tashmë të politikës shtetërore amerikane,
prej fillimit të shekullit të njëzetë.
Në rast
se shqiptarët për herë të parë në historinë e re, janë të barabartë dhe krenarë në
familjen e popujve euroatlantikë, si
anëtarë të NATO-s apo si qytetarë të lirë të kontinetit të tyre, merita
kryesore u takon SHBA-ve, të cilat në fillim të viteve ‘90-të, e nxorën
Shqipërinë nga izolimi i vetëkerkuar, ekonomia e centralizuar dhe aleancat
antikombëtare me bazë ideologjike, duke e orientuar atë në rrugën e lirisë dhe
të begatisë për popullin e saj. Në rast se Shqipëria nuk do të dilte nga
izlomi, për të përshtatur në vend rregullat e
ekonomisë së tregut, lëvizjes së lire dhe hapjes ndaj botës, duke
respektuar liritë dhe të të drejtat
themelore të njeriut, çështja jonë kombëtare kurrë nuk do mund të bëhej një
çështje europiane dhe ndërkombëtare.
Rivendojsa
e aleancave natyrore me SHBA-të, dhe aleatët tjerë perëndimore dhe
nderkombëtarë, bëri të mundur prezentimin e çështjes së Kosovës, dhe në
përgjithësi të çështjes shqiptare në Ballkan, e cila rezulton të jetë çeshtja
më e nderlikuar në Europë si një çeshtje e një kombi të ndarë padrejtësisht nga
fuqitë europiane në vitin 1913. SHBA-të e inkurajuan Shqipërinë të linte pas të
kaluarën diktatoriale duke shikuar nga e ardhmja, si një komb i cili dëshiron
të konkurojë me dinjitet në rajon dhe Europë. Gjatë këtyre 22 vjetëve në liri, SHBA-të e kanë ndihmuar
Shqipërinë financiarisht, dhe politikisht duke qënë sot në këtë 100 vjetor një
vend në liri, krejt i ndryshëm nga ai i dy dekadave më parë, kur sekretari
amerikan i shtetit, Xhejms Beker, na pati premtuar se liria punon, se liria jep
rezultate, për t’u shndërruar sot në një demokraci, që, siç tha edhe zonja
Klinton më 1 nëntor 2012, fuksionin dhe
ecën përpara.
Është
krejt e qartë se në rast se SHBA-të nuk
do të kishin marrë në dorë çeshtjen shqiptare, ajo jo vetëm nuk do të ishte
zgjidhur ndonjëherë, por as që do të shtrohej për zgjidhje. Spastrimi etnik i
kryer nga shteti serb ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998-1999, është
dëshmia më e mirë e këtij kërcënimi ndaj ekzistencës së kombit shqiptar, por edhe
e vendosmerisë së sinqertë e SHBA dhe Presidentit Amerikan Bill Klinton për të
mbrojtur shqiptarët në ditën e tyre më të veshtirë. Është thënë disa herë se
kremtimi 100 vjetorit të Pavarësisë nuk
do të kishte ndonjë emocion të madh në rast se Kosova nuk do të ishte e lirë
dhe e pavarur. Kolacioni ndërkombëtar i udhehequr nga SHBA-të bëri të mundur jo
vetëm çlirimin e Kosovës por edhe
njohjen e pavarëisë së saj, integrimit të saj në strukturat ndërkomëbëtare.
Vetëm falë mbeshtetjes së SHBA 100-vjetori i Pavarësisë tonë, festohet sot edhe
në Shkup, me flamuj kuq e zi, me akademi përkujtimore, me veprimtari masive ku
janë përfshirë mbi njëmilionë shqiptarë etnikë që jetojnë në Maqedoni.
Nuk duhet
të harrojmë se pas çdo urimi dhe përshendetje
që ne i japim njëri-tjetrit dhe
miqve tanë në këtë 100 vjetor, qëndrojnë SHBA-të, Presidenti Uillson,
Presidenti Regan, Presidenti Xh.H.Bush, Presindeti Bill Klinton, Presidneti
Xh.W. Bush, Presidneti Barak Obama dhe mijëra zyrtarë amerikanë të të gjitha
niveleve që mbrojten çështjen shqiptare në të gjitha kohërat, që lobojnë edhe
sot anambanë botës për Shqipërinë për Kosovën dhe shqiptarët në rajon.
Shqipëria në këtë 100 vjetor ka shumë sfida përpara. Konkurenca në familjen e
popujve është e madhe, ndërsa kërkesat e ndërkombëtarëve ndaj shtetit shqiptar
janë shumë më të mëdha krahasuar me dhjetë apo 20 vjet më parë. Shqipëria
tashmë është një shtet 100 vjeçar, por ajo duhet ta reflektojë këtë pjekuri në
institucionet e saj, në zbatueshmëinë e ligjit dhe fuknsionimin e institucioneve.
Vertetë,
SHBA-të janë miq të shqiptarëve, por ne duhet të ruajmë dhe ta forcojmë edhe më
tej këtë miqësi, duke krijuar lidhje edhe më të ngushta me shtetin amerikan,
duke kryer gjithmonë detyrat tona të cilat janë shumë të rëndësishme për ecjen
përpara të demokracisë bazuar tek ekonomia e tregut dhe garantimi i lirive dhe
i të të drejtave themelore të njeriut.
Njëqind vjet më parë rilindësit tanë e patën të qartë vizionin për të nxjerrë
Shqipërinë nga perendoria osmane dhe hedhur themelet e një shteti të modelit europian,
perëndimor, i takon këtij brezi të shqiptarëve që të dijnë të orientojnë
Shqipërinë e 100 viteve të ardhshme, të sigurtë dhe krenare.