Mendime
Dedë Preqi: 100 vjetori i pavarësisë
E marte, 27.11.2012, 09:01 PM
100
VJETORI I PAVARËSISË RADHITËT NË
KRYEVEPRAT E HISTORISË
Nga Dedë Preqi
Me 28
Nëntor 1443, Gjergj Kastrioti –Skënderbe,në Krujën legjendare e shpallli
flamurin kombëtarë me shqiponjën dykrenare,me të cilin flamur i fitoj shumë
beteja kundra ushtrisë osmane.
Edhe pas
vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbe, shqiptarët e e vazhduan rezistencën
kundër okupimit osman dhe të tjerëve.
Shqipëria
e fitoj lirinë e saj më 28 Nëntor 1912, pas 425 vjet okupimi nga Prandoria
Osmane dhe monarkitë tjera shofeniste.
E vetmja
zgjidhje që ta shpëtojnë nga copëtimi i saj,dhe të ruhej tërësia teritoriale e
Shqipërisë, u përgaditë një Kuvend Kombëtarë, i cili do të vendoste për fatin e
Shqipërisë.Kishte shumë veprimtarë shqiptarë,sidomos nga mërgimi , të cilët si
prioritet kishin organizimin e një Kuvendi, që të zgjedhin qështjen
Kombëtare,dhe të përfaqësojnë shqiptarët para Fuqive të Mëdha , duke i njohtuar
ata, për kërkesat e popullit shqiptarë, të cilat kërkesa ishin vendimtare për
të drejtat e veta.
Më 28
Nëntor 1912, në orën 14,oo-të, në Vlorë, u hapë Kuvendi Kombëtarë, të cilin e
udhëheqi Ismail Qemaili, më shumë shokë të tjerë që përfaqësonin shumë
treva shqiptare, prej 63 delegatëve
shqiptarë, duke nënshkruar Dokumentin Historik, Pavarësinë e Shqipërisë.
Sot më 28
Nëntor, u bënë 100 vite të Pavarësisë së Shqipërisë, me ç‘rast po festohet një
ditë e madhe historike për shqiptarët mbarë, kudo që janë në rruzullin tokësor.
100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, padyshim një ditë e rëndësishme në
historinë shqiptare, e cila shënon një kapitull
të rëndësishëm dhe gjithë historikun e vet njerëzor të një shekulli lirie dhe pavarësie.
Në këtë
ditë madhështore, pushojnë fantazmat, trillimet
e ndryshme për popullin shqiptarë,sepse shqiptarët janë faktor i
rëndësishëm i botës së qytetëruar, i
stabilitetit dhe paqës në vend e rajon.
Sot në
këtë festë të madhe kombëtare është gëzim i madh, por edhe dhëmbje e brenga,
për realitetin tonë të përgjakur nëpër shekuj,për të ardhur deri këtu,për të
jetuar e frymuar të lirë.
Ata që
tentuan të na ndajnë, nuk do t’ia arrijnë kurrë, sepse kjo festë e madhe po na
bashkonë të gjithve sot dhe do të na bashkojë për jetë e mot.
Sot, po
kthehen ditët e mira për gjithë shqiptarët,të cilët mjaft kanë vuajtë me shekuj
,kështu që edhe ky popull është pjesë e
botës njerëzore, i cili nuk mund të frymojë pa liri, paqë dhe demokraci.
Të gjitha
Revulucionet e drejta , përparimtare e njerëzore, në fund i sjellën njerëzimit
ndryshime pozitive, ndërsa bartësit e konflikteve ndërnjerëzore, kurrë nuk kanë
sjellë rrezulltate të favorshme për popullin e asnjërit, por vetëm humbje dhe
plagë të pa shërueshme.
Nga ky
akt sublim i popullit shqiptarë , hudhen thëmelet e shtetit të lirë dhe të
pavarur, sikur popujt tjerë të Ballkanit, e cila e drejtë buronte nga
vullneti i popullit dhe e drejta për
vetëvendosje, që ka gjuhën e vet, kulturën dhe historinë e vet kombëtare.
Kjo
fitore e madhe i përfaqësonte gjithë
shqiptarët, edhe pse nuk përfishiheshin të gjitha trevat shqiptare, duke
filluar prej rrafshit të Dukagjinit në veri, Qamërisë në jug,brigjet e
Adriatikut e të Jonit në perëndim dhe deri në fushat e Kosovës, të Tetovës,Shkupit,
Luginën e Preshevës dhe të Kumanovës.
Edhe
faktori i jashtëm ndikoj shumë, sepse pa ndihmën e aleatëve të Fuqive të Mëdha
nuk mund të arrihej fitore dhe siguri, edhe pse në Konferencën e Ambasadorëve
të gjashtë fuqive të mëdha të Londrës me 1913-të, Pavarësia e Shqipërisë, nuk
arriti ti bashkonte në një shtet të vetëm të gjitha teritoret shqiptare, nga se
nuk gjetën përkrahje nga këto fuqi të mëdha.
Mirëpo,
Pavarësia e Shqipërisë, ishte kthesa më e madhe e një premise politike të këtij
populli, duke filluar me organizime të jetës së re shtetërore, aq të nevojshme,
edhe për ta mbajtur gjallë identitetin dhe qështjen e çlirimit kombëtarë.
Që nga
Lidhja e Prizerenit më 1878, Pavarësia e Shqipërisë 1912,dhe Pavarësia e
Kosovës më 2008, u bënë tri hallka të forta të historisë shqiptare, të cilat
krijuan zingjirin e ngjarjeve më të rëndësishme të karakterit kombëtarë,që pas
vdekje së Gjergj Kastriotit –Skënderbe.
Sot
Republika e Shqipërisë, është shteti i pavarur i Evropës Juglindore, që
kufizohet me Malin e Zi në veriperëndim, me Kosovën në verilindje, me
Maqedininë në perëndim, dhe në jug me Greqinë.
Shqipëria
e sotme ka shënuar rezulltate të dukshme ekonomiko-shoqërore, e kulturorë, dhe
pas rënjës së komunizmit më 1991, ka
dëshmuar suksese të njëpasnjëshme drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së
tregut.
Prej
vitit 2009, është anëtare e NATO-s, dhe kandidate për anëtarësim në BE. Për veq
tjerash, shteti shqiptarë është dëshmuar si një faktor shumë i rëndësishëm në
ruajtjen e stabilitetit rajonal, e cila ka mbështetë fuqishëm edhe Pavarësinë e
Kosovës.
28
Nëntori, është edhe dita e flamurit kombëtarë,me ç’rast valohet flamuri kuq e zi, në gjitha trevat shqiptare
në çdo kënd të botës, që e frekuentojnë shqiptarët, duke e përkujtuar këtë
simbol të shenjtë, si shenjë e fitoreve të mëdha në luftat e përgjakshme
historike.
Shumica e
botës demokratike dhe civilizuese ka përshtypje të mira sot ndaj Shqipërisë
demokratike, e cila sidomos në kohën e ngadhnjimit të demokracisë në vend, ka
arritë të krijojë një klimë të sigurtë dhe stabilitet në vend e rajon.
Sot po
feston gjithë shqiptaria, në Shqipëri
pothuaj se është tubuar i gjithë njerëzimi shqiptarë, duke ardhur prej
gjitha vendeve të botës, për t’a festuar
rrumbullaksimin e 100 Vjetorit të
Pavarësisë së Shqipërisë, e cila ngjarje dëshmon se ky vend është atdheu i gjithë shqiptarëve.100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë mund të
radhitët në ndër kryeveprat e historisë
shqiptare.