Mendime
Ahmet Selmani: Kampioni i pështymës
E enjte, 29.11.2012, 07:19 PM
KAMPIONI
I PËSHTYMËS
Shkruan: Ahmet Selmani
Në
momentin e tanishëm, edhe nëse dikush vendos që ta kujtojë, siç është kjo puna
jonë, thjesht dihet se do ta bëjë për shkak të veprimit bizar që ka kryer dhe
jo për shkak të vlerës që ka. Pra, thënë fare troç, në këtë lajm senzacional që
e përshkoi thuajse mbarë botën, ajo që mbetet si një relikt komik brenda
kujtesës është pështyma si kryevepër e tij, asgjë tjetër me të cilën do të mund
të mburret.
E
përmenda këtë rast vetëm sa për ta ilustruar një person të ngjashëm, i cili
gjithë kohën e lume ngulmon t’i thyejë të gjitha rekordet e gjertanishme në
fushën e përgojimeve dhe denigrimeve më të poshtra që mund t’i bëjë një qenie
njerëzore, pa i zgjedhur as mënyrat e as mjetet me të cilat shërbehet, madje pa
e përdorur as edhe logjikën elementare që nevojitet të ketë një shkrues sado i
thjeshtë. E pra, është ky pikërisht Kalosh Çeliku (kërkoj ndjesë nga lexuesit
që po ia përmend emrin vetëm njëherë sa për ta identifikuar), i cili po bën
çmos për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, paçka se fjalët e tij janë
fundekreje vetëm gënjeshtra të pacipa e primitive.
Në gjithë
këtë makiavelizëm të shëmtuar, si temë më të përshtatshme ka zgjedhur
patriotizmin dhe tradhtinë e shpifur e të paqenë të shumë njerëzve. Teksa e
lexon, mund t’i bësh sytë gapërr nga kureshtja se do të nxjerrë ndonjë argument
për ato që i thotë me aq krekosje, por shpejt do të bindesh se çdo gjë është e
kotë dhe zhgënjyese, sepse nuk ofron asgjë prej gjëje. Me sa duket, e ka shumë
kompleks punën e patriotizmit të vet, s’bëhet i qetë as ditën e as natën duke u
orvatur të lërë përshtypje se është rojtar i palodhur i tij. Këtë pah të rremë
e krijon për shkak se dikur vetë ka qenë një spiun i dobët, që nuk arriti të
fitonte privilegjet që i kishte ëndërruar. Pra, meqë nuk ia doli të bënte asgjë
për të mirën e vetes, siç bënë shumë të tjerë si ai, tani përpiqet me çdo kusht
ta mbulojë atë, duke i sharë edhe ata që s’kanë asnjë lidhje as me atë kohë e
as me veprimet e tilla. Me një fjalë, gjithë këtë çorientim e bën për ta
shpërlarë veten me “patriotizëm” të tipit kaloshian; herë shtiret si një i
përvuajtur, herë si një i përndjekur, herë si një hekakeq, herë si një viktimë
etj. Porse në këtë shtirje marramendëse nuk ka asgjë të vërtetë për t’i bindur
njerëzit me arsye të shëndoshë, veçmas ata që e njohin mirë. Pra, edhe njëherë
po e përsëris, absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë në atë që e thotë tashmë
vite me radhë.
Për sa u
përket shkarravinave aq të shpeshta që i publikon gjithandej me një furi
hiperinflacionale, mbase duhet thënë se është e njëjta retorikë e thatë dhe
banale të cilën e përsërit së paku gjatë njëzet viteve të fundit. S’do mend, po
t’u bësh një analizë shkrimvjelljeve të këtij lloji, sigurisht do të konstatosh
fare lehtë se kemi të bëjmë me një shkartisje që i ngjan thesit të jevgës ku
futet gjithçka; në të vërtetë aty nuk ka as koncept të qartë, as
intelektualizëm për ta trajtuar, as vërtetësi për çështjet që i shtron, as
logjikë për t’i ndërlidhur gjërat, as mbarështrim të natyrshëm. Thjesht, gjithë
kohën e lume ndeshim ca fanitje e trillime të sëmura patologjike,
halucionacione dhe delire psikopatike, të cilat sakaq i shndërron në akuza të
përgjithësuara dhe më pastaj ua mvesh të gjithëve që i bien ndër mend pa
përjashtim, veçanërisht atyre që janë superiorë ndaj tij në aspektin
intelektual dhe krijues. Bie fjala, retorika më e shpeshtë e tij është fjalia
siç vijon: Asgjë s’kanë bërë për arsimin dhe kulturën shqiptare. Pra, këtë ua
thotë edhe atyre që fare nuk i përkasin
arsimit. Ose, atyre që s’kanë të bëjnë fare me kulturën. Të gjithëve u
thotë Don Kishot, Sanço Panço, Kalorës i Arratisur etj. Të vjen të shqyhesh
gazit kur e sheh si i përdor këta emra vend e pa vend, ngaqë rrjedhimisht po na
del se nuk e ka lexuar as “Don Kishotin e Mançës” të Servantesit, të cilin tërë
jetën është duke e zënë ngoje si kleriku librin e shenjtë. Madje, personazhet
në fjalë i përdor në mënyrë aq të pavend, sa lirisht mund të pohohet se e ka
devalvuar edhe vetë figurën e Don Kishotit dhe të Sanço Panços. Po të ishte
gjallë Servantesi, me siguri do të habitej me fatin e personazheve të tij që po
i bastardon një shkarravitës i pagdhendur siç është ky njeri jashtëzakonisht
paranojak.
Duke u
shtirur si një luftëtar zellshëm për të mirën e shqiptarëve kudo që janë,
sidomos për të mirën e kulturës dhe arsimit, në fakt ai nuk na del asgjë
tjetër, përpos një pseudopatriot i qelbur dhe një pseudoiluminist i katranosur
që e ka vrarë e bastarduar çdo gjë që i përket këtij populli, sidomos kur e marrin parasysh kulturën dhe arsimin,
për të cilat çirret e vajton aq shumë si kukumjaçkë e dhembshur.
Le ta
kujtojmë vetëm një rast që e ilustron këtë: dikur, teksa punonte gjoja si
njëfarë mësuesi në fshatrat e Malësisë
së Shkupit, kurrë nuk e shihte të udhës të shkonte atje për të mbajtur mësimin
që e prisnin nxënësit e tij. Megjithatë, nga ana tjetër, nuk harronte që një
herë në muaj të shkelte në dyert e shkollës e të hynte brenda, pra vetëm
atëherë kur duhej të merrte rrogën që e lakmonte aq shumë. Për shkak të kësaj
papërgjegjësie e vagabondizmi të tepruar, një ditë për pak gjë sa s’e mori
shpërblimin e merituar. Prindërit e atyre nxënësve, meqë nuk kishin mundur t’ia
lejonin më tepër këtë komoditet të paparë, një ditë kishin vendosur njëherë e
përgjithmonë t’ia ndreqnin samarin. Por finoku e kishte diktuar orën e
rrezikut, ndaj me bishtin nën këmbë ia kishte mbathur vrapit drejt qytetit, për
të mos u kthyer më kurrë.
Si një
mësues i padiplomë dhe krejtësisht i paaftë, s’kishte patur çfarë t’u dhuronte
nxënësve të gjorë, përveç shpirtit të tij të skëterrshëm. Prandaj, tani po bën
çmos që ta mbulojë këtë histori të vjetër, ose ta fshehë si gjarpri këmbët,
duke ua mveshur të tjerëve se s’kanë bërë asgjë për arsimin e kulturën.
Po ashtu,
edhe në fushën e kulturës, i akuzon të tjerët se nuk kanë dhënë kurrfarë ndihmese.
Gjithsesi, edhe me këtë shfryrje përpiqet t’i mbulojë të gjitha fëlliqësirat e
tij që s’mund t’i lajë jo lumi e liqeni, por as deti e oqeani. Për shembull, ka
vite e vite që e ka uzurpuar Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë, pa përfillur as
mandatin e as statutin e saj. Të njëjtin fat e kanë edhe revista “Stili” që del
në kuadër të tij, librat që botohen aty, manifestimet që organizohen etj., të
cilat i ka bërë si çifligje personale. Në këtë aspekt, sado që herë pas herë
shtirret si ndonjë marroq, ose si njeri kokëkrisur, nuk është fare i tillë,
sepse realisht aty e ka futur kokën shumë thellë dhe shembëllen mu si dhia në
thes, po ha e po dehet si djall i tërbuar. Me një fjalë, institucionet në fjalë
i ka shndërruar në tezga të vërteta, ku rrjep e rrjep në mënyrën më të
pashpirt; në emër të shumë autorëve merr honorare nga Ministria e Kulturës si
dhe institucionet e tjera dhe nuk u jep asnjë metelik atyre. Disa prej tyre, që
tani nuk jetojnë më, gjersa ishin gjallë villnin helm e vrer kundër tij, pikërisht
për shkak të genjeshtrave dhe mashtrimeve që ua kishte bërë, por ai nuk e ka
për turp që tani t’i vajtojë dhe të shtiret si dashamirës i tyre. E ç’mund të
presësh tjetër nga ky Grabofç i pamëshirshëm? Për shembull, sikur të ngrihej
nga varri shkrimtari Zyhdi Morava dhe ta shihte se çfarë thotë ky njeri i
paudhë për të, me siguri do t’ia nxirrte sytë nga mllefi. Por ai nuk lëviz dot
më, po tretet nën tokë, prandaj ky vetëm llomotit në emër të tij pa asnjë fije
turpi e morali.
S’do
mend, i akuzon e i etiketon të gjithë si tradhtarë, shpirtshitur, komunistë,
neokomunistë etj., vetëm e vetëm që t’i shpërlajë të pëgërat e shumta që i ka
bërë dhe që vazhdon t’i bëjë vetë. Epo çfarë kriteri mund të ketë një njeri me
shpirt acidik si ky që në manifestimin e tij e fton të marrë pjesë Paskal
Gilevskin, njërin nga shkrimtarët maqedonas më antishqiptarë të të gjitha
kohëve. Aq më tepër këtë e dëshmojnë edhe shkrimet e kohëve të fundit që po i
publikon shtypi për këtë spiun të UDB-së, i cili nënshkruhej me shifrën “Gligor”.
Dhe, gjëja më tmerrshme është se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete që nga
viti 1965 kur ende ishte nxënës i shkollës së mesme. Kjo flet qartë se me çfarë
zelli e përkushtimi ka punuar ky spiun. Por, kjo nuk i pengon që ta nderojë atë
duke e ftuar në manifestimin e tij. Pra, ky patriot i zotuar prej kohësh nuk
llahtariset fare as nga romanet e Paskal Gilevskit siç janë “Zoja” dhe
“Qorrsokaku”, ku i satanizon shqiptarët deri në skajshmërinë më të poshtër dhe
më të paimagjinueshme. As kjo nuk e lëndon dhe nuk e fyen atë, përkundrazi, e
gëlltit në mënyrën më normale si bukën e bardhë. Me sa duket, e rëndësishme për
të është që P. Gilevski të marrë pjesë aty, sepse e lidh një jarani e vjetër të
cilën nuk mund ta harrojë asnjëherë.
Thjesht,
ky njeri i përbindshëm rremendet se shqiptarët kullosin bar dhe nuk e dinë se
kush është ai në të vërtetë. Vallë kujt ia shet këto gjepura kap të pakripë nga
të cilat të vjen t’i shkulësh edhe zorrët e barkut? Për sa i përket kësaj,
besoj se nuk nevojitet ndonjë koment i veçantë. Të paktën, ata që e njohim mirë
këtë person bastard, e kanë të qartë si monedhën e kuqe.
Në gjithë
këtë energji delirante që e harxhon për të mbijetuar në realitetin paradoksal
dhe të katandisur, është interesant fakti se gjatë denigrimeve të vazhdueshme
asnjërit nuk ia konteston veprat, ose thjesht nuk ka fuqi për ta bërë një gjë
të tillë, sepse është analfabet i paparë. Në vend të kësaj, ai merret me gjëra
krejt jashtëletrare ose edhe të paqena fare. Pra, këtë e bën për shkak se nuk
ka as dije elementare, as aftësi minimale, e as kreativitet për ta vlerësuar
dikë. Lirisht mund të thuhet se është njëri nga njerëzit më të retarduar e më
gjysmak që ka nxjerrë ky truall, për sa i përket krijimtarisë letrare dhe
veprimtarisë intelektuale. Megjithatë, ai kurrsesi s’do të pajtohet me këtë
realitet shumë të dhimbshëm për të, ndaj i sulmon të gjithë me një egërsi
shtazarake, i përgojon si shtrigat e ndyta, i denigron me formulime zhdanoviste
e staliniste, i shan si rrugaç i dehur, i mallkon si armik i përbetuar etj.
Madje, është aq njeri i pashpirt sa herë pas herë atyre ua ndjell edhe vdekjen,
duke e marrë kështu edhe rolin e perëndisë. Pra i përfytyron të tjerët duke
dhënë shpirt, duke i varrosur etj. Me këtë prirje nekrofilike, oreks kriminal
dhe vizion morbid vazhdon të jetojë si fundërrinë dhe endacak i pështirë pa iu
afruar askush nga njerëzit që kanë pak dinjitet, sepse realisht nuk mund ta
durojnë dot kutërbimin e jashtëzakonshëm të tij.
Prandaj,
duke u ndjerë krejtësisht i braktisur dhe injoruar nga ata që kanë pak kriter
njerëzor e intelektual, ai sikur është i detyruar të pështyjë medoemos, madje
sa më larg që është e mundur, për ta tërhequr kështu vëmendjen se është i
këtillë, siç thotë vetë, dhe nuk është i atillë, siç e dimë ne. E pra, ky është
njeriu dyftyran i ditëve tona që shtiret si dalzotës e shpëtimtar i arsimit dhe
i kulturës, për ta mbrojtur vetveten nga gjyqi i pamëshirshëm i kohës dhe i
historisë. Thjesht, ky është kampioni i pështymës që nuk arrin ta hedh më larg
se buzët e veta, ndaj e kthen sërish brenda duke e gëlltitur si ushqim të
ricikluar, për ta provuar sërish me fuqinë që i pakësohet vazhdimisht. Nga
ligësia e tepërt shpirtërore llomotit e llomotit pa u ndalur kurrë, çmendurisht
dhe paturpësisht, derisa një ditë të thyejë qafën nga kjo botë që ka parë shumë
si ai. E po një fjalë e urtë thotë: Drurin gungaç dhe njeriun kryeneç i drejton
vetëm zjarri dhe varri.