E diele, 28.04.2024, 09:28 PM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Skandalet e radhës

E premte, 30.11.2012, 06:30 PM


Skandalet e radhës të  Gjyqësisë së EULEX-it në Kosovë  pas 100-vjet pa qetës dhe liri!

A mjaftojnë reagimet deklarative dhe fiktive pa veprime konkrete sfiduese kushtetuese?

TË DYSHUARIT BRENDA GJYKATËS SË EULEX-it EVROPIAN !

Shkruan: Qerim Pllana

EULEX, në Kosovë kthjellë dhe vranë, sipas klimës dhe qarqeve të huaja politike kundërshtuese të pavarësisë, integritetit, bashkimit, drejtësisë dhe lirisë në vend. Kjo tashme dëshmohet me fakte te pamohueshme me “Rastin Limaj”. Komandant Çeliku, simbol i Luftës dhe Paqes, simboli i UÇK-së, i cili në Gjykatën dhe burgun në Hagë e tejkalojë me plot sukses. Duke i mbrojtur vlerat kombëtare, patriotike dhe etike të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Tani për të satën herë nga ana e EULEX-it, merret dhe nxirret, ndahet  nga familja, merret nga kuvendi, pa çka se deputet, prangoset dhe merret nga  partia, Kryesia e PDK-së, madje nënkryetar i Qeverisë, si të ishte njeriu më i pafat në jetë, punë, luftë, liri, pavarësi etj.! Madje në vigjilje të Fetës më të madhe kombëtare, 28 nëntorit, bashkë me shokët e luftës i caktohet një, lexo (plotë 1. muaj paraburgim)..!

Po pse dhe deri kur ky njeri të mos gëzojë veprën e tij morale dhe njerëzore, epitetin e heroit të gjallë! Pse ndodhë kjo, kush fshihet prapa këtij skenari makabër?! Pse ndodhë ky bizaritet ndaj një ish-gjenerali, ish-ministri, tani deputet dhe nënkryetar i PDK-së dhe anëtar i Kryesisë të Qeverisë të Republikës së Kosovës?! Qytetar nderi i Vlorës heroike. Vallë, bëhet kjo në emër: “Askush s`është mbi ligjin”!? Po ku janë kriminelet e luftës, ata të krimit ekonomik, kriminalitetit të përditshëm?! Këtë nëse nuk e dinë “shokët, miqtë, zyrtarët e qeverisë, kuvendit dhe presidencës”, kush djalli e di këtë lojë shtrigash..!? EULEX, nuk e njeh shtetin e Kosovës, pjesëtarët e kësaj Organizate në Kosovë sillën si gangsterët dikur në Amerikë ndaj indianëve vendës në Perëndimin e Egër...

Një veprim i tillë i EULEX-it, nuk mund  të kualifikohet ndryshe, pos sjelljes raciste ndaj njerëzve me të shquar të Luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të punës zellit për ndërtimin dhe lulëzimin e atdheut, për të cilin kanë sfiduar gjithçka nga vetja, madje kanë rrezikuar jetën për liri, familje, çlirim dhe bashkim...

Historia është mësuese e jetës,kurse drejtësia vonon, por triumfon. Koha askënd, madje as prokurorin, s`do ta falin me gjynahe dhe sjellje të tilla antiligjore, antikushtetuese dhe antinjerëzore! Këto janë veprime politike, duke vepruar me direktiva hakmarrëse nga një shtet armik i përbetuar me shekuj kundra shqiptarëve, z. Zhbogar! EULEX, të gjitha këto veprime i bënë për hir të Serbisë dhe aleatëve të saj! Jo sall Z. Fatmir Limaj, mbase janë viktima edhe të njerëzve, të cilët fshihen pas kësaj Organizate të turpit, bashkë me turpin që janë duke i përgatit atdhetarëve, ish-gjeneralë të gjakut, gjuhës, kombit dhe të atdheut, mu gjatë festave më të rëndësishme të kombit, familjes, festave shtetërore zyrtare dhe familjare, Ditës së Flamurit më të vjetër në Evropë!

Vendimi i gjykatësit është skandaloz dhe krejtësisht politik, i cili vepron në mënyrë te pashembullt, si në vendet e xhunglave, ku s`ka rend, gjyqe, s`ka drejtësi! Kryetari i Trupit Gjykues, mu në prag të festave më të rëndësishme historike të Flamurit,  100-vjetorit të pavarësisë, urdhëron t`i vihen prangat, njeriut, i cili aq shumë u ka kontribuar ngjarjeve të këtyre 15 vjet, duke mos i mundësuar pritjen e festës madhore, në familje, parti, qeveri, parlament, në presidencë etj., të cilat institucione me deklarime të tilla sikur janë duke pranuar një pjesë te fajësisë...

Z. Fatmir Limaj  dhe tre shokët, z. Ramush Haradinaj dhe tre shokët tjerë atje, gjithashtu janë viktima të një padrejtësie të pa shembull dhe të pa shënuar më parë në analet e gjyqësive ndërkombëtare. Kjo ngjet vetëm atje ku s`ka ligje, atje ku ekzistojnë ligjet e xhunglës, hakmarrjes dhe gangsterizmit. Ndryshe s`mund të shpjegohet skandali! Ky më nuk është koment, por reagim i shumë qytetarëve, reagim i (autorit të tekstit), i cili  me shumë të tjerë, kanë  përjetuar këto skandale. si unë në moshën më të re, akoma pa e përfunduar maturën mes viteve  1961-1965. Është reagim i mbështetur në shumë fakte, duke analizuar veprimin e një Organizate, e cila se pranon shtetin, pavarësinë as integritetin e Kosovës. Mu si UNMIK-u, akoma duke u përzier në punët e brendshme të shtetit, institucioneve kryesore, duke shkelur mbi parimet bazë kushtetuese, ligjore ndërkombëtare dhe vendore.

A mjaftojnë reagimet deklarative pa veprime sfiduese konkrete?!

Për të qenë absurde, për ata të cilët e përkrahin EULEX-in, dhe të njëjtit  e konsiderojnë organizëm mbikëqyrës të organeve të shtetit, gjyqësisë, drejtësisë etj. Nga ana tjetër, në rastin aktual, kërkojnë largimin sa më parë të tij nga Kosova! Kjo paqartësi brenda shtyllave kryesore të shtetit nuk mund të arsyetohet, pos luftës për pushtet, kur sesi për integritet, mbrojtje të njerëzve me autoritet, atyre që dhanë çdo gjë për shtet, liri dhe për atdhe. Reagimi i z. J. Krasniqi në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës; ”Paraburgimi i Limajt masakër e drejtësisë”, i mbrojtës: “Rast i pashembullt në praktikën gjyqësore” bazuar në fakte, i z. Thaci: “Askush s`ka të drejtë t`i arrestojë çlirimtarët”, reagimet e z. Grabovci, z. Veseli e të tjerëve, të gjitha këto  janë reagime fiktive, apo sall reagime deklarative..!

Për derisa z. Limaj dhe z. Haradinaj, bashkë me luftëtarët tjerë, nuk janë të lirë, s`janë atu ku duhet të jenë, ku i kërkon opinioni, familjet etj. Këto deklarata Gjyqësinë e EULEX-it,  assesi nuk e vejnë para aktit të kryer!

Shtrohet pyetja: A ka Kosova integritet të saj, siguri juridike me misionin EULEX, kur Gjykata Supreme vendos për masën e paraburgimit pa mbështetje ligjore, në kundërshtim me dispozitat e Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut. Për EULEX-in, është vetëm një, i vetmi “gjykim”, largimi nga Kosova dhe pikë.

Në fund askush mos të harrojë, asgjë nuk mbetet pa u gjurmuar, hetuar dhe zbuluar para, gjatë sidomos pas lufte. Pra, as njerëzit e EULEX-it, kudo qofshin ata. Sepse në ndjekjen e z. Limaj dhe të tjerëve nga EULEX-i, prapa këtij veprimi skandaloz pos qarqeve sekrete serbe, ka dyshime të bazuara faktorësh të cilët qëndrojnë brenda institucioneve vendore bashkë me EULEX-in në Kosovë!

Andaj, drejtësia sado që vonon, ajo një ditë triumfon, siç do të triumfojnë, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe luftëtarët tjerë. EULEX-i, të lëshojë Kosovën, sepse është duke vepruar në dëm të shtetit, të cilin nuk e njeh! Ç`kërkon ai këtu, duke luajtur lojën e ndjekjes së shtrigave?! Pra, ata janë këtu për t`i ndjekur njerëzit e sakrificës, luftës çlirimtare, heronjtë e gjallë, duke u përpjekur për të barazuar viktimën me xhelatin. Për t`i burgosur personalitetet markante të UÇK-së. Për t`i penguar familjet e njohura patriotike të kombit, të mos gjenden në poste të merituara, për t`mos dënuar asnjë kriminel lufte nga pala agresore. Për t`mos lejuar barazi, zhvillim, qetësi dhe harmoni në Kosovë. Për t`mos u interesuar për të pagjeturit. Për t`i përkrahur struktura kriminale serbe në veri. Për t`mos marrë asnjë masë kundër krimit, korrupsionit të atyre, të cilët dihen, madje në opinion!? Gjykata e EULEX-it, po eksperimenton dhe diskriminon me djemurinë tonë, mos më keq sesa Serbia në kohën Tito-Rankoviq në Kosovë! EULEX-i, nga ka ardhur të shkojë, për t`mos u bërë më keq, tepër vonë, jo sall për ta, sa për Kosovën dhe djemtë tanë, për shkak të dyshuarve në Gjykatën e EULEX-it, Union of Law Mision in Kosovo. Për të ndjekur prangosur dhe burgosur djemurinë tonë të Luftës, sakrificës, lirisë dhe pavarësisë, bashkimit, demokracisë dhe qytetarisë... Të nderuar z. F. Limaj, dhe z. R. Haradinaj bashke me shokët tuaj të luftës, sfidës dhe sakrificës, *Urime Dita e Flamurit, festës-ve legjendare. (qerim@hotmail.com).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora