| E premte, 30.11.2012, 06:30 PM |
Skandalet
e radhës të Gjyqësisë së EULEX-it në
Kosovë pas 100-vjet pa qetës dhe liri!
A mjaftojnë reagimet deklarative dhe fiktive pa veprime konkrete sfiduese kushtetuese?
TË DYSHUARIT BRENDA GJYKATËS SË EULEX-it EVROPIAN !
Shkruan: Qerim Pllana
EULEX, në
Kosovë kthjellë dhe vranë, sipas klimës dhe qarqeve të huaja politike
kundërshtuese të pavarësisë, integritetit, bashkimit, drejtësisë dhe lirisë në
vend. Kjo tashme dëshmohet me fakte te pamohueshme me “Rastin Limaj”. Komandant
Çeliku, simbol i Luftës dhe Paqes, simboli i UÇK-së, i cili në Gjykatën dhe
burgun në Hagë e tejkalojë me plot sukses. Duke i mbrojtur vlerat kombëtare,
patriotike dhe etike të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Tani për të satën herë
nga ana e EULEX-it, merret dhe nxirret, ndahet
nga familja, merret nga kuvendi, pa çka se deputet, prangoset dhe merret
nga partia, Kryesia e PDK-së, madje
nënkryetar i Qeverisë, si të ishte njeriu më i pafat në jetë, punë, luftë,
liri, pavarësi etj.! Madje në vigjilje të Fetës më të madhe kombëtare, 28
nëntorit, bashkë me shokët e luftës i caktohet një, lexo (plotë 1. muaj
paraburgim)..!
Një
veprim i tillë i EULEX-it, nuk mund të
kualifikohet ndryshe, pos sjelljes raciste ndaj njerëzve me të shquar të Luftës
dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të punës zellit për ndërtimin dhe lulëzimin
e atdheut, për të cilin kanë sfiduar gjithçka nga vetja, madje kanë rrezikuar
jetën për liri, familje, çlirim dhe bashkim...
Historia
është mësuese e jetës,kurse drejtësia vonon, por triumfon. Koha askënd, madje
as prokurorin, s`do ta falin me gjynahe dhe sjellje të tilla antiligjore,
antikushtetuese dhe antinjerëzore! Këto janë veprime politike, duke vepruar me
direktiva hakmarrëse nga një shtet armik i përbetuar me shekuj kundra shqiptarëve,
z. Zhbogar! EULEX, të gjitha këto veprime i bënë për hir të Serbisë dhe
aleatëve të saj! Jo sall Z. Fatmir Limaj, mbase janë viktima edhe të njerëzve,
të cilët fshihen pas kësaj Organizate të turpit, bashkë me turpin që janë duke
i përgatit atdhetarëve, ish-gjeneralë të gjakut, gjuhës, kombit dhe të atdheut,
mu gjatë festave më të rëndësishme të kombit, familjes, festave shtetërore
zyrtare dhe familjare, Ditës së Flamurit më të vjetër në Evropë!
Vendimi i
gjykatësit është skandaloz dhe krejtësisht politik, i cili vepron në mënyrë te
pashembullt, si në vendet e xhunglave, ku s`ka rend, gjyqe, s`ka drejtësi!
Kryetari i Trupit Gjykues, mu në prag të festave më të rëndësishme historike të
Flamurit, 100-vjetorit të pavarësisë,
urdhëron t`i vihen prangat, njeriut, i cili aq shumë u ka kontribuar ngjarjeve
të këtyre 15 vjet, duke mos i mundësuar pritjen e festës madhore, në familje,
parti, qeveri, parlament, në presidencë etj., të cilat institucione me deklarime
të tilla sikur janë duke pranuar një pjesë te fajësisë...
Z. Fatmir Limaj dhe tre shokët, z. Ramush Haradinaj dhe tre shokët tjerë atje, gjithashtu janë viktima të një padrejtësie të pa shembull dhe të pa shënuar më parë në analet e gjyqësive ndërkombëtare. Kjo ngjet vetëm atje ku s`ka ligje, atje ku ekzistojnë ligjet e xhunglës, hakmarrjes dhe gangsterizmit. Ndryshe s`mund të shpjegohet skandali! Ky më nuk është koment, por reagim i shumë qytetarëve, reagim i (autorit të tekstit), i cili me shumë të tjerë, kanë përjetuar këto skandale. si unë në moshën më të re, akoma pa e përfunduar maturën mes viteve 1961-1965. Është reagim i mbështetur në shumë fakte, duke analizuar veprimin e një Organizate, e cila se pranon shtetin, pavarësinë as integritetin e Kosovës. Mu si UNMIK-u, akoma duke u përzier në punët e brendshme të shtetit, institucioneve kryesore, duke shkelur mbi parimet bazë kushtetuese, ligjore ndërkombëtare dhe vendore.
A mjaftojnë reagimet deklarative pa veprime sfiduese konkrete?!
Për të
qenë absurde, për ata të cilët e përkrahin EULEX-in, dhe të njëjtit e konsiderojnë organizëm mbikëqyrës të
organeve të shtetit, gjyqësisë, drejtësisë etj. Nga ana tjetër, në rastin
aktual, kërkojnë largimin sa më parë të tij nga Kosova! Kjo paqartësi brenda
shtyllave kryesore të shtetit nuk mund të arsyetohet, pos luftës për pushtet,
kur sesi për integritet, mbrojtje të njerëzve me autoritet, atyre që dhanë çdo
gjë për shtet, liri dhe për atdhe. Reagimi i z. J. Krasniqi në krye të Kuvendit
të Republikës së Kosovës; ”Paraburgimi i Limajt masakër e drejtësisë”, i
mbrojtës: “Rast i pashembullt në praktikën gjyqësore” bazuar në fakte, i z.
Thaci: “Askush s`ka të drejtë t`i arrestojë çlirimtarët”, reagimet e z.
Grabovci, z. Veseli e të tjerëve, të gjitha këto janë reagime fiktive, apo sall reagime
deklarative..!
Për
derisa z. Limaj dhe z. Haradinaj, bashkë me luftëtarët tjerë, nuk janë të lirë,
s`janë atu ku duhet të jenë, ku i kërkon opinioni, familjet etj. Këto deklarata
Gjyqësinë e EULEX-it, assesi nuk e vejnë
para aktit të kryer!
Shtrohet
pyetja: A ka Kosova integritet të saj, siguri juridike me misionin EULEX, kur
Gjykata Supreme vendos për masën e paraburgimit pa mbështetje ligjore, në
kundërshtim me dispozitat e Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut. Për
EULEX-in, është vetëm një, i vetmi “gjykim”, largimi nga Kosova dhe pikë.
Në fund
askush mos të harrojë, asgjë nuk mbetet pa u gjurmuar, hetuar dhe zbuluar para,
gjatë sidomos pas lufte. Pra, as njerëzit e EULEX-it, kudo qofshin ata. Sepse
në ndjekjen e z. Limaj dhe të tjerëve nga EULEX-i, prapa këtij veprimi
skandaloz pos qarqeve sekrete serbe, ka dyshime të bazuara faktorësh të cilët
qëndrojnë brenda institucioneve vendore bashkë me EULEX-in në Kosovë!
Andaj,
drejtësia sado që vonon, ajo një ditë triumfon, siç do të triumfojnë, Fatmir
Limaj, Ramush Haradinaj dhe luftëtarët tjerë. EULEX-i, të lëshojë Kosovën,
sepse është duke vepruar në dëm të shtetit, të cilin nuk e njeh! Ç`kërkon ai
këtu, duke luajtur lojën e ndjekjes së shtrigave?! Pra, ata janë këtu për t`i
ndjekur njerëzit e sakrificës, luftës çlirimtare, heronjtë e gjallë, duke u
përpjekur për të barazuar viktimën me xhelatin. Për t`i burgosur personalitetet
markante të UÇK-së. Për t`i penguar familjet e njohura patriotike të kombit, të
mos gjenden në poste të merituara, për t`mos dënuar asnjë kriminel lufte nga
pala agresore. Për t`mos lejuar barazi, zhvillim, qetësi dhe harmoni në Kosovë.
Për t`mos u interesuar për të pagjeturit. Për t`i përkrahur struktura kriminale
serbe në veri. Për t`mos marrë asnjë masë kundër krimit, korrupsionit të atyre,
të cilët dihen, madje në opinion!? Gjykata e EULEX-it, po eksperimenton dhe
diskriminon me djemurinë tonë, mos më keq sesa