E shtune, 26.07.2025, 12:55 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Përçarësit e bashkimit kombëtar

E hene, 03.12.2012, 08:32 PM


KUR PO ATA QË PËRQAJNË THIRREN NË BASHKIM KOMBËTAR

Nga Xhevat Rexhaj

Do e nisi  këtë shkrim me një thënjë, e  që mjerishtë është thënjë e një armiku tonë të kohërave, por më duket se fatkeqësishtë po na përshtatet ne shqiptarëve; “ çdo befasi zgjat tri ditë”, ndërsa për fat të keq, te ne shqiptarët befasit e tilla zgjasin me nga 100 vjetë!

Viti 2012 do të mbetet i shënuar në historinë shqiptare si viti kur u festua me pompozitet, muzikë, seminare, manifestime, shkrime, analiza, bisedime, ahengje edhe vet dita e 28 Nëntorit ,që u festua vërtet në të gjitha trojet apo trevat shqiptare, e gjerë të skajet më të largëta të botës nga mërgimtarët, 100 vjetori i pavarësise¨së Shqipërisë. Në realitet kjo ditë dhe kjo datë ishte një ditë e veqant, për të gjithë shqiptarët, ngase kështu në një apo tjetër mënyre sot si më mire se kurrë shqiptarët e patën mundësin që të qarkullonin, dhe të festonin kudo dëshironin në troje shqiptare e kjo  si rezultat i gjendjës momentale që mbizotëron në këte kohe, kur kunfinjët janë të kaluar me lehtësi, dhe pa procedura asfare.

Një popull, dhe një shtet që feston 100 vjet shpallje paVARËSIE VËRTET MERITON RESPEKT, NGASE 100 VJET NUK JANË PAK QË NJË KOMB TE EC DREJTE ZHVILLIMIT, DHE PËRPARIMIT TË GJITHËMBARSHËM të tij. Një diç e tillë ndodhi edhe me ne hqiptarët edhe pse nuk mundemi. dhe nuk duhet të jemi të vetëkënaqur se nuk ka patur mundësi të ishte edhe më mire. dhe më prosperues shteti i ynë. Po ja që tani në këte shekull gjërat kanë ndryshuar për se mbari .dhe tani më shqiptarët kanë dy shtete të pavarura .dhe sovrane që plotësojnë njëra tjetren. dhe mbeten si ombrellë e mire për trojet e tjera.

Tani të ndalem konkretishtë te një temë të cilën e kam si preokupim; Si ishte festimi madhështor me protokolin e shtetit shqiptarë?

Kur e kemi parasysh se i tërë viti ishte si vit i festës së 100 vjetorit, ka vend dhe mundësi të gjinden gabime të caktuara që e përcollën tërë vitin e sidomos javën e fundit të festimeve. Si rezultat i një euforie tipikie shqiptare, java e fundit ishte një shfaqje e thirrjeve të shumta nga shumë politikaj, intelektual, gazetarë e grupe të tjera të caktuara, për një bashkim sa më të shpejtë të kombit, dëshire kjo e gjithë shqiptarëve kudo janë, por parë rrethanat reale ende e parealizuar! Të gjitha TV et shqiptare, të gjitha mjetet e tjera të informimit si dhe të gjitha Institucionet e shteteve tona, ishin në gara se kush do te dukej më patriot, kush do të plasonte më shumë patriotizëm verbal e kush do të dukej më atdhetarë  se tjetri, dhe e gjithë kjo disi krijonte një imazh të mjegulluar te qytetaret e thjeshte me ato pyetjet spontane; po vall a do ishte më mire që këta fjalamanë të punonin më shumë e më  konkretishte për bashkim sesa të derdellisen me fjalë të mëdha e me parulla të pakripa, se shpejt do bashkohet shqiptaria? Nëse jemi realistë, e tilla edhe ndodhi, krerët e Institucioneve si ato në Shqipëri si ato në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare, dita ditës i mbushnin ekranet televizive, dhe faqete e gazetave tona me fjalë të mëdha , me premtim,e dhe me betime se po afrohet bashkimi i shqiptarëve. Vizitat e tyre kudo, promovimet e busteve, dhe lapidareve të ndryshem, dhe fjalimet e zjarrta ishin top lajmet e ditëve të fundit të nëntorit....Kryeministri i Shqipërisë ngarendi kudo, vizitoi këdo, foli për shumë ke, por mjerishte ai e anashkaloi një Personalitet ndër më të mëdhenjëte të kombit shqiptarë, e injoroi totalishte Presidentin e Kosoves, të ndjerin Ibrahim Rugova, ose thënë ndryshe S. Berisha iu nënshtrua këshillave të tani më mikut të tij antirugovist H. Thaqit, që të lënin anash figurën madhore të shqiptarëve, ja pra se deri në çmasë kishte mbërritur dalldisja për kinse bashkim kombëtarë.

Eh ky bashkimi kombëtar, sa shumë e sa here u përlloq gjatë historisë së kaluar, e mjerishtë tani më u baltos edhe nga gojët dhe mendjet e atyre që në realitet ditën e natën punojnë, dhe axhitojnë mu kunder bashkimit kombëtar. Të tillët nuk janë të pakët, dhe fatkeqesishte për shqiptarinë të tillët sot udhëheqin me shtetet shqiptare e sidomos atë të Kosovës. Tani une do shkoi radhazi se kush janë ata që në emër të bashkimit kombëtar realishtë e ndihmojnë përqarjenë kombëtare.

Rexhep Qosja, një akademik i mjerë i kohës së titizmit, një njeri që shkroi me lot në sy për vdekjen e Titos, që ujiti letrat e tija me lot kur i vdiq E. Hoxha, që ngrit lartë ish komunistet e Kosovës së Titos, eh ky Qosja që kudo dhe kurdo ndjellte vrere kundër 90% te shiptareve të Kosoves, kundër Presidentit të Kosoves, kundër I. Kadares, kundër S. Berishes, A. Zogut e shumë të tjerëve që ishin, dhe mbesin krenaria shqiptare, por jo për Qosjen ata ishin po si tradhëtar. Të shenojme vetëm disa prononcime të Qosjes për figurat madhore të kombit, ndaj të cilëve Qosja i mjerë  ka mëri, ngase mbetet i vogël karshi tyre.

Qosja për I. Rugovën.

"Nderhyrje ne thelb jodemokratike ne zgjedhjet demokratike ne Kosove ishte edhe vizita e kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves ne Shqiperi me ftesen e Presidentit te Shqiperise, Alfred Moisiu, pikerisht ne prag te zgjedhjeve. Nuk mund te mos mendohet se edhe kjo vizite ishte fryt i punes se disa qarqeve europiane!

Jo me pak se vizita, nderhyrje ne zgjedhjet ne Kosove ishte edhe shpallja "doktor nderi" i kryetarit te LDK-se ne Universitetin e Tiranes, e bere me kerkesen e Presidentit Alfred Moisiu. Sa e pabesueshme!

Universiteti i Tiranes, ne pranine e Presidentit te Shqiperise, e nderon me titullin e "doktorit te nderit" per merita te vecanta, jo ne politike, por ne shkencen e letersise, domethene ne shkencat albanologjike, njeriun i cili prej gati njezet vjetesh nuk ka lidhje me shkencen! Dhe, s'ka arritur asnje rezultat shkencor!

Duke mos dashur ta nderoje, me ndonje urdher, medalje a dekorate shteterore njeriun, i cili gjate luftes ka bere veprime te padenja, madje te turpshme, i cili ndaj Shqiperise eshte sjelle ne menyre tejet te palejueshme, apo duke dashur ta nderoje me shume, Presidenti Alfred Moisiu e con ate ne Universitet!

Universiteti i Tiranes, vatra e dijes, e arteve dhe e atdhetarizmit shqiptar, shpall "doktor nderi" njeriun, i cili prej vitit 1990 e deri ne vitin 1999 qendron ne krye te nje udheheqje partiake sektariste, qe thyen, c'integron levizjen kombetare ne Kosove, qe ben cmos per ta mbajtur Kosoven te paqesuar nen dhunen e terrorin e Milloshevicit, i cili me pune e me deklarata, perpiqet ta komprometoje luften clirimtare dhe UCK-ne, i cili pas Konferences se Rambujese nuk pranon te marre pjese ne formimin e Qeverise se perkohshme ne Kosove, i cili e fton NATO-n te nderprese bombardimet e forcave ushtarake e policore serbe e te objekteve te tyre ne Kosove e ne Serbi e Mal te Zi, i cili derisa Presidenti i Jugosllavise se mbetur, kryekrimineli Milloshevic, dhe Presidenti i Serbise, Milutinovic, po e debonin popullin shqiptar prej Kosoves dhe po benin masakra mbi te, takohet me ta dhe u con dhurata te mbeshtjella me fjongo te mendafshta, i cili pas bisedimeve me Milloshevicin ben perpjekje per formimin e Qeverise kuislinge ne Prishtine! Dhe, keshtu, Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, gjenerali i cili duke qene se ka bere betim edhe si ushtarak, edhe si kryetar shteti, e di c'do te thote te obligohesh, i betuar, t'i sherbesh atdheut ne paqe e ne lufte, ne lumturi e ne tragjedi, t'i sherbesh e te flijohesh per te, e shpall "doktor nderi" te Universitetit me te cmuar kombetar shqiptar, ku edukohen brezat e atdhetareve te ardhshem, njeriun, i cili ne castet me dramatike historike te popullit shqiptar te Kosoves ben veprime qe ne etiken e popujve e te shteteve gjithmone jane quajtur qarte: tradhti!

R Qosja për Kadaren dhe Berishen

“Perveq qe u fol ne kontest negativ për Ismail Kadaren,Sali Berishen,LDK -en etj pat edhe figura qe ne nje far forme u treguan si personazh pozitiv te kesaj interviste.Personazhe te tilla ishin Fadil Hoxha,Mahmut Bakalli,Enver Hoxha etj.”

“Sali Berisha u akuzua shumë sidomos per kohën kur ishte president i Shqiperisë si njeri që pengoi luften e UCK es si dhe bashkpunoi me shtetin serb per burgosjen e udhëheqësve te UCK es gjatë qendrimit te tyre ne Shqiperi.Burgosejn e Adem Jasharit,vrasjen e Remzi Hoxhes,burgosjen e Fehmi LLadrovcit,Ramush Haredinajt etj.

Ismail Kadare u akuzua per mbrojtjen e sistemit apo pushteteve qe ishin ne Shqiperi dhe gjithmon sipas Qosjes ai ishte kuder popullit.Kadare shqiptaret qe leshuan shtetin dhe iken azil ai i quejti jashqitje e Shqiperisë.  Ja ky është Qosja, ky është i përkdheluri i pushtetit të Kosovës, ky njeri që shau e nuk la gjë pa thënë e vepruar kundër Rugovës, Kadares e Berishes, e kur ky kerkon bashkim kombi atehre le ta haj dreqi ate bashkim se nuk na duhet. Ky përqarës i madh i kombit mbetet virusi ndër më të rrezikshmit në shoqërin shqiptare, shkurt mbetet një krimb titisto-enverist që do e perbij historia si të paqenë.

Kosova dikur mburrej me një shqiptar i cili kishte vuajtur dekada në burgjet sllave, kishte berë emër si patriot, dhe atdhetar, por ja që edhe ky me daljen e tij nga burgu, pasi që ishte pritur me nderim, dhe respekt nga populli, filloi të tregoi fytyrën e tij të vërtet prej një komunisti enverist të pariparuar, e ky është Adem Demaqi i njohur si Ballkania. Z. Demaqi edhe sot e tutje mbetet një zë shumë i zhurmshëm e përqarës në skenën politike të Kosoves e më gjerë. Pasi që ka vite që ky njeri ka në dispozicion shumë të mira materiale nga buxheti i Kosovës, pra pushteti aktual, nuk pranë së shari dhe përqari shqiptarët. Ka disa vite që ky plak i matufosur kudo mundohet të përbaltos figurën e Presidentit Rugova, duke e etiketuar me turli fjalësh e epitetesh të paqena, dhe të gjitha këto i bënë nga mendja e vet e sëmure dhe kohëve të fundit edhe nga sygjerimet që i japin ata që e mbajnë me para të gatshem, me hotele, me automobil me shofer, dhe me pagë të madhe, kështu Z. Demaqi duke shar Rugovën ua kthen borxhin bandave të instaluara në pushtet. Une këtu do sjelli vetëm një vjellje të tij të ndër shumë të tjera kundër Rugovës, pra një rrenë të tijë.:

Demaqi thotë:”në kohë të Rugovës nuk ishin gjerat në vijën e tyre të natyrshme. Bile, Zoti Rugova ishte kundër lëvizjes së kosovarëve, ai ishte për rrugë të pajtimit ishte për statuskuon nën Serbi. Ai ishte paksa i friksuar dhe bëri përpjekje të mos shpërthente kryengritja....” Me këtë shifet dhe kuptohet se ky njeri ishte jo kundër Rugovës por kundër 90% të shqiptarëve të Kosoves, andaj si mundet të jet pro bashkimit kombëtar ky njeri që genjen, dhe duke injoruar miliona përkrahës rugovian, në realitet ky kërkon, dhe punon për përqarje kombëtare mu si mentori i tij Qosja.

Në vazhdën e këtyre që qjerren për kinse bashkim, e në përditshmëri është jo vetëm përqarës, por edhe pinjoll i të keqës, është mjeran kryetari i parlamentit të vjedhur dhe krorruptuar e kriminlaizuar shikist Jakup Krasniqi, ose ndryshe pasaporta e Malisheves. J. Krasniqi ishte një fjalaman dhe një etiketues ndër më të fëlliqet si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës, ky njeri mbeti sharësi më i keq karshi LDKsë dhe kundër Presidentit të Kosovës. Ky njeri që mundohet të genjej se është kryekuvendar i tu Kosovës, as edhe sot e kësaj dite nuk e bëri hapin më të vogël që se paku për hir të postit që mban të nderoi me një minutë heshtje varrin e Presidentit të Kosoves, po si ka moral, dhe njerëzi ( të cilat nuk i ka fare) të kerkoi e trumpetoj për bashkim, kur ky përqan popullin ngase të jesh kundër I. Rugovës atëhere je kundër shumicës absolute shqiptare.

Rendit të atyre që ditën e natën plotë gojën e kanë flamur e bashkim i ngjitet edhe një i ri i cili me retorikën, oratorin, dhe mendësin e tij të jep pamjen e një  Enver Hoxhe në miniatur, e ky është Albin Kurti. Z. Kurti ishte dhe mbetet një fenomen tipik debatuesish, një njeri që kur dëgjohet së foluri, njeriu mendon se vërtet kemi të bëjmë me dikë që meriton të ketë një vend të caktuar në kierarkin e shtetit, ngase po e kërkon të mirën për Kosovën, por mjerishtë në praktikë ky tani më politikan , e ka një pamje tjetër, nuk e don askend, nuk i beson askujt, dhe për te të gjithë të tjerët janë  po si tradhëtaret se nuk po dëshiruakan bashkim kombi. Z. Kurti po si mësuesit e tij R. Qosja e J. Krasniqi, ruan me xhelozi antipatin ndaj figurës së Presidentit Rugova, ky Kurti edhe në cilësin e kryetarit të një subjekti politik kurr nuk e pa të udhës që së paku njëher ti bej një nderim për së vdekuri Presidentit të Kosoves, përkundrazi edhe ky kudo që iu ka dhanë mundësia ka folur keq dhe jo të vërteten për figurën e Rugovës.

Që rënditja të mbetet e kuptuar, radhën e ka Hashim Thaqi, një njeri kontroverz, i paparashikuar, perfid dhe mjaft dinak. Z. Thaqi qysh se kur u ngjit me ndihmen e Klosave, dhe enveristëve nga Shqipnia në një far drejtori politik të UCKsë, e filloi turin e tij që të njollos figura madhore të shqiptarisë, Rugoven, Aganin, Berishen, Ushtrinë e Republikës së Kosovës, dhe shumicën shqiptare. Të gjitha këto i bëri edhe duke përdorur mjete të tjera të shëmtuara kundër Institucioneve të shtetit të aso kohe. Pas lufte ky njeri u shëndërrua në kryetar të një partie, ku vazhdoi po të njejtat metoda, dhe mjete për të bërë të pamundurën të mundur që të vie në pushte. U deshen shumë tragjedi të ndodhnin në Kosovën e pasluftës gjerë të kapja e piramidës nga ky dhe bashkëkapot e tij. Ka disa vite që tani edhe ky thëret për bashkim, se kinse ky e ka çliruar Kosovën, dhe ky do e bashkoi kombin, por jo, në praktikë, dhe përditshmëri ky shkatërron projektet për bashkim, ky e përqan dhe ndanë qytetarinë kosovare, ngase i ka koncentruar të gjitha mjetet materiale, dhe të tjera vetëm në një regjion, dhe nga aty kontrollon të tërë Kosovën me bandat e tija. Ky gjithashtu po si kolegu i tij Kurti nuk i beson askujt, as te afermve të tij, ky nuk e do askënd, dhe me rastin e fundit të festes së 100 vjetorit e injoroi, dhe u mundua ta qes në harresë themeluesin e shtetit te dyte shqiptare I. Rugoven. Z. Thaqi edhe më tutje mbetet një përqarës, dhe një e keqe që pasojat e aktiviteteve të tija do të jenë fatale edhe në të ardhmën në Kosovë.

Që të i ipet rasti të ulërij për bashkim të kombit, e bëri të mundurën edhe njëfar Ali Ahmeti, një ish LPKist enverist, tani më i veshur me petkun e një politikani dhe kryetari partie te shqiptarët e Maqedonisë. Ky far Ahmeti duke shfrytëzuar pranin e Z. S. Berisha, po si Thaqi, deshi ta promovoi veten si reformator te bashkimit te kombit, me fjalamani dhe me parulla bolshevike, duke ngritur turli far kapadaie e duke iinjoruar figura madhore te kombit. Nëse mbetet bashkimi i kombit në duar të tij, dhe bashkë kapove të tij mjerë për shqiptarët kudo janë.

Fatkeqësishtë , dhe sidomos me rastin e kësaj feste na doli se edhe një njeri gjerë tani i respektuar, dhe i çmuar sidomos nga shqiptaret e Kosoves, por jo nga thaqistet e Kosoves, e ahmetistet ne Maqedoni, Z. Sali Berisha te futet me apo pa vetëdije në radhën e këtyre përqarësve, dhe viruseve të sotëm. Z. Berisha nuk do i falet edhe pse atij iu shterr zeri duke bërtitur për bashkim kombi neper tubime te shumta, lënja anash e figures madhore, dhe te respektaur e nderuar nga shumica shqiptare Presidentit të Kosovës. Z. Berisha ka berë gabim fatal, ngase nderimi kryesor para figures së Ismail Qemalit është dashtë të i bëhet mu I. Rugovës, ngase I. Rugova ishte themeluesi i shtetit të dytë shqiptarë. Z. Berisha me gjithë mendimin e tij të mire që të nderoi shumë figura të tjera, me gjestin,  dhe harresen e tij ndaj Presidentit Rugova në faktë ka bërë një përqarje të pariparueshme, po si mundë të thirret dikush e qoftë ky edhe Berisha në bashkim kombëtar kur e lënë anash figurën e tretë pas Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit -Ibrahim Rugovën, jo dhe jo nuk do i falet një gjë e tillë.

Po si S. Berisha që bëri gabimin e tij të madh mu në Festen e madhe, gabime, dhe lëshime me radhë janë duke bërë edhe anëtarët e Familjes së Heronjëve shqiptarë Jashari. Zotërinjët Rifat dhe Murat Jashari gjithmonë thërrasin popullin, partite, dhe Institucionet që të kenë unitet, të jenë të bashkuar, të jenë të afert me njëri tjetrin, dhe kudo flasin për bashkimin kombëtar. Të tilla prononcime, kërkesa e këshilla janë të mirë se ardhura sidomos nga njerëz të familjes së respektuar e heroike, por që të jemi real edhe këtu ka një qarje, dhe ka një shperfillje në mes fjalëve, dhe veprave. Ne të gjithë  ishim, dhe jemi dëshmitare se populli i Kosovës kishte dhe ruan respektin për Familjet e deshmoreve dhe Heronjëve, dhe në të njëjten kohë populli shikon gjithmonë me kujdes edhe lëvizjet që bëhen nga këto familje, kur është në pyetje siguria, politika ekonomia apo zhvillimet e caktuara në shtetin, dhe shoqërin e Kosovës e më gjerë, e këtu ka shumë vite që populli nuk flet, por ka vërejtje se pse ende as nji pjesëtar i familjes Jashari së paku një here, nuk e beri një nderim, dhe respekt te Varri i Presidentit të Kosoves Ibrahim Rugova, ngase ai ishte edhe President i Familjes Jashari si dhe i tërë Kosovës. Ne shqiptarët së paku e kishim, dhe duhet të ruajmë një traditë, që për të vdekurin edhe nëse ke inate ( që në këtë rast janë të pabaza inatet ngase I. Rugova nderoi dhe respektoi më shumë se të gjithë të tjerët Familjen Jasahri dhe viktimat e Heronjet e saj), duhet bërë nderimi dhe respekti. Mjerishtë edhe kur vdiq Presidenti Ibrahim Rugova e ku moren pjese në krye shendosh si themi ne shqiptaret, një milion shtetas të Kosoves, dhe qindra e mijëra të tjerë nga të gjitha trevat, dhe mërgata shqiptare, për çudi askush nga familja Jashari nuk e bëri edhe gjestin më të vogël që të shprehte së paku ngushëllime. Të flitet, të shkruhet, të kendohet, të trumpetohet për bashkimin e kombit është mënyra mëe lehtë, por të punohet e të verpohet me vepra për bashkimin kombëtar është shumë vështire, ose është e mundur por pa inate të cekëta.

Te gjithë ata që e duan me shpirt, me angazhime, me veprime konkrete bashkimin kombëtar bëjne edhe lëshime personale apo të interesave personale për qështjen e madhe siç është bashkimi i kombit, të tjerat mbesin vetëm fajlë që i merr era, e ne shqiptarët duhet ti kthehemi punes konkrete, angazhimeve dhe zhvillimeve të gjithanshme të kombit që një ditë të jemi së bashku. E që të jemi së bashku duhet një pasqyre e mire ti ofrohet qytetareve tanë, që te jemi së bashku duhet nderuar dhe respektuar ata që dhanë, dhe bënë të pamundurën të mundur që ne sot të kemi dy shtete shqiptare në Ballkan. Ata që me të vërtet e duan mireqenjen, dhe bashkmin shqiptarë duhet të përulen, dhe të nderojnë njejtë si emrin, figurën dhe varrin e Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Ibrahim Rugoves, dhe më pastaj të tjerëve Heronjë e Heroina me radhë. E të tillët që do i çmojnë pandashem këto figura janë të aftë të punojne për bashkimin kombëtar, ndërsa ata të cilët e nderojne, dhe vlerësojne vetëm njërin apo dy prej tyre , e njërin apo dy të tjerë nuk i nderojne dhe vlerësojne , mbeten përqarës të kombit e jo bashkues të kombit.

Te e fundit ne shqiptaret do të bashkohemi dikur, por gjerë në atë kohë do të ishte mire që mos të kemi më shumë përqarës, por më shumë bashkues.

Nëse dikush ishte ai apo ajo që deshi afrimin dhe bashkimin gradual të të gjithë shqiptarëve , atehre ai ishte vet Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Anashkalimi i tij, injorimi i emrit të tij, tentim harresa e figures së tij nuk i benë nder askujt, as atyre që kanë emer e merita, as atyre që trumpetojnë bashkime, ngase në fundë të fundit Ibrahim Rugova mbetet vetë historia e quajtur Kosovë- Dardani.



(Vota: 13 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx