E hene, 29.04.2024, 01:19 AM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Epoka Haradinaj

E hene, 03.12.2012, 08:31 PM


EPOKA HARADINAJ

Nga Leon Duhanaj

Një politike e bazuar në vlerat intelektuale , të qytetarisë , e gërshetuar me vlerat çlirimtare me bagazhin e një force me prapavijë  ushtarake, e cila tashme e ka kuptuar çarte pozicionin dhe detyrat të cilat kërkohen, dhe për të cilën integrimi evropian  nuk ka alternative, duke u përballur me të gjitha sfidat që rëndojnë mbi vlerat evropiane , duke sfiduar dhe zgjidhur ato gjer në integrimin e plote në familjen Euro- Atlantike. Kjo do të  ishte ajo çka pritet  në masë  të madhe nga politika dhe e cila do  mundësonte një epoke  të re të quajtur epoka haradinaj.

Kosova ka pasur fatin të udhëhiqet nga një vizionar i madh , i urtë  me përmasa globale, i cili me paraqitjen e tij neper  botë  beri që simpatia për popullin e shumëvuajtur të shtypur e persekutuar shqiptar të rritet , dhe me të edhe empatia ndërkombëtare ndaj shqiptareve . Ky ishte presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, vlerat dhe madhështia e të cilin çdo dit e me shume dalin në spikamë, gjithashtu edhe mungesa e tij.

Gjeja e vetme për të cilën i ndjeri Rugova ishte akuzuar ishte mënyra e paraqitjes se tij, ajo paqësore, vlera këto që përfaqësonin  vlerat me të larta të civilizimit njerëzor.

Pas vdekjes se Presidentit Rugova në njëjar forme vdiq edhe filozofia e Tij. Atë u munduan ta kopjojnë dhe ta përvetësojnë, pothuaj të gjithë , madje edhe kundërshtarët me të mëdhenj të tij, që të gjithë , me qëllimin e vetëm , për përfitime politike dhe asgjë me shume. Nuk ishte qëllimi që kjo filozofi të ndjekej por vetëm  të përfitohej prej saj duke proklamuar në mënyrë  deklarative.

Tentativat për ta kopjuar Presidentin Rugova nuk ishin të natyrshme dhe aspak të suksesshme, nga se nuk përfaqësonin me të vërtet filozofinë e Tij, por përpiqeshin të shërbeheshin me të në formë  maske të panatyrshme. Kjo si nga ish bashkëpunëtoret e gjithashtu edhe nga kundërshtarët e  Tij me të mëdhenj. Rugova nuk duhet dhe as nuk mund të kopjohet, por duhet që rruga dhe vizioni i ti  të ndjeket.

Njeri nder ata që pati fatin të bashkëpunoj edhe pse shkurt por suksesshëm ishte ish kryeministri Haradinaj, i cili për një kohë  njëqind ditshe  pati një përformancë relativisht inkurajuese për vendin. Kjo përformancë dhe ky bashkëpunim për  fat të keq u ndërpre për  arsye tashmë    njohura, dhe për tetë  vite në vijim z. Haradinaj ju pamundësua qasja dhe veprimtaria politike në  vend. Është vërtet një kohë  e gjatë   dhe një dem i madh i cili iu shkaktua z. Haradinaj, njëkohësisht dhe Kosovës,  kohë  e cila nuk mund të kthehet ma prapa.

Mirëpo a e ka shfrytëzuar z.Haradinaj ketë kohë për një reflektim, për një analize të çartë  të situatës politike në vend dhe problemeve me të cilat ballafaqohemi në si shoqëri, mendoj që po, por gjithsesi koha do e tregoj.

z.Ramush Haradinaj   posedon të gjitha parakushtet që  subjektin të cilin ai udhëheq AAK-në , ta shndërroj vërtet në një aleancë për një Kosovë evropiane, në një parti vlerash në të cilën do të përfshiheshin të gjitha shtresat e shoqërisë, në të cilën do ta gjenin veten të gjithë ata që në  këto momente  me të drejt mendojnë ndryshe, e të cilët janë të margjinalizuar skajshmërisht dhe  në një subjekt ku bashkëpunimi i ngushtë  me partneret Euro-Atlantik , nuk do të  ishte sfide  si është në disa raste tani, por kënaqësi.

Duke shfrytëzuar pasuritë intelektuale që ka kjo shoqëri AAK do të shndërrohej në një subjekt proaktiv i cili analizon dhe sjell përgjigjën për çdo pyetje që  ndërlidhët me shtetin, dhe i cili këto projekte do mund t’i impononte në forma të ndryshme në partneritetin ndërkombëtar.

Kosova ka nevojë për një subjekt dhe një lider që vërtet është i kthjellet ëe mendimet e tij dhe i cili arrin ta kuptoj drejt situatën e vend në të cilën gjendemi ne si shoqëri dhe si shtet. Një subjekt i cili bazën primare nuk e ka në militantizëm e në meritokraci por në vlerat e individit.  Kosova ka nevojë  për reforma rrënjësore, në mënyrë që të shkëputet nga modeli i qeverisjes se korruptuar, nga nepotizmi, nga tenderomania, nga krimi i organizuar, nga një politike totalisht e papërgjegjshme, në një qeverisje të  re , me një sistem vlerash, me një administrate të aftë e të pastër e të pandikuar politikisht.

Kosova ka nevojë për një sistem politik ku politikani ka tremë, emocione dhe respekt para qytetareve, e jo qytetaret para politikanit.

Përvjetori i 100 i shtetësisë së  Shqipërisë, ku çdo shqiptar anekënd rruzullit kishte një paraqitje unike, tregoj çartë    këtij populli nuk i mungon vizioni e dashuria për të  ardhmen e atdheut , por i mungon një lidership , i cili përfaqëson pikërisht këto vlera, dhe për të cilat është i gatshëm të rri drejt dhe të përballohet me to.

Me kthimin e z. Haradinaj ci cili tashmë është i lirë  dhe i pastër si loti. Kosova ka një shans të ri, por njëkohësisht edhe z.Haradinaj. Uroj që këtë shans ta shfrytëzoj Ai për të mirën e tij dhe të  Kosovës njëkohësisht, në mënyrë  që vërtet të vi epoka Haradinaj dhe ajo të përmbyllët me integrimin e Kosovës në Europe.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora