| E hene, 03.12.2012, 08:31 PM |
EPOKA
HARADINAJ
Nga Leon Duhanaj
Një
politike e bazuar në vlerat intelektuale , të qytetarisë , e gërshetuar me
vlerat çlirimtare me bagazhin e një force me prapavijë ushtarake, e cila tashme e ka kuptuar çarte
pozicionin dhe detyrat të cilat kërkohen, dhe për të cilën integrimi evropian nuk ka alternative, duke u përballur me të
gjitha sfidat që rëndojnë mbi vlerat evropiane , duke sfiduar dhe zgjidhur ato
gjer në integrimin e plote në familjen Euro- Atlantike. Kjo do të ishte ajo çka pritet në masë
të madhe nga politika dhe e cila do
mundësonte një epoke të re të
quajtur epoka haradinaj.
Kosova ka
pasur fatin të udhëhiqet nga një vizionar i madh , i urtë me përmasa globale, i cili me paraqitjen e
tij neper botë beri që simpatia për popullin e shumëvuajtur
të shtypur e persekutuar shqiptar të rritet , dhe me të edhe empatia
ndërkombëtare ndaj shqiptareve . Ky ishte presidenti historik i Kosovës Dr.
Ibrahim Rugova, vlerat dhe madhështia e të cilin çdo dit e me shume dalin në
spikamë, gjithashtu edhe mungesa e tij.
Gjeja e
vetme për të cilën i ndjeri Rugova ishte akuzuar ishte mënyra e paraqitjes se
tij, ajo paqësore, vlera këto që përfaqësonin
vlerat me të larta të civilizimit njerëzor.
Pas
vdekjes se Presidentit Rugova në njëjar forme vdiq edhe filozofia e Tij. Atë u
munduan ta kopjojnë dhe ta përvetësojnë, pothuaj të gjithë , madje edhe
kundërshtarët me të mëdhenj të tij, që të gjithë , me qëllimin e vetëm , për
përfitime politike dhe asgjë me shume. Nuk ishte qëllimi që kjo filozofi të
ndjekej por vetëm të përfitohej prej saj
duke proklamuar në mënyrë deklarative.
Tentativat
për ta kopjuar Presidentin Rugova nuk ishin të natyrshme dhe aspak të
suksesshme, nga se nuk përfaqësonin me të vërtet filozofinë e Tij, por
përpiqeshin të shërbeheshin me të në formë
maske të panatyrshme. Kjo si nga ish bashkëpunëtoret e gjithashtu edhe
nga kundërshtarët e Tij me të mëdhenj.
Rugova nuk duhet dhe as nuk mund të kopjohet, por duhet që rruga dhe vizioni i
ti të ndjeket.
Njeri
nder ata që pati fatin të bashkëpunoj edhe pse shkurt por suksesshëm ishte ish
kryeministri Haradinaj, i cili për një kohë
njëqind ditshe pati një
përformancë relativisht inkurajuese për vendin. Kjo përformancë dhe ky
bashkëpunim për fat të keq u ndërpre
për arsye tashmë të
njohura, dhe për tetë vite në
vijim z. Haradinaj ju pamundësua qasja dhe veprimtaria politike në vend. Është vërtet një kohë e gjatë
dhe një dem i madh i cili iu shkaktua z. Haradinaj, njëkohësisht dhe
Kosovës, kohë e cila nuk mund të kthehet ma prapa.
Mirëpo a
e ka shfrytëzuar z.Haradinaj ketë kohë për një reflektim, për një analize të
çartë të situatës politike në vend dhe
problemeve me të cilat ballafaqohemi në si shoqëri, mendoj që po, por gjithsesi
koha do e tregoj.
z.Ramush
Haradinaj posedon të gjitha parakushtet
që subjektin të cilin ai udhëheq AAK-në
, ta shndërroj vërtet në një aleancë për një Kosovë evropiane, në një parti
vlerash në të cilën do të përfshiheshin të gjitha shtresat e shoqërisë, në të
cilën do ta gjenin veten të gjithë ata që në
këto momente me të drejt mendojnë
ndryshe, e të cilët janë të margjinalizuar skajshmërisht dhe në një subjekt ku bashkëpunimi i ngushtë me partneret Euro-Atlantik , nuk do të ishte sfide
si është në disa raste tani, por kënaqësi.
Duke
shfrytëzuar pasuritë intelektuale që ka kjo shoqëri AAK do të shndërrohej në
një subjekt proaktiv i cili analizon dhe sjell përgjigjën për çdo pyetje
që ndërlidhët me shtetin, dhe i cili
këto projekte do mund t’i impononte në forma të ndryshme në partneritetin ndërkombëtar.
Kosova ka
nevojë për një subjekt dhe një lider që vërtet është i kthjellet ëe mendimet e
tij dhe i cili arrin ta kuptoj drejt situatën e vend në të cilën gjendemi ne si
shoqëri dhe si shtet. Një subjekt i cili bazën primare nuk e ka në militantizëm
e në meritokraci por në vlerat e individit.
Kosova ka nevojë për reforma
rrënjësore, në mënyrë që të shkëputet nga modeli i qeverisjes se korruptuar,
nga nepotizmi, nga tenderomania, nga krimi i organizuar, nga një politike
totalisht e papërgjegjshme, në një qeverisje të
re , me një sistem vlerash, me një administrate të aftë e të pastër e të
pandikuar politikisht.
Kosova ka
nevojë për një sistem politik ku politikani ka tremë, emocione dhe respekt para
qytetareve, e jo qytetaret para politikanit.
Përvjetori
i 100 i shtetësisë së Shqipërisë, ku çdo
shqiptar anekënd rruzullit kishte një paraqitje unike, tregoj çartë së
këtij populli nuk i mungon vizioni e dashuria për të ardhmen e atdheut , por i mungon një
lidership , i cili përfaqëson pikërisht këto vlera, dhe për të cilat është i
gatshëm të rri drejt dhe të përballohet me to.
Me
kthimin e z. Haradinaj ci cili tashmë është i lirë dhe i pastër si loti. Kosova ka një shans të
ri, por njëkohësisht edhe z.Haradinaj. Uroj që këtë shans ta shfrytëzoj Ai për
të mirën e tij dhe të Kosovës njëkohësisht,
në mënyrë që vërtet të vi epoka
Haradinaj dhe ajo të përmbyllët me integrimin e Kosovës në Europe.