E premte, 02.05.2025, 07:58 AM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Hetim ndaj Del Ponte dhe Dick Marty?

E hene, 03.12.2012, 07:50 PM


Shqipëria dhe Kosova, jan vonuar të kërkojën hetime ndaj Karla del Ponte, dhe Dick Martyt?

Nga Sylë Arifi, avokat-publicist

Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete, tani kan vendosur të kërkojën pran institucioneve ndërkombëtare të hetojnë ish-prokuroren, Karla del Ponte, duke e harruar Dick Martyt, si dy prodogonist që quan pluhur për ti akuzuar disa nga komandantet e UQK-s dhe njikosisht duk e fyrë popullin Shqiptar. Pra, kjo heshtje e dy shteteve nuk është asgjë tjetër veq se inkurajim për dy të apostrofuarit për ta vazhduar gjuetin e shtrigave kundër dy shteteve. Padyshim, se paraburgosja e dy grupëve të ish ushtarve të UQK-s, edhe nga dy here dhe dalja e tyre me pafajsin e plotë për ato “krime” që akuzoheshin krysisht nga kryeprokurorija Ponte, jan prova më e mir. Ishte rasti i fundit të ish kryeministrit Ramush Haradinaj me bashkluftetaret e tij, si dhe deputetit Fatmir Limaj të shpallur i pa fajshëm vite më parë po nga Gjykata nderkombëtare e Hagës.  Tendencave të Dick Matyt për ta  prodhur edhe ndoni grup “kriminal” me akuzat e tija si paranoj,  do të thoja jo pa skenar, nga pundhënsit e tyre si miq apo ushqyes të ndjenjave kundër popullit Shqiptar, që padyshim po na kushton shum në avancim të proqeseve diplomatike në maradhenjet nderkombëtare për Shtetin e Kosovës.

Megjithate, edhe pse të vonuara thot populli më mir von se hiq, dhe une si autor i disa shkrimeve në këte fush,  të cilat jan të botuara, shif më posht në këte analiz, do ti sygjeroja si avokat me pervoj të dy Qeverit tona të rrespektuara që kërkesen për fillim të procedurës për zbatim të hetimeve të bahet jo vetëm ndajë ish kryeprokurores Del Ponte por në kerkesë të përfshihet edhe Dick Matyt, me argumente që juve dy qeverit i thon për fillim dhe bazuar në disa nga faktet ligjore, që une por edhe të tjerë që i kan than në paraqitjet e tyre qofshin me shkrim apo paraqitje puplike para medijave elektronike.

Deklarata e Qeverise Shqiptare:

Qeveria e Republikes se Shqiperise pershendet vendimin e pafajesise per here te dytë te Tribunalit Penal Nderkombetar per ish Jugosllavinë (TPNJ) per ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj pas nje procesi hetimi prej kaq vitesh nen akuza te perseritura nga ish Prokurorja e Pergjitheshme e TPNJ zn. Karla del Ponte.

Qeveria shqiptare risjell në vëmendje dhe përshëndet rishtasi qendrimin e ish kryeministrit Haradinaj ndaj kerkesave te TPNJ, dorheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe paraqitjen e tij para TPNJ, qendrimin e tij ndaj thirrjes per se dyti per te njëjtat akuza ndonse per to ishte shpallur i pafajshem nga TPNJ.

Opinioni publik shqiptar eshte tronditur thellë nga deklaratat e fundit të prokuroreve të famshem te TPNj, qe kane ngritur akuzat ndaj Slloboban Milloshevicit si dhe ndaj autoreve te Masakres se Sebrenices, ne te cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkepuntoreve te tij nga Prokurorja Karla del Ponte është hartuar pa bazë të mjaftueshme provash, duke mos marre parasysh dhe anashkaluar rekomandimin e prokurorëve të cështjes kundër ngritjes së aktakuzës për mungesë provash, madje duke kërkuar edhe fshirjen e këtij rekomandimi nga regjistrat kompjuterikë të TPNJ dhe shkarkimin e tyre nga cështja.

Në bazë të këtyre deklaratave Qeveria e Republikës së Shqipërisë do ti kerkoje instancave perkatese nderkombetare te autorizojne dhe ndermarrin një hetim të pavarur ndaj ish Prokurores së TPNJ Karla del Ponte në lidhje me pretendimet e ngritura për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në cështjen kundër ish kryeministrit të Kosovës z. Haradinaj dhe ju kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë të nisin menjëhëre një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë cështje.

Qeveria shqiptare bashkohet plotesisht me kerkesen e autoriteteve zyrtare te Kroacise per hetim te pavarur te prokurores Karla Del Ponte lidhur me akuzen e ngritur ndaj generalit Gotovina dhe bashkepuntoreve te tij, te cilet Gjykata e Hages i shpalli te pafajshem.

Qeveria e Kosovës, do të kërkojë hetime të pavarura kundër ish-Kryeprokurores të Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte. "Qeveria e Republikës së Kosovës, ndonëse gjithmonë me besimin e plotë në pafajsinë e z. Ramush Haradinaj, në luftën e pastër të UÇK-së, por edhe të gjykuarve të tjerë të këtij Tribunali- akuzat e pabazuara ndaj z.Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK-së të gjithë të shpallur të pafajshëm, ka qenë gjithnjë mbështetëse e fuqishme dhe bashkëpunëtore e punës së këtij Tribunali", thuhet ne njoftimin e Qeverise se Kosoves. "Kjo është bërë pikërisht për të vërtetuar për të shumtën herë, nga instanca më e lartë, që këta persona dhe kjo luftë kanë qenë gjithnjë të pastër dhe në përputhje me të gjitha ligjet e luftës. Qeveria e Republikës së Kosovës ndan mendimin që kjo tolerancë është abuzuar nga ish Kryeprokurorja e këtij Tribunali, znj. Carla del Ponte, e cila edhe tani ka pranuar publikisht që akuza e ngritur kundër z. Haradinaj ishte e pambështetur me prova të cilat mund të conin në dënimin e tij. Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga autoritetet kompetente ndërkombëtare që të fillohen hetime kundër znj. Carla del Ponte për keqpërdorimin e autoritetit të saj si Kryeprokurore në rastin Haradinaj, rastin Limaj e tjerë ne vitin 2003 dhe lidhur me fabrikimet fantastiko - shkencore të Carla del Pontes lidhur me akuzat e Dick Martyt e më gjerë.

Carla Del Ponte akuzon popullin Shqiptar!

( “Gjuetia, lufta, kriminelet dhe unë”)

Botuar me,28.03.2008

Del Ponte, tani si ish – kryeprokurore ndërkombëtare për ndjekje penale për krime lufte, merr detyrë që nuk do të përkonte me natyrën e autorizimeve të saja ligjore, gjatë ushtrimit të mandatit të saj nderkombëtar. Prandaj ky rast mund të konsiderohet si non sens juridik, meqë ajo tani i jep vetës të drejtë të bëjë fyrje puplike, duke i akuzuar shqiptarët me lloj-lloj shpifjesh, që është veshtir t`u besojë njeri. Pra, ajo i jep vetes autorizime post mortum nga detyra e saj si kryeprokurore në rastin Haga, edhe përkundër fshehtësive ligjore. Ditë më parë në librin e saj ushtroi terror, tani jo vetëm penalo-juridik, por dhe psikologjik kundër një populli. Ajo, me këtë pamflet politik më shumë si propagandë, ka për qëllim ta sulmojë luftën çlirmitare dhe bartësit e kësaj lufte të armatosur UÇK-në, që luftuan për çlirim të Kosovës nga agresori serb. Ajo, harroi se në detyrën e kryeprokurores ndërkombëtare, duhet të ishte objektive dhe pa ngarkesa subjektive, për t`i hetuar të gjitha krimet e bëra ndajë  popujve të masakruar,vrarë dhe të plagosur nga ushtria dhe policia serbe, nga e gjithë hapësira ish –jugosllave.Vuarja dhe zbulimi i ketyre shenjave në pikat kufitare në mes të Kosovës dhe serbis si dy shtete, nenkupton edhe si një përgjegjeje ndaj synimeve me motive politike të ish kryeprokuroris së Hagës kundër UQK-s dhe liderve të sajë politik dhe ushtarak. Ai libër  i saj me urrjetje të skajshme kundër popullit shqiptar,me amoralitetet psikologjik racist, duke lobuar me fabrikime të llojllojshme denoncimesh, tani jo vetëm me emra të përveçëm,  por shkon dhe më larg kundër një kombi tërë. Ato, që ajo nuk arriti t`i bënte në gjykatoren e drejtëssisë ndërkombëtarë në Hagë, tani i jep vetes detyrë edhe në jetën e saj private,  ta sulmojë  popullin e Kosovës, me lloj- lloj skemash dhe skenarësh. Si mbrojtëse e drejtësisë ndërkombëtare, i hyn një pune aq të ndyrë dhe nesër të gjykuar nga pasardhësit e saj, duke tentuar ta barazojë luftën çlirimtare që e bërë UÇK-ja, e mbështetur nga populli i Kosovës dhe qëndrat vendosëse ndërkombëtare, siç ishte fillimisht NATO-ja.

Të tentosh ta balancosh krimin dhe viktimën e krimit, si pasojë është jo vetëm përgjegjësia morale por dhe më shumë. Ajo, edhe sot e kësaj dite, nuk i besoi faktit se lufta çlirimtare dhe bartësja e saj në Kosovë, Uçk-ja, e gëzoi  mbështetjën ndërkombëtare, duke u ndimuar në çlirimin e Kosovës nga falanga serbe, me bombardime masive të forcave ushtarake serbe dhe, jo vetëm me kaq, por dhe të caqeve të tyre strategjike serbe. Ish– kryeprokurorja Carla Del Ponte , duke bërë përshkrimin e  krimeve në luftërat nga ish– Jugosllavia,  citonte proceset penalo-juridike të dy grupwve të akuzuara nga ajo vetë, siç ishte rasti Limaj dhe tani rasti Haradinaj, duke mbetur e zhgënjyer se nuk mundi ta dëshmojë aktakuzën për ta vërtetuar çfarëdo fajësie, tani si lloj hakmarrjeje  apo shryerje të epsheve hakmarrëse, i turret një populli me fajësi kolektive. Atë, si duket e ka shqetësuar pa masë vendosja e statusit politik të Kosovës me shpalljën e pavarësisë, duke u rreshtuar me ato shtete, që ende hzitojnë pranimin e realiteteve pas shpalljës dhe njohjes së Shtetit të Kosovës nga shumë shtete të botës.

Qeveria e Zvicrrës, përkatesishtë ministrija e jashtme e Shtetit, ia ndalon promovimin dhe puplikimin e këti libri ish prokurorës, dhe njikosishtë e fton në vend për konsulltime.Ish – kryeprokurorja, në librin “Gjuetia,  lufta, kriminelët dhe unë”, shkon edhe më larg, duke parafrazuar skema fantazie dhe paragjykuar skenare të shëmtuara se kinse kundër komuniteteve serbe, rome, etj., gjatë luftës çlirimtare në Kosovë të kidnapuar apo të zënë rob, janë deportuar në veriun e Shqipërsisë, duke aluduar në qytetin Burrelit, si dhe gjoja se u janë heqë organet vitale për të bërë tregti me to. Ky ishte absurdi i një çmendurie njerëzore, që tani ish –përfaqesuesesja e drejtësisë nderkombëtar po ia servon lexuesit. Plasimi i këtyre shpifjeve të orkestruara dhe të përpunuara në laboratorët  famëkëqinj, na i rikujtojnë kohërat më të errëta të shoqërisë njerëzore të nacizmit dhe fashizmit famëkeq kundër njerëzimit. E gjitha kjo materje e shkruar në këtë libër i përngjan një fushate terrori politik, dhe për qëllime nga motive të ulëtas, vetëm e vetëm për ta larguar vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga ish –veprimtaria e autorës së këtiji libri, gjatë tërë mandatit të  saj në detyrën e kryeprokurorisë ndërkombëtare.

S`ka dyshim se një ish –kryeprokurore e Institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, nuk do të kaloi aq lehtë, pa u shikuar puna, angazhimi tani jo vetëm ligjor konform ligjeve ndërkombëtare, por ngelë për t`u parë se nga vje i gjithë ky pezm, tani kundër një populli apo çlirimtarëve të tyre, duke i akuzuar edhe si kanibalistë. Do të ishte mirë, që vetë të shpjegojë e, madje edhe në këtë libër, se a kishte gisht edhe ajo vetë në mosarrestimin e shumë kriminelëve të luftës, të atyre që i shkaktuan shumë luftraa në ish– Jugosllavi, ndërsa tani sorollaten lirshëm edhe pas 10 -vitesh „ndjekjeje“. Padyshim se lidhjet e saj me ish –regjimin dhe tani me instuticionet e Serbisë, janë dëshmuar me vetë faktin se ajo brenda disa orëve e nderroi vlerësimin dhe qëndrimin personal ndaj shtetit agresor, që ishte aktori i shumë luftrave që lanë shumë pasoja në faktorin njeri, siç eshtë e ditur botërisht.

Është logjikë ligjore të kërkohet përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që kanë bërë krime lufte duke shkelur Ligjin e së Drejtës Humanitare, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Mund të vlerësohet se politika ka qenë ajo që e ka penguar hetuesin ndaj të dyshuarve për krime të luftës në Kosovë, prandaj dhe kanë mbeten të pahetuar kriminelet e shumtë serbë, që janë përgjegjës për krime individuale dhe kolektive kundër popullit të Kosovës, për çka ish – kryeprokurorja do të ishte dashur të ishte më aktive konform ligjeve ndërkombëtare, në nxjerrjen e kriminelve të vërtetë para drejtëisisë ndërkombëtare. Nekibe Kelmendi, ministre e drejtësis në Repuplikën e Kosovës, ka reaguar duke  i kundershtuar akuzat e ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Karla del Ponte. Ministrja Kelmendi, me profesioni avokate me shumë përvoi, thanjët e ish kryeprokurores Del Ponte i quan se janë fabrikime të pastra nga Del Ponte, apo nga vetë Serbia. Zonja Kelmendi shton se ka pasur katër takime private me Karla fel Ponten dhe ajo asnjëherë nuk i ka ngritur këto akuza. Ministria që drejtohet nga zonja Kelmendi ishte në listën e institucioneve që kanë marrë kërkesën për hetime nga Human Rights Watch. Del Ponte, në librin e saj shkruan se civilë serbë janë dërguar nga Kosova në Burrel të Shqipërisë në qershor të 1999,  nga ku një pjesë janë përdorur për trafik organesh. Sipas Del Pontes anëtarë të lartë të ish Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës ishin në dijeni të trafikut të organeve.

Human Right Watch (Hjuman Rajst Uoç) ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës të hetojnë pretendimet e ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, të publikuara në librin e saj se luftëtarët shqiptarë i kanë vrarë disa dhjetëra serbë dhe i kanë shitur organet e tyre. Sipas organizatës ndërkombëtare që merret me të drejtat e njeriut Del Ponte paraqet "evidenca të mjaftueshme" në librin e saj se serbët janë transportuar në Shqipëri ku janë vrarë dhe organet e tyre i janë shitur personave të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të organeve. Në letrën drejtuar Kryeministrit Thaçi kërkohet nga autoritetet e Kosovës "të përcaktojnë vërtetësinë" e pretendimeve të Del Pontes, në bashkëpunim me homologët e tyre në Shqipëri.. Sigurisht se Gjakta nderkombëtar në Hagë, do të ballafaqohej me kerkesë për zbatim të hetimeve të ish kryeprokurorës Del Ponte, tani jo vetëm për shpife, akuza ndajë një populli, por dhe për shkelje të rënda të ligjeve nderkombëtare për spekullime në emër të sekreteve në detyrë për ti shërbyar drejtësis nderkombëtare.

Libri Shteti i kosovës kontribut i shum brezave,

Faqe 434, autori Sylë Arifi, 2009 vj.

“Hetimet Dik Maty” synim i koncezioneve për Shtetin e Kosovës!

Qëllim parsor për hapja e ketyre hetimeve kan që liderët institucional ti mbajën nën presion dhe shantazhe! Brukseli po nxit hetimet për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë, në Shqipëri, u miratue me konsensus projektligjin i cili i hap rrugë hetimeve për trafikim organesh. Projektligji në fjalë “Për rregullimin e marrëdhënieve juridiksionale në çështjet penale me Task-Forcën hetimore speciale të EULEX-it”, i kalojë votat në Kuvend. Dihetë kohë më pare se Dik Marty ka akuzuar kryeministrin e Kosovës për përfshirje në “trafikimin organesh njerëzore” gjatë kohës sa ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Sgurisht, se këto akuza apsurde të imaxhinuara dhe  të paguara nga Serbia janë hedhur poshtë nga i gjith subjekti politike e Shtetror në Kosovë dhe Shqipëri.  Poashtu, menihere pas raportit Dik Maty ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës se UÇK-ja ka luftuar për çlirimin e vendit nga pushtuesi serb, se e gjithë bota e di kush ka bërë gjenocid, se Dick Martyt ka pasur për qëllim ta kriminalizojë luftën për liri, duke tentuar ta dëmtojë imazhin e Shtetit të Kosovës dhe t’i pengoi njohjet nderkombëtare për pavarsinë e Kosovës. Ky insistim nderkombëtar  tani edhe pas hetimeve me të njëjtat akuza që janë bërë  disa herë deri tani nga institucione të ndryshme përfshi edhe OKB-në, por që të gjitha kanë ardhur në përfundim se nuk ka fakte që e përfshijnë UÇK-në në trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë. E gjitha kjo fushatë tani e filluar, sigurisht se jo pa skenare se dikuajt i intereson që institucjonet e Repuplikës së Kosvës, dhe sidomos liderët institucional ti mbajë nën presion me pretendime që ata të bajë qfardo konsensione siq është rasti i bisedimeve me palën serbe. Tani, ketyre ditve Shteti yn po i nenshtrohet edhe nje terrori mediatik, nga skenare vazhduse te orkestruara nga kundershtaret e pamvarsis se Kosoves, siq ishte edhe raporti Dik Martit i cili është vetëm një grumbullim i shum shpifjeve qe nuk jan tani te qpikura nga ky autor, po qe kan vazhduar te shkruhen për Kosovën, dhe Udheqesit politik e ushtarak te UQK-s, qe nga lufta qlirimtare, pas saj e deri me sot, mjerisht edhe nga disa shqipfols. Pra me te njejta shpifje ka tentuar edhe ish prokurorja Del-ponte te akuzonte eliten politik dhe ushtake te UQK-s, dhe i cili skenar po përdoret në mënyrë ofezive nga Serbia me tendencën që ta mbuloi ne radh te par krimin qe e kishte ba jo vetem kunder Shqiptarve por dhe popujv tjerë nga ish Jugosllavija.Lufta qlirimtare, u ba në sytë e gjith bashkesis nderkombetare, dhe në bazë të pastertis se kësaj lufte, duke i rrespektuar të gjitha konventat ndërkombetare për luften, se qellimi i saj ishte fisnik për liri, barazi dhe pamvarsi të Kosovës, prandaj bota demokratike  radhitet në perkrahjen e lufta çlirimtare të UQK-s dhe popullit të Kosovës, sepse kishte për synim qlirimin e vendit. Kjo u deshmua edhe me intervenimin e NATO-s, e cila u ba bashkautore e qlirimit te Kosoves se bashku me UQK-në. Te gjitha keto jan fakte te ditura botrisht, prandaj dhe Quditrisht akuzat e ngritura nga z.Mati, jan nje logjik apsurde dhe e fantazuara jo pa qellim nga autori dhe sponzoruesit e tij

Artikull, i botuar muaj më parë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx