E premte, 02.05.2025, 07:20 AM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon Dilo: Ku njerëzit bashkohen me malet

E hene, 03.12.2012, 08:59 PM


NE VENDIN KU NJEREZIT BASHKOHEN   ME  MALET…

NGA KSENOFON M. DILO

Vështro nga të gjitha anët….Shiko  këta Male  !– Jane vende ku njerëzit  jetojnë mes  tyre   . Shkëmbënjtë   thyejnë  madhështinë me të çarat e tyre,për rreth me ballë të mbuluar dhe në pranverë me dëborë! e, sa më lart u ngjitesh  ,aq më tepër të vjen fuqi dhe një kenaqesi  e   re!

Mali rrit natyren dhe sheh historine..

Majat e tyre rrinë të patundura  .Ruajnë ZAGORINE! ….Shqiponjat aq krenare ngrihen lart né qiell ,vështrojnë , kontrollojnë… Shkëmbënj të moçëm  atje sipër.. si “shpella e  madhe”,shpella e Romeut,Shpella e dyfekut,Radhojt e Biseit, Rapavices , te Krëhërit etj.thua se ,kane vëne veshin e dëgjojnë..

Pa një krenari nuk  i zë dot në gojë .    Shkon atje, dhe  ecën ..në  ato vënde,.. ku, kapja e dramacitetit -Cajupi  e Kokojka-  janë dominonjësë në të  gjithë pejsazhin  ,dhe merr me vehte notën e optimizmit  dhe krenarisë– SH Q I P T A R!

NDJEN …energjia..shkon atje ku rrjedh vëmëndja… e ,aktivizon gjurmët e kujtimeve, që ruhen e ndeshen në sistemin  D I J E  -  N D E R GJ E GJ E dhe .. pjesa fisnike e shpirtit njerëzor dikton :

MIRENJOHJE…per trashegimin e historise, lirise, qe te paret na i kane lene  ne kete vend te Burrerise…   .. Janë male të ashpër këta! Spërkatur  me gjak shqiptari të ndershëm dhe burrëror ,   rrjedhur për mbrojtjen e Fesë, Nderit ,Memedheut..Këtu kanë mundur ti thonë NDAL! hordhive turke  burrat e këtyre fshatrave ,që e kanë emrin ZAGORI.  …(sa, sheperjotet kane detyruar Sulltanin  t’u lërë të lirë Fenë.. fliste fermani i  tij ruajtur né kishën e Sheperit ). …    Shume gjera  ka per te mesuar..Jeta eshte nje proçes i mesimt te vlera

E tille  është ZAGORIA.  Në kohëra ky emer ka marrë kuptimin:”s’i gjendet  shoqeja ”. E  rrallë !

Ç ‘do pjesë ja bën tjetrën xheloze..

Guri i Mirënjohjes  , lexon :

Këtu  te vend-lindja e trimave , kanë rrënjët e jetës burra të kombit,që ç’do gjë që kanë bërë  për  KOMBIN është një gur themeli  për një lloj pavdeksie. Nga ky vënd,nga këto male, që kanë marrë emrin e burrave, kane zbritur patriotë të shquar , trima qe “kane shkelur mbi vetetima “ , ë s’kanë kursyer asgjë për   SH Q I P E R I N E : CAJUPI që me penën e tij do ngrinte peshë zemren shqiptare :..”Ja te vdesim ,ja të rrojmë për ATDHE” ;te tillë  e ushqeu gurra patriotike,qe në vogëli te tij,MIHAL HARITO është nisur për né Lidhjen e Prizrenit.    Kjo histori aq burrërore,  ka kaluar né portat e kënges  polifonike labe në Zagori:

“O Mihal  balli   i  karvanit

I shtive  drithmën    sulltanit..”

ILIA DILO SHEPERI Hyn në njerëzit më të mëdhej të kombit tonë,të atyre që kanë një emër të përbashket me shkronja të mëdha RILINDAS.  Gjuhetari dhe patrioti i shquar  , hidhte vallen e shqiptarizmit në gojën e  ujkut”,duke filluar me çkisherimin,burgimin,denimn me vdekje - kthyer në esilim .Ishte,si te rrallë rilindas , me vetedije zgjodhi qysh në rininë e Tij rrugën më të vështirë dhe më të rrezikeshme por,më të ndritur,duke kerkuar të punojë brënda Shqipërisë për shqiptarizmin .  ARISTIDH RUCI, mbështetës i fortë i  ISMAIL  QEMALIT  në aktin e pamvaresise,udheheqes nga më kryesoret në luftën e Vlores më 1920-të JANI DILO  Autoritet i     i imponushëm . I paperseritshem !Nuk kish rëndësi për Të në se rrezikonte jetën,ecte drejt qëllimit ky prijës i madhërishëm. -luftëtar njerëzor,burrëror ,që dinte të falte. Një  misionar   i bashkimit të  trojeve  shqiptare.  . Nderoi SHQIPERINE me cilësitë e gdhendura prej trimi,burri të mënçur , që tregoi në luftë e në punë  tere jetën e tij,sa harriti né miqesi me personalitete te politikës se elites boterore.”Do bejmë diçka dhe për Shqipërinë tënde”-i  kish thene ,ai ,qe e  uronte dhe per ditlindjen Janin - presidenti  XHON KENEDI- tregonte i vallai i Tij Dr. ORESTE DILO, JORGJ CAKUA  Këshilltar i Mbretit ZOG,e  vleresuar prej Tij  si një sënduk që sa herë ta hapësh gjen një thesar.    , PETRO HARITO deputet(më 1926 u zgjodh senator) . Mbreti e pati në të djathtë të tij , këto male e muarr në mbrojtje nga dora vrastare  shoveniste  greke,KOSTIKA,SPIRO ZHEJI ,THEMO VASI, PANO XHAMBALLO  qe,ne  këto male ka shkelur këmba e ketij trimit të maleve  që kurrë nuk lejoi të njollosej emri SHEPER …etj.etj.qe kane fituar pavdekesine

Kamera e sakte e korifeut popull,na i jep para syve me një përfytyrim të gjërë dinjitetin  e madh të kësaj krahine  ku dhe malet luajnë  rol né krijimin madhor të tonit të jetës,né artin e filozofinë e zagoritëve .   Oshëtin Dhembeli ,  Rapavices.nga .buçima e  “ kenga  sheperjote. hijen e të cilëve e ruajnë me vete ngado qe vene e vine :

“Midis maleve të lartë

Ku shqiponja bën fole”

qe,

  Shtrihet një krahinë e tërë

Me emërin  Z A G O RIE… “

Eshtë  pamje që, të bën ta ëndërrosh..Të krijon një ndiesi paqeje edhe pse lumi,me ujin e tij të kulluar si ergjënd i derdhur, i përmbush detyrën e një zhurmimi … jep idenë si kur po zien ..! Masa të mëdha (uji)rrotullohen mbi njera-tjetrën sa mund të mendosh..dhe notari më i zoti,vështirë se i qëndron dot mbi sipërfaqe...Afrohesh ,..nuk ke ç’e do  urën  né se ,  ja duron të ftohtin e( ujit të )këtij lumi,që rrjedh tërë madhështi   e ecën duke nxituar të bashkohet me  Vjosën !..

.. Gjithë pejsazhet janë madhështore! C’do pjese ja ben tjetren xheloze ! Ngjan,sikur të jesh duke parë një pamje romantike.. një park  madhështor me shumëllojshmëri lulesh fantastike,  me këtë bukuri origjinale –“mbetesh pa gojë ”  !      Një   hijeshi marramëndese,që nga malet e lartë ,që sa vjene e u afrohesh - duken më të lartë ! ..

. .. Radhoj ,shkëmbenj të ashpër  e të murrm në Bisej ,Rapavicë, Kreher..ku zogjtë aq të bukur  kanë bërë foletë   e, deri te lulja më e vogël    ndriçuar nga rrezet e Diellit , mbushur nga magjia e kësaj natyre  shtojnë pasionin e  mjaftushëm për të ngopur oreksin e turistëve ne vendin me emer Askush nuk mund të mbetet pa u prekur kur vjen këtu nga madhështia e këtij pejsazhi .

Vënd jetese ,po, me gjithë vuajtjet e vështirësitë  ka qënë nder të qytetëruarat  . Nje ide kyçe ekziston ner zagoritet qe i besojne ZOTIT dhe punes se tyre dhe,kane ne shpirt e ne zemer dashurine per ATDHE  :

“M i r e s i a    Nj e r e zore 

Ngushellim – respektimi i saj !

Jetojne me krenarine :

“Nen hijen e ZAGORISE

JEMI BIJT E SHQIPERISE “

Ky eshte  emerues i perbashket ne jeten zagorite ku,dhe ngrica e bora jane gati te vdesin para dinjitetit ZAGORIT ! .

Njerez  kryelarte keta po,jo mbinjerez. Sjellja e tyre percaktuar ne kuptimin me te thelle , ne çastet vendimtare te jetes. Motoja e jetes se tij: me i miri eshte Ai , qe jep me shume kontribut per ATDHE . Ne vazhdimin e sekreteve .eshte vendi ku lexohet  burreria,zgjuaresia,trimeria.

Krahinë me një kurjozitet qytetar. Muze i vertetë i punëve intelektuale.Flasin dhe enciklopedi te huaja per burra si ILIA DILO SHEPERI ,JANI DILO etj… .   Edhe sot flet jeta  vepra e bijve të saj,  burrit patriotë   PETRO ZHEJI   Shquan  si : “Nje rilindas ky gjeni”

NJE   AVANTAZH    PSIKOLOGJIK…

Shkon..dhe ecën ..në këto vënde…          kupton se, sa ngrohtesia e rrezeve të diellit korrikut, ngroh ketu dhe zemra e zagoritit , “Njeriut që bashkohet me malet”,qe ndikohet nga etja per dituri . Pema e zakoneve,përcaktohet nga rregulla e veprime te urta,të mënçura dhe disipline korekte . Mbretëria  intelektuale  e  mendimeve    tij  është : të  reflektojë ,  të shpjegojë    vetëm  forca   e     gj  y  k  i  m  i  t  . Me te, çvendos qëndrën e gravitetit né mënyrë të atillë  që të jetë e qartë dhe evidente   e       v   ë   r   t   e    t    a.

Një proçes reagimi  ky ,mbushur me kënaqësi  , neglizhon , sfidon  tejngopjen  e njeriut   me përrallat e bandës së  kuqe  dhe,  bën të   vezullojë  idea e re demokratike,të shkëlqejnë idealet kombëtare.

Kjo digë llogjike  shpëton  kënaqësinë  - del mbi vogëlsirat e jetës,del mbi shëmtinë e hipokrizisë komuniste - e shënon  limitin më të lartë të mënçurisë,të kurajos civile, burrërisë të këtyre njerëzve që të bëjnë të ditur :

”NDIHEMI   KRENARE   QE   JEMI    TE   RACES   SH Q I P T A R E  .”

Madhështija e kësaj krahine të Svicërës Ballkanit-SHQIPERI-ndan vlera të ngjajshme dhe

ntribon për kualitete me  të tjera  krahina te saj .  Kuptohet  kjo ,sa takon zagoritin fisnik,modest,me atë buzëqeshje njerëzore, që moto të jetes ka-kulturën. Ka një strukturë shpirtërore  të qëndrueshme dhe  autoritet të lartë moral  po, dhe paradokset nuk mungojnë te ndonjë që vepron nën hijen e pemës enveriste e, vë né pune të gjitha mbeturinat e  një kohe të kaluar..Në këtë aspekt , siptoma  e    sëmundjejes është: intriga komuniste!

..Njeriu shnderrohet né atë që mendon…Zgjedh  mendimet me kujdes sepse është vetë  MIKELANXHELO i jetës sé tij! Heton e pastaj gjykon.. se ,sado ti vishet ujkut maska , perseri i duken dhembet . Krenar për atë nga është . Hedh poshtë tabutë e  ëndura nga çmënduria komuniste e, kane mpire dhe drejtesine me synime antishqiptarizmi, që kane fituar mallkimin e Shqiperise .

Ne këtë vlerësim  si një  reagim normal demokrati, né kulmin e krënarisë gjëndet gëzimi  brënda njeriut te ndershëm :  Jam  SHQIPTAR  !



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx