Kulturë
Skënder R. Hoxha: Kumti që shpoi natën
E diele, 11.12.2011, 12:52 PM
SKËNDER R. HOXHA
KUMTI QË SHPOI NATËN
(Vëllait tim, Enverit, që ndërroi jetë nga pasojat e torturave serbiane)
1.
NË GJUMIN E PARË,
PA MBARUAR ORË E PARË
KUR NISEJ E MARTA
E NJËZET E NJË DHJETORIT
DY MIJË E DHJETË,
ATË NATË ME BORË,
SHI, VËRSHIME
CINGËRRIMË E TELEFONIT
MË SHPOI ME KUMTIN E HIDHUR –
“VËLLAI YT, ENVERI
NDËRROI JETË –
ZOTI TË LASHTË SHËNDOSH”!...
BASHKË ME BIRIN TIM MEMLIN
MAKINA MEZI NDIHEJ
NË ATË PASMESNATË
UDHËN KAPTOVA
ME SY TË MJEGULLUAR
TË PËRLOTUR…
2.
NË SPITALIN E PEJËS
NË NJË DHOMË TË TIJ
KUFOMË E VËLLAIT TIM
NË NJË KREVAT SHTRIRË!...
ATY EDHE GRUAJA E TIJ
DJALI DHE VAJZA E DYTË
TEK MERRESHIN ME DHIMBJEN…
TË GJITHË SË BASHKU
NGUSHËLLONIM NJËRI-TJETRIN
MALLKUAM DHE LOTËT E QIELLIT!
VËLLAI ENVERI –
IKU NË PËRJETËSI…
3.
TË DHJETORIT TË EGËR
NË PARZMËN E VENDLINDJES
SË TIJ –
NË SHQIPONJË.
(21 dhjetor 2011, Pejë – Shqiponjë)
PS: Botohet në prag të njëvjetorit të vdekjes së Enverit – 21 dhjetorit 2010. – Autori.