E shtune, 05.10.2024, 10:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poezi me dy vargje

E hene, 05.12.2011, 08:00 PM


Poezi me dy vargje

 

Nga  Përparim Hysi

 

 

Lulet

 

Lulet në kurbet kanë aq erë,

Sa ka në Shqipëri një ferrë...

 

Ushtari dhe komandanti

 

U hodh  në sulm ushtari dhe u vra në betejën e parë

Komandanti në çadër,dafinat ka marrë.

 

Po harrova...

 

Po harrova të keqen,le t'më nxjerrin një sy

Po harrova të mirën,të m'i nxjerrin që të dy!

 

Gruaja dhe lulja

 

Dhe ngjan një lule me gruan,sa pika me pikën

A nuk fishken e thahen të dyja,po s'u "vaditën?!..."

 

Bill Klintonit

 

Nuk kam njohur asnjë president që të ketë karizmën tënde

Zëmërmadh,para fajit:i sinqert;kështu ke mbetur në mëndje.

 

Diktatori dhe pëllumbi

 

Doli para turmave dhe pëllumbin e paqes lëshoi diktatori

Pëllumbi fluturoi,krahët i mardhën...dhe ra e ngordhi .

 

Gjahtar

 

Një gjë është mirë që ta dish:gjahtar!

Ti gëzohesh vetëm duke "vrarë".

 

Qeni dhe "miku"

 

Më kafshoi një qen dhe më dhëmbi njëçikë

Kurrë sa më dhëmbi,kur më kafshove,o"mik!"

 

Një ishdeputet dhe unë

 

Më qaheshe:-Bobo!Mbeta pa punë?!

Në bordero të shtetit merrje tri herë më shumë nga unë?!!!

 

Prifti  dhe priftëresha

 

Prifti seç po tregonte,ku kish qenë e ç'kishte parë

Priftëresha molloiste(pa qenë fare në pazar!)

 

2000-  2011



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora