E premte, 08.11.2024, 08:23 PM (GMT)

Kulturë

Agron Shabani: Kartolinë mërgimi...

E hene, 28.11.2011, 07:57 PM


Në vend të reportazhit:

 

Kartolinë mërgimi...

 

Nga Agron Shabani

 

Me përshtypjet, emocionet dhe impresionet e pashmangshme të një " ëndërralle të zgjatur" mërgimtare që nuk i duket fundi! Je zgjuar  si "fremde" duke ia bërë ´hop´nga shtrati. Me ç´rast, të stisura, të lyera, të grimosura, të hekurosura dhe parfumosura me shije të lartë dhe plot delikatesë.Duke t´u shfaqur sfiduese, intrigante,inspirative,supersticioze,ekstravagante, lakuriqe dhe.. tej mase provokative e temperamente. Me tërë sharmin,lukun, bukurinë, hipnozën, fantazinë, përformansen, rezonansen dhe imagjinaten e tyre mpirëse dhe tepër erotike. Si papritur dhe kujtuar as vet  të janë futur në ëndërr Klara, Sara,Ornella, Gloria, Katarina, Diana ose Antoneta! Këto femra ose goca (vasha) të bukura  dhe kaq ekskluzive të Perëndimit! Të cilat me vet stilin, sharmin, trupin,shikimet e thella drejt në sy, përshëndetjet (salutimet) dhe ato rrezatime të orkestruara me takt të lartë dhe plot ekstravagancë të njohur mondane dhe metropolitane:Duke ta giciliuar trupin dhe lazdruar shpirtin rrugëve, sheshëve, avenyve,bulevardëve ,stacionëve të ndryshme, kafe-restoraneve  ose këtyre disco-bareve të harlisura deri në kulm.Si dhe duke ti herrur dhe shpenzuar madje edhe qindarkat e fundit nga ata xhepa të shtjerrur të fatit.Për të lënë  prap të vetmur dhe me gishtë në gojë.Shpeshherë ta kanë kallur dhe djersitur aq shumë trupin.Duke të bërë madje ujë të gjallë në veti.Po, po...Ujë të gjallë. Në " ëndërr" mbase. Aty janë edhe travajet,përipecitë dhe mundimet e përditshme për ta siguruar ekzistencën dhe kafshatën e bukës për vetëvetën dhe familjen tënde këtu në mërgim dhe atje në vendlindje në këto kohë krizash dhe recesioni botëror që të lënë shpesh pa trohë gjumi në sy. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe malli dhe nostalgjia e pashuar që djeg e flet për një fjalë mëmë, at, vëlla, motër, e dashur, vendlindje, atdhe dhe kështu me radhë.Apo, mbase Ajo" dashuri e përdalë " në tokën e dashur atërore që e pate "harruar" dikur në pragun e derës. Sidoqoftë, është fundnëntori...Nuk të rrihet. Nuk të pritet. Nuk të durohet.Nuk të zihet vendi vend.Festa e Madhe e Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare ( 28 Nëntori ) ndodhët në prag.Ke ëndërra, kujtime, emocione dhe impresione të shumëta që hëpërhë nuk iu këputet dot toja.Si Një Karvan i pafund dasmorësh të gëzuar dhe në ekzaltim  prore, prore..të shfaqen dhe kujtohen njerëzit e dashur nga atdheu dhe vendlindja se si i kanë zgjedhur dhe bërë tok si ´Një´deshirat dhe urimet me të bukura të jetës dhe motmotit për ta uruar dhe përshëndetur njeri tjetrin për këtë Ditë të Madhe të Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare.Dhe..ti ?!...Edhe kësaj radhe nuk do jeshë aty. Sëpakut, aty dikundi në fund të rrjeshtit ose asaj kolone të madhe festive në Vendin e Bijve të Shqipes. Në Shqipërinë tonë Mëmë vëlla! Edhe kësaj radhe do i mungon sofrës (tryezës) dhe dollisë së madhe festive për Ditën e bekuar të Pavarësisë dhe Flamurit tonë kombëtar. Të Flamurit të Shqiponjave dhe Gjergj Kastriotit pra! Mos harro. Do i mungon  aq shumë familjes, farefisit, popullit (kombit) dhe atdheut tonë të përbashkët. Miqve, shokëve dhe shoqeve të paharrura të gjeneratës.Do iu mungon rrugëve, sheshëve, bulevrdëve, kalldremëve të gurta...Fushava, maleve, bjeshkëve dhe Atyre Alpeve të njohura shqiptare që e marin në prehër dhe përqafim të thellë qiellin e sertë të nënqiellit të zjarrtë shqiptarë.Po.po...! Edhe kësaj radhe këtu ose atje diku largë përtej detërave, oqeanëve, kodrave të ndryshme ose bjeshkëve...Për Ditën e Bekuar të Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare gjaku do i mungoj aq shumë gjakut, trupi trupit, trungu trungut, fisi fisit, shpirti shpirtit, syri syrit, loti lotit dhe kështu me radhë....Baladë mërgimi mbase ?! Apo... Një tis i thellë gjaku në ballë, ethe, mornica, zjarmi...Linja të zgjatura dhe aq të thella tensioni dhe emocionësh të fuqishme që ecin tutje...Për disa çaste sikur ta mbështjellin dhe përthekojnë trupin e zhuritur dhe të bërë valë nga " ëndërrallat" e mesipërme mërgimtare.Tek mendon, soditë dhe mediton i shpërralluar me një rigë të hollë lotësh nepër faqe mbi bukuritë dhe profecië e shumëta të njerëzve dhe tokës së dashur shqiptare : Me tërë epikën, heroikën, dramatikën, vitalitetin,suptilitetin,luciditetin, fertilitetin, feminizmin, bukurinë, dashurinë dhe hyjninë ( profecinë) e tyre sublime që shpeshherë e prekin dhe arrinë të lartën.Me ato shikime të tyre të zjarrta që i djegin dhe përvelojnë madje, madje edhe detin dhe qiellin. Të bukura, të dashura, ekskluzive, ekzotike, të zjarrta, krenare,kryengritëse, dhe tepër kushtrimtare si Olimbia (Olimpia), Teuta, Donika ,Marigona ose Shotë Galica : Të shfaqen dhe rishfaqen vazhdimisht në sfond gocat ose vashat e bukura shqiptare që i falë Zoti dhe i hasdisë ( i rritë ) natyra e plleshme dhe tepër bujare në deltën e bekuar të lumenjëve të bukur të Drinit, Lumbardhit, Ibrit, Valbonës, Vjosës, Matit,Shkumbinit, Fanit,Mirushës, Lepencit ose Erenikut...Për të vazhduar tutje, tutje..rrënzë bjeshkëve, kodrave, fushave të paana dhe rreth e përqarkë pellgjëve, kanjonëve dhe atyre brigjëve të bukura të Jonit dhe Ardriatikut Shqiptar .Ku .. të ngrohtëa si zemra, të dashura si shpirti, të vrullshme dhe temperamente si gjaku, të vala si trupi, të pastërta si loti...Të përhershme dhe tepër të zjarrtë si Flaka e njohur olimpike! Në formë kristalesh të ndryshme ose ´lotësh profetik´që burojnë dhe pikojnë dikund thellë nga shpirti.Duke ta ngrohur trupin dhe mëkuar paksa shpirtin e përmalluar mërgimtar.Të marin në prehër dhe në përqafim të thellë bukuria dhe dashuria e munguar shqiptare.Atje janë edhe femijët ose kalamajtë e bukur shqiptar që popullit (kombit ) dhe atdheut tonë të përbashkët përditë ua rrisin namin, ua shtojnë forcën dhe ripërtërijnë fisin.Në këtë sfond femrat dhe femijët janë lulet me të bukura dhe dekori kryesor në tryezën ( sofrën ) dhe dollinë tonë jetësore, kombëtare dhe familjare.Për Dollinë e  Madhe të Flamurit dhe Pavarësisë së Shtetit tonë Ëmë (Shqipërisë)-sidomos.Në këtë frymë  festive Gëzuar për të gjithë- 28 Nentori i lavdishem dhe historik! Do thoje në fund të kësaj "kartoline të zgjedhur" mërgimi.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora