E hene, 09.12.2024, 08:27 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Nga Tirana në Prishtinë

E shtune, 26.11.2011, 05:55 PM


NEKI LULAJ

 

NGA TIRANA NË PRISHTINË

 

(Më 26 nëntor, përmedorja e Hasan Prishtinës do të cementohet para Rektoratit të Universitetit të Kosovës)

 

Tirana rritë shtatin

Nëntëdhjetë e nëntë vite lirie

Stolisur si një princeshë shekulli

Nëpër fshatra dhe qytete

Sot valojnë flamuj Pavarësie.

 

Kush e praron sot

Rrugën e Kombit

Me hapa nderi drejtë Dardanie

I shëndrrit fytyra e i rritet shtati

Qiell buzëqeshjesh

Hasan Prishtina

Diell lirie.

 

Vidausi roje e pyjeve

Qafa e malit loton nga gëzimi

Gurrat ëmbël ujin e lëshojnë

E mbi telat e zemrave shqiptare

Zanat e malit bukur këndojnë.

 

Ne Tiranë i derdhur në Bronz

Gjarpëron rrugëve të Shqipërisë

S´ngjitet më bjeshkës

Ky zog i shqiptarisë

Por në zemër të malit do të kaptisë

Nepër Tunelin e Kalimashit

Vepër shembullore e Demokracisë.

 

Fërkem për skaj Kukësit

Ku u hapën zemrat shqiptare

Në varrezat e nderit të Kombit

Pushojnë eshtrat Vushtrriane

Jam këtu në Parajsën e Kombit

Thërret Hasani nga amshimi

Më leni këtu

Se në zemër e kam Atdheun

Shqiptari shpërthen nga gëzimi.

 

Qyqavicë pikëllim gushti

Gjurma dëbore mbi tradhi

Diell i zhytur në mendime

Pesë herë i denuar pa prani

Një ekzekutim në Selanik

Në besë, në bukë e në “miqësi”.

 

Sot

Burri i kombit nga Vushtrria

Nis rrugëtimin nga Tirana

Po marshon drejt Prishtinës

Në Rektorat darkë i shtrojmë na

Ngrisim dolli e cakrrojmë gota

Zemrat dridhen nga mallëngjimi

Mirëseerdhe o Hasan Prishtina

Në Kosovë të pret befasia e gëzimi

Lirinë tënde

E të ëndërrimit

E përqafon gjithë shqiptaria.

 

Dora e praruar i dha shpirt

Artan Peçani me zemër të ndritur

E bashkoi me Adem Jasharin

Në Oborrin e Rektoratit

Në zemër të Dardanisë

Bashkë ta festojnë ditëlindjen

Dhe 99 vjetorin e Pavarësisë.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora