E premte, 24.01.2025, 11:52 PM (GMT)

Kulturë

Lis Bukuroca: Melodia e dashurisë

E merkure, 23.11.2011, 07:55 PM


Lis Bukuroca

 

Melodia e dashurisë

 

Gishti saj tregues përkëdheli dorën ngadalë

Rrëshqiti nën mëngë, me ngashërim pitër

Ai i shtangur përpinte prekjen valë-valë

Ajo vazhdoi, si burbuqe në lulëzim e sipër

 

Nën dritën e qiriut tani në këmbë ngritur

Me dallgë afshi kokë e këmbë përshkuar

Sy më sy u panë, qerpikët pa përpëlitur

Shastisje, dëshirim dhe mendjepushtuar

 

Rrëqethje dhe rrahje zemre me aq shpejtësi

Faqe skuqur, shkopsitje me hov e pullës së parë

Një nuk zbërthehet, ankth dhe në pikë të hallit

Vrull, shqeu këmishën dhe e puthi, në lule të ballit

 

Ia përplasi flokët anash, pllakosi qafën me puthje

Gati e mpakur, u mbështet lëndimthi për muri

E veshur me afsh dhe vegim, vetëdija në zhdukje

Ata në ethe, ofshamë e ndërsjellë, u ndrit nuri

 

E mori në krahë, e lëshoi në krevat ngadalë

Flokët  e saj u shpërndanë mbi nënkresë

Hov, në vesh pëshpëriti me ëmbëlsi ca fjalë

Ajo e skuqur, djersitur, si trëndafili në vesë

 

Ai murmuriti në dalldi, mendjen pa vrarë

Zjarr i brendshëm, dashuria në shfrenim

Shtrëngim shoqishoqëm, si njësi e pandarë

Gërvishtje në supe, supet me nënshkrim

 

Në fluturim e sipër, klithmë dhe kënaqësi

Hov e vrull, frymë e ngrohtë, në gufim ndjesia

“Ti je Perëndesha ime”,  belbëzoi disi në amulli

Plot hiperbola, plot ngjyra, lulnajë plot hijeshi

 

Notim atje, atje ku epshi shpirtit dhuron mrekulli

Në përqafim zbritën lehtë, në katin e shtatë qiellor

Atje ku shuhet, atje ku pështjellohet universi mendor

Atje ku epshi përshenj, ku epshi shëlbon llojin njerëzor



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora