Kulturë
Cikël poetik nga Shahin Ibrahimi
E hene, 21.11.2011, 07:21 PM
Shahin Ibrahimi
Kënaqa poezinë
Sot ja hoqa prangat poezisë time
Të ndrydhur në embrion e mbaja fshehur
E ushqeja me shpresë e rrezatime
Ja ku e keni,të pastër e të krehur.
I dhashë asaj shijen e bukurisë
Që tju tregoj,sa e kam shijuar
Me nurin e saj tju heq mërzinë
Në vite për ju e kam kultivuar.
Tingujt e botës i mbledha në një vënd
Me gjuhën e tyre të rrallë
Dhimbjen e tyre e kthva në këngë
Që melodia e saj të më nxjerrë mallë.
Me daltë i skalita si në gurë
Fjalët e zemrës bukur do të mbeten
Atje ato sdo të kenë vdekje kurrë
Nga egoizmi,asnjëherë s`do treten
Tingujt e tyre i bëra ëmbëlsi
Dua të buzëqesh dhe një shpirt i mërzitur
Në vargun e tyre ke vënd edhe ti
Dhe e nesërmja që ende ska mbërritur.
Ku ti futja vuajtjet
Malli për vëndin më ka marr
Çdo çast dobësohem e vuaj
Kam mbetur si peshku pa zall
Këtu në tokë të huaj.
Kujtoj kohën kur emigruam
Veç varfërinë morëm me vete
Si gladiatorët me fatin luftuam
Me anijet që rënkonin në dete.
Trastat s`mbushen me dëshira
Kurrizin ngarkuam me mall
Larg teje Atdhe,s`më qesh më fytyra
Trishtimit si bëkam dot ballë.
Në mes dallgësh nisëm udhën
Si gjethe pluskonte anija në det
Nuk njihnim as qytetet e vëndit
Për të ardhmen ishim në siklet.
Si do gdhihej Durrësi nesër
Su vu Flamuri gjysëm shtizë
Su mbajt heshtje për të vdekur.
Nuk i bënë ballë dot diellit
Kështu ndodhi në vëndin tim
Dëshirat ndrinin tek thesi miellit.
Më ngjan vetja njeri kot
Zjarri i shpirtit ngrirë më mbeti
Veç në vëndin tim jam Zot.
Mashinistëve të brezit tim
Brezit tim të lodhur,po i ikën mosha
Si një diell mesdite,që prek në dritare
Ndonjëri me shijen e sirenës ndoshta
I përpiu koha sikur,s`kanë qënë fare
I buzëqeshnim dhe e ndihmonim njëri tjetrit
Na plaku më shpejt lokomotiva e rëndë
Secili atje është munduar të lërë vet veten
Të rinjëve përvojën,u munduam me ju lënë.
Çdo vit që kalon më pak shok takojmë
Më kot tentoj për ti kërkuar
Nga foto porcelani tani na shikojnë
Me sy të trishtë dhe të menduar.
Si pemë që po thahet,po ikën mosha jonë
Në shpirt na kaplon një mërzi
Për gjithçka lamë mbrapa:-A do na kujtojnë?
Që dielli i mirënjohjes mbi varr të na ndrijë.
Trishtimi na rrudh krahët,në mbrëmje dhe mëngjez
Në njomështi kujtimesh mundohem të notoj
Ëndërroj rininë e brezit,që shkoi serbes-serbes
Dhe shkelim mbi rënkime të ardhmen të ndërtoj.
Gjithmonë i iki trishtimit,mos të më robërojë
S`i kam soditur ndonjëherë ujëvarat e tij
Në qytetin e të vdekurve me mall i vizitoj
Se nesër pranë tyre dhe unë i qetë të hyj.
Mashinisti
Me keqardhje po marr të shkruaj
Ndjenja
Në një kohë të mallëkuar.
Na shkoi koha nëpër shina
Mbi gabina e vagona
Jeta jonë si mbi mina
Lumturia me tollona.
Në çdo metër një rrezik
Bjer tani e bjer pastaj
Zemra,gjoksi ndjen panik
Qielli mbyllet në çdo skaj.
Mjafton vetëm një minutë
Dhe në çast bëhet qiameti
Mashinist o mik i urtë
S`të mbron zoti edhe shteti.
Pakëz bukë e pakëz djathë
Ky ish gjithë shpërblimi ynë
Kurrë su mbajtëm me të madh
Por se ulëm krenarinë.
Lokomotivës
Me vegimin tënd në sy
Duart me pisllik e naftë
Zëmra ime qan për ty
Më katandise në Over-Draftë
Tek shoh linjat e përgjakura
Rrudhat më shtohen në ballë
Dhe traversat kurme kalbur
Asnjeri s`na e qanë hallë.
Të pa vdekeshme ty të duan
Veç me ajër të punosh
Eh sa vjet mbi ty rënduan
Ske as kohë të pleqërosh.
Shpirti jot se njeh qetësinë
Vinë e ikin shumë drejtorë
Për kursim të ndrojnë tagjinë
Që të mbajnë nga pas taborë.
Jermi i nxirë të ka trishtuar
Përherë je me ballë lart
Jetën ti na ke zbukuruar
Por shumë kush,të ka inat.
Dalë ngadalë koha na plaku
Sepse heshtja është gangrenë
Që të dyve nga meraku
Veçse unë e kuptoj psenë.
Mua mu bënë thinjat e bardha
Dhe ty rrotat tu holluan
Qeveri sa keq na ardhka
E ke humbur keq torruan.