E hene, 14.10.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll I. Berisha: Ora e Shqipërisë - At Gjergj Fishta; “Vallja e parrisit”

E shtune, 19.11.2011, 08:59 PM


Ora e Shqipërisë

At Gjergj Fishta; “Vallja e parrisit”

 

A mbahet (dhe a do të mbahet në mend Fishta, për shkak se ishte prift, apo për shkak se ishtë poet. Kemi shumë priftërinjë, por vetëm një poet, që bota e krahasoj me Homerin dhe Eskilin. Ky është Fishta.

 

Nga Engjëll I. Berisha

 

Fishta (At Gjergji) një “klasik aq i lartë se kishte për tu dashtë një tjetër Fishtë për ta paraqitë si duhet pa ia deformue profilin, pa ja vrugnue ngjyrat”, konstaton kështu në letrarishte, por me theksimin gramatikor të gegërishtës Don Pren Kola. Portreti letrar i Fishtës këtu (në “parathënien” e këtij botimi solemn) jepet i sublimuar nga mbresat kritike të disa dishepujve të artit dhe të kulturës shqiptare, që nga Çabej deri tek Poradeci. Meqë si veçori e temës në këtë diskurs “parathënieje” merrej aspekti fetar i lirikës fishtiane, edhe vijat me pika të dendura që i bëhen portretit të demiurgut shqiptar, zgjidhen si ato të thëna (p.sh e Çabejt), kur thotë se “jam gati të bëhem katolik, për hir të Fishtës”. Ndoshta ribotimi i “Vallës së Parrizit” nga Kunvendi françeskan i Gjakovës e merr rëndësinë dhe qëllimin pikërisht për një botëvështrim sa të ri dhe po aq origjinal të shqyrtesës së Don Pren Kolës, që për të parën herë e merr ta trajtojë një aspekt të veçantë të lirikës së Fishtës është apologjizmi gjuhësor, që e ngërthen vepra e tij madhështore. E gjuha është shqipe. “Pika Voeset” e versionit të Zarës (1941) e shquan edhe si një lirik me penjë të hollë të sensit, ndjeshmërisë, një ngashërim frymëzues, që e liron mendjen nga thellësia e epit, historisë subjektive, Me të drejtë thotë Don Pren Kola se “Poeti i Madh zbret nga Parnasi në botën konkrete të vegjëlisë”.

Fishta e bën këtë kapërcim ylberor vetëm e vetëm që të ketë mundësi për vete t’u bashkohet vëllezërve të vetë, të luten bashkarisht për gjuhën shqipe. Lutja i bëhet Zotit, por sensi refleksiv i poetit e riaktualizon idenë e re “të gjuhës shqipe, atij volumi të madh që mund të shprehë edhe përshtypjen dhe ndjenjën  më kompleksive të përmbajtjeve foljore. A do të dëshmojë kjo se epiku më i madh i letrave shqipe në esencë ka qenë një qenie skofiare e mbushur përplot ndjenja lirike dhe se voxin e tij poetik të epit e ka zgjedhur me qëllim që t’ia zëvendësojë shqipes historinë e qëndresës legjendare për t’i bërë ballë shprishjes së identitetit të saj të synuar nga armiqtë mijëvjeçar i indeksuar nga inkuzicioni komunist i Partisë së Punës.

Inkriminimi i Fishtës ka lënë si pasojë pamundësinë e analizës së veprës së tij, pikërisht në kohën kur Europa u ngrit në kulmet e vlerës shkrimin diskurziv të analizës letrare. Por, kjo nuk do ta bëjë të harrohet Fishta, se vepra është e gjallë këtu, që t’i presë kohët t’ia vëjnë kurorën e apologjimazmit kritik, siç është tash rasti me shkrimin e Don Pren Kolës.

Karakteri i shqiptarit nuk është mentaliteti, po kultura. Shkollën shqipe, ku mësohet gramatika e shpirtit kombëtar, sidomos gjatë shtatë shekujve të fundit të robërisë, e bëri Shtëpia e Zotit, aty ku sipas parimit të Naimit flitet “gjuha e hyjnisë”. Vallja e Parrizit është një atu me tepër, që në mënyre kokëfort jep dëshminë e kësaj shkolle. i madh Atë Gjergj Fishta, jo pa një moti të lartë (jo vetëm poetik, por edhe histori), përpilon “Vallën e Parrizit” ku jepet lejënjoftimi i karakterit shqiptar, që përmenda këtu, në fillim të  fjalës. Gjitheçka është shqiptare e bën veçorinë e gjuhës fishtiane. Andaj nuk na duket fort e çuditshme edhe dëshira e Çabejt të madh, kur jep një gatishmëri për përkatësinë e tij fetare. Se, megjithatë, ai mbase nuk e ka pasur mendjen tek ajo përkatësi, sa e ka pasur mendjen tek përkatësia e gjuhës së fishtës. Përkatësia që krijon identitet. Identitetin gramatikor të shqipes.

            Prirjen për “mistikë dhe për mendimin spektakulativ”, që e gjen Don Pren Kola te Fishta, nuk mendoj të jetë gjendja dhe përgatitja kulturore e Fishtës, se ky Njeri i Ditur mistikën dhe “spektualitivitetin” e ka bërë vetëm si brum për materien gjuhësore, me të cilën ka pasur qëllim fare të qartë: ta nxjerrë superioritetin shprehës të shqipes, e cila mundet dhe ka aftësi begatore të leksikut, që t’i rreket edhe nuancave mistike dhe spektakulative, që me një fjalë mund të merret si përvojë e parë e hermenautikës shqiptare. Fishta del i zoti edhe si euridit edhe si rezulutist preciz, me një huq të tij, që ia ka vënë veshin fort edhe mundësisë receptuese të publikut të vet të vogël lexues. Se dihej shkalla arsimore e kombit shqiptar në kohën e tridhjetëshit, njëzetëshit dhe dhjetëshit, kur një krah i hartës shqiptare u pavarësua nga terri osman.

            Cila është baza e teologjisë së Fishtës? Nuk është mirë dhe nuk është e pëlqyeshme që në disa të brishta të saçit që ka vënë robëria mbi ne, të parapëlqehen disa konstatime rigoroze. Fishta ishte veshur me petk, por ai kishte dhe një petk tjetër, atë të përkatësisë së tij letrare. Se këtu mund të vërtetojmë një tezë fare të thjeshtë: a mbahet (dhe a do të mbahet në mend Fishta, për shkak se ishte prift, apo për shkak se ishtë poet. Kemi shumë priftërinjë, por vetëm një poet, që bota e krahasoj me Homerin dhe Eskilin. Ky është Fishta. Por gjuha e tij, që merr një përkatësi teologjike, në realitet nuk është më shumë gjuhë e Fishtës, sesa që është natyrë e gjuhës shqipe përgjithësisht. Semantika e shqipës shenjëzohet me simbolet biblike dhe kjo është realitet, i cili nuk kërkon të vërtetohet. Fishta, sa i perket kësaj përkatësie, nuk dallohet fare nga të gjithë ata shkrimtaë të mëdhenj, që themeluan shqipen, duke u nisur që nga De Rada. Ndaj si gjithë vepra e Fishtës, edhe “Vallja e Parrizit” ka karakter të vlerës letrare, e jo tjetër.



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora