E hene, 14.10.2024, 01:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Thanas Todhe: Ikja

E shtune, 19.11.2011, 08:52 PM


Thanas Todhe

 

I  K  J  A

 

Ate nate dhjetori te vitit 1995,kur mora nje vendim te veshtire ,nuk do t'a mendoja shume thelle  se pikerisht ai ishte casti qe do t'a ndryshonte kryekeput rrjedhen monotone e plot sakrifica te jetes rrurale permetare. Vendime te tilla ishin mjaft te perhapura nder bashkeqytetaret dhe bashkekombasit ne te gjithe vendin e aq me teper ne zonat tona kufitare.Ishin si ura lidhese mes botes sone,mbetur prapa ne kohe, me nje bote me perendimore  qe me te rinjte e shihnin me shprese e besim dhe ne me te moshuarit me nje fare frike e mosbesimi.I largova te gjitha medyshjet dhe e mora ate vendim te prere:...do te emigroja ne Greqi.  Ishte mengjez janari si te gjithe mengjeset  e atij muaji te ftohte e me mjegull,por kjo nuk ishte e vecante..E vecanta ishte se ne ate mugetire mengjezi,strukur ne sediljen e vjeter te nje makine te vogel,nuk po gjeja dot ngrohte.Shikoja fytyren e qete te gruas dhe e lakmoja qetesine e saj;shikoja fytyrat e pergjumura e pak te trembura te vajzave dhe me kalonin morica.Medyshohesha per ate aventure te nisur.Mendimet hallakateshin here tek ai vend i huaj qe nuk mund t'a imagjinoja si do te me priste dhe a do te me priste dhe here tek ajo toke qe po lija pas ,ndonse e thare,e zhuritur dhe gjysem e shkateruar .... e dashur,e njohur deri ne qelize.  Kakavije...;ky fshat i humbur e i pa degjuar kurre me pare,ishte kthyer ne nje kryeqender te mbipopulluar e plot zhurme ,si diten ashtu edhe naten.Nje porte e rende hekuri dukej si hyrja e nje tuneli aspirimi qe mplekste ererat e dy boteve mes llomotitjeve dy gjuheshe.Aty te gjithe ishin te preokupuar,te stresuar,te nxituar e plot ankth.Veprimet kryeshin sikur ishe ne ndjekje te perhereshme nga dikush.Ishte vendi ku me shume se kudo pyesnin.....,pyesnin dhe vetem pyesnin....Nga vjen ti?   C'letra kerkojne tek sporteli?...Pse t'a bene kete shenim ne pasaporte?...Po une pse s'i kam keshtu?...A te pyeten greqisht?...Si u the?......e plot e plot pyetje te tjera qe te conin ankthin ne ekstrem.  -Qendro pas meje-me tha mbesa qe kishte vite ne Greqi - Pse dukesh i hutuar?     Hyme ne sallen e gjate te postes kufitare greke.Zgjata pasaportat dhe letrat qe kishim siguruar.Polici ,nje djale i ri e i pashem,i mori pa u nxituar dhe n'a verejti me radhe....pastaj hapi letrat dhe filloi te shenonte dicka.Kisha tension, nje tension te brendeshem  qe dukej sikur do te me perthyente gjunjet.....Mbaroi se shkruari,vulosi pasaportat dhe n'a i ktheu bashke me disa copa letrash te vogla ku kishte shenuar dicka te pa kuptueshme.I mora me shpejtesi dhe u largova sa hap e mbyll syte duke u kujtuar te ndaloja vetem kur pashe gjithe familjen qe po me ndiqte prapa. ---E kaluam lehte--u thashe kur i pashe te gjithe te qeshur--O burra te hipim ne autobuz tani.. Autobuzat Kakavije-Athine dhe Kakavije -Janine ,leviznin pa pushim diten dhe naten.Gjeje ne cdo kohe qe te vije.Tanime vala e pare e emigranteve ishin konsoliduar dhe ata leviznin shpesh duke sjelle mallra te ndryshme por edhe duke bere perpjekje te ligjshme e te pa ligjeshme ,per te mare edhe familjet me vehte.Morem biletat per autobuzin e ores 10 qe shkonte ne Athine.Une u ula me mbesen dhe gruaja me vajzat dhe kunaten dy sedilje me perpara.Ankthi i pare kish kaluar por tani dukesha si i trembur dhe i hutuar.Isha si i huaj mes te gjithve qe flisnin me ze te larte ne te dy gjuhet.Shoferi ndezi autobuzin ,mbylli dyert dhe po priste..Cdo pritje dukej tmeresisht e gjate.Pas pak hipi nje ushtarak,mesoburre me uniforme kaki.Te gjitha bisedat u nderprene duke mbetur pazull nje heshtje e frikeshme.Ushtaraku kontrollonte pasaportat dhe mblidhte copat e letrave te dhena ne sportel.Po e ndiqja me bisht te syrit.Dukej i qete dhe indiferent  , ..kur papritur shpertheu..-Piso-dhe kapi per shpatulla nje djale rreth te njezetave ne sediljen e dyte .Ai pa e bere dysh,doli.Une shtanga.--Po kjo c'eshte --mermerita...Pse shqetesohesh  me peshperiti mbesa..Por mua tani me kishin hipur perseri te dridhurat e mengjesit....Piso--u degjua perseri zeri i ushtarakut.Nje cift te rinjsh dy radhe para nesh,u munduan te shpjegonin dicka,por ushtaraku beri me dore nga dera dhe ata u detyruan te zbrisnin....Erdhi prane nesh.Gruaja i zgjati pasaportat dhe ai po i veshtronte ftohte dhe ngadale...sa ngadale i shikonte.I mbylli ,n'a pa edhe njehere te gjithve me radhe  dhe i ktheu......Ndjeva zemren qe sa nuk po cante kraharorin..Duhet te dukesha shume i trembur.Mua gjithmone me tradhetonte fytyra edhe ne ankthin me te vogel.Mbeshteta koken pas xhamit dhe mbylla syte..Pas meje degjova perseri...piso...piso...piso...Shtate veta nga autobuzi i yne u detyruan te zbrisnin megjithse i kishin paguar biletat.Kjo ishte ashpersia e jetes qe te detyronte te mbeteshe  ne mes te udhes se nisur.   Ushtaraku zbriti dhe autobuzi u nis..Perseri plasen bisedat  dhe shakate me ze te larte.Hodha syte nga vajzat.Ato dukeshin me te qeta,kurse gruaja me se e gezuar."E shikon-sikur me thosh-e mora une ne dore kete pune dhe.....    ---Ne Athine do te shkosh --me pyeti nje moshatari im  ne te djathte...--Po,por e kam per here te pare dhe jam shume i hutuar.   --Mos e mer me frike --me tha qetesisht.Pas postbllokut ushtarak poshte tek perroi nuk te trazon me kush.....--Prape kontroll--peshperita  dhe u zhyta edhe me thelle ne sedilje.....     Patrulla perbehej nga tre ushtare te rinj me arme automatike.Vetem njeri hipi ne autobuz duke verifikuar vulat ne pasaporta.Gruaja zgjati doren me tufen e tyre por ai buzeqeshi...--Ena,, ena. Dukej i qete dhe ndryshe nga ata siper edhe pak gazmor.I verifikonte ne heshtje dhe i kthente po ne heshtje.Nuk patem ndonje problem..Foli dicka me shoferin ,buzeqeshi dhe zbriti.Pas vinte autobuzi tjeter dhe te tre u drejtuan andej.Tani gjendja u ctensionua krejtesisht.Kete ndoshta e kishte parasysh edhe shoferi qe  vuri ne pune kasetofonin duke e ngarkuar atmosferen me dicka te gezueshme ,nje kenge popullore greke.Kalonim mes disa bregoresh te mbushura me peme.Qe dimer dhe gjethet kishin rene por dukej qarte qe ne pranvere ketu zhyteshe ne nje gjelberim te pakufishem.Mu kujtua femijria e hereshme.Edhe atehere kishte shume gjelberim,kudo ku shkoje por pastaj filluan cpyllezimet,tokat e reja .....etj...C'kontras me masakrat qe kishim bere dimrat e fundit.Rrafshuam pyje te tere dushqesh,lisash e gjithfare pemesh duke i kthyer ato ne lendina te sakatosura si qenie pa gjymtyre...Rruga kalonte bute mes mjegulles perhapur mbi nje liqen te vogel e merte perpjete shpatit te malit.Autobuzi i ngrohte e komod reshqiste duke shperfillur  diten e ftohte e me mjegull.Kaluam Kallpaqin ku patrulla e policise po kontrollonte nje kamjon.Ky vend e kjo patrulle qe bere tmeri i emigranteve klandestine qe kalonin kufirin me kembe.Ishte pike nyje ku puqeshin segmentet Kakavije Janine dhe Permet,Konice -Janune,i vetmi kryqezim pas se cilit fillonte boshti rrugor jugor drejt qendres se Greqise.Duke perfituar nga permiresimii rruges dhe carja e mjegulles,autobuzi shtoi shpejtesine .Poshte nesh filluan te duken konturet e fushes se Janines.Megjithse pak i tensionuar nga situatat e kaluara nuk mundt te lija te me kalonte pa u vene re ate fushe te stermadhe duke kerkuar liqenin e famshem..Por cdo gje u zhyt perseri ne mjegull.Kaluam fusha te punuara, rruge qyteti te mjegulluara,disa dyqane te medhej makinash dhe kaq.Liqenin nuk e pashe kund.Ndjeva keqardhje qe ne udhetimin tim te pare nuk munda t'a shoh Janinen.Gjyshi me kishte thene se ajo per ne jugoret ne shekuj kishte qene nje kryeqender ,atje behej pazari i madh.....Por Janina ate mengjes janari ishte e zhytur ne mjegull  .......Ashtu si edhe hapat e para qe po hidhja drejt nje jete te mjegulluar ,ne nje vend te huaj,ne nje toke sa miqesore aq edhe armiqesore per ne shqiptaret ne token e lashte helene.....

 

Athine 1996



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora